Zamindar Bari i Baliatit

Zamindar Bari i Baliatit
Kompleksi i Zamindar Barit të Baliatit
General information
Governing bodyDepartamenti i Arkeologjisë së Bangladeshit
Technical details
Floor count2, 3
Floor area5.88 acres (2.38 ha)
Grounds20 acres (8.1 ha)

Zamindar Bari i Baliatit (bengalisht: বালিয়াটি জমিদার বাড়ি) është një kompleks rezidencial në fshatin Baliati, upazila Saturia e distriktit të Manikganxhit, divizioni i Dhakës në Bangladesh.[1] Ishte rezidenca e zamindarëve të Baliatit, që sunduan mbi një zonë të madhe.

Rezidenca e vjetër rreth 200 vjeçare e zamindarisë, qëndron si dëshmitare e historisë dhe traditës. Në këtë ndërtesë u zhvilluan identiteti i shoqëror, politik, argëtues dhe amatorzmi i banorëve të kohës.

Vendndodhja dhe vizitimi

Ndërtesë e kompleksit

Zamindar Bari i Baliatit ndodhet në fshatin e Baliatit në upazilën Saturia, afërsisht 8 km (5.0 mi) në perëndim të qendrës së distriktit të Manikganxhit në divizionin e Dhakës dhe 35 km (22 mi) larg nga Dhaka nën divizionin e Dhakës në Bangladesh. Ai është një nga pallatet e ndërtuar në shekullin e XIX, i quajtur edhe Pallati i Baliatit.[2] Ai është i vendosur në koordinatat 23°59′43″N 90°02′31″E / 23.9952°N 90.0419°E / 23.9952; 90.0419. Nga Gabtali në Dhaka deri në Paturia, Ariça ose Manikganxh, duhet të shkosh te stacioni i autobusave të Saturias, 8 km (5.0 mi) para Manikganxhit. Çmimi i biletës do të jetë 35-40 taka. Ndërsa nëse do të shkosh nga Manikganxhi, duhet të shkosh me autobus, cmimi i të cilit do të jetë 20 taka. Vendndodhja e zamindar barit është 12 km (7.5 mi) larg nga stacioni i autobusit të Saturias. Gjatë rrugës nga Saturia për në Pakutia, duhet të shkosh te pika zero e Saturias. Zamindar Bari i Baliatit ndodhet më pak se 1 km larg nga aty.

Pamje ballore e kompleksit

Çmimi i biletës për të hyrë në kompleks është 20 taka për vizitorët vendorë dhe 100 taka për banorët e vendeve të SAARC dhe 200 taka për të tjerët. Gjatë verës orari i vizitave është nga ora 10:00 paradite deri në orën 18:00 mbasdite, ndërsa gjatë dimrit orari i vizitave është nga ora 9:00 e mëngjesit deri në orën 17:00 të pasdites. Megjithatë, duhet pasur parasysh se nga ora 13:00 deri në orën 13:30 është pushim të gjitha ditët e javës, përveç të premtes. Të premten pushimi zgjat nga ora 12:30 deri në orën 14:30 të pasdites. Gjatë të dielës kompleksi është i mbyllur, ndërsa të hënën funksionon gjysmën e ditës. Të gjitha ditët e festave publike është gjithashtu i mbyllur.

Historia

Sipas historisë vendore themeluesi i zamindarisë së Baliatit ishte Gobinda Ram Saha. Ai ishte bankier dhe tregtar kripe, që e kishte trashëguar sipërmarrjen nga prindërit e tij, pastaj e shtriu atë më tej, duke themeluar zamindarinë. Zamindaria shtrihej deri në distriktin e Narajanganxhit.

Zamindarët e Baliatit e sunduan zonën për më shumë se 200 vjet, që nga fillimi i shekullit të XVIII. Gjatë kësaj kohe ata ndërtuan shumë struktura të rëndësishme, një nga të cilat është edhe Zamindar Bari i Baliatit. Sipas një mbishkrimi në pallat, dihet se ceremonia përuruese e pallatit u u zhvillua në datën 14 prill 1893 (data 1 baishakh e vitit 1300 të kalendarit bengalez).[3] Ndërtesat e kompleksit nuk u ndërtuan në të njëjtën kohë. Pasardhësit e tjerë shtuan edhe struktura të tjera, që u ndërtuan në kohë të ndryshme nga mesi i shekullit të XIX deri në gjysmën e parë të shekullit të XX.

Pamje panoramike e ghateve mbrapa kompleksit

Mes trashëgimtarëve të ndryshëm të familjes zamindare përfshihen Kishorilal Roj Çoudhuri, Rai Bahadur Harendra Kumar Roj Çoudhuri që u shquan për zhvillimin e sektorit të arësimit në atë kohë. Babai i Kishorilal Roj Çoudhurit ishte themeluesi i "Kolegjit Xhaganath" (tani "Universiteti Xhaganath") në Dhaka dhe sipas të cilit institucioni u emërtua.

Në fund të shekullit të XVIII, zamindar Harendra Kumar Roj Çoudhuri zyrtarisht shiti disa pjesë të zamindarisë së Narajanganxhit te Srimoti Alladi Bibi dhe burri i saj zamindar Rahim Bakhsh Haxhi, ishte zotërues i Tallukut. Pas ndarjes së Indisë në vitin 1947, të gjithë pasardhësit e familjes u larguan për në Indi. Kompleksi është administruar nga Departamenti i Arkeologjisë së Bangladeshit që nga viti 1987, duke e shpallur monument të mbrojtur të trashëgimisë. Sot, blloku qëndror i kompleksit është kthyer në muze dhe ruhet dhe menaxhohet nga Departamenti i Arkeologjisë së Bangladeshit.

Pamje e një verande

Arkitektura

Kompleksi i Zamindar Barit të Baliatit është një shembull i Arkitekturë së Rilindjes, ndërtuar sipas modeleve arkitekturore të shekullit të XIX.[4] Kompleksi shtrihet në më shumë se 20 acres (8.1 ha), megjithatë pesë pjesët pranë pallatit kryesor u ndërtuar ndarazi. Në kompleks ndodhen shumë struktura, tetë nga të cilat janë ndërtesa të mëdha dy dhe tre-katëshe. Ai është i rrethuar me një hendek dhe një mur rrethues. Mbrapa pallatit ndodhet një ujëmbledhës (dighi). Kompleksi ndahet në pesë seksione apo blloqe të veçanta që janë ndërtuar nga anëtarët e familjes në kohë të ndryshme. Ato janë të drejtuara nga jugu dhe shtrihen në një sipërfaqe prej rreth 5.88 acres (2.38 ha) (16,554 m2 (178,190 sq ft)).[5] Pesë blloqet e mëdha quhen "Shtëpia Lindore", "Shtëpia Perëndimore", "Shtëpia Veriore", "Shtëpia e Mesme" dhe "Gola Bari". Fatkeqësisht një pjesë e bllokut të anës lindore u shkatërrua, ndërsa katër të tjerat mbijetojnë akoma. Një nga dy blloqet e mesme është një ndërtesë dy-katëshe, ndërsa tjetri është një ndërtesë tre-katëshe me verandë.

Katër ndërtesat ballore përdoreshin për qëllime sipërmarrjeje, ndërsa pjesa mbrapa tyre, ku banonte familja, quhej "Andar Mahal". Në pjesën e mbrapme të katër ndërtesave ndodhen katër blloqe të veçanta të kompleksit. Kompleksi ka një tërësi prej 200 dhomash. Ndërtesa e braktisur e vendosur në një distancë në veri quhet pallati i jashtëm, që është i gdhendur në dru. Besohet se kjo ndërtesë strehonte shërbëtorët, garazhin e parkimit, pajimet e kuajve etj.

Hollësi nga façada e një pallati

I gjithë oborri i kompleksit është i rrethuar me mure të larta me tre hyrje, secila prej tyre me një hark "tauran" gjysmë-rrethor në formë luani. Në aën jugore të kompleksit ndodhen katër porta luanësh, ndërsa në veri ndodhej një ujëmbledhës i madh. Në anën jugore, façada e ndërtesave ka rreshta kolonash korintike. Bien në sy punimet artizanale të ndërtesave. Tashmë në ndërtesën e njohur si "Rang Mahal" brenda kompleksit, është bërë muze që shfaq artifakte nga familja zamindare e Baliatit.[6]

Në murin ballor të ndërtesës kryesore shihen punime të ndryshme artizanale dhe shtatore. Ndërtesa e braktisur e vendosur në një distancë në veri është pallati i jashtëm, që është punuar në dru. Mbrapa ndërtesave ndodhet një ujëmbledhës i madh, përreth të cilit ndodhen gjashtë ghate. Besohet se kishte në këtë pallat ndodhej vendbanimi i shërbëtorëve, garazhet e parkimit, vendi i pajimeve të kuajve etj. Pallati rrethohet nga mure të larta me tre hyrje, secila nga të cilat ka një luan në formë harku gjysmë-rrethor. Muri i periudhës së vjetër i ndërtuar përreth kompleksit mbijeton akoma. Mes këtyre mureve tashmë ndodhen katër blloqe të bukur ndërtimor.

Shiko gjithashtu

Referime

  1. Sirajul Islam; Sajahan Miah; Mahfuza Khanam; Sabbir Ahmed, red. (2012). "Saturia Upazila". Banglapedia: The National Encyclopedia of Bangladesh (në anglisht). Dhaka: Asiatic Society of Bangladesh. ISBN 984-32-0576-6. OCLC 52727562. OL 30677644M. Marrë më 2 shtator 2022.
  2. Lua error te Moduli:Citation/CS1 te rreshti 1763: attempt to index field '?' (a nil value).
  3. Md Shahnawaz Khan Chandan (1 prill 2016). "The Grandeur of Baliati". The Daily Star (në anglisht). Marrë më 28 maj 2017.
  4. "Baliati Zamidar Bari". The Daily Asian Age (në anglisht). 1 tetor 2016. Marrë më 20 nëntor 2018.
  5. Lua error te Moduli:Citation/CS1 te rreshti 1763: attempt to index field '?' (a nil value).
  6. Lua error te Moduli:Citation/CS1 te rreshti 1763: attempt to index field '?' (a nil value).

Lidhje të jashtme

  • Lua error te Moduli:Citation/CS1 te rreshti 1763: attempt to index field '?' (a nil value).
  • Lua error te Moduli:Citation/CS1 te rreshti 1763: attempt to index field '?' (a nil value).