Rosela Gjylbegu

Rosela Gjylbegu
Informata të përgjithshme
Lindur
Rosela Gjylbegu

13 mars 1987 (39 vjeçe)
PrejardhjaShkodër, Shqipëri
ProfesioniKëngëtare
Vitet aktive1999–prezent
Faqja në internetFaqja Zyrtare në Facebook

Faqja Zyrtare në Instagram

Faqja Zyrtare në Spotify

Faqja Zyrtare në YouTube

Fajqa Zyrtare Web

Fajqa Zyrtare PayPal

Rosela Gjylbegu (13 mars 1987, Shkodër) është këngëtare shqiptare.

Biografia

Rosela është diplomuar në vitin 2005 për gjuhë angleze në Shkolla e Mesme e Gjuhëve të Huaja “Shejnaze Juka” në Shkodër, ka mbaruar studimet e larta për Punë Sociale në Fakultetin e Shkencave Sociale pranë Universitetit të Tiranës, prej kur edhe jeton në Tiranë, dhe ka mbaruar masterin për barazi gjinore.[1][2] Nga viti 2009 punon në Kuvendin e Shqipërisë në Drejtorinë e Marrëdhënieve me Jashtë.[3] Është admiruese e baletit dhe sporteve të ndryshme.[4]

Që në fëmijëri ka marrë pjesë në aktivitete të ndryshme shkollore, duke vijuar me pjesëmarrjen e saj ne festivalet e fëmijëve në Shkodër si koriste, e më pas edhe si soliste. Megjithëse e pasionuar pas baletit gjatë shkollimit dhe pjesë e trupës së baletit aty, karrierën muzikore e fillon rastësisht në moshën njëmbëdhjetë-vjeçare kur në një manifestim zëvendëson shoqen që mungon dhe këndon këngën Without You nga Maraja Keri (Mariah Carey).[5] Interpretimi i saj i bie në sy mësueses e cila e sjell në Qendrën Kulturore të Fëmijëve. Në vitin 1999 vlerësohet me çmimin e dytë, në një trio të kompozuar nga Jetmir Barbullushi me titull “Të Europës jemi ne”. Gjatë kësaj periudhe është aktivizuar në aktivitete të ndryshme të qytetit të Shkodrës dhe aktivitete shkollore.

Ethet

Me gjithë pjesëmarrjen në konkurse të ndryshme, vetëm në vitin 2003 Roselës i jepet një mundësi e mirë për të shfaqur talentin e saj: pjesëmarrja në Ethet e së premtes mbrëma (ose Krasta Show), spektakël që në një mënyrë i ndryshoi jetën dhe i dha mundësi të madhe për të treguar vlerat dhe talentin vokal. Vlerësohet e treta në këtë spektakël dhe menjëherë bëhet e njohur duke fituar kështu simpatinë e publikut.

Festivalet e këngës

Rosela Gjylbegu
Rosela duke interpretuar këngën fituese
në Kënga Magjike 2009

Menjëherë pas “Etheve”, Rosela shfaqet në Festivalin 42-të të Këngës në RTSH në dhjetor të 2003-tës me këngën Hirushja (me tekst të Pandi Laços, orkestrim të Shpëtim Saraçit dhe kompozuar nga Endri Sina) dhe vlerësohet me çmim të tretë. Më pas, në vitin 2004 merr pjesë në festivalin evropian të këngës Eurovision Song Contest si vokaliste në prapavi (bek-vokal) bashkë me etheistët e tjerë, kur Shqipëria debutoi me Anjeza Shahinin.

Në dhjetor të 2004-tës merr pjesë në Festivalin 43-të të Këngës në RTSH në duet me Arbër Arapin me këngën “Pëshpëritje zemrash”, e kompozuar nga Shpëtim Saraçi dhe tepër e pëlqyer nga publiku shqiptar. Ndërkohë merr pjesë në koncerte e aktivitete të rëndësishme në gjithë Shqipërinë.

Në dhjetor të 2006-s merr pjesë në Festivalin e 45-të të Këngës në RTSH ku vlerësohet me çmimin e dytë, me këngën e Pirro Çakos Pa ty, pa mua me tekst të Agron Tufës dhe orkestrim të Shpëtim Saraçit.

Në dhjetor të 2007-s merr pjesë në Festivalin e 46-të të Këngës në RTSH me këngën Po lind një yll me tekst të Jorgo Papingjit dhe kompozim të Sokol Marsit ku renditet e trembëdhjeta.

Bashkëpunimi i Roselës me Elizën vazhdon (shih sektorin vijues) edhe me këngën Një tjetër jetë (muzika nga Pirro Çako, teksti nga Ardit Gjebrea dhe orkestrimi nga Adrian Hila) të cilën ato së bashku me Pirro Çakon e interpretojnë në “Festivalin e 48-të të këngës në RTSH”, në dhjetor 2009. Videoja zyrtare e kësaj kënge, i dyti për Roselën, pati premierën më 24 maj 2010 në SuperSonic TV.

Si e ftuar nderi në dhjetor të vitit 2011 merr pjesë në natën gala të edicionit të 50-të të këtij festivali me këngën “Mesnatë”, një homazh për këngëtaren madhështore Vaçe Zela.

Kënga Magjike

Në edicionin e vitit 2007 të festivalit Kënga Magjike merr pjesë me këngën Për ne të dy (me tekst the orkestrim nga Sokol Marsi) dhe fiton çmimin Magjia e Parë.

Në edicionin e vitit 2008 të këtij festivali merr pjesë me këngën Tjetra (teksti Pandi Laço, kompozimi Darko Dimitrov) dhe fiton Çmimin Çesk Zadeja.[6]

Me duetin e saj me Eliza Hoxhën me titull Rruga e zemrës (me tekst të Eliza Hoxhës dhe kompozim të Darko Dimitrovit), Rosela fiton çmimin e parë dhe Çmimin Çesk Zadeja në edicionin e vitit 2009 të festivalit Kënga Magjike.[7] Në janar 2010 dy këngëtaret xhiruan videoklipin e kësaj kënge në Prishtinë, që do të bëhej video e parë për Roselën.

Edhe pse nuk merr pjesë si konkurrente në edicionin e vitit 2010 të Këngës Magjike për shkak të angazhimeve tjera, si fituese në fuqi, Rosela me Elizën hapin natën finale të këtij edicioni më 20 nëntor. Përveç kësaj, ato shoqëruan edhe komedianin Agron Llakaj, përkrah Shpëtim Saraçit në piano, në interpretimin Dialog me këngët e dashurisë, duke përmbledhur hitet e Ardit Gjebresë nëpër kohë.

Në vitin 2011 Rosela merr pjesë për të katërtën herë te Kënga Magjike me këngën Sikur të isha ti (muzika dhe orkestrimi nga Darko Dimitrov dhe teksti nga Big Basta) duke fituar çmimin e tekstit më të mirë (“Best Lyrics”) dhe duke u renditur e pesta në klasifikimin final. Kënga Sikur të isha ti renditet në vendin e parë te Albania Top 5 në Radio+ FM për pesë javë radhazi.

Këngët e Shekullit

Edicioni III. (2010 ‒ 2011)

Në vitin 2010 Rosela ftohet të bëhet pjesë e edicionit të tretë të spektaklit të përjavshëm Këngët e Shekullit në TV Klan. Ky spektakël që filloi më 16 tetor 2010, zgjati për dymbëdhjetë javë, përgjatë Krishtlindjeve, dhe përfundoi në natën e Vitit të Ri 2011, solli dhjetë nga këngëtarët më të mirë me njëqind nga këngët më të mira të muzikës popullore shqiptare. Si pjesëmarrësja më e re dhe një nga tre këngëtarë nga Shkodra, Rosela interpretoi përkrah veteranëve Merita Halili, Ramadan Krasniqi, Frederik Ndoci, Stefi e Endri Prifti, Eranda Libohova, Irini Qirjako, Selami Kolonja, Maya, Bujar Qamili, etj. Për shkak të angazhimeve në këtë spektakël ajo nuk mori pjesë në festivalet tjera.[8]

Këngët që Rosela interpretoi këtu çdo javë, sipas radhës së paraqitjeve janë: “Kur më del në derë”, “S’ka ma të bukur se pranvera”, “Ku po shkon me ato dimi?”, “Djalë i dashtun”, “Sa të kam dashtë unë ty”, “O zambak i bardhë”, “O moj e vogël sa të du”, “Të dinja të vogël”, “Xhamadani kuq si gjaku”, “Këndon gjeli” (duet virtual me Xhavit Xhepën), “Kur më vjen burri nga stani”, “Për mu paska kenë kismet” dhe Kur perëndon dielli (e njohur edhe si “Po t’jemi bashkë ne të dy”; duet me Bujar Qamilin).

Si artistja më e re e spektaklit, Roselës i jepet privilegji që recitali i saj, i quajtur edhe “Rosela dhe miqtë”, të bëhet mbrëmja hapëse e pjesës së dytë njëmbëdhjetë-javëshe të këtij edicioni, në një format të ri me fillim më 15 janar 2011. Biletat për këtë mbrëmje u dhanë falas.

Përveçse solli të gjitha këngët e saj nga viti i kaluar, këtë herë ajo interpretoi edhe një kolazh me këngët e artistëve të tjerë të spektaklit, shoqëruar nga orkestra (që përfshiu këngët I yti qeshë dhe jam (Selami Kolonja), Gjitonen që kisha pranë (Maya), O bilbil ore këngëtar (Eranda Libohova), Ti në kumull, unë në kumull (Bujar Qamili)), këngën Serenatë për nusen në duet me Sidrit Bejlerin, dhe një duet shumë emocional me babain e saj, Myfit Gjylbegun, në këngën “Karafilat që ka Shkodra”.

Ajo riinterpretoi edhe “Po t’jemi bashkë ne të dy”, këtë herë me Pirro Çakon, dhe “Kur më vjen burri nga stani”, këtë herë me elemente humoristike në një bashkëpunim me tre tenorët e zbuluar në edicionin e tretë të shout Gjeniu i vogël të vitit 2010: Tedi Paçrami, Kledi Mahmutaj dhe Riad Bashi.

Përveç këngëve, një xhirim i stilit “kamerë e fshehtë” shfaqi Roselën në prapaskenat e edicionit 2010.

Edicioni IV. (2011 ‒ 2012)

Me fillim më 22 tetor 2011 e deri më 2 janar 2012, Rosela merr pjesë në edicionin e katërt të programit të TV Klan-it dedikuar këngëve të huaja më të bukura të shekullit. Aty spikasin duetet e saj I don't wanna talk about it (me Redon Makashin), Corazon Espinado (me Altin Gocin), I want to spend my lifetime loving you (me Frederik Ndocin), Mina Medley (me Eliza Hoxhën) dhe Empire state of mind (me Big Basta). Përveç dueteve Rosela paraqitet edhe me superhitet si “Historia de un amor”, “Addicted to love”, “What a feeling”, “Ne me quitte pas”, “Gli uomini/Almeno tu nell' universo” dhe “O Happy Day”, duke kënduar në anglisht, frëngjisht dhe italisht.

Aktrimi dhe aktivitet tjera

Në vitin 2004 Rosela merr pjesë në mjuziklin Notre-Dame de Paris ku bashkëpunon me emra shumë të njohur të muzikës shqiptare. Këtu ajo luan rolin e Fleur-de-Lys dhe interpreton këngën e saj “Ces diamants-là” (Këta diamantë këtu) në duet me Arbër Arapin, i cili luan rolin e Phoebus.

Në dhjetor 2009, ajo paraqitet në videon e këngës S’të fal nga Kthjellu dhe Flori kushtuar Dritan Hoxhës, themeluesit të “Top Medias”, i cili vdiq tragjikisht në një aksident në vitin 2008.

Më 5 dhjetor 2010 Rosela ka aktruar në komedinë Apartamenti 2XL si mysafire rasti në episodin e dhjetë të sezonit të dytë në “Vizion +”.

Rosela së bashku me humoristin Julian Deda ka prezentuar edicionin e 50. të Festivalit mbarëkombëtar të këngës për fëmijë të mbajtur në Shkodër në korrik të vitit 2012.

Videot

Rosela ka xhiruar pesë video për këngët: “Pëshpëritje zemrash”, “Rruga e zemrës”, “Një tjetër jetë”, “Formula e lumturisë” dhe “Pafundësi”.

Diskografia dhe repertori

Rosela nuk ka të publikuar ndonjë album. Tabela në vazhdim përmbledhë interpretimet të saj (përfshirë edhe të lartpërmendurat), në radhitje alfabetike sipas titullit (shtylla tjera gjithashtu mund të radhiten):

Titulli i këngës Viti Gjuha Artistët bashkëpunëtorë Rasti ose komentet Ref.
Addicted to love2011Anglisht“Këngët e Shekullit” (edicioni IV.)
Ancora2010ItalishtE diela shqiptare
Another Dream, Another DayAnglisht[9]
AserejéSpanjisht[9]
Atdheut2009ShqipMyfarete Laze, Sidrit Bejleri, Bashkim Alibali, Sabahet Vishnja, Ervin Bushati, Dorina GaruciPërvjetori i parë i Pavarësisë së Kosovës
Botë memeceShqipFestivali i 46-të i Këngës në RTSH (?)[10]
Caruso2012ItalishtA Show
Ces diamants-là2004FrëngjishtArbër Arapi“Notre-Damme de Paris”, mjuzikli
Corazón espinado2011Anglisht, SpanjishtAltin Goci“Këngët e Shekullit” (edicioni IV.)
Cuore mattoItalisht[9]
Dëshirë2012ShqipFestivali i 41-të i Këngës në RTSH
Diferenca je ti2010ShqipPirro ÇakoE diela shqiptare
Djalë i dashtun2010Shqip“Këngët e Shekullit” (edicioni III.) (java 4)
Orkestrimi nga Roland Guli
Djali i kumbarës2014ShqipKënga ime
Djali simpatik2013ShqipSamanta Karavello100 vjet muzikë (nata 15)
Donna con teItalisht[9]
E duam lumturinë2010ShqipE diela shqiptare
E ritorno da teItalisht[9]
Egoist2009ShqipKompozuar nga Darko Dimitrov[9]
Empire State of Mind2011AnglishtBig Basta“Këngët e Shekullit” (edicioni IV.)
Endless LoveAnglisht?[9]
Festë në fshat2010ShqipHistori me zhurmues
Fëmijë2009Shqip[9]
Formula e lumturisë2012ShqipSinan Vllasaliu[11]
Gli uomini/Almeno tu nell’universo2011Italisht“Këngët e Shekullit” (edicioni IV.)
Grurë dhe këngë2010ShqipHistori me zhurmues
Hirushja2003ShqipFestivali i 42-të i Këngës në RTSH[9]
Historia de un Amor2011Spanjisht“Këngët e Shekullit” (edicioni IV.)
How Do I Live2011AnglishtTV Koha
I Don’t Wanna Talk About It2011AnglishtRedon Makashi“Këngët e Shekullit” (edicioni IV.)
I Want to Spend My Lifetime Loving You2011AnglishtFrederik Ndoci“Këngët e Shekullit” (edicioni IV.)
It’s Ranning ManAnglisht[9]
Jeta s’është lodërShqip[9]
Karafilat që ka Shkodra2011ShqipMyfit Gjylbegu“Këngët e Shekullit” (edicioni III.) (java 13)
Këndon gjeli2010ShqipXhavit Xhepa (duet virtual)“Këngët e Shekullit” (edicioni III.) (java 9)
Kënga e nënës2012Shqip100 vjet muzikë (nata 11)
Këputa një degë dafine2010ShqipRenis GjokaHistori me zhurmues
Kolazh2011ShqipOrkestra“Këngët e Shekullit” (edicioni III.) (java 13)
Përfshinë “I yti qeshë dhe jam”, “Gjitonen që kisha pranë”, “O bilbil ore këngëtar”, “Ti në kumull, unë në kumull”
Kthehu2012ShqipRenis Gjoka, Rovela Dilo, Juliana Pasha, Olta Boka, ?100 vjet muzikë (nata 3)
Ku po shkon me ato dimi?2010Shqip“Këngët e Shekullit” (edicioni III.) (java 3)
Kur më del në derë2010Shqip“Këngët e Shekullit” (edicioni III.) (java 1)
Kur më vjen burri nga stani2010ShqipTedi Paçrami, Kledi Mahmutaj, Riad Bashi“Këngët e Shekullit” (edicioni III.) (java 10)
“Këngët e Shekullit” (edicioni III.) (java 13)
Kur perëndon dielli
(ose "Po t’jemi bashkë ne të dy")
2010ShqipBujar Qamili ose
Pirro Çako
“Këngët e Shekullit” (edicioni III.) (java 12)
nata e Vitit të Ri 2011
“Këngët e Shekullit” (edicioni III.) (java 13)
La solitudineItalisht[9]
Lo saiItalisht[9]
Loçka jeme2011ShqipOlta Boka“E diell” (“Fqinjët e lumtur”)
Long Train Runnin’EnglishE Diell
Lulebore-; 2011Shqip-; Pirro ÇakoKëngët e Shekullit
Lulet e majitShqip[9]
Margjelo2009ShqipE diela shqiptare[9]
Me luleShqip
MedleyShqip, Frëngjisht, Rusisht, Greqisht, Italisht[12]
MemoryAnglishtMbrëmje gala
Mesnatë2011; 2012Shqip-; Sheila HaxhirajFestivali i 50-të i Këngës në RTSH; 100 vjet muzikë
Me ty kaq pranë2013ShqipE diela shqiptare
Më do apo s’më do?2003ShqipEthet e së premtes mbrëma (edicioni I.)
Mina Medley2011AnglishtEliza Hoxha“Këngët e Shekullit” (edicioni IV.)
Moj bubrrecShqip
More than words2014AnglishtLynxMbrëmje gala
Ne me quitte pas2011Frëngjisht“Këngët e Shekullit” (edicioni IV.)
Një tjetër jetë2009ShqipEliza Hoxha, Pirro ÇakoFestivali i 48-të i Këngës në RTSH
Non riesco a farti innamorare2009ItalishtE Diell[9]
O Happy Day2011Anglisht“Këngët e Shekullit” (edicioni IV.)
O moj e vogël sa të du2010Shqip“Këngët e Shekullit” (edicioni III.) (java 7)
O zambak i bardhë2010Shqip“Këngët e Shekullit” (edicioni III.) (java 6)
Oh moj ti me sytë e zi2010ShqipE diela shqiptare
One More TimeAnglisht[9]
Pa ty, pa mua2006ShqipFestivali i 45-të i Këngës në RTSH
Pafundësi2012ShqipTeksti nga Zhaku, orkestrimi nga Kledi Bahiti
Për mu paska kenë kismet2010Shqip“Këngët e Shekullit” (edicioni III.) (java 11)
Krishtlindje
Krijuar nga Palok Kurti
Për ne të dy2007ShqipKënga Magjike 2007
Pëshpëritje zemrash2004ShqipArbër ArapiFestivali i 43-të i Këngës në RTSH[9]
Po lind një yll2006ShqipFestivali i 46-të i Këngës në RTSH
Popullore shkodraneShqip[9]
Potpuri tironseShqip
Pragu i vegjëlisë2012Shqip“100 vjet muzikë” (nata 3)
Rainbow2011AnglishtE diela shqiptare
Rrjedh në këngë e ligjërime2012ShqipJuliana Pasha“100 vjet muzikë” (nata 3)
Rruga e zemrës2009ShqipEliza HoxhaKënga Magjike 2009
S’duaShqip[9]
S’dua më të dashurojShqipTeksti nga Adrian Hila
S’ka ma të bukur se pranvera2010Shqip“Këngët e Shekullit” (edicioni III.) (java 2)
Sa të kam dashtë unë ty2010Shqip“Këngët e Shekullit” (edicioni III.) (java 5)
Say NoAnglisht[9]
Se biri yt unë jam2011ShqipDorina Garuci, Frederik NdociZgjedhjet lokale, 2011
Serenatë për nusen2011ShqipSidrit Bejleri“Këngët e Shekullit” (edicioni III.) (java 13)
Set Fire to the Rain2013AnglishtE diela shqiptare
Si dukat i vogël jeShqip[9]
Sikur të isha ti2011ShqipKënga Magjike 2011
Sot jam njëzet vjeç2012ShqipSheila Haxhiraj100 vjet muzikë
SonteShqip[9]
Tash s’po du2014ShqipStresiKënga ime
Tell Him2003AnglishtVikena Kamenica
Të dinja të vogël2010Shqip“Këngët e Shekullit” (edicioni III.) (java 8)
Thëllëzat që hedhin valleShqip
Tjetra2008ShqipKënga Magjike 2008[9]
Tra te e il mare2003ItalishtLaura Pausini (duet virtual)Ethet e së premtes mbrëma (nata finale)[9]
Vajzo moj, lule moj2012ShqipRedon Makashi100 vjet muzikë (nata 11)
Vetëm një fjalëShqip
Viva la mamma2011Italisht
What a Feeling2011Anglisht“Këngët e Shekullit” (edicioni IV.)
Without You1998AnglishtOlta Boka“E diell” (“Fqinjët e lumtur”)
Xhaketa e kuqe2012ShqipJuliana Pasha100 vjet muzikë (nata 3)
Xhamadani kuq si gjaku2010Shqip“Këngët e Shekullit” (edicioni III.) (java 9)
Zemrën e lamë peng2011ShqipOlta Boka, Kamela Islamaj“E diell” (“Glamour Caffe”)
(gjithsej 106 interpretime të listuara)

Referimet

  1. ↑ “Pasdite në Top-Channel” (25 janar 2010; pjesa e tretë)
  2. ↑ Intervistë Arkivuar 21 korrik 2011 tek Wayback Machine në “Kosova Sot Arkivuar 29 nëntor 2020 tek Wayback Machine” (2 tetor 2010)
  3. ↑ “Discover Tirana with Rosela Gjylbegu” Arkivuar 2 nëntor 2010 tek Wayback Machine (“Zbulo Tiranën me Rosela Gjylbegun”) në “Southeast Europe: People and Culture” Arkivuar 20 korrik 2011 tek Wayback Machine (“Evropa Juglindore: Populli dhe kultura”)
  4. ↑ Profili i Rosela Gjylbegut në Pasdite në Top Channel: Profil në YouTube
  5. ↑ “Jam kundër vulgaritetit” (Intervista e Roselës për revistën Shqip)
  6. ↑ Fotografi në Facebook.
  7. ↑ Artikull lajmesh
  8. ↑ Intervistë Arkivuar 16 korrik 2011 tek Wayback Machine në ShkodraOnline.com Arkivuar 28 gusht 2008 tek Wayback Machine (10 tetor 2010)
  9. 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 Repertori jozyrtar.
  10. ↑ Festivali i 46-të i Këngës në RTSH në Wikipedian spanjolle (spanjisht).
  11. ↑ “Formula e lumturisë” Arkivuar 3 prill 2012 tek Wayback Machine në Panorama.com.al (1 prill 2012)
  12. ↑ Medley publikuar në faqen e adhuruesve të Roselës në Facebook.

Lidhje të jashtme

  1. Rosela Gjylbegu në Facebook.
  2. Rosela Gjylbegu në IMDb (në anglisht).
  3. Rosela Gjylbegu në ReverbNation.com.
  4. Rosela Gjylbegu në Dailymotion.
  5. Rosela Gjylbegu në Spotify.
  6. Rosela Gjylbegu në Deezer.
  7. Rosela Gjylbegu nê Rdio.
  8. Tekstet e këngëve Arkivuar 24 nëntor 2010 tek Wayback Machine të Rosela Gjylbegut në teksteSHQIP.com.
  9. Lista YouTube (playlist) e videove të Rosela Gjylbegut.
  10. Lista YouTube (playlist) e këngëve të Rosela Gjylbegut.
  11. Lista YouTube (playlist) e intervistave dhe paraqitjeve tjera të Rosela Gjylbegut.
  12. Web-faqe e arkivuar jozyrtare për Rosela Gjylbegun.