Festivali i 7-të i Filmit Shqiptar
Festivali i 7-të i Filmit Shqiptar[1] u mbajt në Tiranë, më 14 - 18 prill 1987.
Emërtimi zyrtar: FESTIVALI I SHTATË I FILMIT ARTISTIK SHQIPTAR.
Ky festival u organizua me rastin e 40-vjetorit të Kinematografisë Shqiptare. Në këtë festival konkurruan 12 filma artistikë, prej të cilëve 1 film televiziv. Shfaqja e filmave dhe aktivitetet u organizuan në Pallatin e Kulturës, Muzeun Historik Kombëtar (MHK), Institutin e Lartë të Arteve (ILA), Teatrin e Operës dhe Baletit (TOB).
Në 40-vjetorin e Kinematografisë Shqiptare u organizuan disa aktivitete përgjatë ditëve të Festivalit:
Në vigjilje të festivalit, më 13 prill 1987, në sallën e mbledhjeve të Muzeut Historik Kombëtar u organizua: Sesion Shkencor kushtuar 40-vjetorit të Kinematografisë Shqiptare 1947-1987.[2] Në këtë sesion shkencor referuan kineastë, shkrimtarë e kritikë arti si Abdurrahim Myftiu, Stavri Pone, Llazar Siliqi, Angjelina Xhara, Piro Milkani, Lionel Konomi, Shyqyri Sako, Vath Koreshi, Ylli Pepo, Arben Jakov Xoxa, Minella Borova.
Ftesë për Festivalin e 7-të të Filmit Shqiptar - Përurimi i fotoekspozitës "40 Vjet Kinematografi Shqiptare" - në sallën e ekspozitave të MHK, ekspozitë vetiake të piktorit të filmit Shyqyri Sako.
- Mbrëmje Jubilare me rastin e 40-vjetorit të Kinematografisë Shqiptare - në sallën e shfaqjeve të Institutit të Lartë të Arteve (ILA).
- Koncert i mbylljes së Festivalit të shtatë të filmit artistik shqiptar - në sallën e shfaqjeve të Teatrit të Operës dhe Baletit (TOB).
- Seksioni i retrospektivës së filmit artistik - në sallën e leksioneve të Pallatit të Kulturës. Shfaqja e 17 filmave të përzgjedhur gjatë ditëve të festivalit ishin: Fëmijët e saj (1957); Tana (1958); Debatik (1961); Duel i heshtur (1966); I teti në bronz (1970); Kapedani (1972); Rrugë të bardha (1974); Në fillim të verës (1975); Lulëkuqet mbi mure (1976); Nga mesi i errësirës (1978); Gjeneral gramafoni (1978); Mësonjëtorja (1979); Koncert në vitin 1936 (1978); Ballë për ballë (1979); Njeriu i mirë (1982); Kohë e largët (1983); Dora e ngrohtë (1983).
| Festivali i 7-të i filmit shqiptar | |
|---|---|
| Data: | 14 - 18 prill |
| Viti: | 1987 |
| Vendi: | Tiranë |
| Filma në konkurrim: | |
| Artistikë: | 12 |
Filmat konkurrues në festival
| Nr. | Titulli i filmit: | Regjia: | Viti: |
|---|---|---|---|
| 1 | Kur hapen dyert e jetës | Rikard Ljarja | 1986 |
| 2 | Asgjë nuk harrohet | Esat Ibro | 1985 |
| 3 | Të paftuarit | Kujtim Çashku | 1985 |
| 4 | Hije që mbeten pas | Esat Musliu | 1985 |
| 5 | Dy herë mat | Bujar Kapexhiu | 1986 |
| 6 | Guri i besës | Mark Topallaj | 1986 |
| 7 | Në emër të lirisë | Fehmi Hoshafi | 1987 |
| 8 | Rrethimi i vogël | Saimir Kumbaro | 1986 |
| 9 | Dhe vjen një ditë | Vladimir Prifti | 1986 |
| 10 | Të mos heshtësh | Spartak Pecani | 1985 |
| 11 | Të shoh në sy (TV) | Mevlan Shanaj | 1985-1986 |
| 12 | Fillim i vështirë | Albert Xholi | 1986 |
Fituesit dhe çmime të tjera
| Kupa e Festivalit të 7-të: | |
|---|---|
| Filmi artistik më i mirë: | |
| Titulli: | Autorët (skenari & regjia): |
| Rrethimi i vogël | Ruzhdi Pulaha - skenari |
| Saimir Kumbaro - regjia | |
| Çmimi i Dytë: | |
|---|---|
| Filmat artistikë: | |
| Titulli: | Autorët (skenari & regjia): |
| Kur hapen dyert e jetës | Rikard Ljarja - skenari (dhe) |
| Rikard Ljarja - regjia | |
| Dhe vjen një ditë | Teodor Laço & Vladimir Prifti - skenari |
| Vladimir Prifti - regjia | |
| Çmimi i Tretë: | |
|---|---|
| Filmat artistikë: | |
| Titulli: | Autorët (skenari & regjia): |
| Hije që mbeten pas | Diana Çuli & Esat Musliu - skenari |
| Esat Musliu - regjia | |
| Të mos heshtësh | Nexhati Tafa - skenari |
| Spartak Pecani - regjia | |
| Të paftuarit | Ismail Kadare - skenari |
| Kujtim Çashku - regjia | |
| Kupa për aktorin më të mirë: | ||
|---|---|---|
| Emri: | Roli: | Filmi: |
| Timo Flloko | Kryetari/Agron Beshiri | Rrethimi i vogël |
| Marjeta Ljarja | Zana | Fillim i vështirë |
| Ndriçim Xhepa | Fredi | Hije që mbeten pas |
| Medalion për aktorët: | ||
|---|---|---|
| Emri: | Roli: | Filmi: |
| Robert Ndrenika | Zenuni | Dhe vjen një ditë |
| Matilda Makoçi | Silvi | Të mos heshtësh |
| Reshat Arbana | kryetari i këshillit | Kur hapen dyert e jetës |
| Demir Hyskja | babai | Hije që mbeten pas |
| Petrit Malaj | doktor Bardhyli | Kur hapen dyert e jetës |
| Xhevdet Ferri | Gori | Dhe vjen një ditë |
| Vangjush Furxhi | Besim Vorpsi | Të paftuarit |
| Raimonda Bulku | Diana | Të paftuarit |
| Birçe Hasko | daja i Llano Bletës | Dhe vjen një ditë |
| Stavri Shkurti | ish-avokati | Asgjë nuk harrohet |
| Çmim inkurajues: | |
|---|---|
| Titulli: | Çmim inkurajues për regjinë: |
| Fillim i vështirë | Robert Xholi |
| Dy herë mat | Bujar Kapexhiu |
| Medalje për komponentë të veçantë të filmit: | ||
|---|---|---|
| Emri: | Medalion për: | Filmi: |
| Vangjel Leka | operator zëri | Hije që mbeten pas |
| Krisanthi Kotmilo | regji montazhi | Të paftuarit |
| Rakip Lamaj | grimi | Dy herë mat |
| Bujar Luca | piktor kostumesh | Dhe vjen një ditë |
Shiko edhe
Lidhje të jashtme
Fotografi nga aktivitetet e zhvilluara gjatë Festivalit të 7-të të filmit
Referime
- ↑ Asqeri, Irini (2025). Enciklopedi e filmit shqiptar (1904-2022). Durrës: Botimet Jozef. fq. 882–883. ISBN 978-9928-940-44-5.
- ↑ "Sesion Shkencor "40 Vjet Kinematografi Shqiptare" - (fotografi dokumentuese)". UCLA library. Marrë më 30 janar 2026.