Ralf Schumacher duke pilotuar për Williams në F1 SHBA - 2003. Për vllaun e Michael Schumacherit sezoni 2003 ishte më i suksesëshmi në karrierë
Formula 1 sezoni i vitit 2003 ishte kampionati i 54të i ogranizuar nga FIA në garimet nëFormula 1. Ky kampionat u mbajt nga 9 mars gjer më 12 tetor, 2003 me gjithësej 16 gara të zhvilluara. Dominues në këtë sezon si dhe në tre sezonët e mëparshme ishte piloti Michael Schumacher dhe ekipi i tij Scuderia Ferrari Marlboro.
Kampionati Botëror i Formula Një 2003 - komente
Edhe pse në tri garat e para Michael Schumacher arriti vetëm një podium dhe 6 pikët e para ,përkundër konkurrenitit të tij direk të sezonit Kimi Räikkönen i cili në tri garat kishte 3 podiume 1 vend të parë dhe 24 pikë, prap se prap në përmbyllje të sezonit arriti të fitoj titullin e kampionit në vitin e katër rradhazi dhe për herë të gjashtë në karrierën e tijë. Këtë sukses ai e arriti duke fituar 6 gara sezonale dhe duke fituar në 15 nga 16 garat pikë (në garën për çmimin e madh të Brazilit duk arriuj të përfundojë).
Gjithashtu edhe Ferrari arrin të fitojë titullin e konstruktorëve për herë të pestë rradhazi.
Pilotët dhe ekipet
Tabela e mëposhtme paraqet listën e pilotëve dhe konstruktorëve pjesmarrës në kampionatin e 54të në Formula 1 të organizuar nga FIA.
Antônio Pizzonia fitoi rol të një test piloti tek Jaguar por u largua e që më vonë të paraqitet si test pilot tek BMW-Williams.
Marc Gené piloti i Williams e zëvendësoi Ralf Schumacher, në garën për çmimin e Italisë.
Ralph Firman pati operacion si rezultat nga aksidenti gjat ushtrimeve në Hungari. Ai u zëvendësua nga Zsolt Baumgartner për disa gara gjat sezonit.
Justin Wilson filli sezonin si pilot në Minardi, më vonë kaloi në Jaguar dhe zëvendësoi 5 garat e fundit të sezonit pilotin Antônio Pizzonia i cili kishte paraqitje të dobët.
Pas paraqitjeve zhgënjyese gjat këtij sezoni piloti Jacques Villeneuve u zëvendësua tek ekipi BAR nga test piloti Takuma Sato për çmimin e Japonisë. Villeneuve më vonë do të garojë për ekipin Renault në vitin 2004 si pilot zëvendësues, dhe nënshkruan kontratë shumë vjeçarenë vitin 2005 tek ekipi Sauber.