Zamindar Bari i Lakshman Sahas
| Zamindar Bari i Lakshman Sahas | |
|---|---|
![]() | |
| Named for | Lakshman Saha |
| Dimensions | |
| Other dimensions | 24 dhoma |
| Technical details | |
| Material | Tulla, shufra hekuri, surki |
| Floor count | 2 |
Zamindar Bari i Lakshman Sahas është një rezidencë zamindarie historike e vendosur në zonën Danga të upazilës Palash në distriktin e Narsingdit, divizioni i Dhakës së Bangladeshit. Ai është i mirënjohur për banorët e vendit si "Ukil Bari i Dangës".
Historia

Zamindar Lakshman Saha ishte themeluesi kryesor i kësaj familjeje pronare tokash feudale. Megjithatë, data e saktë kur kjo rezidencë u ndërtua nuk dihet. Pasardhësit e kësaj familjeje ishin zamindarë të vegjël nën drejtimin e zamindarëve të tjerë. Gjithësesi, ata nuk u paguan kurrë haraç zamindarëve nën të cilët ishin apo Qeverisë Britanike. Kjo pasi kjo zamindari funksiononte si një zamindari vakëfi. Lakshman Saha kishte tre djem. Djali i vogël shkoi në Indi pas ndarjes së Nënkontinentit Indian. Pak para pavarësisë së Bangladeshit nga Pakistani, edhe djali i madh u largua për në Indi. Djali i mesëm qëndroi. Ai kishte një djalë të quajtur Budha Narajan Saha, që ia shiti rezidencën Ahmed Ali Ukilit dhe u vendos në distriktin e Narajanganxhit në Bangladesh. Duke parë që Ahmed Aliu është avokat me profesion, shumë njerëz tani e njohin atë si "Ukil Bari" (nga bengalishtja ukil do të thotë avokat),[1] mejgithëse Ahmed Ali Ukil e riemërtoi atë "Xhamina Mahal". Por për shkak se prona ishte vakëf, një organizatë e quajtur "Trusti i Bashkësisë Hindu" e zonës ka bërë një padi në gjykatë për shitjen e pronës, që është duke vijuar akoma. Për shkak të kompleksitetit të çështjes dhe mungesës së mbikëqyrjes rezidenca rrezikon prishjen.
Përshkrimi
Zamindar Bari i Lakshman Sahas është një ndërtesë dy-katëshe me 24 dhoma. Dyshemeja e ndërtesës është shtruar me gurë të fortë. Përreth ujëmbledhësit me ghate të rezidencës ndodhen disa tempuj ose manastire hindu, kopështi dhe një ndërtesë e vogël me skalitje.
Të gjitha strukturat e rezidencës janë në gjendje të mirë. Vetëm manastiret ose tempujt përreth ujëmbledhësit janë të shkatërruar. Megjithatë, njëri prej tyre, pranë ghateve mbijeton akoma në gjendje mjaft të mirë.[2]
Shiko gjithashtu
- Zamindar Bari i Baliparës
- Zamindar Bari i Baishrashit
- Zamindar Bari i Kokilpairit
- Zamindar Bari i Delduarit
- Zamindar Bari i Hemnagarit
- Zamindar Bari Çoudhuri i Nagarpurit
- Zamindar Bari i Dhanbarit
- Zamindar Bari i Maherës
- Mojez Manzili
- Zamindar Bari i Baliadit
- Zamindar Bari i Baliatit
- Sonargaoni
- Panam Nagari
- Bikramapuri
- Hinduizmi në Bangladesh
- Historia e Bangladeshit
- Arkitektura e Bengalit
- Lista e monumenteve të rëndësishme në divizionin e Dhakës
- Lista e vendeve arkeologjike në divizionin e Dhakës
