KF Egnatia
![]() | |||
| Të dhëna bazë | |||
|---|---|---|---|
| Emri i plotë | Klubi i Futbollit Egnatia | ||
| Themelimi | 15 shtator 1934; 89 vite më parë | ||
| Stadiumi | Stadiumi Demrozi | ||
| Kapaciteti | 4,267 | ||
| Pronari | Demrozi Costruzioni S.r.l. (37.5%) Foglia Engineering S.r.l. (37.5%) Bashkia Rrogozhinë (25%)[1] | ||
| Kryetari | Agim Demrozi | ||
| Trajneri | Nevil Dede | ||
| Liga | Kategoria Superiore | ||
| 2025–26 | Kategoria Superiore, 1rë (kampionë) | ||
| Veshjet | |||
| |||
Klubi i Futbollit Egnatia Rrogozhinë është një klub futbollistik shqiptar me seli në Rrogozhinë. Klubi aktualisht konkuron në Kategorinë Superiore dhe ndeshjet si vendas i luan në stadiumin "Arena Egnatia" (ose Stadiumi Demrozi) me v 7,000 spektatorë.
Klubi u themelua më 15 shtator 1964 nën emrin 22 shtatori Rrogozhinë, dhe në vitin 1991 emri i klubit u ndryshua duke u bërë Vullneti Rrogozhinë. Në vitin 1998, emri u ndryshua për herë të tretë duke u bërë FK Egnatia Rrogozhinë, një emër që klubi e mban ende në ditët e sotme.
Historia
Pasioni dhe dëshira për lojën e futbollit ishte ngulitur në zemrat e qytetarëve lokal dhe partriotëve që nga vitet e hershme të Luftës së Parë Botërore. Rrogozhina duke qënë qytet fqinjë me Kavajën, një qytet me traditë të vjetër në futboll kombëtar diti si ta përdorde këtë eksperiencë në avantazhin e saj duke formuar fillimisht një klub amator e cila më vonë do arrinte të garonte në divizionin e dytë të futbollit shqiptar. Ndeshja e parë në historinë e klubit ishte një miqësore kundër Besë në vitin 1934 e cila u mbyll me humbjen 1–7. Mustafa Cara, një student agronomie në Bari të Italisë, ishte rikthyer në shtëpi për pushime (ai ishte një lojtar dhe luante për Fidelis Andria, një klub i Serie B në atë kohë), shënoi pesë gola për Besën. Pas pavarësisë së vendit pas Luftës së Dytë Botërore, struktura e ligës ndryshoi duke lejuar vetëm skuadra të nivelit rajonal për të garuar në dy divizione të larta. Kjo gjë e bëri të vështirë Rrogozhinën, një klub lokal në atë kohë, për të garuar në një kompedicion kombëtar.[2]
Egnatia siguroi ngjitjen në Kategorinë Superiore për herë të dytë në histori më 2 maj 2021 pas fitores 1–0 kundër Besës në fazën play-off të Kategorisë së Parë.[3] Nën drejtimin e trajnerit Gugash Magani, ekipi u shpall fitues i grupit B dhe u përballën në finale kundër Dinamos për trofeun, duke fituar 1–0 falë një goli në minutën e 93të të Ndriçim Shtubinës.[4][5]
Në sezonin 2022–23, Egnatia fitoi trofeun e parë madhor në histori, Kupën e Shqipërisë, duke mposhtur në finale Tiranën falë një goli të Jackson në minutën e 114të.[6] Në sezonin e ardhshëm, ekipi e fitoi sërisht kupën, këtë duke mposhtur në finale Kukësin me rezultatin 1–0: Edison Ndreca shënoi golin e vetëm të takimit.[7] Në kampionat, ekipi kryesoi gjatë shumicës së sezonit, duke e mbyllur javën e 36të në vendin e parë; ata u kualifikuan në "Final 4" në edicionin e parë të Kategorisë Superiore me këtë format;[8] pas një barazimi pa gola kundër Vllaznisë në gjysëm-finale,[9] Egnatia fitoi 1–0 kundër Partizanit për t'u shpallur kampion i Shqipërisë për herë të parë në histori.[10][11] Ata u bë ekipi i parë pas Skënderbeut (sezoni 2017–18) që fiton kampionatin dhe kupën në një sezon.[12] Gjatë këtij sezoni ekipi gjithashtu humbi kapitenin Raphael Dwamena, i cili tragjikisht ndërroi jetë në fushë më 11 nëntor në një ndeshje kundër Partizanit.[13]
Më 13 gusht 2026, pasi Egnatia eliminoi klubin irlandez, Shamrock Rovers me rezultatin e përgjithshëm 6–4, duke avancuar në raundin play-off të UEFA Europa League 2026–27. Pavarësisht nëse fituan apo humbën kundër Lillestrøm, Egnatia është e sigurt se do të përfaqësojë Shqipërinë në fazën e grupeve të një kompeticioni evropian për klube për herë të parë që nga viti 2017.
Trofe
Egnatia ka fituar gjithsej gjashtë trofe në histori, përfshirë një titull të Kategorisë Superiore dhe dy kupa. Në sezonin 2023–24 ata fituan kampionatin dhe kupën kombëtare duke arritur një dopietë historike.[11] Përveç kësaj, klubi ka fituar dy herë Kategorinë e Parë fhe një herë Kategorinë e Dytë.
| Tipi | Kompeticioni | Tituj | Sezone |
|---|---|---|---|
| Vendor | Kategoria Superiore | 2 | 2023–24, 2024–25 |
| Kategoria e Parë | 2 | 2002–03, 2020–21 | |
| Kategoria e Dytë | 1 | 2016–17 | |
| Kupa e Shqipërisë | 2 | 2022–23, 2023–24 | |
Rekord evropian
Që nga ndeshja e luajtur 27 gusht 2026
| Sezoni | Aktiviteti | Raundi | Klubi | Pritës | Udhëtues | Agg. |
|---|---|---|---|---|---|---|
| 2023–24 | UEFA Liga e Konferencës | 1QR | 4–4 (aet) | 1–1 | 5–5 (2-4 p) | |
| 2024–25 | UEFA Liga e Kampioneve | 1QR | 2–1 (aet) | 0–1 | 2–2 (1-4 p) | |
| UEFA Liga e Konferencës | 2QR | 0–2 | 1–0 | 1–2 | ||
| 2025–26 | UEFA Liga e Kampioneve | 1QR | 1–0 | 0–5 | 1–5 | |
| UEFA Liga e Konferencës | 2QR | 1–0 | 2–0 | 3–0 | ||
| 3QR | 2–4 (aet) | 0–0 | 2–4 | |||
| 2026–27 | Liga e Kampioneve | 1QR | 6–1 | 1–1 | 7–2 | |
| 2QR | 3–3 | 2–2 (aet) | 5–5 (1-4 p) | |||
| UEFA Liga e Evropës | 3QR | 5–1 | 1–3 | 6–4 | ||
| PO | 0–0 | 1–2 (aet) | 1–2 | |||
| UEFA Liga e Konferencës | FL | |||||
- Shënime
- QR: Raundi Kualifikues
- PO: Play-off
- FL: Faza e ligës
- Fitorja më e madhe në shtëpi: Egnatia 6–1
Petrocub Hîncești (15 korrik 2026) - Humbja më e madhe në shtëpi: Egnatia 2–4
Olimpija Ljubljana (14 gusht 2025) - Fitorja më e madhe si mysafir:
Dinamo Minsk 0–2 Egnatia (24 korrik 2025) - Humbja më e madhe si mysafir:
Breiðablik 5–0 Egnatia (15 korrik 2025) - Shumica e paraqitjeve evropiane:
Fernando Medeiros (19) - Shumica e golave evropianë:
Raphael Dwamena ,
Regi Lushkja ,
Ildi Gruda ,
Alessandro Albanese ,
Daniel Adjessa (3)
Lojtarët
Skuadra aktuale
- Përditësuar më 22 maj 2024[14]
|
|
Personeli
Stafi teknik
| Pozicioni | Emri |
|---|---|
| Trajneri | |
| Ndihmës-trajneri | |
| Trajneri i portierëve | |
| Trajneri atletik | |
| Fizioterapisti | |
| Doktori | |
| Doktori |
Bordi drejtues
| Pozicioni | Emri |
|---|---|
| Presidenti | |
| Anëtar bordi | |
| Anëtar bordi | |
| Anëtar bordi | |
| Llogaritar | |
| Aksioner | |
| Aksioner | |
| Aksioner |
Referime
- ↑ "EKSTRAKT HISTORIK I REGJISTRIT TË PRONARIT PËRFITUES" (PDF). Ministria e Financave dhe Ekonomisë e Shqipërisë. Marrë më 2 maj 2024.
- ↑ Historia
- ↑ "Egnatia Rrogozhinë vs. Besa Kavajë 1 – 0" (në anglisht). Soccerway. 2 maj 2021. Marrë më 27 maj 2024.
- ↑ "Fund dramatik, gafë e Bakajt, Shtubina ndëshkon Dinamon, EGNATIA fiton trofeun e Kategorisë së Parë". Newsport.al. 22 maj 2021. Marrë më 27 maj 2024.
- ↑ "Gol në frymën e fundit! Shtubina "ndriçon" Rrogozhinën, Egnatia triumfon ndaj Dinamos në finale". Panorama Sport. 22 maj 2021. Marrë më 27 maj 2024.
- ↑ "Egnatia mposht Tiranën dhe fiton për herë të parë Kupën e Shqipërisë". fshf.org. Federata Shqiptare e Futbollit. 1 qershor 2023. Marrë më 27 maj 2024.
- ↑ "Egnatia mposht Kukësin në finale & fiton Kupën e Shqipërisë për të dytin sezon radhazi!". fshf.org. Federata Shqiptare e Futbollit. 14 maj 2024. Marrë më 27 maj 2024.
- ↑ "Zyrtare: Ndryshon formati i Kategorisë Superiore nga sezoni 2023-2024". Dukagjini. 19 korrik 2023. Marrë më 27 maj 2024.
- ↑ "Egnatia barazon me Vllazninë, ndeshet me Partizanin për titullin kampion". Agjensia Telegrafike Shqiptare. 19 maj 2024. Marrë më 27 maj 2024.
- ↑ "HISTORIKE! Egnatia është kampione e Shqipërisë! Rrogozhinasit mundin Partizanin në Tiranë dhe festojnë titullin e parë". Panorama Sport. 26 maj 2024. Marrë më 27 maj 2024.
- 1 2 "VIDEO/ Egnatia shkruan historinë, mposht Partizanin dhe fiton titullin e parë kampion të Shqipërisë". Supersport.al. 26 maj 2024. Marrë më 27 maj 2024.
- ↑ "Rregullorja/ Egnatia fitoi gjithçka, ja çfarë ndodh me Superkupën e Shqipërisë". Panorama Sport. 27 maj 2024. Marrë më 27 maj 2024.
- ↑ "Tragjedi në futbollin shqiptar, Dwamena ndërron jetë në moshën 28-vjeçare/ Çfarë thoshte para 8 muajve për problemet në zemër". Top-Channel.tv. 11 nëntor 2023. Marrë më 27 maj 2024.
- ↑ "Squad KF Egnatia" (në anglisht). Transfermarkt. Arkivuar nga origjinali më 27 maj 2024. Marrë më 27 maj 2024.
- ↑ "Edlir Tetova, trajneri i ri i Egnatias. Nis edhe formatimi i skuadrës për sezonin". Dosja.al. 4 qershor 2022. Marrë më 28 maj 2024.
- ↑ "Investimet e kryera nga presidenti Agim Demrozi bëjnë të mundur qëndrimin e Egnatias në elitë". abcnews.al. 31 maj 2022. Marrë më 28 maj 2024.
Lidhje të jashtme
- KF Egnatia
- Klube futbolli në Shqipëri
- Rrogozhinë
