Medvegja

Medvegja
Медвеђа / Medveđa
Rruga Jabllanica në Medvegjë
Rruga Jabllanica në Medvegjë
Coat of arms of Medvegja
Vendndodhja e komunës së Medvegjës në Serbi
Vendndodhja e komunës së Medvegjës në Serbi
Koordinatat: 42°50′35″N 21°35′05″E / 42.84306°N 21.58472°E / 42.84306; 21.58472
ShtetiSerbia Serbia
RajoniSerbia Jugore dhe Lindore
DistriktiJabllanica
Vendbanimet
List
  • 44
Qeverisja
  KryetariDragan Kuliç (SNS)
Sipërfaqja
  Qytezë19,82 km2 (7,65 sq mi)
  Komuna524 km2 (202 sq mi)
Lartësia
440 m (1.440 ft)
Popullsia
 (2011)
  Qytezë
2.848
  Qytezë (Dendësia)140/km2 (370/sq mi)
  Komuna
7.438
  Komuna (Dendësia)14/km2 (37/sq mi)
Zona kohoreUTC+1 (CET)
  Verë (DST)UTC+2 (CEST)
Kodi postar
16240
Prefiksi+381(0)16
Targa e automjetitLE
Faqja zyrtarewww.medvedja.org.rs

Medvegja (Cirilik serb: Медвеђа / Medveđa) është një qytet dhe komunë që ndodhet në qarkun e JabllanicësSerbisë jugore. Sipas regjistrimit të vitit 2011, qyteti ka një popullsi prej 2,848 banorësh, ndërsa komuna ka 7,438 banorë.

Historia

Medvegja ka qenë e banuar nga fisi Ilir i Dardanëve në lashtësi. Rrënojat arkitektonike datojnë që nga shekulli 4 i epokës së re përreth qytetit,kur ishte pjesë e Perandorisë Romake me emrin Idimum,. Shumica e popullsise Serbe erdhën si kolonë gjatë viteve 1877-1878,kur u dëbuan shqiptarët nga Sanxhaku i Nishit,dhe zunë pjesën më të madhe të Medvegjës. Partizanët Jugosllav,pasi morën në dorë qytetin,në vitin 1944 vranë rreth 200 banorë. Ne kohen e Perandorise Osmane deri me 1878 mendohet se Medvegja kishte gjithashtu nje emer tjeter, Medoka sipas osmaneve. Me 1878 regjioni i Medvegjes u dorezua Serbise, si pasoje e luftes Serbo-Osmane dhe Luftes Ruso-Osmane ku osmanet pesuan disfate dhe dorezuan shume territore ne Ballkan dhe Europe Lindore.

Gjatë bombardimit të NATO-s ka pasë shkelje të rënda të drejtave të njeriut dhe represionit të hapur nga ana e formacioneve paraushtarake, ushtrisë dhe policisë.

Rastet e shkeljes së rëndë të drejtave të njeriut (vrasjet, keqtrajtimet dhe plaqkitja,) në të tri komunat kanë qenë të ngjashme me ato të cilat kanë ndodhur në Kosovë.Keqtrajtimi i banorëve të fshatit Tërnoci i Madh, me 31. mars 1999. kur pos bastisjeve të shtepive nga ta është kerkuar që në afat prej dy orësh ti dorëzojnë “ komandosët e NATO-s, teroristet UÇK-s dhe drogën.”është ilustrative për veprimet e organeve policore dhe ushtarake gjatë gjendjes së luftës. Shumica e rasteve kurrë nuk u ndriçuan, dhe pushteti i ri nuk tregoi gatishmerinë për tu ballafaquar me ta.

Vetem gjat viteve 1999-2001 ne Medvegje ndodhi nje spastrim i heshtur etnik duke perdorur friken dhe diskriminimin popullsia u debua dhe largua nga vatrat e tyre shekullore mbi 5000 shqiptar autokton te Medvegjës.Sipas te dhenave te fundit,ne komunen e medvegjes jetojne vetem rreth 600 shqipetare.Ne rexhistrim ne vitin 2011 doli se komuna ka 7296 banore,por kjo eshte me shume nje fryrje e numrit te banoreve.

Gjeografia

Qyteza Medvegjë gjendet në komunen Medvegjës.

Demografia

Sipas rezultateve të regjistrimit të vitit 2011, komuna e Medvegjës ka një popullsi prej 7,438 banorësh. Ajo pa një shpopullim të madh në 50 vitet e fundit, duke pasur rreth 25,000 banorë në vitin 1961 dhe 7,400 pesëdhjetë vjet më vonë. Rreth 43.5% e banorëve jetojnë në zonat urbane.

Shumica e popullsisë së komunës janë serbë, duke numëruar më shumë se 65%. Grupet e tjera etnike përfshijnë shqiptarët të cilët ishin 32% në vitin 1981 dhe 26.2% në regjistrimin e vitit 2002. Në vitin 2011 ato ishin vetëm 7.1%. Kjo ishte pjesërisht për shkak të bojkotit të shqiptarëve në Serbi dhe nga shpopullimi i shkaktuar nga faktorë të ndryshëm si gjendja ekonomike apo e sigurisë gjatë viteve 1990 dhe 2000.

Ka edhe pakica të tjera të vogla të malazezëve, romëve, maqedonasëve, myslimanëve, bullgarëve dhe jugosllavëve.

Përsonalitete

Shih edhe

Referime

  1. "Насеља општине Медвеђа" (PDF). stat.gov.rs (në serbisht). Statistical Office of Serbia. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 14 nëntor 2015. Marrë më 22 tetor 2019.

Lidhje të jashtme


Stampa:Portal