Patishka Reka

Patishka Rekë
Патишка Река
Fshat
Popullsia
  Total
579

Patishka Rekë, (maqedonisht: Патишка Река/Patiška Reka) ёshtё fshat nё komunën e Sopishtit, Maqedoni.

Stampa:Infobox vendbanim

Patishka Reka është një fshat me organizim tradicional, i ndarë historikisht në disa mahalla. Zhvillimi i vendbanimit lidhet me kushtet gjeografike, burimet natyrore dhe strukturën shoqërore të komunitetit lokal.

Gjeografia

Patishka Reka shtrihet në një zonë me reliev kodrinor–malor, e karakterizuar nga terren i thyer dhe peizazh natyror. Zona përreth përmban burime ujore, përroje dhe toka të përshtatshme për bujqësi dhe blegtori në shkallë lokale. Pozita gjeografike ka ndikuar drejtpërdrejt në shpërndarjen e mahallave dhe në mënyrën e ndërtimit të fshatit.[1]

Historia

Formimi i Patishka Rekës ka qenë gradual dhe i lidhur me vendosjen e familjeve të hershme, të cilat u organizuan në mahalla sipas lidhjeve familjare dhe hapësirës gjeografike. Struktura e mahallave ka shërbyer si bazë e organizimit shoqëror, ekonomik dhe kulturor të fshatit ndër breza.[2]

Mahallat

Fshati Patishka Reka përbëhet nga këto mahalla:

  • Mahalla e Gotkut
  • Mahalla e Sencës
  • Mahalla e Xhavdës
  • Zdraveci
  • Mahalla e Zhylit
  • Migrekët
  • Tumba e Tanushit
  • Tumba e Vorrave

Mahallat përfaqësojnë ndarjen tradicionale territoriale dhe sociale të fshatit dhe kanë luajtur rol të rëndësishëm në ruajtjen e zakoneve dhe organizimit komunitar.[3]

Toponimia

Toponimia e Patishka Rekës dhe e mahallave të saj lidhet kryesisht me emra familjesh, karakteristika natyrore dhe elemente të relievit. Emërtime si Tumba e Tanushit dhe Tumba e Vorrave pasqyrojnë forma terreni ose përdorime tradicionale të hapësirës, ndërsa emrat e mahallave të tjera lidhen me familje ose grupe banorësh të hershëm.[4]

Referenca

  1. Instituti i Gjeografisë, Akademia e Shkencave. Gjeografia fizike dhe humane e Maqedonisë së Veriut. Shkup.
  2. Akademia e Shkencave dhe Arteve e Maqedonisë së Veriut. Vendbanimet dhe zhvillimi historik rural. Shkup.
  3. Studime etnografike mbi organizimin tradicional të fshatrave shqiptare në rajon, botime universitare dhe arkivore.
  4. Qemal Murati. Studime mbi toponiminë shqiptare. Akademia e Shkencave.

Gjeografia

Patishka Reka është fshat malor dhe i pastër i banuar me shqiptarë. Fshatarët i ruajnë zakonet dhe doket e tyre, d.m.th zakonet e vjetra të popullit shqiptar. Kryesisht gjendet nën majën e lartë malore Karaxhica, dhe gjindet në një lartësi mbidetare 1920 m.

Demografia

Fshati nuk është fshat i dendur. Fshati ka 97 shtëpi dhe 579 banorë, sipas numërimit të fundit të popullsisë në vitin 2002. Të gjithë banorët janë shqiptarë.


Kultura

Në fshat ekziston vetëm shkolla fillore, kurse pas kësaj nxënësit shkollimin e ndjekin në Shkup.

Historia

Ky fshat daton prej para 600 vjetësh. Të parët e këtij fshati kanë ardhur nga Reka e Madhe e cila gjendet në mes Dibrës edhe Mavrovës, ndërsa ato preardhjen e kanë nga Kukësi i Shqipërisë.

Edhe sot e kësaj dite në këtë fshat lagjet i mbajnë emrat e disa fshatrave të Rekës së madhe, që don të thotë se nga secili fshat kanë ardhur.

Të parët i përkisnin dy religjioneve të ndryshme, myslimanë edhe ortodoksë, por me kalimin e kohës ato ortodoks disa prej tyre kanë pranuar fenë islame disa janë asimiluar në maqedonë dhe dhe janë shpërngulur në Shkup. Mirëpo një të mirë e kanë se e pranojnë se janë shqiptarë te asimiluar, kështu sot të gjithë banorët janë myslimanë.

Është me rëndësi të ceket se fshati më parë është themeluar në një vend tjetër, më lartë se ku gjiedet sot fshati, por në kohën e Perandorisë Osmane është djegur i tëri dhe janë vrarë shumica e fshatarëve.

Fshati ka dy vende varrezash, ato të myslimanëve edhe ato të ortodoksëve.




Ky artikull me tematikë në lidhje me gjeografinë e Maqedonisë së Veriut është një faqe cung. Ju mund të ndihmoni Wikipedia-n duke e përmirësuar atë.