Qarku Argeş

Qarku Argeş
Location of Qarku Argeş
Popullsia
 • Total
652,625

Argeş (Rumanisht: Judeţul Argeş) është një nga 41 qarqet e Rumanisë. Historikisht qarku ka qenë i shtrirë në rajonin Muntenia ndërsa sot gjendet në rajonin Jugor. Qarku (judeti) ka një sipërfaqe prej 6.862 km2 dhe me popullsi të përgjithshme 652.625 banorë. Qarku është i ndarë në 3 bashki, 4 qytete dhe 95 komuna. Kryeqendra e qarkut është qyteti Pitești.

Demografia

Në vitin 2002, ajo kishte një popullsi prej 652.625 banorësh dhe dendësia e popullsisë ishte 95/km².

Viti Popullsia[2]
1948 448,964
1956 483,741
1966 529,833
1977 631,918
1992 681,206
2002 652,625

Fqinjët

  • Qarku Dâmboviţa në lindje.
  • Qarku Valcea dhe Olt në perëndim.
  • Qarku Sibiu dhe Brasov në veri.
  • Teleorman Qarku në jug.

Ekonomia

Peisazhi në pjesën qendrore dhe jugore te qarkut Arges

Qarku është një nga qarqet më të industrializuara në Rumani. Ekziston një rafineri e naftës dhe të dy uzina të automobilave, një në Mioveni - uzina e makinave Renault Dacia dhe tjetra në Câmpulung uzina e automobilave ARO. Industritë mbizotëruese në qark janë:

  • Automobilistike
  • Kimike
  • Pajisje elektrike
  • Pajisje elektroshtëpiake
  • Ushqimore
  • Tekstile
  • Materiale ndërtimi

Naftës është duke u nxjerrë në qendër dhe në jug. Gjithashtu ka disa miniera te qymyrit dhe një qendër kërkimore mbi energjinë bërthamore. Në lumin Arges ka një numër të madh të centraleve hidroelektrike.

Ndarja administrative

Qarqet e Rumanisë
BZ
CS
CL
CJ
CT
CV
DB
DJ
GL
GR
GJ
HR
IL
IS
IF
MM
MH
MS
NT
OT
PH
SM
SJ
SB
SV
TR
TL
VS
VL
VN
B

Qarku Argeş ka 3 bashki, 4 qytete and 95 komuna.

  • Bashki
    • Câmpulung
    • Curtea de Argeş
    • Piteşti - kryeqyteti; popullsia: 168,458 banorë.
  • Qytete
    • Costeşti
    • Mioveni
    • Ştefăneşti
    • Topoloveni
  • Komuna

Referime

  1. ↑ National Institute of Statistics, "Populaţia după etnie" Arkivuar 16 gusht 2009 tek Wayback Machine
  2. ↑ National Institute of Statistics, "Populaţia la recensămintele din anii 1948, 1956, 1966, 1977, 1992 şi 2002" Arkivuar 22 shtator 2006 tek Wayback Machine