Beteja e dytë e Oranikut
| Beteja e dytë e Oranikut | |||||||
|---|---|---|---|---|---|---|---|
| Pjesë e Kryengritja e Skënderbeut | |||||||
| |||||||
| Ndërluftuesit | |||||||
|
|
| ||||||
| Komandantët dhe udhëheqësit | |||||||
|
|
| ||||||
| Fuqia | |||||||
| 10,000 (6,000 kalorës, 4,000 këmbësori) deri 12,000 trupa[1] | 15,000 trupa | ||||||
| Viktimat dhe humbjet | |||||||
| 1,000 të vdekur, [1] | 10,000 të vdekur | ||||||
Beteja e dytë e Oranikut u zhvillua në pranverën e vitit 1456 në fushat e Oranikut në Shqipëri. Moisi Arianit Golemi, mbreti i Dibrës, një nga oficerët e Skënderbeut, e tradhëtoj Skënderbeun duke u bashkuar me osmanët pas humbjes së Beratit. Golemi u largua nga Adrianopoja me një forcë prej 15.000 për të pushtuar Shqipërinë, por u mund shpejt nga forcat më të vogla të Skënderbeut.
Beteja
Forcat turke ishin në dy linja, ku linja e dytë ishte e përbërë nga ushtarë të zgjedhur të cilët ishin në mbështetje të linjës së parë në rastë se do të kishin telashe. Pas këtyre dy linjave ishte Moisiu me rezervat e tij të shqiptarëve, mbase mbështetësit e tij fisnore. Forca e Skënderbeut, e përbërë nga 6.000 kalorës dhe 4.000 këmbësori, ishin të ndarë në tre pjesë me komandantin në krye në pjesën e mesme. Të dyja linjat turke shpejt u thyen nën tronditjen nga sulmi i kalorësisë shqiptare. Moisiu u arratis me rreth një të tretën e ushtrisë së tij.