Kupa Evropiane e Kombeve 1960

Kampionati Evropian i Futbollit 1960
UEFA European Nations Cup
UEFA Championnat Européen du Football
Francë 1960

Logo zyrtare e Euro 1960
OrganizuesiFranca
Stadiumet2 (në 2 qytete)
Data e mbajtjes6 korrik - 10 korrik
Garues4
Kampion Bashkimi Sovjetik2
1
I dyti Jugosllavia
Ndeshje4
Gola17
Spektatorë78,958
Golashënuesit më të mirëSoviet Union Valentin Ivanov
Soviet Union Viktor Ponedelnik
Jugosllavia Milan Galić
Jugosllavia Dražan Jerković
Franca François Heutte
(nga 2 gola secili)

Kupa Evropiane e Kombeve e vitit 1960 ishte kampionati i parë i futbollit në Evropë nën drejtimin e UEFA-s. Finalja e kampionatit u mbajt në Paris ku ekipi i Bashkimit Sovjetik fitoi në kohën shtesë 2-1 kundër Jugosllavisë.

Kampionati u zhvillua në sistemin me eliminim direkt (knockout) dhe në të morën pjesë 17 kombëtare. Kombëtaret deri në gjysmëfinale i zhvilluan ndeshjet me sistem vajtje-ardhje (nikoqir/mysafir) dhe prej tyre katër ekipe u kualifikuan për në fazën finale. Zgjedhja e kundërshtarëve në ndeshjet e pjesës finale u bë pasi u përcaktuan të katër finalistët.

Kombëtarja spanjolle e futbollit refuzoi të udhëtonte drejt Bashkimit Sovjetik dhe për këtë u diskualifikua nga kampionati. Kështu, në fazën finale të mbajtur në Francë u kualifikuan vendasit bashkë me tri kombëtaret e bllokut lindor: BRSS, Çekosllovakia dhe Jugosllavia.

Në finale jugosllavët shënuan të parët, mirëpo sovjetikët, të udhëhequr nga portieri legjendar Lev Yashin, barazuan në minutën e 48-të. Në fund të lojës së rregullt rezultati ishte 1-1, dhe shtatë minuta nga përfundimi i kohës shtesë, Viktor Ponedelnik me golin e tij i dhuroi sovjetikëve kupën e parë të Kampionatit Evropian.

Skuadrat

Fazat kualifikuese

Parakualifikimet

Ekipi 1RezultatiEkipi 2VajtjeKthim
Irlanda2 - 4 Çekosllovakia2 - 00 - 4

Rundi i 16-të

Ekipi 1RezultatiEkipi 2VajtjeKthim
Bashkimi Sovjetik4 - 1 Hungaria3 - 11 - 0
Franca8 - 2 Greqia7 - 11 - 1
Polonia2 - 7 Spanja2 - 40 - 3
Norvegjia2 - 6 Austria0 - 12 - 5
Danimarka3 - 7 Çekosllovakia2 - 21 - 5
Jugosllavia3 - 1 Bullgaria2 - 01 - 1
Rumania3 - 2 Turqia3 - 00 - 2
Gjermania Lindore2 - 5 Portugalia0 - 22 - 3

Çerekfinalet

Ekipi 1RezultatiEkipi 2VajtjeKthim
Bashkimi Sovjetik(w/o) Spanja--
Franca9 - 4 Austria5 - 24 - 2
Rumania0 - 5 Çekosllovakia0 - 20 - 3
Portugalia3 - 6 Jugosllavia2 - 11 - 5

Garimi final

  gjysm-finalja finalja
             
6 qershor – Marseille (Stade Vélodrome)
  Çekosllovakia 0  
  Bashkimi Sovjetik 3  
 
10 qershor – Paris (Parc des Princes)
      Bashkimi Sovjetik (shtesë) 2
    Jugosllavia 1
 
 
vendi tretë
6 qershor - Paris (Parc des Princes) 9 qershor - Marseille (Stade Vélodrome)
  Franca 4   Çekosllovakia  2
  Jugosllavia 5     Franca  0


Gjysmëfinalet

6 qershor, 1960
Gjysmëfinalja e parëGjysmëfinalja e dytë
Bashkimi Sovjetik 3 - 0 Çekosllovakia
Stadiumi: Vélodrome, Marseille
Shikues: 25,184
Jugosllavia 5 - 4 Franca
Stadiumi: Parc des Princes, Paris
Shikues: 26,370

Vendi i tretë

9 qershor, 1960
Ndeshja për vendin e tretë
Çekosllovakia 2 - 0 Franca
Stadiumi: Vélodrome, Marseille
Shikues: 9,438

Finalja

10 qershor, 1960
Finalja
Bashkimi Sovjetik 2 - 1[1] Jugosllavia
Stadiumi: Parc des Princes, Paris
Shikues: 17,966
Kupa Evropiane e Kombeve 1960


Bashkimi Sovjetik
Titulli i parë

Statistikat e garimit

  • Golashënuesit më të mirë (nga 2 gola): François Heutte (Francë), Valentin Ivanov (Bashkim Sovjetik), Viktor Ponedelnik (Bashkim Sovjetik), Milan Galić (Jugosllavi), Dražan Jerković (Jugosllavi)
  • Goli më i shpejtë: Minuta e 11-të: Milan Galić (Jugosllavia kundër Francës)
  • Mesatarja e golave: 4.25 gola për ndeshje

Referimet

  1. ↑ Ndeshja në kohën e rregullt përfundoi me rezultatin 1-1; në minutën e shtatë të kohës shtesë sovjetikët shënuan golin e fitores.

Lidhje të jashtme