Zamindar Bari i Baliparës

Zamindar Bari i Baliparës
Technical details
MaterialTulla, shufra hekuri dhe qerpiç
Floor count3

Zamindar Bari i Baliparës është një rezidencë zamindarie historike e vendosur në fshtin Baliapara të komunës Brahmandi në upazilën Araihazar të distriktit të Narajanganxhit, divizioni i Dhakës, Bangladesh.[1][2]

Historia

Këtë rezidencë e ndërtoi zamindar Mukund Murali rreth vitit 1900. Ai kishte qenë sipërmarrës dhe përgjegjës i thesarit të zamindar Kishori Podarit, para se të bëhej vetë zamindar (pronar feudal tokash). Më vonë ai e mori zamindarinë nga Sundimi Britanik. Pas ndarjes së Nënkontinentit Indian, ai i shiti të gjitha zotërimet e kësaj zamindarie dhe u largua për në Indi. Vetëm rezidencën e tij zamindare nuk e shiti, sepse vajza e tij ishte martuar në Narajanganxh.[3]

Përshkrimi

Zamindar Bari i Baliaparës është një rezidencë në formë L-je ndërtuar duke kombinuar tullat e kuqe me gëlqeren surki. Ajo ndodhet në fshatin Baliapara të komunës Brahmandi të upazilës Araihazar në distriktin e Narajanganxhit. Në pjesën e majtë të ndërtesës shihet një pjesë e rrënuar. Çatia e krahut të majtë u rrëzua gjatë një tërmeti. Që atëherë, ky krahë është braktisur. Në kompleks janë rritur pemë të ndryshme të mëdha dhe ai është bërë gati një pyll. Muret e vjetëruara të pallatit po prishen pak nga pak dhe rezidenca po shuhet. Sipas shumë dëshmive kjo rezidencë është më shumë se një qind vjeçare. Aty nuk jeton asnjë pasardhës i zamindarit Mukund Murali, që e ndërtoi atë. Pothuajse çdo strukturë e rezidencës tani është në prag të rrënimit për shkak të lënies pas dore.

Shiko gjithashtu

Referime

  1. ↑ Lua error te Moduli:Citation/CS1 te rreshti 1763: attempt to index field '?' (a nil value).
  2. ↑ "Favorite Destination: Araihazar (Part-1)". Priyo.com (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 10 korrik 2019. Marrë më 10 korrik 2019.
  3. ↑ Lua error te Moduli:Citation/CS1 te rreshti 1763: attempt to index field '?' (a nil value).