Michael Essien

Michael Essien
Michael Essien duke luajtur për Real Madridin në 2013
Informacioni personal
Emri i plotë Michael Kojo Essien[1]
Data e lindjes 3 dhjetor 1982 (43 vjeç)
Vendi i lindjes Accra, Ganë
Gjatësia 1.78 m (5 ft 10 in)[2]
Pozicioni(et) Mesfushor
Karriera me të rinjtë
1998–1999 Liberty Professionals
Karriera si profesionist*
Vitet Ekipi Ndsh (Gola)
2000–2003 Bastia 66 (11)
2003–2005 Lyon 71 (7)
2005–2014 Chelsea 168 (17)
2012–2013 → Real Madrid (huazim) 21 (2)
2014–2015 Milan 20 (0)
2015–2016 Panathinaikos 13 (1)
2017–2018 Persib Bandung 29 (5)
Karriera ndërkombëtare
2002–2014 Gana 58 (9)
* Ndeshjet dhe golat në ligën vendase të klubeve të sakta prej datës 8 nëntor 2017

Michael Kojo Essien (ndodnjëherë e shkruajtur në frëngjisht: Michaël Essien)[3] (lindur më 3 dhjetor 1982) është një futbollist profesionist ganez. Ai ka luajtur më shumë se 50 ndeshje për kombëtaren ganeze

Essien filloi karrierën e tij futbollistike në Ganë me Liberty Professionals. Në vitin 2000, ai kaloi në Francë për të luajtur me Bastian; ai shpenzoi tre sezone dhe luajti mbi 60 ndeshje në Ligue 1 para se të firmoste me kampionët e Lyon. Tek Lyon, Essien fitoi dy tituj rresht në sezonet 2003–04 dhe 2004–05 si dhe luajti në UEFA Ligën e Kampioneve për herë të parë. Gjatë qëndrimit të tij pesë-vjeçar në Francë, Essien u bë edhe shtetas francez. Në vitin 2005, ai firmosi me klubin e Premier Ligës Çelsin për shifrën e 24 milion £, duke u bërë, në ato kohë, lojtari afrikan më i shtrenjtë i të gjitha kohërave.[4] Me klubin londinez, Essien fitoi dy tituj të Premier Ligës në vitet 2006 dhe 2010, si dhe tre Kupa FA dhe një Kupë Lige. Ai fitoi Ligën e Kampioneve në vitin 2012, kurse katër vite më parë ishte pjesë e ekipit humbës. Ai ka fituar çmimin "Goli i Vitit i Çelsit" dy herë, respektivisht në sezonet 2006–07 dhe 2008–09.

Essien ka qënë një ish lojtar i ekipit ganez. Me të rinjtë, ai ka luajtur në Kupën e Botës nën-17 në vitin 1999 si dhe në Kupën e Botës nën-21 dy vite më vonë, ku ekipi i tij vajti deri në finale. Essien debutoi me ekipin e parë në janar 2002 dhe e ka përfaqsuar atë në tre Kupa Kombesh të Afrikës. Ai gjithashtu ka luajtur në Kupën e Botës të edicioneve 2006 dhe 2014.

Referime

  1. ↑ Hugman, Barry J., red. (2010). The PFA Footballers' Who's Who 2010–11 (në anglisht). Mainstream Publishing. fq. 142. ISBN 978-1-84596-601-0.
  2. ↑ "SQUAD" [Skuadra] (në anglisht). Marrë më 16 maj 2020.
  3. ↑ "Michael Essien". www.fifaindex.com (në anglisht). Marrë më 16 maj 2020.
  4. ↑ Vickers, Steve (2007). "Michael Essien". BBC World Service. British Broadcasting Corporation. Marrë më 24 maj 2009. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)