Jesé Rodríguez

Jesé
Jesé duke luajtur për Spanjën U19 në 2012
Informacioni personal
Emri i plotë Jesé Rodríguez Ruiz
Data e lindjes 26 shkurt 1993 (33 vjeç)
Vendi i lindjes Las Palmas, Spanjë
Gjatësia 1.78 m (5 ft 10 in)
Pozicioni(et) Sulmues
Informacioni i ekipit
Ekipi aktual
Sporting CP
(në huazim nga Paris Saint-Germain)
Numri 21
Karriera me të rinjtë
2003–2005 El Pilar FC
2005–2007 Huracán
2007–2011 Real Madrid
Karriera si profesionist*
Vitet Ekipi Ndsh (Gola)
2011–2013 Real Madrid B 80 (32)
2011–2016 Real Madrid 63 (13)
2016– Paris Saint-Germain 10 (1)
2017 → Las Palmas (huazim) 16 (3)
2017–2018 → Stoke City (huazim) 13 (1)
2019 → Betis (huazim) 14 (2)
2019– → Sporting CP (huazim) 12 (1)
Karriera ndërkombëtare‡
2009 Spanja U16 3 (1)
2010 Spanja U17 7 (1)
2011 Spanja U18 2 (1)
2010–2012 Spanja U19 11 (6)
2013 Spanja U20 8 (5)
2013–2014 Spanja U21 5 (2)
* Ndeshjet dhe golat në ligën vendase të klubeve të sakta prej datës 28 janar 2020
‡ Ndeshjet dhe golat me kombëtaren, të sakta prej datës 5 mars 2014

Jesé Rodríguez Ruiz (lindur më 26 shkurt 1993), njohur zakonisht si Jesé (Spanjisht[xeˈse], është një futbollist profesionist spanjoll i cili luan si sulmues për klubin portugez Sporting CP, në huazim nga Paris Saint-Germain.

Një produkt i akademisë së Real Madrid, ai bëri debutimin me skuadrën e parë në 2011 dhe u promovua në skuadrën e parë në sezonin 2013–14.[1]

Karriera me klube

Real Madrid

Të rinjtë

Jesé ka lindur në Las Palmas, Ishujt Kanari, dhe u bë pjesë e sistemit të të rinjëve të Real Madrid në vitin 2007, në moshën 14 vjeç.[2] Ai bëri debutimin e tij me skuadrën rezervë më 16 janar 2011 në Segunda División B, në një fitore 5–0 në shtëpi kundër Universidad de Las Palmas CF.[3]

Pas sezonit 2010–11 të suksesshën me Real Madrid Juvenil Am ku ai shënoi 17 gola. Jesé u promovua në skuadrën e rezervave.[4]

2011–2013: Castilla dhe hyrja në ekipin e parë

Në korrik 2011, Jesé u thirr nga trajneri i skuadrë së parë José Mourinho për turin para-sezonal. Ai bëri debutimin e tij jozyrtar me skuadrën e parë në një ndeshje miqësore kundër Los Angeles Galaxy më 17 korrik, duke hyrë në fushën e lojës në minutën e 64të në vend të José Callejón.[5]

Jesé shënoi golin e parë zyrtar me Castillan më 2 tetor 2011 kundër La Roda CF, pas një asisti të Álvaro Moratës; megjithatë ai gol ishte thjeshtë për statistikë pasi ekipi u mposht 4–2. Më 6 dhjetor, ai u thirr në ekipin e parë për ndeshjen në transfertë ndaj Ajaxit në grupin D të UEFA Ligës së Kampioneve; ai nuk u aktivizua me Realin që fitoi lehtësisht me rezultatin 3–0.[6] Gjashtë ditë më vonë, ai ishte përfshirë sërisht në listë (e përbërë nga 17 lojtarë) për ndeshjen kundër SD Ponferradina për raundin e parë të Kupës së Mbretit.[7] Gjatë ndeshjes, ai zëvëndësoi Cristiano Ronaldon në 15 minutat e fundit, me Realin që fitoi 2–0.[8]

Më 24 mars 2012, Jesé bëri debutimin e tij në La Liga duke u aktivizuar në minutat e fundit të fitores 5–1 në shtëpi kundër Real Sociedad.[9] Më pas në tetor, Mourinho vuri në dukje se Jesé ishte përdorur te Castilla në një pozicion që nuk ekziston te skuadra e parë.[10] Dy muaj më vonë, agjenti i tij Ginés Carvajal, tha se ai do të studionte alternativa të tjera për të ardhmen e lojtarit nëse ai nuk do të thirrej rregullisht në ekipin e parë dhe nëse nuk do të merrte më shumë minutazh për të luajtur.[11] Në shkurt 2013, i pyetur për aktivizimin e paktët, Jesé deklaroi se ai besonte kishte bërë mirë për të merituar një mundësi, gjatë kohës kur ai u përpoq të mësonte sa më shumë nga Mourinho, një trajner i cili e rrethon veten nga lojtarë që tashmë e kishin bërë emrin e tyre.[12][13] Presidenti i klubit Florentino Pérez dhe trajneri i ekipit B Alberto Toril i dolën në mbrojtje lojtarit për komentet e tij, edhe pse ky i fundit shtoi se Jesé duhet të përmbajë emocionet e tij.[14][15]

Në maj 2013, presidenti i Real Madrid Florentino Pérez tha se drejtori sportiv Zinedine Zidane ishte i mendimit se Jesé nuk kishte nevojë që të huazohej.[16][17] Më 2 qershor, ai shënoi një gol individual në fitoren 4–0 në shtëpi kundër AD Alcorcón – me atë gol, ai theu rekordin e më shumë golave të shënuar në një sezon me Castillan, duke kaluar atë rekord të vendosur nga Emilio Butragueño në sezonin 1983–84 me 21 gola[18] – gjë që i solli lëvdata nga shumë njerëz;[19][20] ai më vonë deklaroi se dëshironte që të qëndrote në klub.[21][22] e cila u mbështet nga trajneri Toril.[23]

2013–2016: Rritja e ndikimit, dëmtimi dhe rënja

Gjatë FIFA Kupës së Botës nën-20, Jesé pranoi se ai mund të largohet nga Real Madrid, duke parë edhe mundësitë e pakta në drejtim të tij.[24] Drejtori teknik i klubit, Miguel Pardeza, konfirmoi më 13 korrik se lojtari do të qëndronte në klub[25] dhe do të rinovonte kontratën e tij edhe për katër vite të tjera.[26]

"Jesé ka talent, kjo është në genin e tij. Ai ka nevojë të punojë dhe të kuptojë që luash në nivele të larta duhet të jesh profesionist.

—Carlo Ancelotti për 20 vjeçarin Jesé, janar 2014.[27]

Jesé bëri debutimin e tij në Ligën e Kampioneve më 2 tetor 2013, duke u aktivizuar si zëvëndësues në minutën e 81të të fitores 4–0 në Santiago Bernabeu kundër Copenhagen.[28][29] Ai shënoi glin e parë zyrtar me Realin në ndeshjen e tij të parë në El Clásico më 26 tetor, duke finalizuar asistin e Ronaldos pas një kundër-sulmi në minutat e fundit të ndeshjes që u mbyll me humbje 2–1 në Camp Nou.[30]

Më 23 nëntor 2013, Jesé hyri në fushë si zëvëndësues në pjesën e dytë kundër Almerías dhe kontriboi me dy asiste (të parët me Realin) në një fitore 5–0 në transfertë.[31] Goli i tij i dytë erdhi në fillim të muajit të ardhshëm në fitoren 3–2 në transfertë ndaj Valencias, duke shënuar në minutat e fundit të takimit për ti dhënë Realit tre pikët.[32] Ai vazhdoi formën e tij të mirë duke dhuruar një asist në ndeshjen e parë të Los Blancos pas pushimeve dimërore, në fitoren 3–0 në shtëpi kundër Celta de Vigo.[33] Tre ditë më pas, ai shënoi golin e parë në kupë në suksesin 2–0 kundër CA Osasuna në ndeshjen e parë të raundin 16-tave, e luajtur gjithashtu në Santiago Bernabeu.[34]

Më 28 janar 2014, në ndeshjen e kthimit të çerek-finales së kupës, Jesé luajti si titullar dhe shënoi golin e vetëm në fitoren e Realit në shtëpi kundër RCD Espanyol (rezultati i përgjithshëm 2–0).[35] Forma e tij e mirë në ligë vazhdoi pas golave të shënuar kundër Athletic Bilbao,[36] Villarreal CF[37] dhe Getafe CF.[38] Më 18 mars, vetëm dy minuta pas nisjes të ndeshjes së kthimit të raundit të 16-tave kundër FC Schalke 04, ai pësoi një dëmtim të rëndë në ligamentet e këmbës së tij të djathtë, duke bërë që ta mbyllte sezonin para kohe.[39][40]

Paris Saint-Germain

Më 8 gusht 2016, Jesé u transferua te Paris Saint-Germain në një marrëveshje pesë-vjeçare për shifër të raportuar 25 milion €.[41] Në përfundim të sezonit 2019–20, Jesé mori një medalje të Ligue 1 për kontributin e tij te PSG-ja, ku ai luajti vetëm një minutë gjatë gjithë sezonit në një ndeshje në transfertë ndaj Metz.[42]

Karriera ndërkombëtare

Jesé me Gerard Deulofeu në Kampionatin Europian nën-19.

Jesé ka qënë një lojtar i ekipeve spanjolle të të rinjëve, duke u aktivizuar nga kategoria nën-16 deri në kategorinë nën-21. Ai bëri debutimin e tij me ekipin nën-16 në vitin 2009 dhe me ekipin nën-17 arriti në finalen e Kampionatit Europian në vitin 2010 kundër Anglisë.[43][44]

Në Kampionatin Europian nën-19 që u mbajt në Estoni, Jesé shënoi katër gola vetëm në fazën e grupeve, përfshirë një tregolësh në barazimin 3–3 kundër Portugalisë më 6 korrik.[45] Ai shënoi golin e tij të pestë në turnament në finalen kundër Greqisë (1–0) dhe në fund u shpall golashënuesi më i mirë i turnamentit.[46]

Jesé shënoi pesë gola me kombëtaren nën-20 në FIFA Kupën e Botës 2013 që u zhvillua në Turqi; në turnament, Spanja u eliminua në çerek–finale, kurse Jesé mori Topin e Bronztë si golashënuesi i tretë më i mirë i turnamentit.[47] Më 6 shkurt 2014, duke qënë ende në kohë për të luajtur me ekipin kombëtar nën-21, trajneri i kombëtares së parë Vicente del Bosque zbuloi se lojtari ishte në planet e tij para Kupës së Botës 2014 në Brazil;[48] megjithatë, në mars, dëmtimi i pësuar në ligamentet e këmbës së djathtë bënë që mundësitë e tij për të qënë në Brazil me Spanjën të zhduken. Trajneri e përshkroi këtë gjë si "një goditje".[49]

Stili i lojës

"Unë pëlqej shumë lojtarë; Ronaldo brazilianin, Ronaldinho, por i preferuari im është Cristiano Ronaldo. Më pëlqejnë krahasimet me të. Më pëlqen stili i tij i lojës. Ai kurrë nuk lodhet së shënuari gola. Ai gjithmon kërkon më shumë. Ka vetëm një Cristiano."

Jesé duke shprehur gëzimin e tij, për krahasimin me Cristiano Ronaldon.[50]

Jesé mund të luaj nga pozicioni i mesfushës (mbrapa sulmuesit) në pozicionin e anësorit në të dyja anët e fushës, dhe sigurisht edhe si qëndër-sulmues.[51] Te Castilla, nën urdhërat e trajnerit Toril, ai luante si një numër fallco 9 në formacionin 4–3–3, dhe zhvendosej në të dyja anët e fushës për shkak të aftësisë së tij për të luajtur me të dyja këmbët.[52] Pas promovimit të tij me skuadrën e parë në 2013, trajneri Carlo Ancelotti e vendosi atë në pozicionin e anësorit.[53]

Dy nga tiparet më të jashtëzakoneshme të Jesé janë futbolli i tij i drejtpërdrejtë dhe aftësia teknike, që janë përshkruar si "fenomenale".[1][54][55] Ai njihet për tenikën e tij dhe për aftësinë për të gjuajtur me të dyja këmbët,[56] duke bërë që ai të krahasohet me portugezin Cristiano Ronaldo.[57]

Vizioni i Jesés, një tipar që e ka përmirësuar që nga fillimet e tij, e lejuan atë për të zhvilluar në një lojë efektive.[58][59]

Jeta personale

Jesé ka lindur nga Pascual Rodríguez, një punonjës farmacie, dhe nga María Ruiz. Ai bë baba për herë të parë në verën e vitit 2012 në moshën 19 vjeç; gruaja e tij lindi djal dhe ai i vendosi emrin e tij Jesé;[60] marrëdhëja me nënën e tij përfundoi shpejt pas kësaj, dhe fëmija u zhvendos me këtë të fundit.[61]

Jesé ka një tatuazh me emrin e djalit të tij dhe datën e lindjes në krahun e tij të djathtë, dhe emrat e prindërve të tij në secilën krahë.

Statistikat e karrierës

Përditësuar më 27 janar 2020[62]
Ndeshjet dhe golat sipas klubit, sezonit dhe kompeticionit
Klubi Sezoni Liga Kupa Kupa e Ligës Evropa Tjetër Gjithsej
DivizioniNdshGolaNdshGolaNdshGolaNdshGolaNdshGolaNdshGola
Real Madrid Castilla 2010–11 Segunda División B 30————30
2011–12 3910————3910
2012–13 Segunda División 3822————3822
Gjithsej 8032————8032
Real Madrid 2011–12 La Liga 1010—000020
2013–14 18583—5[a]000318
2014–15 16331—3[a]01[b]0234
2015–16 28510—9[a]1—386
Gjithsej 6313134—171109418
Paris Saint-Germain 2016–17 Ligue 1 9100114[a]000142
2018–19 001000000010
2019–20 100000000010
Gjithsej 10110114000162
Las Palmas (huazim) 2016–17 La Liga 16300———163
Stoke City (huazim) 2017–18 Premier League 1310000——131
Betis (huazim) 2018–19 La Liga 14220—2[c]000182
Sporting CP (huazim) 2019–20 Primeira Liga 12110202[c]000171
Gjithsej karriera 20853174312511025459
  1. 1 2 3 4 Të gjitha ndeshjet në UEFA Ligën e Kampioneve
  2. ↑ Ndeshje në FIFA Kupën e Botës për Klube
  3. 1 2 Të gjitha ndeshjet në UEFA Ligën e Evropës

Trofe

Klube

Real Madrid
Real Madrid Castilla
  • Segunda División B: 2011–12[63]

Kombëtarja

Spanja U-17
  • UEFA Kampionati Europian U–17 i Futbollit: Finalist 2010
Spanja U-19
  • UEFA Kampionati Europian U–19 i Futbollit: 2012

Personale

  • UEFA Kampionati Europian U–19 i Futbollit: Këpuca e Artë 2012
  • FIFA U-20 Kupa e Botës: Kupa e Argjendë 2013

Referime

  1. 1 2 "World football's 25 future stars we can't wait to see hit the mainstream" [25 yje të së ardhmes të botës së futbollist që ne nuk mund të presim deri sa të arrijnë majën] (në anglisht). Bleacher Report. 4 qershor 2013. Marrë më 5 qershor 2013.
  2. ↑ "El Cristiano de Valdebebas" ['Cristiano' i Valdebebas] (në spanjisht). Marca. 3 dhjetor 2010. Marrë më 11 prill 2014.
  3. ↑ "Jesé debuta en el Castilla con un detalle a lo Ronaldo" [Jesé bën debutimin e tij me Castilla me një detajë si Ronaldo] (në spanjisht). Marca. 16 janar 2011. Marrë më 11 prill 2014.
  4. ↑ "El Madrid ata a Jesé Rodríguez" [Madrid lidh Jesé Rodríguez] (në spanjisht). Marca. 1 mars 2011. Marrë më 4 qershor 2013.
  5. ↑ "LA Galaxy 1–4 Real Madrid" (në spanjisht). Real Madrid C.F. 17 korrik 2011. Arkivuar nga origjinali më 20 korrik 2011. Marrë më 12 prill 2014.
  6. ↑ "Mourinho convoca a 19 jugadores para el partido ante el Ajax" [Mourinho thërret 19 lojtarë për ndeshjen kundër Ajax] (në spanjisht). Real Madrid C.F. 6 dhjetor 2011. Arkivuar nga origjinali më 5 tetor 2013. Marrë më 12 prill 2014.
  7. ↑ "Mourinho calls 17 men for duty against Ponferradina" [Mourinho thërret 17 lojtarë për detyrën kundër Ponferradinës] (në anglisht). Real Madrid C.F. 12 dhjetor 2011. Marrë më 12 prill 2014.{{cite news}}: Mirëmbajtja CS1: Shërbim arkivimi i vjetruar (lidhja)
  8. ↑ "Jesé, un sueño cumplido" [Jesé, një ëndërr e plotësuar] (në spanjisht). Marca. 13 dhjetor 2011. Marrë më 12 prill 2014.
  9. ↑ "Cristiano Ronaldo breaks scoring record as Real Madrid cruise to win" [Cristiano Ronaldo thyen rekordin e shënimit, Real Madrid lundron drejt fitores] (në anglisht). The Guardian. 24 mars 2012. Marrë më 12 prill 2014.
  10. ↑ "Jose Mourinho questions Real Madrid's youth system" [Jose Mourinho vë në dyshim sistemin e të rinjëve të Real Madrid] (në anglisht). ESPN FC. 31 tetor 2012. Arkivuar nga origjinali më 22 tetor 2016. Marrë më 20 prill 2013.
  11. ↑ "Jesé wants Mou to give him a chance" [Jesé kërkon që Mou t'i japë një mundësi] (në anglisht). Marca. 29 dhjetor 2012. Marrë më 25 janar 2013.
  12. ↑ "Jesé: "I don't understand why they don't give me an opportunity"" [Jesé: "Nuk e kuptoj pse ata nuk më japin një mundësi"] (në anglisht). Marca. 20 shkurt 2013. Marrë më 21 shkurt 2013.
  13. ↑ "Lack of Real chances may force Jese exit" [Mundësitë e pakta me Realin mund të detyrojnë Jesèn të largohet] (në anglisht). ESPN FC. 20 shkurt 2013. Marrë më 20 prill 2013.
  14. ↑ "Alberto Toril: "Jesé must learn to keep his mouth shut"" [Alberto Toril: "Jesé duhet të mësoj ta mbaj gojën e mbyllur"] (në anglisht). Diario AS. 24 shkurt 2013. Marrë më 13 mars 2013.
  15. ↑ "Jesé's back-up" [Mbrojtja e Jesés] (në anglisht). Marca. 25 shkurt 2013. Marrë më 13 mars 2013.
  16. ↑ "Florentino Perez: 'Zidane will lead the next Real Madrid project'" [Florentino Perez: 'Zidane do të udhëheq projektin e rradhës të Real Madridit'] (në anglisht). Real Madrid News. 28 maj 2013. Arkivuar nga origjinali më 29 tetor 2019. Marrë më 28 maj 2013.
  17. ↑ "Jesé puts trust in Zidane to let him stay" [Jesé vendos besimin e tij te Zidane për të qëndruar] (në anglisht). Marca. 30 maj 2013. Marrë më 30 maj 2013.
  18. ↑ "Jesé: "Superar los 21 goles de un mito como Butragueño es muy grande"" [Jesé: "Të kalosh rekordin e 21 golave të një legjende si Butragueño është një gjë e madhe"] (në spanjisht). Marca. 5 qershor 2013. Marrë më 5 qershor 2013.
  19. ↑ "Jesé: the Galáctico on Real's doorstep" [Jesé: Galaktiku në derën e Realit] (në anglisht). Marca. 3 qershor 2013. Marrë më 3 qershor 2013.
  20. ↑ "Jesé y su golazo, una rúbrica perfecta" [Jesé dhe supergoli i tij, një rubrikë e përkryer] (në spanjisht). Defensa Central. 2 qershor 2013. Marrë më 4 qershor 2013.
  21. ↑ "Jesé: "I hope to stay at Real Madrid"" [Jesé : "Shpresoj të qëndroj te Real Madrid] (në anglisht). Marca. 18 qershor 2013. Marrë më 18 qershor 2013.
  22. ↑ "Jese flattered by Cristiano Ronaldo comparisons" [Jese i ngazëlluar nga krahasimet e Cristiano Ronaldon] (në anglisht). Goal.com. 18 qershor 2013. Marrë më 18 qershor 2013.
  23. ↑ "Toril backs Jesé's leap to first team" (në anglisht). Marca. 3 qershor 2013. Marrë më 4 qershor 2013.
  24. ↑ "Jese Rodriguez hints at Madrid exit" [Jese Rodriguez flet për një largim nga Madridi] (në anglisht). Goal.com. 4 korrik 2013. Marrë më 10 korrik 2013.
  25. ↑ "Real Madrid rule out Jese departure" [Real Madrid heq mundësinë e largimit të Jeses] (në anglisht). Sky Sports. 14 korrik 2013. Marrë më 23 korrik 2013.
  26. ↑ "Official announcement" [Njoftim zyrtar] (në anglisht). Real Madrid C.F. 24 korrik 2013. Arkivuar nga origjinali më 1 gusht 2013. Marrë më 24 korrik 2013.
  27. ↑ "Jesemania!" (në anglisht). Marca. 11 janar 2014. Marrë më 16 janar 2014.
  28. ↑ "Champions League Group B: Real Madrid beat FC Copenhagen 4-0 at the Bernabeu" [Grupi B i Ligës së Kampioneve: Real Madridi mposht FC Copenhagen 4-0 në Bernabeu] (në anglisht). Sky Sports. 2 tetor 2013. Marrë më 12 prill 2014.
  29. ↑ "Jesé: "We've played a great game and we're going away happy"" [Jesé: "Kemi luajtur një ndeshje të madhe dhe largohemi të lumtur"] (në anglisht). Real Madrid C.F. 2 tetor 2013. Arkivuar nga origjinali më 29 tetor 2013. Marrë më 12 prill 2014.
  30. ↑ Neil Johnson (26 tetor 2013). "Barcelona 2–1 Real Madrid" (në anglisht). BBC Sport. Marrë më 26 tetor 2013.
  31. ↑ "Almeria 0–5 Real Madrid" (në anglisht). BBC Sport. 23 nëntor 2013. Marrë më 12 prill 2014.
  32. ↑ "Valencia 2–3 Real Madrid" (në anglisht). BBC Sport. 22 dhjetor 2013. Marrë më 23 dhjetor 2013.
  33. ↑ "Real Madrid 3–0 Celta Vigo" (në anglisht). BBC Sport. 6 janar 2014. Marrë më 3 maj 2020.
  34. ↑ "Real defeats Osasuna in Copa del Rey" [Real mposht Osasunën në Kupën e Mbretit] (në anglisht). Fox Sports. 9 janar 2014. Marrë më 10 janar 2014.
  35. ↑ "Real Madrid 1–0 Espanyol (agg. 2–0): Jese fires Blancos into Copa del Rey semi-finals" [Real Madrid 1–0 Espanyol (rp. 2–0): Jese dërgon të bardhët në gjysëm-finalen e Kupës së Mbretit] (në anglisht). Goal.com. 28 janar 2014. Arkivuar nga origjinali më 31 janar 2014. Marrë më 28 janar 2014.
  36. ↑ "Athletic 1–1 Real Madrid: Ibai Gómez aborta el ascenso merengue" [Athletic 1–1 Real Madrid: Ibai Gómez ndërpret rritjen e Realit] (në spanjisht). Goal.com. 2 shkurt 2014. Arkivuar nga origjinali më 18 mars 2014. Marrë më 2 mars 2014.
  37. ↑ "Real Madrid 4–2 Villarreal: Benzema, Bale y Jesé toman el testigo de Ronaldo" [Real Madrid 4–2 Villarreal: Benzema, Bale dhe Jesè zëvëndësojnë Ronaldon] (në spanjisht). Goal.com. 8 shkurt 2014. Arkivuar nga origjinali më 8 mars 2014. Marrë më 2 mars 2014.
  38. ↑ "Getafe 0–3 Real Madrid: El derbi le dura cuatro minutos a Jesé Rodríguez" [Getafe 0–3 Real Madrid: Derbi zgjat katër minuta për Jesé Rodríguez] (në spanjisht). Goal.com. 16 shkurt 2014. Arkivuar nga origjinali më 2 mars 2014. Marrë më 2 mars 2014.
  39. ↑ "Jesé Rodríguez medical report" [Raporti mjekësor i Jesé Rodríguez] (në anglisht). Real Madrid C.F. 18 mars 2014. Marrë më 19 mars 2014.
  40. ↑ "Jesé, al menos seis meses de baja" [Jesé, të paktën gjashtë muaj jashtë] (në anglisht). Marca. 18 mars 2014. Marrë më 19 mars 2014.
  41. ↑ "Zyrtare: Jese kalon te PSG". Telegrafi.com. 8 gusht 2016. Marrë më 15 qershor 2020.
  42. ↑ "Ish-futbollisti i Realit për Rekord Gines, shpallet kampion me vetëm 1 minutë lojë". Panorama Sport. 3 maj 2020. Marrë më 15 qershor 2020.
  43. ↑ "Jesé Rodríguez y Alfonso Herrero, convocados con la Sub-17 de España" [Jesé Rodríguez dhe Alfonso Herrero, të thirrur nga ekipi spanjoll nën-17] (në spanjisht). Real Madrid C.F. 9 maj 2010. Arkivuar nga origjinali më 4 tetor 2013. Marrë më 4 qershor 2013.
  44. ↑ "´Mi gran sueño, debutar en el Bernabéu´" [´Ëndërra ime më e madhe, loja ime e parë në Bernabeu´] (në spanjisht). La Provincia. 22 qershor 2010. Marrë më 4 qershor 2013.
  45. ↑ Paul Bryan (6 korrik 2012). "João Mário steals Spain's thunder" [João Mário vjedh vetëtimën e Spanjës] (në anglisht). UEFA. Marrë më 12 prill 2014.
  46. ↑ "More joy for Spain's Jesé with U19 scoring honour" [Më shumë kënaqë për Jesén e Spanjës me çmimin e golashënuesit me ekipin nën-19] (në anglisht). UEFA. 15 korrik 2012. Marrë më 12 prill 2014.
  47. ↑ "Jesé scaling heights of Maradona and Messi at under-20 World Cup" [Jesé në shkallëzimin e gjatësive të Maradonës dhe Messit në Kupën e Botës nën-20] (në anglisht). Diario AS. 5 korrik 2013. Arkivuar nga origjinali më 10 korrik 2013. Marrë më 10 korrik 2013.
  48. ↑ "Del Bosque signals Jesé is an option for Spain" [Del Bosque sinjalizon se Jesé është një mundësi për Spanjën] (në anglisht). Inside Spanish Football. 6 shkurt 2014. Arkivuar nga origjinali më 6 shkurt 2014. Marrë më 9 shkurt 2014.
  49. ↑ "Del Bosque admits Jesé knee injury is a "blow"" [Del Bosque pranon se dëmtimi në gju i Jesés është një "goditje"] (në anglisht). Inside Spanish Football. 19 mars 2014. Arkivuar nga origjinali më 20 mars 2014. Marrë më 20 mars 2014.
  50. ↑ "'New Cristiano Ronaldo' enjoying comparisons" ['Cristiano Ronaldo i ri' duke shijuar krahasimet] (në anglisht). Give Me Sport. 18 qershor 2013. Arkivuar nga origjinali më 22 qershor 2013. Marrë më 29 qershor 2013.
  51. ↑ "La Liga: Real Madrid forward Jese Rodriguez pens new four-year deal" [La Liga: Sulmuesi i Real Madridit Jese Rodriguez nënshkruan një kontratë të re katër-vjeçare] (në anglisht). Sky Sports. 24 korrik 2013. Marrë më 12 prill 2014.
  52. ↑ "Jese Rodriguez tipped for the top" [Jese Rodriguez i bërë për majën] (në anglisht). ESPN FC. 3 dhjetor 2013. Marrë më 7 dhjetor 2013.
  53. ↑ "Di Maria or Jese set to face Galatasaray"trans-title=Di Maria ose Jese Rodriguez gati për tu përballur me Galatasarayn" (në anglisht). ESPN FC. 26 nëntor 2013. Marrë më 19 dhjetor 2013.
  54. ↑ "Zidane backs Jesé for first team" [Zidane mbështet Jesen për ekipin e parë] (në spanjisht). Marca. 3 qershor 2013. Marrë më 3 qershor 2013.
  55. ↑ "Why Jese Rodriguez Has Been the Star of the FIFA Under-20 World Cup so Far" [Pse Jese Rodriguez ka qënë ylli i FIFA Kupës së Botës nën-20 deri tani] (në anglisht). Bleacher Report. 5 korrik 2013. Marrë më 19 dhjetor 2013.
  56. ↑ "Tottenham should sign Jese Rodriguez" [Tottenham duhet të firmos me Jese Rodriguez] (në anglisht). Give Me Sport. 15 korrik 2013. Arkivuar nga origjinali më 18 korrik 2013. Marrë më 23 korrik 2013.
  57. ↑ "Real Madrid must keep Jese Rodriguez" [Real Madridi duhet të mbajë Jese Rodriguez] (në anglisht). Give Me Sport. Arkivuar nga origjinali më 15 korrik 2013. Marrë më 23 korrik 2013.
  58. ↑ "How youngster Jese Rodriguez is more than plugging the gap left by Gareth Bale at Real Madrid" [Si i riu Jese Rodriguez po mbush boshllëkun e lënë nga Gareth Bale te Real Madridi] (në anglisht). The Independent. 6 shkurt 2014. Marrë më 10 shkurt 2014.
  59. ↑ "Real Madrid starlet Jese's Ballon D'Or prediction is ambitious but attainable" [Parashikimi për Topin e artë të yllit të Real Madridit Jese Rodriguez është ambicioz, por i arritshëm] (në anglisht). Bleacher Report. 29 janar 2014. Marrë më 10 shkurt 2014.
  60. ↑ ""Jesé will be a world class player"" [Jese do të jetë një lojtar i klasit botëror] (në anglisht). Marca. 24 dhjetor 2013. Marrë më 26 dhjetor 2013.
  61. ↑ "Jese Rodriguez, a model son and father" [Jese Rodriguez, një djal dhe baba modern] (në anglisht). Real Madrid News. 3 mars 2014. Arkivuar nga origjinali më 12 mars 2014. Marrë më 12 mars 2014.
  62. ↑ "Jesé Rodríguez" (në anglisht). Soccerway. Marrë më 15 maj 2013.
  63. ↑ "El Castilla se proclama campeón de Segunda B ante el Mirandés" [Castilla kurorëzohet kampion i Segunda B kundër Mirandés] (në spanjisht). Vavel. 9 qershor 2012. Marrë më 22 shkurt 2014.

Lidhje të jashtme