Zabeli i Poshtëm (Drenas)
42°21′07″N 20°32′01″E / 42.3519°N 20.5337°E
Zabel i Ulët | |
|---|---|
Fshat | |
![]() |
Zabel i Ulët është një vendbanim në komunën e Drenasit, Kosovë.
Gjeografia
Fshati Zabeli i Ulët shtrihet pikërisht në udhëkryqin e rrugës Prishtinë - Pejë, dhe Carralevë – Skenderaj, rreth 5 km në jug të Drenasit. Nëpër këtë fshat kalon ”lumi Drenica” i cili dukshëm e ndihmon bujqësinë e këtij fshati.
Historia
Si fshat është relativisht i ri, ngase ishte si çiflig i Ahmet Efendisë. Këtu për herë të parë përqendrohen familje shqiptare fisi (Shala) i cili migroi nga Isniqi në Negrovce tani në Zabel, tash Zabeli i Epërm ishin të parët që erdhën në vitin 1799 dhe më pas erdhën disa familje në vitin 1878 nga viset e ndryshme shqiptare. Pas dëbimit me dhunë nga trojet e tyre etnike nga Toplica këtu erdhën këto vëllezër familjarë: Berilët, Pasjaçët, Buçincët, Slivovët (Loshët), Bublakët (Cërnovërhët), Dalldurët (Momçillët), Zhinipotokët (Bardhët), Currët (Llapatincët), Oranët, Konjuhët, Gergurët, Jashanicët.
Gjithashtu në këtë fshat banonin edhe tri vëllazëri familjare vendase që deklaronin se kanë ardhur nga Sankoci, vëllazëritë Rama, Haxha dhe Brahimi.
Familjet muhaxhirë u vendosen në tokat e Ahmet Efendiut, përkatësisht Selatin Beut, ku në fillim u lejuan që të punojnë si çifqinjë e më vonë ua jep tokat me çesim. Më vonë këtu erdhën edhe disa familje kolonialiste serbo – malazeze por pas plenumit të Brioneve thuaja të gjitha këto familje e lëshuan këtë fshat. Gjithashtu edhe disa familje muhaxhirë e lëshuan këtë fshat dhe disa u shpërngulën në Turqi dhe vise të ndryshme të Kosovës.
Zabeli i Poshtëm kufizohet në veri me korroticën e Ulët, Në veriperëndim me Krajkovën, në perëndim me Llapushnikun (Vukovcin), në Jug me Komoranin, në jug Lindje me Zabelin e epërm dhe Sankocin, dhe në Lindje me Korroticen e epërme.
Është karakteristikë se këtë fshat e ndanë në dy pjesë rruga Caralevë - Komoran- Drenas - Mitrovicë si dhe lumi "Drenica" për çka ia kanë lakminë shumë fshatra.
Shih dhe këtë
Lidhje të jashtme
Abria e Epërme | Arllati | Baica | Çikatova e Re | Çikatova e Vjetër | Damaneku | Dritani | Fushtica e Epërme | Fushtica e Poshtme | Gllabari | Gllanasella | Godanca | Gradica | Grykasi | Gjergjaj | Kishnareka | Komorani | Korrotica e Epërme | Korrotica e Poshtme | Krojkova | Likashani | Llapushniku | Negroci | Nekoci | Pakleku | Polluzha | Sankoci | Shtrubullova | Shtutica | Tërsteniku | Vasileva | Vërboci | Vuçaku | Zabeli i Epërm | Zabeli i Poshtëm
