Qarku Bihor

Qarku Bihor
Location of Qarku Bihor
Popullsia
  Total
600,223

Bihor (Rumanisht: Judeţul Bihor) është një nga 41 qarqet e Rumanisë. Historikisht qarku ka qenë i shtrirë në rajonin Krishana ndërsa sot gjendet në rajonin veri-perëndimor. Qarku (judeti) ka një sipërfaqe prej 7.544 km2 dhe me popullsi të përgjithshme 600.223 banorë. Qarku është i ndarë në 4 bashki, 6 qytete dhe 90 komuna. Kryeqendra e qarkut është qyteti Oradea.

Fqinjët

  • Qarku Sălaj, Kluzh dhe Alba në Lindje.
  • Hungaria në Perëndim - Qarku Hajdú-Bihar.
  • Qarku Satu Mare në Veri.
  • Qarku Arad në Jug.

Demografia

Sipas regjistrimit të vitit 2002, Bihori ka një popullsi prej 600.223 banorësh dhe një dendësi prej 79,56 persona për kilometër katror. Qarku ka 291.613 meshkuj dhe 308.610 femra. Të huajt janë në numrin 909 dhe përfaqësojnë 0,15% të popullsisë.

Viti Popullsia[1]
1948 536,323
1956 574,488
1966 586,460
1977 633,094
1992 638,863
2002 600,246

Struktura etnike

Grupet e mëposhtme etnike përbëjnë popullsinë e qarkut në Bihor në vitin 2002:

Struktura etnike (2002)
Totali Rumunët Hungarezë Romë Sllovakë Gjermanë Çifutë Ukrainas Grekë Rusë Bullgarë Serbë Polakë Turq Çekë Armenë Kroatë
600223 404537 155554 30237 7361 1137 242 174 71 63 31 31 21 15 14 11 3
100% 67.40% 25.91% 5.00% 1.22% 0.19%

Struktura fetare

Sipas regjistrimit të vitit 2002, popullsia e qarkut Bihar kishte përkatësi fetare si më mëposhtë:

Struktura fetare (2002)
Totali Ortodoksë Reformatorë Katolikë romanë Pentikostalë Baptistë Katolikë grekë Adventistë Ateistë Hebraikë Muslimanë Protestantë
600223 357996 107817 55555 34460 22366 14086 1858 1155 210 175 166501
100% 59.6% 18.0% 9.3% 5.7% 3.7% 2.3% 0.3% 0.2% 27.7%

Ekonomia

Qarku Bihor është një nga qarqet më të pasur në Rumani, me të ardhura për frymë mbi mesataren e vendit. Kohët e fundit, ekonomia është nxitur nga një numër i projekteve të ndërtimit. Bihar ka normën më të ulët të papunësisë në Rumani dhe nga më të ulëtat në Evropë, me vetëm 2,4% papunësi, krahasuar me mesataren e Rumanisë që është 5.1%.

Industritë mbizotëruese në qark janë:

  • Industria e tekstilit.
  • Industria ushqimore dhe e pijeve.
  • Komponentë të industrisë mekanike.
  • Metalike.

Në anën perëndimore të qarkut ka miniera për nxjerrjen e qymyrit dhe boksidit. Gjithashtu nxirret edhe naftë e papërpunuar.

Ndarja administrative

Qarqet e Rumanisë
BZ
CS
CL
CJ
CT
CV
DB
DJ
GL
GR
GJ
HR
IL
IS
IF
MM
MH
MS
NT
OT
PH
SM
SJ
SB
SV
TR
TL
VS
VL
VN
B

Qarku Bihor ka 4 bashki, 6 qytete; 90 komuna.

Bashki

  • Oradea kryeqëndra; 206,614 (2002)
  • Beiuş
  • Marghita
  • Salonta

Qytete

  • Aleşd
  • Nucet
  • Săcueni
  • Ştei
  • Valea lui Mihai
  • Vaşcău

Komuna

Referime

  1. National Institute of Statistics, "Populaţia la recensămintele din anii 1948, 1956, 1966, 1977, 1992 şi 2002" Arkivuar 22 shtator 2006 tek Wayback Machine