Viktor Emanueli III
| Viktor Emanueli III | |||||
|---|---|---|---|---|---|
![]() | |||||
| Mbret i Italisë | |||||
| Reign | 29 korrik 1900 – 9 maj 1946 | ||||
| Predecessor | Umberto I | ||||
| Successor | Umberto II | ||||
| Perandor i Etiopisë | |||||
| Reign | 9 maj 1936 – 5 maj 1941 | ||||
| Predecessor | Haile Selassie I | ||||
| Successor | Haile Selassie I | ||||
| Mbret i Shqipërisë | |||||
| Reign | 16 prill 1939 – 8 shtator 1943 | ||||
| Predecessor | Zogu I | ||||
| Successor | Zyra u shfuqizua de facto | ||||
| Born | 11 nëntor 1869 Napoli, Mbretëria e Italisë | ||||
| Died | 28 dhjetor 1947 Aleksandria, Egjipti | ||||
| Burial | |||||
| Spouse | Elena e Malit të Zi | ||||
| Issue | Iolanda, Mafalda, Xhovana, Maria Francesca, Umberto II | ||||
| |||||
| House | Savoia | ||||
| Father | Umberto I i Italisë | ||||
| Mother | Margareta e Savojës | ||||
| Religion | Kisha katolike romake | ||||
Viktor Emanueli III (italisht: Vittorio Emanuele III; 1869-1947) ishte mbreti i Italisë në vitet 1900-1946. Njihet në historinë e Shqipërisë si sovran i kurorëzuar edhe me kurorën e mbretërisë shqiptare, pas pushtimit të Shqipërisë nga Italia më 1939; regjimi i tij fashist në Shqipëri përfundoi më 1943 me tërheqjen e ushtrisë italiane. Qe gjithashtu në fronin perandorak të Etiopisë mes viteve 1936-1941.
Vizita e tij në Shqipëri, në maj, 1941 shënohet prej atentatit kundër tij nga i riu Vasil Laçi.
Gjatë viteve të para të mbretërimit, Viktor Emanueli III u dëshmua si monark kushtetues, ndonëse u desh të ndërhynte disa herë për të zgjidhur kriza qeveritare të shkaktuara nga dallimet në pikëpamjet e shumta politike.

Megjithëse ishte mbret me të drejta sovrani, Viktor Emanueli III mbeti vetëm udhëheqës simbolik i Italisë pas marrjes së pushtetit nga Benito Mussolini më 1922. Gjatë tërë kësaj kohe i pranoi qoftë në heshtje e qoftë përmes ceremonive politikat hegjemoniste të qeverisë fashiste të Musolinit. Më 1943, kur u bë e qartë se orientimi fashist do të sillte humbjen e Italisë, Viktor Emanueli III e shkarkoi Musolinin nga detyra e kreut të qeverisë dhe e burgosi atë. Megjithë orvatjet e tij për të ruajtur regjimin monarkik dhe abdikimin në favor të të birit më 1946, populli italian vendosi të shpallte republikën. Familja Savoja u shty në mërgim. Vdiq i mërguar në Aleksandri të Egjiptit.
Titujt
- Mbret i Italisë,
- Mbret i Shqipërisë,
- Perandor i Etiopisë,
- Mbret i Sardenja,
- Mbret i Qipros, di Mbret i Jerusalemit
- Duka i Savoias,
- Princ i Carignano,
- Princ i Piemontes,
- Princ i Oneglia,
- Princ i Poirino,
- Princ i Trino,
- Princ i Carmagnola,
- Princ i Montmélian dhe Arbin e Francin,
- Princ i Aostas,
- Princ i Chieri,
- Princ i Dronero,
- Princ i Crescentino,
- Princ i Riva di Chieri e Banna,
- Princ i Busca,
- Princ i Bene
- Duka i Xhenovas,
- Duka i Monferrato,
- Duka i Aostas,
- Duka i Chiablese,
- Duka i Genevese,
- Duka i Brescias,
- Duka i Piacenza,
- Duka i Carignano Ivoy
