Kriporja e Ulqinit
Stampa:Infobox Zonë e mbrojtur Kriporja e Ulqinit (mal. Ulcinjska solana) është ndërmarrja më e vjetër në Ulqin. Ajo mbulon një sipërfaqe prej 14,5 km2 dhe është e vendosur pranë Ulqinit, në deltën e Lumit Buna. Kriporja ështe 1 km larg Ulqinit dhe po të njëjtën largësi ka nga kufiri malazezo-shqiptar. Para se të ndërtohet kriporja në vend të saj ka qenë Këneta e Zogajve, e cila ka qenë e njohur për gjuetinë e shpezëve, gjë që e tregon edhe emri "zog".
Fillimi i kripores është i lidhur me rregullimin e ujit të Kënetës se Zogajëve në vitin 1913, kur është hapur kanali i Port Milenës. Bazenet më të vjetra të kripores janë ndërtuar në vitet 1926 - 1934. Deri në mesin e shekullit të 20-të, kriporja është rindërtuar gradualisht, por siperfaqa e ka marrë formen e sotme në vitet e '80-ta, ku u shtua rreth 60% të territorit të saj, dhe tani ka një sipërfaqe prej 1,492 ha. Ajo është e rrethuar nga një kanal që drenazhon ujërat e kënetave përreth, duke mos lejuar që uji i kënetave të përzihet me ujin e kripores. Kanali kullon ujërat e kënetave në kanalin e Port Milenës, dhe më pas në Detin Adriatik.[1]
Sot ajo është një ekosistem atificial, i drejtuar nga vet dora e njeriut, ku dihet me saktësi data e mbushjes se bazeneve me ujë deti, niveli i ujit dhe kripshmëria. Kriporja është një pjesë e rëndësishme e sistemit të pellgut të Liqenit të Shkodrës dhe të Lumit Buna, i cili ka një siperfaqe prej 1,000 km2. Siperfaqja e kripores nën ujë të cekët të kripur është 1,383 ha (ose 92.2 %), ndërsa digat, argjinaturat, ndarëset dhe kanalet zënë 109 ha (ose 7,8 %). Kriporja është e rrethuar nga disa nga vendet më të rëndësishme ornitologjike në Adriatik, siç janë: Plazhi i Madh, Ada e Bunës, Liqeni i Shasit dhe Liqeni i Shkodrës. Kriporja e Ulqinit është një nga dhjetë kriporet më të mëdha dhe një nga më të rejat në Mesdhe. Në fund të bazenit të kripores gjenden në sasi të mëdha mbetjet e guacave dhe të kërmijve të detit.
Akti i parë i mbrojtjes së kripores u miratua në vitin 1984, kur vendimi i Këshillit të Punonjësve ndalon gjuetinë. Disa vite më vonë, kriporja u bë zona e parë me rëndësi ndërkombëtare për zogjët në Mal të Zi, dhe pastaj Strehim Emerald i konventës së Bernit. Kriporja së shpejti do të jetë në listën Ramsar, si kënetë me rëndësi ndërkombëtare, veçanërisht si vendstrehimi i shpendëve. Kriporja e Ulqinit ështue parku i parë privat natyror në Mal të Zi.
Në vitin 2019, Kriporja është shpallur park natyror.[2]
Kronologjia
1920 – 1926: Zgjedhja e tokës të përshtatshme për ndërtimin e kripores në bregdetin adriatik të Jugosllavisë, nga Ankarna (Slloveni) deri në Ulqin. Është zgjedhur Këneta e Zogajve në fushën e Ulqinit, pranë Ulqinit dhe deltës së Bunës.[3]
1926 – 1934: Përfundimi i fazës së parë të kripores me infrastrukturën e nevojshme: ndërtesat, pajisjet dhe bazenet për avullim (8.6 km2).
1935: Grumbullimi i parë i kripës, rreth 6,000 tonë.
1952: Grumbullimi rekord i kripës, 41,882 tonë.
1959: Rikonstruktimi dhe zgjerimi i kripores (9.3 km2).
1979: U dëmtua rëndë infrastruktura nga tërmeti i 15 prillit 1979.
1980: Ndërtimi i bazeneve të reja (14.5 km2) për kriporen e re, pra prodhim shtesë i kripës.
1999: Enti Republikan për Mbrojtjen e Natyrës së Malit të Zi filloi kërkime intensive.
2000: Qendra për mbrojtjen dhe studimin e shpezëve përfshihet në promovimin intensiv të vlerave ornitologjike të kripores.
2003: Kriporja fillon bashkëpunimin me EURONATUR për mbrojtjen dhe valorizimin e turizmit të këtij ekosistemit.
2005: Fundi i privatizimit (pronari i shumicës së aksioneve zotëron dy të tretat e kripores).[4]
2019: Kriporja u shpall parku natyror.
2021: Kriporja u bë pronë shtetërore.[5]
Shiko dhe
Galeria
Ish-ndërtesa administarative e Kripores
Vendgrumbullimi i kripës
Kanal në kripore
Basenet e kripores (në prapavijë Mozhuri)
Referime
- ↑ Port Milena, portalulcinj.me
- ↑ Lua error te Moduli:Citation/CS1 te rreshti 1763: attempt to index field '?' (a nil value).
- ↑ Lua error te Moduli:Citation/CS1 te rreshti 1763: attempt to index field '?' (a nil value).
- ↑ "Rasti i Kripores së Ulqinit: KRIPA (NUK) ËSHTË JETË" (PDF). ul-info.com. prill 2021. Marrë më 6 qershor 2022.
{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja) - ↑ Lua error te Moduli:Citation/CS1 te rreshti 1763: attempt to index field '?' (a nil value).
Lidhje të jashtme
- Projekti Solana Arkivuar 9 mars 2022 tek Wayback Machine (projekti kombëtar i Malit të Zi në Bienalien e Venecias, viti 2016)
- solana-ulcinj.me Arkivuar 6 gusht 2014 tek Wayback Machine - Faqja zyrtare
- Ulcinjsk solana (Kriporja e Ulqinit) Arkivuar 4 mars 2016 tek Wayback Machine në faqen e CZIP
.svg.png)