David Beckham
![]() | |||
| Informacioni personal | |||
|---|---|---|---|
| Emri i plotë | David Robert Joseph Beckham | ||
| Data e lindjes | 2 maj 1975 (51 vjeç) | ||
| Vendi i lindjes | Leytonstone, London, Angli | ||
| Gjatësia | 1.83 m (6 ft 0 in) | ||
| Pozicioni(et) | Mesfushor | ||
| Karriera me të rinjtë | |||
| Tottenham Hotspur | |||
| Brimsdown Rovers | |||
| 1991–1993 | Manchester United | ||
| Karriera si profesionist* | |||
| Vitet | Ekipi | Ndsh | (Gola) |
| 1993–2003 | Manchester United | 265 | (62) |
| 1994–1995 | → Preston North End | 5 | (2) |
| 2003–2007 | Real Madrid | 116 | (13) |
| 2007–2012 | Los Angeles Galaxy | 98 | (18) |
| 2009 | → Milan (huazim) | 18 | (2) |
| 2010 | → Milan (huazim) | 11 | (0) |
| 2013 | Paris Saint-Germain | 10 | (0) |
| Gjithsej | 523 | (97) | |
| Karriera ndërkombëtare | |||
| 1992–1993 | Anglia U18 | 3 | (0) |
| 1994–1996 | Anglia U21 | 9 | (0) |
| 1996–2009 | Anglia | 115 | (17) |
| * Ndeshjet dhe golat në ligën vendase të klubeve | |||
David Beckham ka lindur me 2 maj 1975 në Londër, si fëmije ishte adhurues i flaktë i futbollit dhe i klubit futbollistik Manchester United ku edhe filloi karrierën. Që nga fillimi i karrierës ishte nën mbikëqyrjen e menaxherit Sir Alex Ferguson i cili e zbuloi talentin e tij dhe e angazhoi që në moshën 16 vjeçare në ekipin e të rriturve dhe barti fanellën me numrin 24.
Minutat e aktivizimit të David-it ishin të pakta pasi që mosha e tij ishte shumë e re. Më pas ai qe huazuar në Preston North End për të bërë përvojë në futbollin anglez, paraqitjet e suksesshme me Prestonin bënë që Fergusoni ta rikthej menjëherë në skuadrën e tij. David Beckham u rikthye me fanellën numër 10, gjatë asaj kohe Beckham ishte ne formë të jashtëzakonshme, forma e tij ishte shkak i inkuadrimit të Beckham-it në kombëtaren angleze dhe ai vazhdoi me paraqitjet e suksesshme si me kombëtare ashtu edhe me Man.Utd-n pas përfundimit të karrierës së Eric Cantona-s, Beckham mori fanellën me numrin 7 me të cilin numër fitoi të gjithë trofetë e mundshëm: Premier Ligen, FA Cup-in, Carlling Cup-in dhe më të rëndësishmen Champions League-ën në vitin 1999.
