Qarku Hunedoara

Qarku Hunedoara
Location of Qarku Hunedoara
Popullsia
  Total
485,712

Hunedoara (Rumanisht: Judeţul Hunedoara) është një nga 41 qarqet e Rumanisë. Historikisht qarku ka qenë i shtrirë në rajonin e Transilvanisë ndërsa sot gjendet në rajonin perëndimor. Qarku (judeti) ka një sipërfaqe prej 7.063 km2 dhe me popullsi të përgjithshme 485.712 banorë. Qarku është i ndarë në 7 bashki, 7 qytete dhe 55 komuna. Kryeqendra e qarkut është qyteti Deva.

Fqinjët

  • Qarku Alba në veri dhe lindje.
  • Qarku Arad, Timish dhe Caraş-Severin në Perëndim.
  • Qarku Gorj në Jug.
  • Qarku është gjithashtu pjesë e Eurorajonit të ulët Danub-Kris-Mures-Tisa.

Demografia

Në vitin 2002, qarku kishte popullsi prej 485,712 banorësh dhe dendësia e popullsisë ishte 69/km².

Në luginën e lumit Jiu, rajon me miniera, për shkak të industrializimit të lartë të rajonit kanë imigruar shumë banorë nga rajonet përreth.

Ekonomia

Industria në qarkun Hunedoara është e lidhur me aktivitetin minerar të rajonit. Që në kohët e lashta janë shfrytëzuar malet me qymyr dhe metale. Në ditët e sotme, është ndërtuar një kompleks i madh industrial në Hunedoara në pronësi të Mittal Steel. Në qark janë ndërtuar edhe ndërmarrje të mëdha energjitike - një prej termocentraleve më të madha gjendet në Mintia.

Industritë mbizotëruese në qark janë:

  • Metalurgjia.
  • Materialet e ndërtimit.
  • Industria tekstile.
  • Pajisjet e Minierave.
  • Industria ushqimore.

Në vitet 1990 pjesa më e madhe e minierave u mbyllën duke lënë qarkun Hunedoara me shkallën më të lartë te papunësisë në Rumani.

Ndarja Administrative

Qarqet e Rumanisë
BZ
CS
CL
CJ
CT
CV
DB
DJ
GL
GR
GJ
HR
IL
IS
IF
MM
MH
MS
NT
OT
PH
SM
SJ
SB
SV
TR
TL
VS
VL
VN
B

Qarku Hunedoara ka 7 bashki, 7 qytete; 55 komuna.

Bashki

  • Deva
  • Brad
  • Hunedoara
  • Lupeni
  • Orăştie
  • Petroşani
  • Vulcan

Qytete

  • Aninoasa
  • Călan
  • Geoagiu
  • Haţeg
  • Petrila
  • Simeria
  • Uricani

Komuna

  • Baia de Criş
  • Balşa
  • Baru
  • Băniţa
  • Băcia
  • Băiţa
  • Bătrâna
  • Beriu
  • Blăjeni
  • Boşorod
  • Brănişca

Lidhje të jashtme

Referime