John Anthony Brooks

John Anthony Brooks
Brooks me Shba-në në vitin 2013
Informacioni personal
Emri i plotë John Anthony Brooks, Jr.[1]
Data e lindjes 28 janar 1993 (33 vjeç)
Vendi i lindjes Berlin, Gjermani
Gjatësia 1.93 m (6 ft 4 in)
Pozicioni(et) Mbrojtës
Informacioni i ekipit
Ekipi aktual
VfL Wolfsburg
Numri 25
Karriera me të rinjtë
Hertha BSC
Karriera si profesionist*
Vitet Ekipi Ndsh (Gola)
2011–2015 Hertha BSC II 37 (2)
2012–2017 Hertha BSC 119 (8)
2017– VfL Wolfsburg 27 (1)
Karriera ndërkombëtare‡
2010–2011 Shtetet e Bashkuara U20 4 (0)
2011– Shtetet e Bashkuara U23 1 (0)
2012 Gjermania U20 1 (0)
2013– Shtetet e Bashkuara 8 (1)
* Ndeshjet dhe golat në ligën vendase të klubeve të sakta prej datës 26 janar 2019
‡ Ndeshjet dhe golat me kombëtaren, të sakta prej datës 15 nëntor 2014

John Anthony Brooks, Jr. (lindur më 28 janar 1993), njohur zakonisht si John Brooks,[2] është një futbollist gjermano-amerikan i cili luan me klubin gjerman Hertha BSC në Bundesligë dhe me kombëtaren amerikane si mbrojtës.

Karriera me klube

Brooks, djali i babait të tij amerikan ushtarak nga Chicago, ka lindur dhe u rrit Berlin, Gjermani. Ai erdhi përmes niveleve të të rinjëve të klubit të qytetit të tij, Hertha BSC. Ai arriti skuadrën e rezervave të Hertha-s në mes të sezonit 2010–11, pavarësisht se kishte një vit e gjysëm kohë për të luajtur me skuadrën U–19. Brooks firmosi një kontratë profesioniste për katër vite me klubit pas mbarimit të sezonit, duke ulur poshtë interesimin nga Bayern Munich. Brooks e shenzoi pothuajse të gjithë sezonin 2011–12 me Hertha II, duke e braktisur disi skuadrëm U–19. Brooks vazhdoi të rritej gjatë kësaj kohe, duke arritur gjatësinë e jashtëzakonshme 1,93 cm. Hertha pësoi një rënja nga Bundesliga në vitin 2012. Pas largimit të disa lojtarëve, Brooks bëri debutimin e tij si profesionist duke startuar në ndeshjen hapëse të Herthës në 2. Bundesliga në gusht 2012. Brooks shënoi golin e tij të parë në debutimin e tij në Bundesligë më 10 gusht 2013 në fitoren e skuadrës 6–1 kundër Eintracht Frankfurt.[3]

Karriera ndërkombëtare

Brooks, i cili zotëron pasaportën Amerikane dhe Gjermane, mori pjesë në disa kampe stërvitore me Shtetet e Bashkuara nën-20 dhe nën-23 dhe në një me Gjermaninë nën-20.[4] Ai bëri debutimin e tij me Shba-në nën-20 në një humbje 5–0 kumdër Paraguajit në shtator 2010.[5] Në korrik 2013, revista gjermane kicker tregoi se ai kishte marrë një thirrje nga kombëtarja e parë e Shba-së për t'u paraqitje në një ndeshje miqësore kundër Bosnjës dhe Hercegovinës.[6] Brooks bëri debutimin e tij ndërkombëtarnë fitoren 4–3 kundër Bosnjes.

Brooks ishte në listën përfundimtare prej 23 lojtarësh që u thirrën për të luajtur në Kupën e Botës 2014.[7] Në ndeshjen e parë në grup kundër Ganës, ai hyri në fushën e lojës në fillim të pjesës së dytë në vend të Matt Besler dhe shënoi golin e fitores në fitoren 2–1, me një gjuajtje me kokë pas një korneje të ekzekutuar nga Graham Zusi.[8] Goli i Brooks ishte në minutën e 86, duke i dhënë kombëtares tre pikë. Brooks ishte i vetmi zëvëndësim i Shba-së që shënon gol në një ndeshje të Kupë së Botës në historinë e kombëtares amerikane,[9] deri te goli në kohën shtesë i Julian Green kundër Belgjikës në raundin e 16-tave.

Golat me kombëtaren

#DataVendiKundërshtariGoliRezultatiKompedicioni
116 qershor 2014Natal, BrazilFlamuri Gana2–12–12014 FIFA Kupa e Botës[8]

Trofe

Hertha BSC

Referime

  1. ↑ "2014 FIFA World Cup Brazil: List of Players" [2014 FIFA Kupa e Botës Brazil: Lista e lojtarëve]. FIFA. 11 qershor 2014. fq. 32. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 11 qershor 2015. Marrë më 11 qershor 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ↑ "Brooks: 'It Was Not A Hard Decision To Play For The USA'". ussoccer.com. 14 gusht 2013. Arkivuar nga origjinali më 17 gusht 2013. Marrë më 14 gusht 2013. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ↑ "Berlin : Frankfurt 6–1(2–1)". bundesliga.com. 10 gusht 2013. Arkivuar nga origjinali më 6 qershor 2014. Marrë më 15 gusht 2013. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  4. ↑ "Brooks, John Anthony". bz-berlin.de (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 29 tetor 2013. Marrë më 23 gusht 2011.
  5. ↑ "U.S. U-20 MNT Drops Opening Match to Paraguay". ussoccer.com (në anglisht). 6 shtator 2010. Arkivuar nga origjinali më 19 gusht 2012. Marrë më 26 korrik 2013.
  6. ↑ "Hertha einigt sich mit Schulz". kicker.de (në gjermanisht). 26 korrik 2013. Marrë më 26 korrik 2013.
  7. ↑ "Klinsmann Names 30-Player Preliminary Roster for 2014 FIFA World Cup". U.S. Soccer (në anglisht). Marrë më 17 qershor 2014.
  8. 1 2 Fanning, Evan (17 qershor 2014). "USA vs Ghana, World Cup 2014: live". The Telegraph (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 17 qershor 2014. Marrë më 17 qershor 2014.
  9. ↑ "USA vs. Ghana – Brooks Stunner Hands USA 2–1 Win". U.S. Soccer (në anglisht). 18 qershor 2014. Marrë më 28 qershor 2014.

Lidhje të jashtme