Xhamia e Pathrailit
| Xhamia e Pathrailit | |
|---|---|
![]() Pamje ballore e xhamisë | |
| General information | |
| Management | Departamenti i Arkeologjisë së Bangladeshit |
| Affiliation | Islami |
| Height | |
| Tip | 4 minare |
| Roof | 10 kupola |
| Technical details | |
| Material | Tulla dhe llaç |
| Size | 21.79 m (23.83 yd) me 8.60 m (9.41 yd) |
| Design and construction | |
| Developer | Ghijasudin Azam Shah |
Xhamia e Pathrailit (bengalisht: পাথরাইল মসজিদ), e njohur edhe si Xhamia Maxhlis Aulia (arabisht: مسجد مجلس أولياء), është një faltore islamike e vendosur në Pathrail të upazilës Bhanga, distrikti i Faridpurit në Bangladesh.[1] Ajo gjendet 4 kilometres (2.5 mi) në jug të Polias, që është 8 kilometres (5.0 mi) në lindje të autostradës Bhanga-Mava nga sheshi Bhanga i lidhur me autostradën Faridpur-Barishal nga distrikti i Faridpurit.[2]
Historia

Xhamia e Pathrailit u ndërtua gjatë mbretërimit të Ghijasudin Azam Shah, sulltan i Bengalit, midis viteve 1393 dhe 1410 (ose 1493–1519). Tashmë njihet shkurtimish si Xhamia Maxhlis dhe Xhamia Aulia.[2][3][4] Ajo gjendet pranë mazarit të predikuesit mysliman Maxhlis Abdullah Khan.[5]
Në kohët e vjetra, banorët e zonës vuanin për ujë të pijshëm. Në të njëjtën periudhë, për të zgjidhur këtë problem u krijua "Pathrail Dighi", një ujëmbledhës i madh përkrahë xhamisë në një sipërfaqe prej 32.15 acres (13.01 ha).

Ndërtimi
Dizajni arkitekturor i Xhamisë së Pathrailit është i ngjashëm me atë të Xhamisë Çoto Sona dhe Xhamisë së Baghës në Rajshahi dhe të atribuara Dinastisë Husain Shahi nga Departamenti i Arkeologjisë së Bangladeshit.

Xhamia historike e Pathrailit ka formë drejtkëndore. Mbi çatinë e saj ndodhen të renditura dhjetë kupola me të njëjtën madhësi. Çatia është lehtësisht e pjerrët. Në faqen lindore ndodhen pesë hyrje, dhe nga dy në atë veriore dhe perëndimore. Në këndet e saj gjenden katër shtylla për të përforcuar muret dhe po katër shtylla gjenden ndarazi brenda strukturës duke e ndarë hapsirën në dy korridore. Secili mur është 2 m (2.2 yd) i gjerë dhe zë një hapsirë prej 21.79 m (23.83 yd) me 8.60 m (9.41 yd). Lartësia e saj është 6.5 m (7.1 yd).
Kundrejt hyrjeve lindore gjenden pesë mihrabë të rreshtuar me hyrjet. Të gjithë harqet e hyrjeve duken si kupola dhe i mesmi, që paraqet një projeksion drejtkëndor, është më i madhi. Muret e xhamisë janë zbukuruar me panele drejtkëndore terrakote. Ato paraqesin lloje të ndryshme dizajnesh dekorative me motive floreale, rrotullash, rozetash, harqe kuspore dhe modele të përsëritura varësesh.
Në jug të xhamisë ndodhen varret e Maxhlis Abdullah Khanit dhe Fakir Solimudinit.[6]
Galeri Pamjesh |
|---|
|
|
Shiko gjithashtu
- Xhamia Bhujanpara e Beraidit
- Xhamia Shahi e Muazampurit
- Xhamia Goaldi
- Xhamia e Baba Adamit
- Xhamia e Atias
- Xhamia me 201 kupola
- Xhamia e Aurangzebit
- Mazari dhe Xhamia e Haxhi Baba Saleh
- Xhamia e Bibi Marjamit
- Xhamia Sat Gambuxh
- Xhamia e Khan Mohamad Mridhas
- Husaini Dalani
- Xhamia e Shahbaz Khanit
- Arkitektura e Bengalit
- Islami në Bangladesh
- Lista e xhamive në divizionin e Dhakës
- Lista e monumenteve të rëndësishme në divizionin e Dhakës
- Lista e vendeve arkeologjike në divizionin e Dhakës
Referime
- ↑ Perween Hasan (2007). Sultans and Mosques: The Early Muslim Architecture of Bangladesh (në anglisht). Bloomsbury Academic. fq. 165. ISBN 978-1-84511-381-0.
- 1 2 "Faridpur Upazilla". Bangladesh National Portal (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 6 gusht 2021. Marrë më 21 tetor 2024.
- ↑ Lua error te Moduli:Citation/CS1 te rreshti 1763: attempt to index field '?' (a nil value).
- ↑ Sirajul Islam; Sajahan Miah; Mahfuza Khanam; Sabbir Ahmed, red. (2012). "Bhanga Upazila". Banglapedia: The National Encyclopedia of Bangladesh (në anglisht). Asiatic Society of Bangladesh. ISBN 984-32-0576-6. OCLC 52727562. OL 30677644M. Marrë më 7 tetor 2024.
- ↑ Muhammad Abdul Bari (2012). "Majlis Aulia Mosque". përmbledhur nga Sirajul Islam; Sajahan Miah; Mahfuza Khanam; Sabbir Ahmed (red.). Banglapedia: The National Encyclopedia of Bangladesh (në anglisht). Asiatic Society of Bangladesh. ISBN 984-32-0576-6. OCLC 52727562. OL 30677644M. Marrë më 7 tetor 2024.
- ↑ Lua error te Moduli:Citation/CS1 te rreshti 1763: attempt to index field '?' (a nil value).
Bibliografia
- Muhammad Abdul Bari (2012). "Majlis Aulia Mosque". përmbledhur nga Sirajul Islam; Sajahan Miah; Mahfuza Khanam; Sabbir Ahmed (red.). Banglapedia: The National Encyclopedia of Bangladesh (në anglisht). Asiatic Society of Bangladesh. ISBN 984-32-0576-6. OCLC 52727562. OL 30677644M. Marrë më 7 tetor 2024.
- Perween Hasan (2007). Sultans and Mosques: The Early Muslim Architecture of Bangladesh (në anglisht). Bloomsbury Academic. ISBN 978-1-84511-381-0.
- Profulla Kumar Nandi (2012). "Bhanga Upazila". përmbledhur nga Sirajul Islam; Sajahan Miah; Mahfuza Khanam; Sabbir Ahmed (red.). Banglapedia: The National Encyclopedia of Bangladesh (në anglisht). Asiatic Society of Bangladesh. ISBN 984-32-0576-6. OCLC 52727562. OL 30677644M. Marrë më 7 tetor 2024.
















