Festivali i 13-të i Filmit Shqiptar
Festivali i 13-të i Filmit Shqiptar[1] u mbajt në Tiranë, më 3 - 9 nëntor 2012.
Emërtimi zyrtar: FESTIVALI I TREMBËDHJETË I FILMIT ARTISTIK, DOKUMENTAR E TË ANIMUAR SHQIPTAR
Ky festival u organizua me rastin e 100-Vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë.[2] Festivali u organizua në Kinema Millenium 2, Tiranë. Në këtë festival konkurruan 15 filma artistikë me metrazh të gjatë (prej të cilëve 2 filma nga Qendra Kinematografike e Kosovës - (QKK); 19 filma artistikë me metrazh të shkurtër (prej të cilëve 6 filma të QKK - Kosovë); 17 filma dokumentarë (prej të cilëve 3 filma dokumentarë televizivë, 1 nga Maqedonia e Veriut (RMV), 1 Kosova - (KS); 12 filma të animuar; 43 filma diplomë të studentëve (prej të cilëve 26 filma artistikë me metrazh të shkurtër dhe filma dokumentarë të Universitetit të Arteve, Fakulteti i Artit Skenik dhe 17 filma të Akademisë së Filmit dhe Multimedias “MARUBI” - (AFMM).
| Festivali i 13-të i filmit shqiptar | |
|---|---|
| Data: | 2 - 9 nëntor |
| Viti: | 2012 |
| Vendi: | Tiranë |
| Filma në konkurrim: | |
| Artistikë: | 15 |
| Artistikë (të shkurtër): | 19 |
| Dokumentarë: | 17 |
| Të animuar: | 12 |
| Filma-diplomë të studentëve | 43 |
| Organizimi i shfaqjeve: | |
| |
Shfaqje premierë të filmave (jashtë konkurrimit):
- Nëntori i dytë - regjisor Viktor Gjika, 1982 - shfaqje prezantuese e filmit të restauruar në vitin 2012;
- Anija - regjisor Roland Sejko, 2012 - premierë botërore;
- Besa - regjisore Rachel Goslins, 2012 - premierë evropiane.
Filmat konkurrues në festival
Filmat artistikë në konkurrim (me metrazh të gjatë):
| Nr. | Titulli i filmit: | Regjia: | Viti: |
|---|---|---|---|
| 1 | Pharmakon | Joni Shanaj | 2012 |
| 2 | Out of touch (E pakapshme) | Andi Deliana | 2011 |
| 3 | Amnistia | Bujar Alimani | 2011 |
| 4 | Ballkan Bazar | Edmond Budina | 2011 |
| 5 | Maya | Pluton Vasi | 2010 |
| 6 | Der Albaner (Shqiptari) | Johannes Naber | 2010 |
| 7 | Gomarët e kufirit (KS) | Jeton Ahmetaj | 2010 |
| 8 | Lindje, Perëndim, Lindje | Gjergj Xhuvani | 2009 |
| 9 | Muajt e mjaltit | Goran Paskaljević | 2009 |
| 10 | Përtej rrugës (KS) | Yll Çitaku | 2009 |
| 11 | Gjallë (Alive) | Artan Minarolli | 2009 |
| 12 | Ne dhe Lenini | Saimir Kumbaro | 2009 |
| 13 | Sekretet | Spartak Pecani | 2007 |
| 14 | Koha e kometës | Fatmir Koçi | 2007 |
| 15 | Mao Ce Dun | Besnik Bisha | 2007 |
Filmat artistikë në konkurrim (me metrazh të shkurtër):
| Nr. | Titulli i filmit: | Regjia: | Viti: |
|---|---|---|---|
| 1 | Një sy mbyllur | Andamion Murataj | 2012 |
| 2 | Matanë lumit | Sabir Kanaqi | 2011 |
| 3 | Bodrumi | Arian Mustafa | 2011 |
| 4 | Para perëndimit të diellit | Kled Kapexhiu | 2011 |
| 5 | Dita e fundit e Loro Shestanit | Sokol Keraj | 2011 |
| 6 | Ngushtë | Xhoslin Rama | 2011 |
| 7 | Nusja (KS) | Korab Leca | 2011 |
| 8 | Refren për Kosovën (KS) | Dhimitër Ismailaj | 2010 |
| 9 | Dritë në errësirë (Dritë në humnerë) | Namik Ajazi | 2009 |
| 10 | Homazh | Ermela Teli | 2010 |
| 11 | Si qeni n'rrush (KS) | Driton Hajredini & Yll Çitaku | 2009 |
| 12 | Në përvjetorin e martesës | Artan Malaj | 2009 |
| 13 | Shkallët | Ilir Harxhi | 2008 |
| 14 | Shenjtorja | Eno Milkani | 2008 |
| 15 | OK (KS) | Blerta Zeqiri | 2008 |
| 16 | Busulla | Bujar Alimani | 2007 |
| 17 | Hekurishtja (KS) | Burim Haliti | 2007 |
| 18 | Rri zgjuar (KS) | Blerime Topalli | 2006 |
| 19 | 24 orëshi i një 10 mijë lekëshi | Redi Treni | 2007 |
Filmat dokumentarë në konkurrim:
| Nr. | Titulli i filmit: | Regjia: | Viti: |
|---|---|---|---|
| 1 | 100 vjet me himnin e flamurit (Kryekënga e Kombit) | Petrit Ruka | 2012 |
| 2 | Sekreti i Akiut (RMV) | Merita Çoçoli | 2012 |
| 3 | S'është lavazh | Gentian Koçi | 2012 |
| 4 | Martirët | Saimir Kumbaro | 2012 |
| 5 | Flamuri (TV) | Lorina Pepo | 2012 |
| 6 | Skënderbeu | Vladimir Prifti | 2012 |
| 7 | 20 vjeç | Borin Leka | 2011 |
| 8 | Rrugë | Sabir Kanaqi | 2011 |
| 9 | Pushtimet biometrike (TV) | Redi Mazi | 2011 |
| 10 | Pamundësia (TV) | Zhejniva Garo | 2011 |
| 11 | Rojtari i bjeshkëve (KS) | Antoneta Kastrati | 2010 |
| 12 | Ëndrra e Çamërisë | Kujtim Gjonaj | 2010 |
| 13 | Beratinus | Ylli Pepo | 2008 |
| 14 | Iso polifonia | Ibrahim Muçaj | 2008 |
| 15 | Kur vriteshin poetët | Namik Ajazi | 2007 |
| 16 | Përcjellja | Mevlan Shanaj | 2006 |
| 17 | Ventotene | Petro Lati | 2007 |
Filmat e animuar në konkurrim:
| Nr. | Titulli i filmit: | Regjia: | Viti: |
|---|---|---|---|
| 1 | Gjyqi | Shaqir Veseli | 2011 |
| 2 | Torollaku | Artur Dauti | 2009 |
| 3 | Shelgu dhe kungulli | Bertrand Shijaku | 2010 |
| 4 | Kanioni | Ilir Kaso | 2009 |
| 5 | Fajtori | Elton Vogli | 2009 |
| 6 | Esenca e jetës | Jani Zhonga | 2009 |
| 7 | 100 kafe | Klejdi Eski | 2008 |
| 8 | Lakmia | Rikarda Nova | 2008 |
| 9 | Një natë | Ardit Faja | 2008 |
| 10 | Divi dhe gjahtari | Artan Maku | 2007 |
| 11 | Bishtprerat | Gjin Varfi | 2007 |
| 12 | Butterfly | Stefan Taçi | 2007 |
Filma-diplomë të studentëve në konkurrim:
Studentët paraqitën në konkurrim punët e tyre vetëm në gjinitë e filmit artistik me metrazh të shkurtër dhe filmit dokumentar.
Filma-diplomë të studentëve të Universitetit të Arteve:
Filma-diplomë të studentëve të Akademisë së Filmit dhe Multimedias Marubi (AFMM):
| Nr. | Titulli i filmit: | Regjia: | Viti: |
|---|---|---|---|
| 1 | Libër (Book) | Elton Baxhaku & Eriona Çami | 2012 |
| 2 | Rastësisht e enjte (Accidentally on a Thursday) | Jela Rodoni | 2012 |
| 3 | Arena (The Arena) | Jozefina Luci | 2011 |
| 4 | Vrima përballë (The hole ahead) | Emiljo Leka | 2011 |
| 5 | Baba (Papa) | Gledis Bica | 2011 |
| 6 | Gurë ujë (Stone Water) | Ervin Kotori | 2010 |
| 7 | Kohë zgjedhjesh (Time for a choice) | Soena Lame | 2010 |
| 8 | Fjalë & bëma (Word & Deeds) | Amos Zaharia | 2010 |
| 9 | Lyer me të zezë (Painted black) | Anis Leka | 2010 |
| 10 | Kumarxhiu (The gambler) | Reard Gjermani | 2009 |
| 11 | E dashur Ria (Dear Ria) | Sabir Kanaqi | 2008 |
| 12 | Fshehja e Billit të Zi (Hiding of black Bill) | Borin Leka | 2008 |
| 13 | Kapota (Overcoat) | Ervis Koçi | 2008 |
| 14 | Kohë e lirë (Free Time) | Kreshnik Serjani | 2009 |
| 15 | Qesh dhe qaj (Laugh & Cry) | Mirel Gjyzari & Reard Gjermani | 2008 |
| 16 | Shpuzë (Ember) | Florjan Fejzollari | 2007 |
| 17 | Pa mbarim (Unfinished) | Denald Grepçka | 2007 |
Fituesit dhe çmime të tjera
Çmimet e dhëna nga juritë e filmit artistik (metrazh i gjatë, i mesëm dhe i shkurtër), filmi dokumentar dhe i animuar:
Filmi artistik - çmimet:
| Kupa e Festivalit të 13-të: | |
|---|---|
| Filmi artistik më i mirë: | |
| Titulli: | Autor (regjia): |
| Lindje-Perëndim-Lindje | Gjergj Xhuvani |
| Çmim për regjisorin më të mirë të filmit artistik: | |
|---|---|
| Regjisori: | Filmi: |
| Bujar Alimani | Amnistia |
| Çmim për aktorin më të mirë: | ||
|---|---|---|
| Aktori: | Roli: | Filmi: |
| Fadil Hasa | Hekuran Romalini | Mao Ce Dun |
| Çmim për aktorja më e mirë: | ||
|---|---|---|
| Aktori: | Roli: | Filmi: |
| Luli Bitri | Elsa | Amnistia |
| Çmim për aktorin më të mirë jo-protagonist: | ||
|---|---|---|
| Aktori: | Roli: | Filmi: |
| Besart Kallaku | Fike | Gjallë (Alive) |
| Çmim për aktoren më të mirë jo-protagoniste: | ||
|---|---|---|
| Aktori: | Roli: | Filmi: |
| Margarita Xhepa | Beti | Ne dhe Lenini |
| Filmi artistik i metrazhit të shkurtër më i mirë: | |
|---|---|
| Titulli: | Autor (regjia): |
| Dita e fundit e Loro Shestanit | Sokol Keraj |
| Çmimi special i jurisë: | ||
|---|---|---|
| Emri: | Çmim për: | Filmi: |
| Joni Shanaj | regji | Pharmakon |
| Yll Çitaku | regji-skenar | Përtej rrugës |
Filmi dokumentar - çmimet:
| Kupa e Festivalit të 13-të: | |
|---|---|
| Filmi dokumentar më i mirë: | |
| Titulli: | Autor (regjia): |
| Rojtari i Bjeshkëve (KS) | Antoneta Kastrati |
| Çmim i veçantë për filmin dokumentar: | |
|---|---|
| Filmi: | Autor (regjia)-studentë AFMM: |
| Qesh dhe qaj (Laugh & Cry) | Mirel Gjyzari & Reard Gjermani |
Filmi i animuar - çmimet:
| Kupa e Festivalit të 13-të: | |
|---|---|
| Filmi i animuar më i mirë: | |
| Titulli: | Autor (regjia): |
| Kanioni | Ilir Kaso |
Çmimet e karrierës dhe speciale
Këto çmime u dhanë nga organizatorët e Festivalit të 13-të të filmit shqiptar.
- Kupa për personalitete të kinemasë.
Kupa e karrierës: Muharrem Fejzo - Regjisori i karrierës së filmit artistik.
- Çmime speciale.
Çmim për: Kontributin e veçantë në themelimin e kinemasë moderne shqiptare: Alban Xhillari (kinema Millenium)
Çmim për: Mik dhe kontribues në kinematografinë shqiptare: Sebastiano Celeste (Nino Celeste) ; Jacques Bouquin
Çmim special për: Shfaqjen e jashtëzakonshme gjatë Festivalit të 13-të Filmit Shqiptar: filmi dokumentar Besa (The promise), skenari-regjia Rachel Goslins - (premierë evropiane)
Çmim jubilar për: 100 Vjetorin e Shpalljes së Pavarësisë: filmi Kryekënga e Kombit (100 vjet me Himnin e Flamurit), skenari-regjia Petrit Ruka
Shiko edhe
Lidhje të jashtme
“Nëntori i dytë” i restauruar hap Festivalin e Filmit - Panorama online, 2 nëntor 2012
Ndrenika: T’i kthejmë sytë nga kinemaja - Panorama online, 5 nëntor 2012
Festivali i Filmit rikthehet në nëntor - Shqiptarja.com, 11 shtator 2012
Referime
- ↑ Asqeri, Irini (2025). Enciklopedi e filmit shqiptar (1904-2022). Durrës: Botimet Jozef. fq. 898–900. ISBN 978-9928-940-44-5.
- ↑ "Kalendari i veprimtarive të 100-Vjetorit të Pavarësisë". www.panorama.com.al. 3 nëntor 2012. Marrë më 9 maj 2026.