Festivali i 2-të i Filmit Shqiptar

Festivali i 2-të i Filmit Shqiptar[1] u mbajt në Tiranë, më 16 - 23 prill 1977.

Emërtimi zyrtar: FESTIVALI I DYTË I FILMIT ARTISTIK, DOKUMENTAR E TË ANIMUAR SHQIPTAR.

Ky festival u organizua me rastin e 30-vjetorit të Kinematografisë Shqiptare (1947-1977). Në këtë festival konkurruan 8 filma artistikë, 15 filma dokumentarë dhe 2 filma të animuar. Festivali u organizua në Sallën e koncerteve të Pallatit të Kulturës, Tiranë.

Festivali i 2-të i filmit shqiptar
Data: 16 - 23 prill
Viti: 1977
Vendi: Tiranë
Filma në konkurrim:
Artistikë: 8
Dokumentarë: 15
Të animuar: 2
Organizimi i shfaqjeve:
Salla e koncerteve, Pallati i Kulturës

Filmat konkurrues në festival

Filmat artistikë në konkurrim:

Nr. Titulli i filmit: Regjia: Viti:
1 Ilegalët Rikard Ljarja & Saimir Kumbaro 1976
2 Fijet që priten Muharrem Fejzo 1976
3 Përballimi Viktor Gjika 1976
4 Pylli i lirisë Gëzim Erebara 1976
5 Tingujt e luftës Xhanfise Keko 1976
6 Lulëkuqet mbi mure Dhimitër Anagnosti 1976
7 Zonja nga qyteti Piro Milkani 1976
8 Dimri i fundit Ibrahim Muçaj & Kristaq Mitro 1976

Filmat dokumentarë në konkurrim:

Nr. Titulli i filmit: Regjia: Viti:
1 Tregim për një hero Kujtim Gjonaj 1976
2 Në Kelmend Albert Xholi 1976
3 Populli në këmbë, Partia në ballë Endri Keko 1976
4 Për shëndetin e popullit Mark Topallaj 1976
5 Toka Ismail Zhabjaku 1976
6 Valbona Qerim Mata 1976
7 Shqiponjat marrin lartësi Marianthi Xhako 1976
8 Udhëve të atdheut Vitori Çeli 1976
9 Banorë të rinj buzë Jonit Vitori Çeli 1976
10 Qershori dhe gruri Donika Muçi 1976
11 Onufri - piktor i shekullit Ilo Pando 1976
12 Racionalizatorët e një kombinati Liri Brahimi 1976
13 Drejt dritës Xhezair Dafa 1976
14 Shtëpitë malore të pushimit Adriana Elini 1977
15 Kryeqyteti ynë Shkëlzen Shala 1976

Filmat e animuar në konkurrim:

Nr. Titulli i filmit: Regjia: Viti:
1 Pika e ujit Bujar Kapexhiu 1976
2 Majlinda dhe zogu i vogël Bujar Kapexhiu 1976

Fituesit dhe çmime të tjera

Filmi artistik - çmimet:

Kupa e Festivalit të 2-të:
Filmi artistik më i mirë:
Titulli: Autorët (skenari & regjia):
Lulëkuqet mbi mure Petraq Qafezezi & Dhimitër Anagnosti; Dhimitër Anagnosti
Medalja e Festivalit

për bashkëpunëtorët e filmit fitues Lulëkuqet mbi mure:

Emri: Medadalje për:
Namik Prizreni piktor i filmit
Kujtim Laro muzikë filmi
Saliko Hoxha operator zëri
Marika Vila regjisore montazhi
Medaljon për interpretimin më të mirë:
Emri: Roli: Filmi:
Violeta Manushi Ollga Zonja nga qyteti
Liza Laska Nënë Mara Dimri i fundit
Margarita Xhepa Shanua Dimri i fundit
Raimonda Bulku Pranvera Dimri i fundit
Roza Anagnosti Besa Fijet që priten
Kadri Roshi kujdestari Lulëkuqet mbi mure
Agim Qirjaqi drejtori Lulëkuqet mbi mure
Timo Flloko mësues Luani Lulëkuqet mbi mure
Stavri Shkurti Besimi Ilegalët
Rikard Ljarja Tosti Ilegalët
Bujar Lako Martin Kreka (sekretari) Përballimi
Thimi Filipi Neziri Përballimi
Hasan Fico (amator) Malo postieri Zonja nga qyteti
Çmim për komponentë të veçantë të filmit artistik:
Emri: Çmim për: Filmi:
Viktor Gjika regji Përballimi
Teodor Laço skenar Përballimi
Asiz Karalliu piktor Përballimi
Piro Milkani regji Zonja nga qyteti
Lionel Konomi operator Zonja nga qyteti
Ilia Terpini operator Dimri i fundit
Krisanthi Kotmilo regji montazhi Dimri i fundit
Feim Ibrahimi muzikë filmi Pylli i lirisë
Çmim të veçantë për debutimin me sukses:
Emri: Çmim për: Filmi:
Ibrahim Muçaj & Kristaq Mitro regji Dimri i fundit
Fletë-nderi

"Për lojën e bukur e të sinqertë dhe sjellje të mirë gjatë xhirimit për fëmijët interpretues"

Emri: Roli: Filmi:
Strazimir Zaimi Jaçe Lulëkuqet mbi mure
Krenar Arifi Sulo Lulëkuqet mbi mure
Enea Zhegu Lelo Lulëkuqet mbi mure
Ani Kardhashi Lulja Tingujt e luftës
Sokol Goxhi Bardhi Tingujt e luftës

Filmi dokumentar - çmimet:

Kupa e Festivalit të 2-të:
Filmi dokumentar më i mirë:
Titulli: Autorët (skenari & regjia):
Populli në këmbë, Partia në ballë Llazar Siliqi & Endri Keko; Endri Keko
Çmim për komponentë të veçantë të filmit dokumentar:
Emri: Çmim për: Filmi:
Muharrem Skënderi skenar Drejt dritës
Vitori Çeli regji Banorë të rinj buzë Jonit
Sokrat Musha operator Onufri - piktor i shekullit

Filmi i animuar - çmimet:

Kupa e Festivalit të 2-të:
Filmi i animuar më i mirë:
Titulli: Autorët (skenari & regjia):
Pika e ujit Naum Prifti; Bujar Kapexhiu

Shiko edhe

Festivali i Filmit Shqiptar

Referime

  1. ↑ Asqeri, Irini (2025). Enciklopedi e filmit shqiptar (1904-2022). Durrës: Botimet Jozef. fq. 865–866. ISBN 978-9928-940-44-5.