Klaudiani

Klaudiani (Claudius Claudianus, i njohur në anglisht si Claudian, lindur rreth vitit 370 - vdekur rr. v. 404), ishte një poet latin i lidhur me oborrin e perandorit romak Honorius në Mediolanum (Milano), dhe në veçanti me gjeneralin Stilikon.[1] Vepra e tij, e shkruar pothuajse tërësisht në hekzametra ose çifte elegjiake, ndahet në tre kategori kryesore: poema për Honorin, poema për Stilikonin dhe epika mitologjike.[2]
Klaudiani, duke qenë se ishte nën ndikimin e shkollës aleksandrine, shkroi një numër të madh idilesh, epigramesh e poemash me përmbajtje mitologjike. Poezitë e tij me tematikë historike, përmbajnë një material të pasur historik dhe japin me saktësi dhe besnikëri të madhe të gjitha ngjarjet e kohës. Disa nga poemat e tij formojnë një burim të rëndësishëm për historinë e ilirëve në vitet 395-404 dhe veçanërisht për pasojat e dyndjeve të fiseve barbare në Iliri.
Jeta

Klaudiani ka lindur në Aleksandri, ndërsa mbërriti në Romë në vitin 394 dhe la shenjën e tij si poet oborrortar me një eulogji të dy patronëve të tij të rinj, Probinus dhe Olybrius, konsuj të vitit 395.[3] Ai shkroi një numër panegjirikësh në konsullatën e klientëve të tij, poezi lavdëruese për bëmat e Stilikonit dhe shpifje drejtuar rivalëve të Stilikonit, në oborrin lindor të Arkadit.
Dihet pak për jetën e tij personale, por duket se ai ishte një pagan i bindur: Agustini i referohet atij si 'kundërshtari i emrit të Krishtit' (Civitas Dei, V, 26), dhe Paul Orosius e përshkruan atë si një 'pagan kokëfortë' (paganus pervicassimus) në veprën e tij me titull Adversus paganos historiarum libri septem (VII, 55).
Ai u shpërblye mirë për angazhimin e tij politik. Në fakt, atij iu dha grada vir illustris. Senati Romak e nderoi atë me një statujë në Forumin Romak në vitin 400.[4] Gruaja e Stilikonit, Serena, i siguroi atij një grua të pasur.[5]

Meqenëse asnjë nga poemat e Klaudianit nuk i regjistron arritjet e Stilikonit pas vitit 404, studiuesit supozojnë se Klaudiani vdiq në atë vit. Veprat e tij nuk japin një rrëfim për plaçkitjen e Romës, ndërsa shkrimet e Olimpiodorit të Tebës janë redaktuar dhe bërë të njohura vetëm në disa fragmente, që nisin nga vdekja e Stilikonit.[7]
Veprat
- Panegyricus dictus Probino et Olybrio consulibus
- De raptu Proserpinae (epikë e papërfunduar, 3 libra të përfunduar)
- In Rufinum ("Kundër Rufinit")
- De Bello Gildonico ("Mbi Luftën Gildonike")
- In Eutropium ("Kundër Eutropit")
- Fescennina / Epithalamium de Nuptiis Honorii Augusti
- Panegyricus de Tertio Consulatu Honorii Augusti
- Panegyricus de Quarto Consulatu Honorii Augusti
- Panegyricus de Consulatu Flavii Manlii Theodori
- De Consulatu Stilichonis
- Panegyricus de Sexto Consulatu Honorii Augusti
- De Bello Gothico ("Mbi Luftën Gotike" të viteve 402–403)
- Gigantomachy
- Epigrams
- Poema më të vogla: Phoenix, Epithalamium Palladio et Celerinae; de Magnete}; de Crystallo cui aqua inerat
Shih edhe
Referime
- ↑ Chisholm, Hugh, red. (1911). "Claudianus, Claudius". Encyclopædia Britannica (në anglisht). Vëll. 6 (bot. i 9-të). Cambridge University Press. fq. 463–464.
- ↑ Gian Biagio Conte (1994) [1987]. Latin Literature: A History (në anglisht). Johns Hopkins University Press. fq. 658.
- ↑ Michael Roberts (2001). "Rome Personified, Rome Epitomized: Representations of Rome in the Poetry of the Early Fifth Century". The American Journal of Philology (në anglisht). 122 (4): 533.
- ↑ Gian Biagio Conte (1994) [1987]. Latin Literature: A History (në anglisht). Johns Hopkins University Press. fq. 657-659.
- ↑ Barnes, Michael H. (2009). "Claudian". përmbledhur nga Foley, John Miles (red.). A Companion to Ancient Epic (në anglisht). Wiley-Blackwell. fq. 541. ISBN 978-140518838-8.
- ↑ Amy Golahny, "Rembrandt's Abduction of Proserpina," in The Age of Rembrandt: Studies in Seventeenth-Century Dutch Painting (Penn State Press, 1988), fq. 31ff.
- ↑ Sass, Katie Lynn (1 janar 2012). Alaric: King of Visigoths and Tool of Romans (pdf) (në anglisht). Marquette University. fq. 2. OCLC 855973352. Marrë më 28 qershor 2021.
Literatura
- Barnes, Michael H. 2005. "Claudian." In A Companion to Ancient Epic. Edited by John Miles Foley, 539–549. Oxford: Blackwell.
- Cameron, A. 1970. Claudian. Poetry and Propaganda at the Court of Honorius. Oxford: Oxford University Press.
- Cameron, A. 2015. Wandering Poets and Other Essays on Late Greek Literature and Philosophy. New York: Oxford Univ. Press.
- Christiansen, P. G. 1997. "Claudian: A Greek or a Latin?" Scholia 6:79–95.
- Ehlers, Widu-Wolfgang, editor. 2004. Aetas Claudianea. Eine Tagung an der Freien Universität Berlin vom 28. bis 30. Juni 2002 München/Leipzig: K.G. Saur.
- Fletcher, David T. “Whatever Happened to Claudius Claudianus? A Pedagogical Proposition.” The Classical Journal, vol. 104, no. 3, 2009, pp. 259–273.
- Gruzelier, C. E. “Temporal and Timeless in Claudian's 'De Raptu Proserpinae'.” Greece & Rome, vol. 35, no. 1, 1988, pp. 56–72.
- Guipponi-Gineste, Marie-France. 2010. Claudien: poète du monde à la cour d'Occident. Collections de l'Université de Strasbourg. Études d'archéologie et d'histoire ancienne. Paris: De Boccard.
- Long, J. 1996. "Juvenal Renewed in Claudian's "In Eutropium"." International Journal of the Classical Tradition 2.3: 321-335.
- Luck, Georg. 1979. "Disiecta Membra: On the Arrangement of Claudian’s Carmina Minora." Illinois Classical Studies 4: 200–213.
- Martiz, J.A. 2000. "The Classical Image of Africa: The Evidence from Claudian." Acta Classica 43: 81–99.
- Miller, P.A. 2004. Subjecting Verses: Latin Love Elegy and the Emergence of the Real. Princeton: Princeton University Press.
- Mulligan, B. 2007. "The Poet from Egypt? Reconsidering Claudian's Eastern Origin." Philologus 151.2: 285–310.
- Parkes, Ruth. 2015. "Love or War? Erotic and Martial Poetics in Claudian's De Raptu Proserpinae." The Classical Journal 110.4: 471–492.
- Ratti, S. 2008. "Une lecture religieuse des invectives de Claudien est-elle possible?" AnTard 16: 177–86.
- Roberts, Michael. “Rome Personified, Rome Epitomized: Representations of Rome in the Poetry of the Early Fifth Century.” The American Journal of Philology, vol. 122, no. 4, 2001, pp. 533–565.
- Wasdin, Katherine. 2014. "Honorius Triumphant: Poetry and Politics in Claudian's Wedding Poems." Classical Philology 109.1: 48–65.
- Ware, Catherine. 2012. Claudian and the Roman Epic Tradition. Cambridge, UK: Cambridge Univ. Press.
- Wheeler, Stephen M. 1995. "The Underworld Opening of Claudian’s De Raptu Proserpinae." Transactions of the American Philological Association 125:113–134.
Lidhje të jashtme
- Works by Claudian - Project Gutenberg
- Full Latin text on Divus Angelus Arkivuar 4 mars 2016 tek Wayback Machine
- Complete Latin text and English translation (Platnauer, 1922), at LacusCurtius, Bill Thayer's edition
- Michael Hendry, critical edition (Latin Arkivuar 22 janar 2013 tek Wayback Machine)