Qytet-muze
Qytet-muze është një qendër qytetare, që ka vlera të jashtëzakonshme historike, arkitekturore, kulturore dhe artistike dhe ruan në mënyrë të veçantë trashëgiminë kulturore materiale dhe jomateriale. Mbrohen me ligj nga shteti për shkak të rëndësisë së tyre për historinë dhe identitetin kombëtar.
Përkufizimi sipas legjislacionit të shtetit shqiptar
Sipas ligjit nr. 9048 “PËR TRASHËGIMINË KULTURORE”[1] një qytet-muze është një zonë urbane që:
- Ruhet në mënyrë të veçantë për vlerat e saj historike dhe arkitektonike.
- Ka ndërtesa, rrugë, objekte kulturore, dhe elementë urbanë të periudhave të ndryshme historike.
- Është nën mbrojtje shtetërore për të siguruar konservimin, restaurimin dhe promovimin e trashëgimisë kulturore.
Shembuj qytetesh-muze në Shqipëri[2]
- Berati – shpallur qytet-muze në vitin 1961, i njohur për arkitekturën osmane dhe lagjet karakteristike si Mangalemi e Gorica dhe është gjithashtu pjesë e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s.
- Gjirokastra – shpallur qytet-muze në vitin 1961, me arkitekturën unike të shtëpive të gurta dhe trashëgiminë historike dhe është gjithashtu pjesë e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s.
- Kruja (pazari i vjetër) – shpallur qytet-muze në vitin 1961
- Durrësi (nëntoka) – shpallur qytet-muze në vitin 1961
Referime
- ↑ "LIGJ Nr.9048, date 07.04.2003 "PËR TRASHËGIMINË KULTURORE"". planifikimi.gov.al. Marrë më 26 prill 2025.
{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja) - ↑ "2 qershor 1961, si u shpallën "qytet-muze" e Gjirokastra, Berati, Kruja e Durrësi". USAlbanian Media Group. 2 qershor 2023. Marrë më 26 prill 2025.