Zanoret e humbura
| Autor | Zejnullah Rrahmani |
|---|---|
| Gjuha | shqip |
| Botoi | Shtëpia Botuese “Rilindja” |
| Faqe | 380 |
Zanoret e humbura është romani i parë i shkrimtarit Zejnullah Rrahmani. U botua në vitin 1974 si vajtim alegorik për situatën e përgjithshme të shtypjes shqiptare nga dhuna e tjetrit.[1]
Përmbajtja
Trajton temën etnike-nacionale, me stilin e kompozicionin modern, me mjegullën semantike e sugjerimin mendimtar me plot pikëpyetje letrare, pra të krijosh prozë me stratergji distopike. Shmangia nga doktrina ideologjike dhe fokusimi në gjetjen e mbrojtjen e zanoreve albane si ngulmim për Albaninë e lirë, do të thotë ngulmim për të veçantën, dalluesen, ikonën, e cila të veçon nga tjetri.[2]
Botime
- Zanoret e humbura, 1974, “Rilindja”, Prishtinë.
Shih edhe
Referime
- ↑ Krasniqi 2019, f. 161.
- ↑ Krasniqi 2019, f. 161.
Literatura
- Krasniqi, Nysret (2016). Letërsia e Kosovës 1953-2000. Prishtinë: AIKD.
- Hamiti, Sabri (2002). Letërsia Bashkëkohore, Vepra Letrare, 10. Prishtinë: Faik Konica.
- Krasniqi, Nysret (2019). "A/Z". STUDIME: Revistë për studime filologjike, numër 25. Prishtinë: ASHAK.
- Hamiti, Muhamet (2018). "Romani simbolist i Kosovës". STUDIME: Revistë për studime filologjike, numër 24. Prishtinë: ASHAK.