Zllakuçani

Zllakuçan
Злокуќане
Fshat

Zllakuçani (maqedonisht: Злокуќане/Zlokućane) ёshtё një fshat nё komunën e Likovës, Maqedonia e Veriut.

Historia

Ai është fshat malor dhe kufizohet me Republikën e Kosovës. Përmendet në vitin 1519 me 56 familje, ku 33 prej tyre i përkisnin besimit islam dhe 23 krishterë. Fshati Zllokuçani ishte Zokukani, nga vajton apo kukatë me zë. Në kohën ilire vendi i arave quhej "Zalli Kuq” ose "Zllakuqani i Epërm” sot. Në kohën e Perandorisë Romake fshati njihej si "Sanguineus”, që do të thotë njeri i përgjakur ose njeri i kuq si gjaku. Në kohën e Perandorisë Bizante fshati njihej si "Sanguinolentusaum” që do të thotë njeri i plagosur me gjak ose i lënduar dhe me plot gjak. Në kohën e Perandorisë Otomane Turke, fshati njihej si "Kumaniçevë”. Në kohërat tona, sllavët e quajtën "Zlokučane”, shteti i Maqedonisë nëpër hartat zyrtare e ka emëruar si "Gorno Zlokukjane” (Горно Злокуќани). Njerëzit përdorin emrin "Zllakuçan”, por më e saktë do të ishte "Zalli Kuq” apo "Zallkuqan” duke iu referuar emrit më të vjetër dhe më të saktë nga koha ilire. Mendimin e banorëve e vërteton edhe vendi i quajtur "Uji i Kuq", ku buron ujë i kuq për shkak të dheut të kuqërremtë, vend i cili më herët u takonte zllakuçanasve. Njerëzit e fshatit janë marrë më shumë me blegtori dhe pylltari. Për shkak kushteve jo fort të lehta për të jetuar pothuaj të gjithë janë shpërngulur në fshatrat e tjerë shqiptare të atyre anëve, si edhe në Kumanovë. Për momentin, aty jetojnë 2-3 familje. Në këtë fshat ka varre të vjetra, drunj (lisa), themele të shtëpive dhe kroje.

Pozita gjeografike

Fshati ishte i ndarë në dy pjesë apo lagje, Zllakuçani i poshtëm që ka mbetur në territorin e Kosovës dhe Zllakuçani i epërm që ndodhet në rajonin e Kumanovës, komuna e Likovës, Republika e Maqedonisë së Veriut.

Demografia

Sipas një regjistrimi të vitit 1900 fshati numëronte 125 shqiptarë, kurse sipas numërimit të vitit 2002 kishte 12 shqiptarë.

Referime

Lidhje të jashtme

Ky artikull me tematikë në lidhje me gjeografinë e Maqedonisë së Veriut është një faqe cung. Ju mund të ndihmoni Wikipedia-n duke e përmirësuar atë.