Ylber Ramadani
| Informacioni personal | |||
|---|---|---|---|
| Data e lindjes | 12 prill 1996 (30 vjeç) | ||
| Vendi i lindjes | Starnberg, Gjermani | ||
| Gjatësia | 1.85 m (6 ft 1 in) | ||
| Pozicioni(et) | Mesfushor mbrojtës | ||
| Informacioni i ekipit | |||
Ekipi aktual | Lecce | ||
| Numri | 20 | ||
| Karriera me të rinjtë | |||
| –2011 | Çeliku | ||
| 2011–2013 | Ferizaj | ||
| Karriera si profesionist* | |||
| Vitet | Ekipi | Ndsh | (Gola) |
| 2013–2014 | Ferizaj | 42 | (3) |
| 2014–2015 | Prishtina | 14 | (1) |
| 2015–2016 | Drita | 17 | (1) |
| 2016 | Partizani B | 7 | (0) |
| 2016–2017 | Partizani | 35 | (0) |
| 2017–2021 | Vejle BK | 117 | (5) |
| 2021–2022 | MTK Budapest | 30 | (2) |
| 2022–2023 | Aberdeen | 37 | (11) |
| 2023– | Lecce | 100 | (3) |
| Karriera ndërkombëtare‡ | |||
| 2014–2015 | Kosova U19 | 1 | (1) |
| 2015–2016 | Kosova U21 | 0 | (0) |
| 2016–2018 | Shqipëria U21 | 8 | (1) |
| 2018– | Shqipëria | 48 | (1) |
|
* Ndeshjet dhe golat në ligën vendase të klubeve të sakta prej datës 24 maj 2026 ‡ Ndeshjet dhe golat me kombëtaren, të sakta prej datës 16 nëntor 2025 | |||
Ylber Ramadani (lindi më 12 prill 1996) është futbollist profesionist shqiptar i cili luan si mesfushor mbrojtës për klubin italian Lecce dhe për kombëtaren shqiptare.
Karriera me klube
Fillimet në Kosovê
Ramadani u lind në Starnberg, Gjermani, nga prindër kosovaro-shqiptarë me origjinë nga fshati Vojnoc pranë Shtimja, ku ai kaloi një pjesë të fëmijërisë së tij dhe ndihmoi familjen me punë bujqësore.[1] Ai e nisi karrierën e tij të futbollit në nivelin e të rinjve me klubin lokal të ligës së tretë Çeliku në Ferizaj.[2] Në moshën 15-vjeçare, ai u ftua të luante për ekipin e parë në një ndeshje miqësore kundër Ferizaj për shkak të mungesës së lojtarëve; paraqitja e tij i bëri përshtypje stafit teknik të Ferizajt, duke çuar në një transferim pak më vonë.[3] Te Ferizaj, ai u zhvillua nëpër sistemin e të rinjve dhe bëri debutimin e tij me ekipin e parë në sezonin 2013–14 në moshën 17-vjeçare, duke u bërë lojtar i rregullt në Superliga e Futbollit të Kosovës me 29 paraqitje dhe një gol, ndërsa klubi përfundoi në vendin e katërt.[4][5] Gjatë gjysmës së parë të sezonit Superliga e Futbollit të Kosovës 2014–15, ai bëri 13 paraqitje dhe shënoi dy gola para se të transferohej te Prishtina në gjysmën e dytë të sezonit, ku bëri 14 paraqitje dhe shënoi një gol, ndërsa klubi përfundoi i treti në tabelën e ligës.[5] Më 1 gusht 2015, Ramadani nënshkroi për Dritën e Gjilanit, duke vazhduar të luajë në Superligën e Kosovës edhe për një sezon tjetër.[6] Gjatë gjysmës së parë të sezonit Superliga e Futbollit të Kosovës 2015–16, ai bëri 17 paraqitje në ligë para se të largohej nga klubi në afatin kalimtar të dimrit.[5]
Partizani
Në dhjetor 2015, Ramadani u lidh me një transferim te Partizani Tirana në Kategoria Superiore përpara afatit kalimtar të janarit dhe filloi të stërvitej me klubin,[7] përpara se të nënshkruante një kontratë trevjeçare më 10 janar 2016.[8] Transferimi u finalizua më 10 shkurt pasi Partizani arriti një marrëveshje me Dritën, e cila fillimisht kishte refuzuar ta lironte lojtarin.[9] Pas ardhjes së tij, Ramadani fillimisht luajti për Partizani Tirana B në Kategoria e Dytë 2015–16, ndërsa gjithashtu u aktivizua herë pas here me ekipin e parë; ai bëri tetë paraqitje me ekipin B, duke ndihmuar në sigurimin e promovimit pas fitores 4–1 ndaj Sopoti Librazhd në play-out-in e Kategoria e Parë 2015–16.[10] Ramadani bëri debutimin e tij me ekipin e parë më 17 prill 2016, duke u aktivizuar si zëvendësues në fitoren 3–0 në shtëpi kundër Vllaznia në javën e 30-të të 2015–16 Kategoria Superiore.[11] Ai bëri gjithsej tre paraqitje në kampionat ndërsa Partizani e mbylli sezonin si nënkampion dhe u kualifikua në raundin e parë kualifikues të 2016–17 UEFA Europa League.[5]
Ramadani bëri debutimin e tij në garat evropiane më 28 qershor 2016, duke luajtur ndeshjen e plotë në barazimin 0–0 kundër Slovan Bratislava në raundin e parë kualifikues të Europa League 2016–17.[12] Pas përjashtimit të Skënderbeu nga 2016–17 UEFA Liga e Kampionëve në korrik 2016, Partizani hyri në garë si nënkampion i Shqipërisë për t'u përballur me Ferencváros në raundin e dytë kualifikues.[13] Ai vazhdoi të ishte titullar i padiskutueshëm për ekipin dhe luajti ndeshjet e plota në të dy takimet, ndërsa Partizani u kualifikua me rezultat 3–1 pas penalltive pas dy barazimeve 1–1.[14][15][16] Ai gjithashtu luajti në të dy ndeshjet kundër Red Bull Salzburg në raundin e tretë kualifikues, teksa Partizani u eliminua me rezultat të përgjithshëm 3–0.[17] Më pas, Partizani u përball me Krasnodar në raundin play-off të Europa League gjatë gushtit 2016, ku Ramadani ishte titullar në të dy takimet përpara se të zëvendësohej për shkak dëmtimi në minutën e 22-të të ndeshjes së kthimit, ndërsa ekipi u eliminua me rezultat të përgjithshëm 4–0.[18]
Gjatë vjeshtës, Ramadani bëri tri paraqitje si titullar në Kupa e Shqipërisë 2016–17, ndërsa Partizani u eliminua me rezultat të përgjithshëm 2–1 në raund të 16' nga skuadra e Kategoria e Parë Besëlidhja Lezhë.[10] Në fazat e hershme të Kategoria Superiore 2016–17, ai u përdor kryesisht si zëvendësues përpara se të vendosej si titullar i rregullt në mesfushë. Me përparimin e sezonit, ai u bë pjesë e rëndësishme e strukturës mbrojtëse të Partizanit, duke luajtur shpesh ndeshje të plota, ndërsa ekipi mbajti 20 porta të paprekura dhe pësoi më shumë se një gol në vetëm dy ndeshje kampionati.[19] Partizani e përfundoi sezonin me mbrojtjen më të mirë në kampionat, duke pësuar vetëm 17 gola, por e humbi titullin kampion me tri pikë më pak se Kukësi.[20] Në sezonin e tij të parë të plotë me klubin, Ramadani bëri 42 paraqitje në të gjitha garat dhe u shpall Talenti i Vitit në kampionat.[21] Pas sezonit të tij shpërthyes, ai tërhoqi interesimin e klubeve holandeze Heerenveen dhe AZ Alkmaar, ndërsa Partizani raportohej se e vlerësonte kartonin e tij rreth 200 mijë euro.[22]
Vejle
Më 13 qershor 2017, klubi danez i Danish 1st Division Vejle njoftoi transferimin e Ramadanit nga Partizani Tirana për një shumë të raportuar prej 200,000 eurosh, ndërsa lojtari u prezantua po atë ditë pasi firmosi një kontratë katërvjeçare me opsion zgjatjeje edhe për një vit tjetër.[23] Transferimi u ndikua gjithashtu nga trajneri i atëhershëm Adolfo Sormani, i cili kishte punuar më parë me Ramadanin te Partizani dhe kishte mbështetur fuqishëm afrimin e tij.[24] Ramadani u shndërrua shpejt në titullar të rregullt, duke luajtur vazhdimisht gjatë sezonit.[25] Paraqitjet e tij në gjysmën e parë të sezonit i siguruan grumbullimin e parë me kombëtaren shqiptare në nëntor 2017.[26] Më 26 nëntor 2017, ai shënoi golin e tij të parë në Danimarkë gjatë fitores 4–1 ndaj Vendsyssel, duke realizuar golin e barazimit në minutat e para të ndeshjes teksa Vejle ruajti kreun e renditjes.[27][28] Më 17 maj 2018, Ramadani u shpall lojtari më i mirë i ndeshjes pas fitores 1–0 ndaj Fredericia. Mediat daneze vlerësuan paraqitjen e tij në mesfushë, veçanërisht aftësinë në rikuperimin e topit dhe vazhdimësinë në lojë, duke theksuar se performanca të tilla ishin bërë të zakonshme gjatë sezonit.[29] Në sezonin e tij debutues, ai zhvilloi 31 paraqitje në kampionat, ndërsa Vejle fitoi titullin e 1st Division dhe siguroi ngjitjen në Danish Superliga.[5]
Në elitën daneze, Ramadani mbeti titullar i padiskutueshëm gjatë 2018–19 Danish Superliga, duke luajtur në shumicën e ndeshjeve të kampionatit dhe duke kompletuar shpesh 90 minutat e plota.[30] Gjatë sezonit, ai mori vlerësime për intensitetin në lojë dhe përgatitjen fizike, me raportime që theksonin se kishte distancën më të madhe të përshkuar për 90 minuta në kampionat, me një mesatare prej 13.487 kilometrash për ndeshje, duke luajtur rol të rëndësishëm si në fazën mbrojtëse ashtu edhe në atë sulmuese të skuadrës.[31] Ai zhvilloi 26 paraqitje në kampionat gjatë sezonit, ndërsa klubi përfundoi në vendin e parafundit dhe ra sërish në 1st Division.[5]
Më 29 nëntor 2019, Ramadani shënoi një gol nga distanca në fitoren me përmbysje 4–3 në transfertë ndaj Viborg gjatë sezonit 2019–20, duke ngushtuar diferencën në minutën e 29-të pasi Vejle kishte mbetur në disavantazh 2–0 dhe duke ndihmuar skuadrën të ruante vendin e parë në renditjen e 1st Division.[32] Më 2 mars 2020, ai shënoi golin e vetëm në fitoren 1–0 ndaj Køge, duke realizuar nga distanca pak pas minutës së 60-të dhe më pas u shpall lojtari më i mirë i ndeshjes, ndërsa Vejle e çoi në gjashtë pikë diferencën në krye të tabelës në garën për ngjitje.[33] Më 14 korrik 2020, Ramadani shënoi golin e fitores në triumfin 1–0 ndaj Nykøbing me një goditje të fuqishme nga distanca, duke siguruar rikthimin e Vejle në elitën daneze dy ndeshje para përfundimit të sezonit.[34][35] Ai e mbylli sezonin me 31 paraqitje dhe tre gola në kampionat.[5]
Përpara sezonit 2020–21, Ramadani u lidh me një largim të mundshëm nga Danimarka, me raportime që pretendonin se ishte pranë transferimit në elitën belge, ndërsa interes për të kishin shfaqur edhe AEK Athens dhe Lokomotiva Zagreb.[36] Më 13 shtator 2020, ai rezultoi pozitiv me COVID-19 gjatë grumbullimit me kombëtaren, duke u izoluar përkohësisht në Shqipëri dhe duke humbur vetëm ndeshjen hapëse të 2020–21 Danish Superliga para se të rikthehej në stërvitje dhe në ndeshjet zyrtare pak kohë më vonë.[37] Ramadani mbeti një nga lojtarët kryesorë të skuadrës edhe gjatë sezonit 2020–21, duke shënuar golin e tij të vetëm të sezonit në humbjen 2–1 ndaj Copenhagen më 4 mars 2021 dhe duke marrë notën 7.3 nga SofaScore për paraqitjen e tij.[38] Në sezonin e tij të fundit me klubin, ai zhvilloi 32 paraqitje dhe shënoi një gol, ndërsa Vejle përfundoi në vendin e 10-të, siguroi mbijetesën në elitë dhe arriti deri në çerekfinalet e 2020–21 Danish Cup.[5][39]
Më 23 maj 2021, pas katër sezonesh te klubi, Vejle njoftoi se Ramadani nuk do ta rinovonte kontratën.[40]
MTK Budapest
Më 14 qershor 2021, Ramadani iu bashkua klubit hungarez MTK Budapest si lojtar i lirë.[41] Debutoi më 30 korrik 2021 në ndeshjen hapëse të sezonit 2021–22 NB I, duke luajtur 90 minuta të plota në barazimin 1–1 në transfertë ndaj Gyirmót.[42][43] Gjatë sezonit, Ramadani u shndërrua në titullar të rregullt, duke zhvilluar 30 paraqitje në kampionat dhe duke qenë një nga lojtarët më të përdorur të skuadrës.[44][45] Ai gjithashtu mbajti shiritin e kapitenit në disa raste dhe shënoi golin e tij të parë për klubin më 5 dhjetor 2021 në fitoren 2–1 ndaj kryesuesve të kampionatit Puskás Akadémia, rezultat që e nxori përkohësisht MTK-në nga zona e rënies.[46] Ai shënoi golin e tij të dytë në kampionat më 15 maj 2022, duke realizuar në minutat shtesë të fitores 3–0 ndaj Debrecen në ndeshjen e fundit të sezonit, megjithëse fitorja nuk mjaftoi për të shmangur rënien e MTK-së nga kategoria, pasi skuadra e mbylli kampionatin në vendin e 11-të, dy pikë larg mbijetesës.[47][48]
Aberdeen
Më 8 qershor 2022, Ramadani nënshkroi me klubin e Scottish Premiership Aberdeen me një kontratë trevjeçare për një tarifë të pazbuluar.[49] Ai bëri debutimin e tij zyrtar më 13 korrik, duke luajtur 90 minuta të plota në fitoren 2–0 kundër Dumbarton në ndeshjen e dytë të fazës së grupeve të Scottish League Cup 2022–23.[50] Ramadani shpejt u vendos si titullar i rregullt dhe mbeti gjithmonë i pranishëm gjatë fushatës së Aberdeen në Kupën e Ligës, duke dhënë asistimin e tij të parë për klubin në fitoren 5–0 ndaj Peterhead një javë më vonë, ndërsa Aberdeen përfundoi në krye të grupit me pikë maksimale dhe 12 gola të shënuar dhe asnjë të pësuar, përpara se të regjistronte dy fitore identike 4–1 si në raundin e 16-të ashtu edhe në çerekfinale, duke u eliminuar përfund në gjysmëfinale nga Rangers 2–1 pas kohës shtesë.[51] Në sezonin Scottish Premiership 2022–23, ai ishte pothuajse gjithmonë i pranishëm, duke munguar vetëm nëntë minuta të aksionit në kampionat dhe duke luajtur në çdo ndeshje përveç javës së 32-të, ndërsa kontribuoi edhe me një gol dhe dy asistime në fitore në ligë, megjithëse grumbulloi disa kartonë të verdhë, përfshirë edhe në katër ndeshje radhazi midis tetorit dhe nëntorit 2022.[52] Ai shënoi golin e tij të parë më 4 nëntor 2022 në fitoren 4–1 kundër Hibernian, duke realizuar në minutën e 61-të me një goditje të menjëhershme nga jashtë zonës.[53] Pas fitores 2–0 të Aberdeen kundër Rangers më 23 prill 2023, Ramadani mori vlerësime për kontributin e tij mbrojtës dhe paraqitjen në fitimin e topave në mesfushë, duke u përfshirë në Formacionin e Javës të Kris Boyd.[54] Ramadani pati ndikim të denjë si pjesë integrale e the Dons, me paraqitjet e tij të qëndrueshme që e bënë të preferuar nga tifozët, ndërsa bëri 44 paraqitje në të gjitha garat dhe shënoi një gol, teksa ekipi përfundoi i treti në kampionat dhe siguroi kualifikimin për fazën e grupeve të UEFA Liga e Evropës 2023–24, përpara se të largohej nga klubi më 4 gusht 2023 për t'iu bashkuar skuadrës së Serie A Lecce.[55]
Lecce
Më 4 gusht 2023, Ramadani iu bashkua skuadrës italiane të Serie A Lecce për një tarifë të pazbuluar, duke nënshkruar një kontratë trevjeçare me opsion edhe për një vit tjetër.[56][57] Ai bëri debutimin e tij më 13 gusht 2023 në fitoren 1–0 kundër Como në Coppa Italia 2023–24, duke ndihmuar klubin të kualifikohej në raundin e të 32' dhe duke marrë vlerësime për paraqitjen e tij në mesfushë.[58] Një javë më vonë, Ramadani luajti ndeshjen e parë në Serie A në fitoren 2–1 kundër Lazios.[59] Në sezonin e tij të parë, ai u bë titullar i padiskutueshëm, duke bërë 36 paraqitje në Serie A dhe Coppa Italia, duke luajtur mbi 3,000 minuta dhe duke shënuar një gol, ndërsa Lecce përfundoi në vendin e 14-të në kampionat.[5][39][25] Më 16 dhjetor 2023 ai shënoi golin e tij të parë në triumfin 2–1 në shtëpi kundër Frosinone në minutën e 89-të, duke i siguruar Lecce pikë të rëndësishme në luftën për mbijetesë.[60][61][62] Paraqitjet e tij të qëndrueshme dhe angazhimi në mesfushë morën vlerësime nga mediat italiane, me Calcio Lecce që e përshkroi si “uomo ovunque” (“njeriu i kudo-ndodhur”) për paraqitjet e tij të palodhura.[63]
Në sezonin 2024–25, Ramadani vazhdoi si titullar për klubin, me kontributin e tij që u konsiderua i rëndësishëm në përpjekjet e Lecce për të mbetur në Serie A.[64] Më vonë gjatë sezonit, ai kaloi një periudhë më të vështirë pas emërimit të trajnerit Marco Giampaolo në nëntor, me minuta të reduktuara dhe disa paraqitje si zëvendësues, ndërsa raportimet sugjeronin një preferencë për opsione të tjera në mesfushë.[65][66] Në një intervistë, Ramadani e përshkroi këtë periudhë si të vështirë, duke përmendur probleme të vogla në shpinë, por duke deklaruar se vazhdoi të punonte fort në stërvitje.[67] Pavarësisht kësaj, ai më vonë rifitoi vendin në formacionin titullar dhe luajti rregullisht në fazën përmbyllëse të sezonit.[68] Më 19 maj 2025, ai shënoi golin vendimtar në fitoren 1–0 në shtëpi kundër Torino.[69] Ai e përfundoi sezonin me 29 paraqitje në Serie A dhe një paraqitje në Coppa Italia, duke shënuar një gol, ndërsa Lecce përfundoi në vendin e 17-të në kampionat, tri pikë mbi zonën e rënies nga kategoria.[39][5]
Më 16 shkurt 2026, në ndeshjen e javës së 25-të të Serie A 2025–26 kundër Cagliari si mysafir, ai shënoi golin e tij të parë në kampionat për sezonin në minutën e 76-të me një goditje nga distanca, duke ndihmuar Lecce të siguronte një fitore 2–0 dhe të largohej tri pikë nga zona e rënies.[70][71] Pas paraqitjes së tij kundër Cagliari, Ramadani u përfshi në Formacionin e Javës në Serie A.[72] Më 21 prill 2026, ai bëri paraqitjen e tij të 100-të për Lecce në barazimin 1–1 në shtëpi kundër Fiorentina, ku u vlerësua si lojtari më i mirë në fushë nga Flashscore me notën 8.5 dhe u përfshi gjithashtu në Formacionin e Javës për javën e 33-të.[73][25] Ramadani ishte një nga lojtarët kyç të Lecce, duke luajtur rol të rëndësishëm në mbijetesën e suksesshme të klubit, e cila u sigurua pas fitores në javën e fundit kundër Genoa, rezultat që siguroi qëndrimin e Lecce në Serie A për sezonin e pestë radhazi, hera e parë në historinë e klubit që qëndronte pesë sezone rresht në elitën e futbollit italian.[74]
Karriera ndërkombëtare
Kosova
Ramadani morri një thirrje nga trajneri i përfaqësueses kosovare nën-19 Ramiz Krasniqi për një ndeshje miqësore kundër Shqipërisë në tetor 2015. Ai luajti në ndeshjen e parë më 13 tetor, me Kosovën që fitoi 2–0.[75]
Ai ishte gjithashtu pjesë e ekipit nën-21.[76]
Shqipëria
Më 18 gusht 2016, Ramadani mori shtetësinë shqiptare, duke zgjedhur ta ndryshojë përfaqësimin ndërkombëtar dhe të luajë për Shqipërinë.[77] Më 27 gusht 2017, Ramadani morri një thirrje nga trajneri i kombëtares shqiptare nën-21 Redi Jupi për një ndeshje kualifikuese të UEFA Kampionatit Evropian 2017 kundër Greqisë.[78] Ai debutoi më 10 tetor ndeshjen e fundit kualifikuese kundër Izraelit ku Shqipëria humbën 4–0.[79]
Ramadani vazhdoi të ishte pjesë e ekipit nën-21 edhe për fushatës e rradhës kualifikuese të UEFA Kampionatit Evropian 2019, duke u thirrur në qershor 2017 për ndeshjen e parë kundër Estonisë.[80] Ai shënoi golin e tij të parë me ekipin nën-21 në ndeshjen e pestë të kualifikueseve kundër Irlandës së Veriut.[81]
Në nëntor 2017, Ramadani mori ftesën e parë në kombëtaren e parë nga trajneri Christian Panucci për ndeshjen miqësore kundër Turqisë.[82] Në intervistën para ndeshjes, Ramadani deklaroi se thirrja në ekipin e parë ishte "një ëndërr e bërë realitet".[83] Ramadani debutoi në kombëtaren në një ndeshje miqësore kundër Norvegjisë më 26 mars 2018.[84]
Statistikat e karrierës
Klube
| Klubi | Sezoni | Liga | Kupa | Evropa | Tjetër | Gjithsej | ||||||
|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|
| Divizioni | Ndsh | Gola | Ndsh | Gola | Ndsh | Gola | Ndsh | Gola | Ndsh | Gola | ||
| Ferizaj | 2013–14 | Superliga e Kosovës | 29 | 1 | — | — | — | 29 | 1 | |||
| 2014–15 | 13 | 2 | — | — | — | 13 | 2 | |||||
| Gjithsej | 42 | 3 | — | — | — | 42 | 3 | |||||
| Prishtina | 2014–15 | Superliga e Kosovës | 14 | 1 | — | — | — | 14 | 1 | |||
| Drita | 2015–16 | Superliga e Kosovës | 17 | 1 | — | — | — | 17 | 1 | |||
| Partizani B | 2015–16 | Kategoria e Dytë | 7 | 0 | — | — | 1[a] | 0 | 8 | 0 | ||
| Partizani | 2015–16 | Kategoria Superiore | 3 | 0 | 1 | 0 | — | — | 4 | 0 | ||
| 2016–17 | 32 | 0 | 3 | 0 | 7[b] | 0 | — | 42 | 0 | |||
| Gjithsej | 35 | 0 | 4 | 0 | 7 | 0 | — | 46 | 0 | |||
| Vejle Boldklub | 2017–18 | Divizioni i Parë Danez | 31 | 1 | 1 | 0 | — | — | 32 | 1 | ||
| 2018–19 | Superliga Daneze | 22 | 0 | 1 | 0 | — | 7 | 0 | 30 | 0 | ||
| 2019–20 | Divizioni i Parë Danez | 31 | 3 | — | — | — | 31 | 3 | ||||
| 2020–21 | Superliga Daneze | 20 | 1 | 3 | 0 | — | 9 | 0 | 32 | 1 | ||
| Gjithsej | 104 | 5 | 5 | 0 | — | 16 | 0 | 125 | 5 | |||
| MTK Budapest | 2021–22 | Nemzeti Bajnokság | 30 | 2 | 1 | 0 | — | — | 31 | 2 | ||
| Aberdeen | 2022–23 | Scottish Premiership | 32 | 1 | 7 | 0 | — | 5 | 0 | 44 | 1 | |
| Lecce | 2023–24 | Serie A | 15 | 1 | 2 | 0 | — | — | 17 | 1 | ||
| Gjithsej karriera | 296 | 14 | 19 | 0 | 7 | 0 | 22 | 0 | 344 | 14 | ||
- ↑ Ndeshje në fazën play-out të Kategorisë së Parë.
- ↑ Katër ndeshje në UEFA Ligën e Kampioneve, tree ndeshje në UEFA Ligën e Evropës
Kombëtarja
- Përditësuar më 25 mars 2024[86]
| Ekipi kombëtar | Viti | Ndsh | Gola |
|---|---|---|---|
| Shqipëria | 2018 | 4 | 0 |
| 2019 | 3 | 1 | |
| 2020 | 2 | 0 | |
| 2021 | 6 | 0 | |
| 2022 | 9 | 0 | |
| 2023 | 8 | 0 | |
| 2024 | 2 | 0 | |
| Gjithsej | 34 | 1 | |
Referime
- ↑ "Ylber Ramadani nderohet në vendlindje nga shokët e Shkollës Fillore në Vojnoc të Shtimes". Lajmi.net. 14 mars 2023. Marrë më 29 maj 2026.
- ↑ ""Mos ma merr djalin në ekip, e kam krah pune për të shitur shalqinjtë"! Historia e padëgjuar e Ylber Ramadani, që sot luan në Seria A". BalkanWeb. 5 gusht 2023. Marrë më 29 maj 2026.
- ↑ "Ylber Ramadani, historia e surprizës më të bukur të Serisë A". Gazeta Si. 4 tetor 2023. Marrë më 29 maj 2026.
- ↑ ""Mos ma merr djalin, m'duhet me shitë shalqinj", kjo ishte kërkesa e babait të Ylber Ramadanit në fillim të karrierës". ATV Live. 2 korrik 2024. Marrë më 29 maj 2026.
- 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 "Ylber Ramadani". National Football Teams. Benjamin Strack-Zimmermann. Marrë më 28 maj 2026.
- ↑ "KF 'Drita' përforcohet me tre futbollistë". KosovaLive360. 1 gusht 2015. Arkivuar nga origjinali më 19 gusht 2017. Marrë më 16 nëntor 2017.
- ↑ "Ylber Ramadani drejt Partizanit të Tiranës". Gazeta Olle. 23 dhjetor 2015. Arkivuar nga origjinali më 10 qershor 2016. Marrë më 9 prill 2016.
- ↑ "Partizani, Ylber Ramadani firmos për 3 vjet". Bota Sot. 10 janar 2016. Marrë më 9 prill 2016.
- ↑ "Përfundon telenovela Ramadani". Korneri.net. 11 shkurt 2016. Arkivuar nga origjinali më 20 prill 2016. Marrë më 9 prill 2016.
- 1 2 "Ylber Ramadani profil lojtari". FSHF. Marrë më 29 maj 2026.
- ↑ "FK PARTIZANI 3 – 0 KF VLLAZNIA". FK Partizani Tirana. 17 prill 2016. Marrë më 29 maj 2026.
- ↑ "Europa League Qual. » FK Partizani against Slovan Bratislava » Lineup" (në anglisht). WorldFootball.net. Marrë më 29 maj 2026.
- ↑ "Partizani replace Skёnderbeu in Champions League" (në anglisht). UEFA. 6 korrik 2016. Marrë më 29 maj 2026.
- ↑ "Partizani ndalon "yjet" hungarez. Tekniku i kuq "Luajtem si te barabarte"". Gazeta Dielli. 13 korrik 2016. Marrë më 29 maj 2026.
- ↑ "Alban Hoxha kualifikon Partizanin për në fazën tjetër". Ora News. 21 korrik 2016. Marrë më 29 maj 2026.
- ↑ "History: Ferencváros 1-1 Partizani | Line-ups | UEFA Champions League 2016/17" (në anglisht). UEFA. Marrë më 29 maj 2026.
- ↑ "Ylber Ramadani » Champions League Qual. 2016/2017" (në anglisht). WorldFootball.net. Marrë më 29 maj 2026.
- ↑ "Partizani lamtumirë Europës, barazimi me Krasnodarin s'mjafton". Panorama Sport. 25 gusht 2016. Marrë më 29 maj 2026.
- ↑ "Ylber Ramadani » Kategoria Superiore 2016/2017" (në anglisht). WorldFootball.net. Marrë më 25 maj 2026.
- ↑ "Kategoria Superiore 2016/2017 » 36. Round" (në anglisht). WorldFootball.net. Marrë më 25 maj 2026.
- ↑ "Ylber Ramadani shpallet talenti i vitit në Shqipëri". Gazeta Olle. 22 maj 2017. Arkivuar nga origjinali më 16 nëntor 2017. Marrë më 22 maj 2017.
- ↑ "Ramadani drejt Europës, 200 mijë euro për mesfushorin e kuq". Newsport.al. 6 qershor 2017. Marrë më 29 maj 2026.
- ↑ "Zyrtare / Ramadani pasuron Partizanin, por përfundon në kategorinë e dytë në Danimarkë". Panorama Sport. 13 qershor 2017. Marrë më 16 nëntor 2017.
- ↑ "Ramadani, transferimi në Danimarkë me kërkesë të ish-trajnerit Adolfo Sormani". BalkanWeb. 15 qershor 2017. Marrë më 28 maj 2026.
- 1 2 3 "Profile Y. Ramadani, Lecce: Info, news, matches and statistics" (në anglisht). BeSoccer. Arkivuar nga origjinali më 26 gusht 2025. Marrë më 28 maj 2026.
- ↑ "Ramadani: Kombëtaren e kam ëndërruar që fëmijë, dua të jem titullar". Gazeta Shqip. 4 nëntor 2017. Marrë më 28 maj 2026.
- ↑ "VIDEO/ Super gol i Ramadanit, Vejle merr kryesimin". Gazeta Tema. 26 nëntor 2017. Marrë më 28 maj 2026.
- ↑ "Muaji i artë i Ramadanit, vjen goli i parë jashtë Shqipërisë". Sport Ekspres. 26 nëntor 2017. Marrë më 28 maj 2026.
- ↑ "FOTO/ Ish-futbollisti i Partizanit "çmend" Danimarkën, mediat vendase: Më i miri i ndeshjes, nuk përbën më lajm" [PHOTO / Former Partizani player impresses Denmark, local media: Best player of the match is no longer news]. Newsport.al. 17 maj 2018. Marrë më 28 maj 2026.
- ↑ "Ylber Ramadani Stats" (në anglisht). FBref. Marrë më 28 maj 2026.
- ↑ ""Motori" Ramadani, askush si ai në Danimarkë!". Sport Ekspres. 26 janar 2019. Marrë më 28 maj 2026.
- ↑ "Danimarkë: Ylber Ramadani shënon gol, dedikim dhe lutje për Shqipërinë". Albinfo. 29 nëntor 2019. Marrë më 20 maj 2026.
- ↑ "VIDEO/ Ylber Ramadani befason me këtë gol, zgjidhet edhe "Njeriu i Ndeshjes"". ABC News Albania. 2 mars 2020. Marrë më 28 maj 2026.
- ↑ "Ramadani shënon golin e jetës". TV Klan. 15 korrik 2020. Marrë më 28 maj 2026.
- ↑ "VIDEO/ Goli i elitës, Ylber Ramadani realizoi një "perlë" në Danimarkë!". ABC News (Albania). 15 korrik 2020. Marrë më 28 maj 2026.
- ↑ "EKSKLUZIVE/ Ramadani drejt largimit nga Danimarka, një hap larg kalimit në elitën e futbollit belg". Panorama Sport. 12 shtator 2020. Marrë më 28 maj 2026.
- ↑ "Ylber Ramadani me COVID-19, nga Danimarka: U infektua në Shqipëri". Bota Sot. 13 shtator 2020. Marrë më 28 maj 2026.
- ↑ "Realizoi gol ndaj Kopenhagenit, ja si vlerësohet Ylber Ramadani". Panorama Sport. 4 mars 2021. Marrë më 28 maj 2026.
- 1 2 3 4 "Ylber Ramadani". Soccerway (në anglisht). Marrë më 11 prill 2024.
- ↑ "Albansk midtbanekriger stopper i Nørreskoven" [Mesfushori shqiptar largohet nga Nørreskoven] (në danisht). Vejle-Boldklub.dk. 23 maj 2021. Arkivuar nga origjinali më 16 qershor 2021. Marrë më 28 maj 2026.
- ↑ "Válogatott játékos a legújabb igazolásunk" [Lojtari i kombëtares është afrimi ynë më i ri] (në hungarisht). MTKBudapest.hu. 14 qershor 2021. Marrë më 28 maj 2026.
- ↑ "NB I » Gyirmót FC against MTK Budapest » Lineup" (në anglisht). WorldFootball.net. Marrë më 28 maj 2026.
- ↑ "NB I foci – Döntetlent játszott a Gyirmót az MTK ellen – fotók" [Futboll NB I – Gyirmót barazoi kundër MTK – fotografi] (në hungarisht). Kisalföld. 30 korrik 2021. Marrë më 28 maj 2026.
- ↑ "Ylber Ramadani Match Logs 2021–22" (në anglisht). FBref. Marrë më 28 maj 2026.
- ↑ "MTK Budapest 2021–22 Stats" (në anglisht). FBref. Marrë më 28 maj 2026.
- ↑ "VIDEO / Kapiten dhe golashënues, Ramadani i jep fitoren skuadrës në surprizën e javës në Hungari". Panorama Sport. 5 dhjetor 2021. Marrë më 28 maj 2026.
- ↑ "VIDEO/ Gol në frymën e fundit, Ylber RAMADANI realizon një "perlë" në Hungari". Newsport.al. 15 maj 2022. Marrë më 28 maj 2026.
- ↑ "OTP Bank Liga NB I. 33. forduló" (në hungarisht). MLSZ adatbank. Marrë më 28 maj 2026.
- ↑ "Ramadani becomes a Red" (në anglisht). Aberdeen F.C. 8 qershor 2022. Marrë më 8 qershor 2022.
- ↑ "Aberdeen FC against Dumbarton FC » Lineup" (në anglisht). WorldFootball.net. Marrë më 29 maj 2026.
- ↑ "Ylber Ramadani » Scottish League Cup 2022/2023" (në anglisht). WorldFootball.net. Marrë më 29 maj 2026.
- ↑ "Ylber Ramadani » Club matches 2022/2023" (në anglisht). WorldFootball.net. Marrë më 29 maj 2026.
- ↑ "VIDEO/ Ylber Ramadani realizon gol të bukur në Skoci me Aberden, menjëherë nisi fluturimi me shqiponjën". Sport Ekspres. 4 nëntor 2022. Marrë më 29 maj 2026.
- ↑ "FOTO/ Një "digë" përpara mbrojtjes, Ylber RAMADANI vlerësohet maksimalisht në Skoci". Newsport.al. 24 prill 2023. Marrë më 29 maj 2026.
- ↑ "Ramadani Departs the Dons" (në anglisht). Aberdeen F.C. 4 gusht 2023. Marrë më 29 maj 2026.
- ↑ "Ramadani è un calciatore del Lecce" (në italisht). US Lecce. Arkivuar nga origjinali më 5 gusht 2023. Marrë më 5 gusht 2023.
- ↑ "Lecce complete signing of Ylber Ramadani from Aberdeen for undisclosed fee" (në anglisht). Aberdeen Live. 4 gusht 2023. Marrë më 29 maj 2026.
- ↑ "Bajrami shënon në Kupën e Italisë". TV Klan. 14 gusht 2023. Marrë më 29 maj 2026.
- ↑ "Lazio, che combini? Immobile-gol non basta, clamoroso ribaltone Lecce nel finale" (në italisht). La Gazzetta dello Sport. 20 gusht 2023. Marrë më 29 maj 2026.
- ↑ "Turati la combina grossa all'89': il Lecce batte il Frosinone e lo supera in classifica" (në italisht). La Gazzetta dello Sport. 16 dhjetor 2023. Marrë më 29 maj 2026.
- ↑ "Late Ramadani goal seals Lecce win over Frosinone" (në anglisht). SoccerTonic. 16 dhjetor 2023. Marrë më 29 maj 2026.
- ↑ "Ylber Ramadani, një përbindësh në Serie A – Lecce fiton në frymën e fundit". Bota Sot. 16 dhjetor 2023. Marrë më 11 tetor 2025.
- ↑ "Salvate il soldato Ylber Ramadani, uomo ovunque all'Olimpico" (në italisht). Calcio Lecce. 7 nëntor 2023. Marrë më 29 maj 2026.
- ↑ "Ylber Ramadani – Player Profile" (në anglisht). Fox Sports. Marrë më 29 maj 2026.
- ↑ "Lecce, Ramadani: la cessione è possibile ma ad una condizione" (në italisht). Pianeta Lecce. 5 mars 2025. Marrë më 29 maj 2026.
- ↑ "Ramadani mund të largohet nga Lecce". Gazeta Express. 9 mars 2025. Marrë më 29 maj 2026.
- ↑ "Ramadani: Kam pasur periudhë të vështirë". Koha.net. 21 mars 2025. Marrë më 29 maj 2026.
- ↑ "Formazioni a confronto: Ramadani la sorpresa di Giampaolo" (në italisht). Calcio Lecce. 30 mars 2025. Marrë më 11 tetor 2025.
- ↑ "Highlights Lecce–Torino 1–0" (në italisht). News-Sports.it. 19 maj 2025. Marrë më 29 maj 2026.
- ↑ "Ramadani: "Stare coi piedi per terra. Dedica per il terzo figlio che sta per arrivare"". CalcioLecce.it (në italisht). 16 shkurt 2026. Marrë më 29 maj 2026.
- ↑ "Mancano gol e carattere, Sottil ex al veleno: i numeri di Cagliari-Lecce". Centotrentuno.com (në italisht). 17 shkurt 2026. Marrë më 29 maj 2026.
- ↑ "FOTO/ Krah Modriçit dhe Lokatelit, mesfushori i Kombëtares shqiptare zgjidhet në formacionin e javës në Serinë A". Panorama Sport. 17 shkurt 2026. Marrë më 17 shkurt 2026.
- ↑ "GOLAT/ Lecce barazon 1-1 kundër Fiorentinës dhe merr një pikë shprese për mbijetesën, Ylber Ramadani më i miri në fushë". Report TV. Marrë më 29 maj 2026.
- ↑ "Protagonist i sezonit historik në Serinë A, Ramadani: Nuk dua të bëhem trajner, ky vend më kujton Shqipërinë". Panorama Sport. 25 maj 2026. Marrë më 29 maj 2026.
- ↑ "Kosova mposht Shqipërinë". Telegrafi.com. 13 tetor 2015. Marrë më 3 nëntor 2017.
- ↑ "Grumbullohen përfaqësueset U-21 dhe U-19". Sporti1. 6 maj 2015. Arkivuar nga origjinali më 22 prill 2016. Marrë më 9 prill 2016.
- ↑ "Dekret për dhënie të shtetësisë shqiptare nr. 9724". Presidenti i Shqipërisë. Arkivuar nga origjinali më 23 tetor 2017.
- ↑ "U-21 zbardhet lista per sfiden ndaj Greqisë". fshf.org. Federata Shqiptare e Futbollit. 27 gusht 2017. Arkivuar nga origjinali më 1 gusht 2017. Marrë më 27 gusht 2017.
- ↑ "Israel U21 vs. Albania U21 4 – 0" (në anglisht). Soccerway. 10 tetor 2016. Marrë më 16 nëntor 2017.
- ↑ "Alban Bushi shpall listën e U21 për Francën dhe Estoninë". fshf.org. Federata Shqiptare e Futbollit. 1 qershor 2017. Arkivuar nga origjinali më 5 korrik 2017. Marrë më 11 tetor 2017.
- ↑ "Shqipëri e pafat, e pësojmë sërish në fund". Sport Ekspres. 10 nëntor 2017. Marrë më 10 nëntor 2017.
- ↑ "TRAJNERI PANUCCI SHPALL LISTËN PËR MIQËSOREN E 13 NËNTORIT, TURQI-SHQIPËRI". fshf.org. Federata Shqiptare e Futbollit. 3 nëntor 2017. Arkivuar nga origjinali më 4 nëntor 2017. Marrë më 3 nëntor 2017.
- ↑ "Ramadani: Kombëtaren e kam ëndërruar që fëmijë, dua të luaj nga minuta e parë". Panorama Sport. 3 nëntor 2017. Marrë më 3 nëntor 2017.
- ↑ "Internationals (Sky Sports)". SkySports (në anglisht).
- ↑ "Ylber Ramadani". World Football (në anglisht). Marrë më 11 prill 2024.
- ↑ "Ylber Ramadani". European Football (në anglisht). Marrë më 15 prill 2024.
Lidhje të jashtme
- Ylber Ramadani te Federata Shqiptare e Futbollit