Orik Morina

Orik Morina (lindur më 8 dhjetor 2005 në Prishtinë) është një aktor dhe futbollist kosovar. Ai luan për FK Partizani Tiranën prej 2025.[1]

Jeta dhe karriera

Orik Morina lindi më 8 dhjetor 2005 në Prishtinë, si fëmija i aktorit Adrian Morina[2] dhe gazetares Pranvera Munishi.[3] Ai u përfshi në aktrim të filmit që prej moshës 6-vjeçare, me rolin e tij fillor duke qenë filmi Tri Dritare dhe një Varje të Isa Qosjës.[4] Ai nisi të ushtrojë futbollin prej një moshe të hershme.[3] Prej vitit 2015, ai luajti për disa sezone rolin e Andi Demollarit në serialin televiziv Çka ka Shpija.

Ai u largua nga Kosova në moshën 16-vjeçare për të ushtruar futbollin në Francë tek akademia e të rinjve në kuadër të FC Metz.[5][6] Ai ishte qendërmbrojtës për KF Prishtinën. Në 2025, ai u shpërngul që të luajë për FK Partizani Tiranën në Kategorinë Superiore.[1]

Lidhje të jashtme

Referime

  1. 1 2 "Transferim surprizë në kryeqytet, 19-vjeçari ZYRTARIZON kalimin te Partizani: Do jap gjithçka". NEWSPORT. 3 mars 2025. Marrë më 1 janar 2026.
  2. ↑ Besa Ismaili, Adrian & Orik Morina (prodhim televiziv). 1 Natë. tëvë1. 26 janar 2024. Marrë më 1 janar 2026 – nëpërmjet YouTube.
  3. 1 2 Bajraktari, Behare (7 mars 2011). "Aktori mbush llogarinë, gazetarja e zbraz atë". Telegrafi.com. Marrë më 1 janar 2026.
  4. ↑ Hajra, Hajro (9 nëntor 2015). ""Tri Dritare dhe Një Varje" në Scottsdale International Film Festival". Dielli/The Sun. Arizona. Marrë më 1 janar 2026.
  5. ↑ "Dikur aktor, tani ndër futbollistët më premtues në Evropë". ATV. 12 qershor 2024. Marrë më 1 janar 2026.
  6. ↑ "Nga seriali 'Çka ka shpija', në prova te skuadra e madhe në Francë!". Syri Kosova. Syri TV. 18 shtator 2022. Marrë më 1 janar 2026.