KF Bulqiza
| KF Bulqiza | |||
| Të dhëna bazë | |||
| Themelimi | 18 shkurt 1964 | ||
| Stadiumi | Qendra Kombëtare Sportive - Kamëz | ||
| Kapaciteti | 50 | ||
| Pronari | Festime Mjeshtri | ||
| Liga | Kategoria e Tretë | ||
| Uebfaqja | https://bulqiza.gov.al/sporti/ | ||
| Veshjet | |||
| |||
KF Bulqiza është klub futbolli nga Bulqiza.
Historia
Loja e futbollit në Dibër filloi të njihej përgjate viteve 1923-24. Ndeshja e parë e futbollit u luajt në fushën e Cernenës në vitin 1928 midis Homezhit dhe Maqellarës, me rezultat 1-0. Në fakt ishte Homezhi që merr pjesë në Kategorinë e Dytë 1949.
Në 1950, Peshkopia dhe Bulqiza ndeshen midis tyre, sërish për Kategorinë e Dytë. Në 1954 organizohet kampionati i Qarkut Dibër, ku marrin pjesë Miniera e kromit “Fitore” e Bulqizës, “Spartaku” i Peshkopisë, “Garnizoni” i Burrelit dhe “Puna” e Burrelit. Ky kampionat u pasua nga disa ndeshje miqësore apo takime të ndryshme nëpër spartakiada, apo me përfaqësimin e Bulqizës në kampionatet e qendrave të punës dhe prodhimit nëpërmjet skuadrës "Miniera e kromit Bulqizë".
Në 1964, krijohet ekipi i futbollit me emrin "Minatori", i cili ndryshohet në "18 shkurti", dita e hapjes së minierës. Pas vitit 1966, ky ekip merr pjesë në kampionatet mes qendrave të punës, dhe më pas në Kategorinë e Tretë, prej ku është luhatur mes kësaj kategorie dhe Kategorisë së Dytë. Në 1991 ekipi rimerr emrin që mban edhe sot, "Bulqiza".
Stadiumi
Edhe pse sot Bulqiza luan në Qendrën Kombëtare Sportive, fusha në Bulqizë u shtrua me tapet të ri në 2021. Megjithatë, kjo fushë është ende jashtë përdorimit.
Skuadra (2024-25)
FORMACIONI : 12 - Rigers Mertkola, 2 - Ardit Kadiu, 5 - Daniel Ramazani, 7 - Erdi Asllani, 17 - Klejti Mahmutaj, 19 - Oltion Rapa, 21 - Xhonaldo Prenga, 24 - Donald Saliaj, 25 - Aldi Pjetri, 31 - Vilson Mziu, 64 - Sildi Lika
ZËVENDËSIME : 1 - Briant Prendi, 4 - Adi Puka, 6 - Gersi Merepeza, 10 - Armend Murrja, 11 - Ergys Dauti, 16 - Albin Delishi, 22 - Roland Uka
PËRFAQËSUES : Igli Keta, Lisandër Dumani, Fatri Puca