Medon Berisha

Medon Berisha
Informacioni personal
Data e lindjes 21 tetor 2003 (22 vjeç)
Vendi i lindjes Münsingen, Zvicër
Gjatësia 1.86 m (6 ft 1 in)
Pozicioni(et) Mesfushor
Informacioni i ekipit
Ekipi aktual
Lecce
Numri 5
Karriera me të rinjtë
0–2015 Bern
2015–2022 Young Boys
2022–2023 Lecce
Karriera si profesionist*
Vitet Ekipi Ndsh (Gola)
2021–2022 Young Boys II 16 (1)
2023– Lecce 17 (0)
Karriera ndërkombëtare‡
2021 Shqipëria U19 2 (0)
2022 Kosova U21 2 (0)
2022– Shqipëria U21 11 (3)
2024– Shqipëria 3 (0)
* Ndeshjet dhe golat në ligën vendase të klubeve të sakta prej datës 14 mars 2025
‡ Ndeshjet dhe golat me kombëtaren, të sakta prej datës 7 shtator 2024

Medon Berisha (lindur më 21 tetor 2003) është një futbollist profesionist shqiptar i cili luan si mesfushor për klubin italian Lecce dhe kombëtaren shqiptare. Ai ka lindur në Zvicër nga prindër shqiptar nga Kosova dhe në të kaluarën ka luajtur me ekipin nën-21 të Kosovës si dhe me ekipet nën-19 dhe -21 të Shqipërisë.

Karriera me klube

Berisha e nisi karrierën e tij në akademinë e Bern dhe më pas në atë të Young Boys.[1] Në sezonin 2021–22, ai ishte pjesë e ekipit rezervë të klubit, duke u aktivizuar në 16 ndeshje. Në shkurt 2022, Berisha u transferua te Lecce dhe u bë pjesë e ekipit Primavera.[2][3]

Berisha u thirr në ekipin e parë të Lecces gjatë sezonit 2023–24. Ai bëri debutimin e tij si profesionist më 1 nëntor 2023 në humbjen 4–2 kundër Parmës, duke u aktivizuar si titullar për 90 minuta.[4] Debutimi i tij në Serie A erdhi më 25 shkurt 2024 në humbjen 4–0 në shtëpi kundër Interit, duke zëvëndësuar Ylber Ramadanin në minutat e fundit.[5]

Në tetor 2024, Lecce konfirmoi se Berisha kishte firmosur një kontratë të re deri në vitin 2028.[6]

Karriera ndërkombëtare

Karriera ndërkombëtare e Berishës nisi në vitin 2021 kur ai u thirr në kombëtaren shqiptare nën-19,[7] por nuk mundi të luajë për shkak të problemeve burokratike me marrjen e pasaportës shqiptare. Kjo gjë bëri që ai të kalonte te Kosova, me të cilën luajti dy ndeshje me ekipin nën-21 në vitin 2022.[8]

Pasi mori pasaportën shqiptare në gusht 2023, Berisha u ftua në ekipin nën-21 nga trajneri Alban Bushi, duke luajtur si titullar gjatë fushatës kualifikuese të Kampionatit Evropian nën-21 2025, ku ai ishte edhe kapiten.[8] Berisha shënoi dy gola gjatë kualifikueseve, respektivisht në fitoret kundër Rumanisë dhe Malit të Zi.[9] Pavarësisht kontributit të tij, Shqipëria nuk u kualifikua në finalet e turnamentit.

Më 27 maj 2024, Berisha u ftua në listën paraprake të kombëtares së parë për finalet e UEFA Euro 2024 nga trajneri Sylvinho.[10] Disa ditë më pas, ai debutoi në fitoren 3–0 në miqësoren kundër Lihtenshtajnit, duke u aktivizuar si zëvëndësues në minutën e 74të në vend të Jasir Asanit.[11]

Profili i lojtarit

Pozicioni natyral i Berishës është mesfushor qëndror por ai mund të luaj edhe si anësor i majtë.[12][13]

Jeta personale

Berisha ka lindur në Münsingen të Zvicrës nga prindër shqiptar nga Kaçaniku. Ai nisi të luajë futboll në moshën 5 vjeç.[14] Në gusht 2023, ai mori pasaportën shqiptare.

Statistikat e karrierës

Klube

Përditësuar më 14 mars 2025[15]
Ndeshjet dhe golat sipas klubit, sezonit dhe kompeticionit
Klubi Sezoni Liga Kupa Evropa Tjetër Gjithsej
DivizioniNdshGolaNdshGolaNdshGolaNdshGolaNdshGola
Lecce 2022–23 Serie A 0000——00
2023–24 Serie A 6010——70
2024–25 Serie A 11010——120
Gjithsej 17020——190
Gjithsej karriera 170200000190

Kombëtarja

Përditësuar më 7 shtator 2024[16]
Ndeshjet dhe golat sipas ekipit kombëtar dhe vitit
Ekipi kombëtarVitiNdshGola
Shqipëria 202430
Gjithsej30

Referime

  1. ↑ "Debutoi me Kombëtaren A, ja rrugëtimi i Medon Berishës". Gazeta Panorama. 5 qershor 2024. Marrë më 25 mars 2025.
  2. ↑ "Medon Berisha, le talent de Lecce qui devrait exploser dans le football italien" (në frëngjisht). koha.net. Arkivuar nga origjinali më 22 shkurt 2024. Marrë më 26 mars 2025.
  3. ↑ "Një tjetër shqiptar transferohet te Lecce, merr një fantazist nga Young Boys". Ekonomia Online. 12 shkurt 2022. Marrë më 25 mars 2025.
  4. ↑ "Medon Berisha debutoi me Leçen, trajneri: Ishte më i miri në fushë". Panorama Sport. 1 nëntor 2023. Marrë më 25 mars 2025.
  5. ↑ "Ditë e veçantë, talenti i Shpresave bën debutimin në Serinë A kundër Interit". BalkanWeb.com. 25 shkurt 2024. Marrë më 25 mars 2025.
  6. ↑ "ZYRTARE/ Dhuratë para datëlindjes, klubi i Seria A "blindon" mesfushorin e Kombëtares deri në vitin 2028". Panorama Sport. 18 tetor 2024. Marrë më 25 mars 2025.
  7. ↑ ""Me Kombëtaren shqiptare përfaqësoj gjithë shqiptarët"/ La Zvicrën dhe refuzoi Kosovën, një tjetër talent debuton me kuqezinjtë". Sport Ekspres. 8 tetor 2021. Marrë më 25 mars 2025.
  8. 1 2 "Medon Berisha kishte qenë pjesë e Kosovës U21, para se të bindej ta veshte fanellën e Shqipërisë". albinfo.ch. 1 qershor 2024. Marrë më 25 mars 2025.
  9. ↑ "Fantastike/ Shtatori, muaji i kuqezinjve! Nga 0-2 në 3-2, përmbysje e çmendur me gola spektakolarë nga Shpresat e Bushit". Sport Ekspres. 12 shtator 2023. Marrë më 25 mars 2025.
  10. ↑ "Dikur ishte pjesë e Kosovës, tani Medon Berisha pjesë e Shqipërisë në EURO". Podujeva Sot. 27 maj 2024. Marrë më 25 mars 2025.
  11. ↑ "Albania-Liechtenstein | European Qualifiers 2024" (në anglisht). UEFA. Marrë më 4 qershor 2024.
  12. ↑ "Chi è Medon Berisha?". seriebnews.com (në italisht). 27 shtator 2022.
  13. ↑ "Ishte emri që i la të gjithë pa fjalë në listën e Euro24! Kush është Medon Berisha? Një Mario Mitaj i ri në stilin e Kristjan Asllanit". Sport Ekspres. 31 maj 2024. Marrë më 25 mars 2025.
  14. ↑ "Medon Berisha: Dua Kombëtaren dhe Champions". Radio Televizioni Shqiptar. Arkivuar nga origjinali më 30 nëntor 2024. Marrë më 26 mars 2025.
  15. ↑ "Medon Berisha" (në anglisht). Soccerway. Marrë më 25 mars 2025.
  16. ↑ Benjamin Strack-Zimmermann. "Medon Berisha" (në anglisht). National Football Teams. Marrë më 29 tetor 2022.

Lidhje të jashtme

  • Profili Arkivuar 14 prill 2025 tek Wayback Machine te uebfaqja zyrtare e U.S. Lecces