Stefan Lohner
_b.jpg)
Stefan Lohneri (* 1400\1410 ndofta në Mersburg në breg të liqenit të bodenit (Kostancës); † 1451 në Këln), ku dihet se i kanë banuar prindërit. Pas udhëtimit nëpër Holandë - që konkludohet sipas mjaft gjurmëve të ndikimit flaman në veprat e hershme - Lohneri u vendos në Këln rreth vitit 1442, ende si i ri. Në këtë qytet të madhe të Rinlandit ai edhe u martua, dhe, në vitin 1447, u zgjodh anëtar i Këshillit komunal. Vdiq në dhjetor 1451 në Këln, si viktimë e murtajës.
Emri i Lohrerit

Emri i Lohrerit u zbulua në sajë të skrupolozitetit administrativ me të cilin Albreht Dyreri shënoi detajet e jetës së tij të përditshme. Në ditarin e udhëtimit të vet, Dyreri shkroi se i dha 5 monedha (Wess) rojës që i hapi krahët e:
- Triptikut të tre Magëve (dijetarëve) në kapelën e Bashkisë së qytetit, Rathaisit të Këlnit. Pas kësaj shtoi se kjo është vepër e mjeshtrit Stefan të Kelnit.
Një hulumtues arkivor konstatoi në vitin 1852, se Stefani i Dyrerit është Stefan Lohneri, i cili përmendet si pitkor në dokumentet e qytetit. Lohneri është edhe një nga piktorët e parë gjermanë, të cilin e ngritën përsëri romantikët. Në vitin 1805, Fridrih fon Shlegeli e krahasoi tanimë shën Marinë e Triptikut të Rathausit me Madonën Sikstine për bukurinë hyjnore, ideale të fytyrës së saj. entuziazmi i letrarit ishte aq i madh, sa Gëtja i zemëruar deklaroi se vlera reale, do të jetë, parpëseprapë, e çmuar historikisht një herë edhe në mënyrë kritike.
Ndodhi një ajo për të cilën shpresoi Gëtja. Vendi i këtij mjeshtri të jasgtëzakonshëm u caktua aty diku ndërmjet Gotiku Ndërkombëtar dhe natyralizmit flamand dhe u njoh përpjekja e tij e ndonjëhershme për vendosjen e ekuilibrit ndërmjet këtyre fenomeneve kulturale. Rezultattet e tërësishme të Lohnerit gjenden krysisht, në veprat e veta më pak të rëndësishme, ose së paku në veprat e dimensioneve të reduktuara, si është kjo, në të cilën është kapërcyer jostabiliteti i dy tradita me pastërtinë e kualitetit lirik. Në poezinë e qetë të Lohnerit bashkohen ritmet lineare dhe kompoztive me afrimin diskret të vizionit më të natyrshëm të hapësirës dhe të peizazhit.

Gjyqi i fundit
Piktura është pjesë e një pune të kohës së rinisë dhe, ndoshta, ka qenë pikturuar menjëherë pas ardhjes së piktorit në Këln, kur ai u kthye nga udhëtimi që bëri nëpër Flandër, ose pas qëndrimit të atyshëm. Njohja e artit flamand shihet nga kujtimi evident për Jan van Ajkun në pikturën qendrore (në Këln), e sidomos në trupat lakuriqë që ne kujtojnë poliptikun e Gandit. Ështe e qartë se edhe këtu ekziston synimi për harmoni midis linearizmit valë-valë gotik dhe dendësisë plastiko-kromatike të formës në mënyrën flamane.
Galeri pamjesh
- Altari i Adhurimit të Magëve, Katedralja e Këlnit
Altari i qytetit të Këlnit
Shën Katerina, Hubertus dhe Quirinus
Madona
Prezantimi në tempull
Shën Ursula me banorët
Shën Simoni dhe Shën Juda
Shën Gereoni me banorët
Shiko edhe
Literatura
- Julien Chapuis, Stefan Lochner. Image Making in Fifteenth-Century Cologne, Turnhout 2004.
- Wundram, Manfred, Stefan Lochner. Madonna im Rosenhag, Stuttgart 1965.
- J. J. Merlo: Lochner, Stephan. Në: Allgemeine Deutsche Biographie (ADB). Band 19. Duncker & Humblot, Leipzig 1884, S. 69–72.