Rrahman Hallaçi

Rrahman Hallaçi
Informacioni personal
Emri i plotë Rrahman Hallaçi
Data e lindjes 12 nëntor 1983 (42 vjeç)
Vendi i lindjes Kukës, Shqipëri
Gjatësia 1.79 m (5 ft 10 in)
Pozicioni(et) Mbrojtës i djathtë
Informacioni i ekipit
Ekipi aktual
Kukësi (ndihmës)
Karriera me të rinjtë
1995–1997 Kukësi
1997–2000 Shkëndija
Karriera si profesionist*
Vitet Ekipi Ndsh (Gola)
2002–2008 Partizani 180 (6)
2009 Elbasani 15 (0)
2009–2010 Vllaznia 13 (0)
2010 Partizani 11 (0)
2010–2011 Tirana 4 (0)
2011–2012 Kamza 25 (0)
2012–2017 Kukësi 162 (0)
Gjithsej 410 (6)
Karriera ndërkombëtare‡
2002–2004 Shqipëria U21 8 (0)
2008 Shqipëria 0 (0)
Karriera menaxheriale
2018– Kukësi (ndihmës)
* Ndeshjet dhe golat në ligën vendase të klubeve të sakta prej datës 17 December 2017
‡ Ndeshjet dhe golat me kombëtaren, të sakta prej datës 30 July 2015

Rrahman Hallaçi (lindur më 12 nëntor 1983) është një trajner shqiptar futbolli dhe ish futbollist profesionist i cili është aktualisht ndihmës trajner i klubit shqiptar Kukësi.

Karriera me klube

Partizani

Hallaçi filloi karrierën e tij si profesionist me klubin kryeqytetas Partizani në vitin 2002. Ai fitoi trofeun e parë në karrierë më 19 maj 2004, Kupën e Shqipërisë, ku në finale ekipi mposhti Tiranën me rezultatin 2–0; ishte suksesi i 15të i Partizanit në kupë, një rekord.[1] Trofeu i tij i dytë erdhi po në atë vit, ku Partizani sërisht mposhti Tiranën për të Superkupën e Shqipërisë.[1]

Ai u largua nga klubi pas tetë vitesh në vitin 2008 pas marrëdhënjeve negative me presidentin Albert Xhani, kjo për shkak të rrogave të padhëna.[2]

Elbasani

Më 9 janar 2009, Hallaçi u transferua te klubi tjetër elitar Elbasani në një marrëveshje deri në fund të sezonit.[3] Ai zhvilloi 15 ndeshje në kampionat dhe dy në kupë, duke koleksionuar 17 ndeshje gjithsej; Elbasani ra në Kategorinë e Parë si dhe u eliminua në çerek-finalen e kupës.[4][5]

Vllaznia

Hallaçi arriti kushtet personale dhe firmosi për Vllazninë më 25 qershor 2009 si lojtar i lirë.[6] Në Shkodër ai gjeti trajnerin e tij te Partizani, Hasan Lika, i cili kërkoi transferimin e lojtarit.[7] Atij iu dha fanella me numrin 17 dhe u përfshi në ekipin për turet eliminatore të UEFA Ligës së Evropës.[8]

Hallaçi debutoi zyrtarisht për klubin më 2 korrik në ndeshjen e parë të raundit të parë kualifikues të kompeticionit ndaj Sligo Rovers; ai kontriboi në fitoren 2–1 në The Showgrounds.[9] Ai gjithashtu luajti edhe në ndeshjen e kthimit ku Vllaznia vulosi kualifikimin për në raundin e dytë kualifikues pas një barazimi 1–1 në Stadiumin Loro Boriçi.[10]

Hallaçi luajti në të dyja ndeshjet e raundit të dytë kualifikues, ku Vllaznia u eliminua me rezultatin e përgjithshëm dërrmues 0–8 nga austriakët e Rapid Wien.[11][12] Ai e përfundoi fushatën e tij evropiane me 4 ndeshje.[13]

Rikthimi te Partizani

Më 20 janar 2010, Hallaçi u rikthye te klubi i tij i parë Partizani, tashmë në Kategorinë e Parë, duke firmosur deri në fund të sezonit.[14] Gjatë pjesës së dytë të sezonit 2009–10, Hallaçi luajti 15 ndeshje në kampionat, të cilën Partizani e mbylli në vendin e pestë, duke humbur mundësinë për të arritur play-off e ngjitjes për vetëm tre pikë.[15]

Tirana

Në verën e vitit 2010, Hallaçi firmosi me Tiranën për sezonin 2010–11, ku zhvilloi vetëm katër paraqitje në pjesën e parë të sezonit.[16]

Referime

  1. 1 2 "Albania Cup (Kupa e Shqipërisë) 2003/04" (në anglisht). RSSSF.com. Marrë më 27 dhjetor 2017.
  2. ↑ "Hallaçi dhe Kalari largohen nga Partizani". Ora News. Arkiva Shqiptare e Lajmeve. Arkivuar nga origjinali më 27 dhjetor 2017. Marrë më 27 dhjetor 2017. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ↑ "Elbasani, vjen edhe Hallaçi". Arkiva Shqiptare e Lajmeve. 9 janar 2009. Arkivuar nga origjinali më 22 dhjetor 2017. Marrë më 19 dhjetor 2017. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  4. ↑ "Albania 2008/09" [Shqipëria 2008/09] (në anglisht). RSSSF.com. Marrë më 19 dhjetor 2017.
  5. ↑ "Albania Cup (Kupa e Shqipėrisė) 2008/09" (në anglisht). RSSSF.com. Marrë më 19 dhjetor 2017.
  6. ↑ "Vllaznia përfundon përgatitjet, Hallaçi firmos me kuqeblutë". Arkiva Shqiptare e Lajmeve. 25 qershor 2009. Arkivuar nga origjinali më 22 dhjetor 2017. Marrë më 20 dhjetor 2017. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  7. ↑ "Vllaznia përfundon përgatitjet". Arkiva Shqiptare e Lajmeve. 25 qershor 2009. Arkivuar nga origjinali më 22 dhjetor 2017. Marrë më 20 dhjetor 2017. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  8. ↑ "UEFA Europa League 2009/10 squad" (në anglisht). UEFA.com. Marrë më 20 dhjetor 2017.
  9. ↑ "Sligo 1-2 Vllaznia" (në anglisht). UEFA.com. 2 korrik 2009. Marrë më 20 dhjetor 2017.
  10. ↑ "Vllaznia 1-1 Sligo" (në anglisht). UEFA.com. 9 korrik 2009. Marrë më 20 dhjetor 2017.
  11. ↑ "Rapid 5-0 Vllaznia" (në anglisht). UEFA.com. 16 korrik 2009. Marrë më 20 dhjetor 2017.
  12. ↑ "Vllaznia 0-3 Rapid Wien" (në anglisht). UEFA.com. 23 korrik 2009. Marrë më 20 dhjetor 2017.
  13. ↑ "European games summary" [Përmbledhja e ndeshjeve evropiane]. worldfootball.net. Arkivuar nga origjinali më 22 shkurt 2012. Marrë më 1 prill 2019. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  14. ↑ "Rrahman Hallaçi kalon tek Partizani!". Albania Soccer. 20 janar 2010. Marrë më 24 dhjetor 2017. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  15. ↑ "Summary - 1st Division - Albania - Results, fixtures, tables and news" (në anglisht). Socceerway. Marrë më 24 dhjetor 2017.
  16. ↑ "Rrahman Hallaçi firmos për Tiranën". Arkiva Shqiptare e Lajmeve. Arkivuar nga origjinali më 5 mars 2017. Marrë më 13 shkurt 2016. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)

Lidhje të jashtme