Shkenca e informacionit

Kujdes: Kjo fushë nuk duhet të ngatërrohet me teorinë e informacionit, teknologjinë e informacionit, inxhinierië e informacionit, shkencën e të dhënave, shkencën kompjuterike apo sistemet e informacionit (si disiplinë).

Visualisation of various methodological approaches to gaining insights from meta data areas. Including: infometrics, bibliometrics, cybermetrics, scientometrics, webometrics, altmetrics, and placed within Quantative Science Studies
Vizualizimi i qasjeve të ndryshme metodologjike për të fituar njohuri nga fushat e meta-të dhënave (meta data)

   Shkenca e informacionit[1][2] (ndonjëherë e shkurtuar si infosci ) është një fushë akademike që merret kryesisht me analizën, mbledhjen, klasifikimin, manipulimin, ruajtjen, nxerrjen(rikthimin), lëvizjen, shpërndarjen dhe mbrojtjen e informacionit .[3] Praktikuesit brenda dhe jashtë fushës studiojnë zbatimin dhe përdorimin e njohurive në organizata, përveç (ose krahas) ndërveprimit midis njerëzve, organizatave dhe çdo sistemi ekzistues informacioni me qëllim krijimin, zëvendësimin, përmirësimin ose kuptimin e sistemeve të informacionit.

Disiplinat dhe fushat e lidhura

Historikisht, shkenca e informacionit ka evoluar si një fushë transdisiplinore, duke u mbështetur në fusha të ndryshme dhe duke kontirubuar në to .[4]

Themelet kryesore

  • Organizimi i informacionit: shkenca e bibliotekave, shkenca arkivore, shkenca e dokumentimit, përfaqësimi i njohurive, ontologjitë, studimet e organizimit;

Kontekste të zbatuara

Metodologjitë e shkencës së informacionit zbatohen në fusha të shumta, duke reflektuar shumëllojllojshmërinë dhe rëndësinë e disiplinës. Fushat kryesore të aplikimit përfshijnë:

  • Shkencat e Shëndetit dhe të Jetës: informatikë shëndetësore, bioinformatikë;
  • Kontekste Kulturore dhe Sociale: shkenca humane dixhitale (humanistika), shkenca sociale kompjuterike, analitika e mediave sociale, informatika sociale, gjuhësia kompjuterike;
  • Informacion Hapësinor: shkenca e informacionit gjeografik (informatika gjeografike), informatika mjedisore;
  • Cilësimet organizative: menaxhimi i njohurive, analiza e biznesit, sistemet e mbështetjes së vendimeve, ekonomia e informacionit;
  • Siguria dhe qeverisja: siguria kibernetike, analiza e inteligjencës, politika e informacionit, legjislacioni i IT-së, informatika ligjore;
  • Edukimi dhe të nxënit: teknologjia arsimore, analiza e të nxënit.

Natyra ndërdisiplinore e Shkencës së Informacionit vazhdon të zgjerohet ndërsa shfaqen zhvillime të reja teknologjike dhe praktika shoqërore, duke krijuar fronte/fusha inovative kërkimore që kalojnë kufijtë tradicionalë disiplinorë.

Themelet

Shtrirja (fushëveprimi) dhe qasja

Shkenca e Informacionit përqendrohet në kuptimin e problemeve nga këndvështrimi i palëve të interesuara të përfshira dhe më pas në zbatimin e informacionit dhe teknologjive të tjera sipas nevojës. Me fjalë të tjera, ajo trajton së pari problemet sistemike, dhe jo pjesët individuale të teknologjisë brenda atij sistemi. Në këtë drejtim, Shkenca e Informacionit mund të shihet si një përgjigje ndaj determinizmit teknologjik, besimit se teknologjia "zhvillohet sipas ligjeve të veta, se realizon potencialin e saj, e kufizuar vetëm nga burimet materiale të disponueshme dhe kreativiteti i zhvilluesve të saj. Prandaj, ajo duhet të konsiderohet si një sistem autonom që kontrollon dhe në fund të fundit përshkon të gjitha nënsistemet e tjera të shoqërisë".[6]

Shumë universitete kanë kolegje, departamente ose shkolla të tëra të dedikuara për studimin e Shkencës së Informacionit, ndërsa një numër i madh studiuesish të Shkencës së Informacionit punojnë në disiplina të tilla si komunikimi, kujdesi shëndetësor, shkenca kompjuterike, drejtësia dhe sociologjia . Disa institucione kanë formuar një Kaukus I-School (shih Listën e I-Schools ), por shumë të tjera, përveç këtyre, kanë gjithashtu specializime gjithëpërfshirëse në informacion.

Brenda Shkencës së Informacionit, çështjet aktuale që prej 2013 përfshijnë:

  • Ndërveprimi njeri-kompjuter për shkencën
  • Groupware (Softueri i Grupit)
  • Uebi Semantik
  • Dizajn i ndjeshëm ndaj vlerave
  • Proceset e dizajnit iterativ
  • Mënyrat se si njerëzit gjenerojnë, përdorin dhe gjejnë informacion

Përdorimi i parë i njohur i termit "shkencë informacioni" daton në vitin 1955.[7] Një përkufizim i hershëm i Shkencës së Informacionit (që I referohet vitit 1968, viti kur Instituti Amerikan i Dokumentacionit u riemërua si Shoqëria Amerikane për Shkencën dhe Teknologjinë e Informacionit ) deklaron:

"Shkenca e informacionit është ajo disiplinë që heton vetitë dhe sjelljen e informacionit, forcat që qeverisin rrjedhën e informacionit dhe mjetet e përpunimit të informacionit për akses dhe përdorshmëri optimale. Ajo merret me atë tërësi njohurish që lidhet me origjinën, mbledhjen, organizimin, ruajtjen, nxjerrjen, interpretimin, transmetimin, transformimin dhe shfrytëzimin e informacionit. Kjo përfshin vërtetësinë e përfaqësimeve të informacionit si në sistemet natyrore ashtu edhe në ato artificiale, përdorimin e kodeve për transmetim efektiv të mesazheve dhe studimin e pajisjeve dhe teknikave të përpunimit të informacionit, siç janë kompjuterët dhe sistemet e tyre të programimit. Është një shkencë ndërdisiplinore që rrjedh dhe lidhet me fusha të tilla si matematika, logjika, gjuhësia, psikologjia, teknologjia kompjuterike, kërkimi operacional, artet grafike, komunikimi, menaxhimi dhe fusha të tjera të ngjashme. Ajo ka si një komponent të shkencës së pastër, i cili heton temën pa marrë parasysh zbatimin e saj, ashtu edhe një komponent të shkencës së aplikuar (zbatuar), i cili zhvillon shërbime dhe produkte." (Borko 1968) .

Terma të ngjashëm

Disa autorë e përdorin informatikën si sinonim për Shkencën e Informacionit . Kjo është veçanërisht e vërtetë kur lidhet me konceptin e zhvilluar nga A. I. Mikhailov dhe autorë të tjerë sovjetikë në mesin e viteve 1960. Shkolla Mikhailov e shihte informatikën si një disiplinë të lidhur me studimin e informacionit shkencor.[8] Informatika është e vështirë të përcaktohet me saktësi për shkak të natyrës ndërdisiplinore dhe të fushës që zhvillohet shpejtë. Përkufizimet që mbështeten te natyra e mjeteve të përdorura për nxjerrjen e informacionit kuptimplotë nga të dhënat po shfaqen në programet akademike të Informatikës.[9]

Dallimet rajonale dhe terminologjia ndërkombëtare e ndërlikojnë problemin.Vini re se shumë nga ajo që sot quhet "Informatikë" dikur quhej "Shkencë e Informacionit" - të paktën në fusha të tilla si Informatika Mjekësore . Për shembull, kur shkencëtarët e bibliotekave filluan të përdorin gjithashtu shprehjen "Shkencë e Informacionit" për t'iu referuar punës së tyre, atëherë doli termi "informatikë":

  • Shtetet e Bashkuara si përgjigje nga shkencëtarët e kompjuterave për të dalluar punën e tyre nga ajo e shkencës së bibliotekave(bibliotekonomisë)
  • Britani si term për një shkencë të informacionit që studion sistemet natyrore, si dhe ato artificiale ose të inxhinieruara, të përpunimit të informacionit.

Një term tjetër i diskutuar si sinonim i "Studimeve të Informacionit" është " Sistemet e Informacionit ". Libri i Brian Campbell Vickery, " Sistemet e Informacionit " (1973), i vendosi sistemet e informacionit brenda SI-së.[10] Nga ana tjetër Ellis, Allen & Wilson (1999) ofruan një hetim bibliometrik që përshkruante marrëdhënien midis dy fushave të ndryshme : "Shkenca e Informacionit" dhe "Sistemet e Informacionit".[11]

Filozofia e informacionit

Filozofia e Informacionit studion çështjet konceptuale që lindin në kryqëzimin e psikologjisë, shkencës kompjuterike, teknologjisë së informacionit dhe filozofisë. Ajo përfshin hetimin e natyrës konceptuale dhe parimeve themelore të informacionit, duke përfshirë dinamikën, shfrytëzimin dhe shkencat e tij, si dhe elaborimin dhe aplikimin e metodologjive informacione-teorike dhe kompjuterike në problemet e saj filozofike.[12]

Robert Hammarberg theksoi se nuk ka një dallim koherent midis informacionit dhe të dhënave: "Një Sistem i Përpunimit të Informacionit (IPS) nuk mund t'i përpunojë të dhënat përveçse në termat e cilësdo gjuhë përfaqësuese që është e natyrshme për të, [kështu që] të dhënat nuk mund të kapeshin as nga një IPS pa u bërë përfaqësuese në natyrë, dhe kështu duke humbur statusin e tyre si fakte të papërpunuara (raw) dhe të pakontestueshme (brute)."[13]

Ontologji

Në shkencë dhe Shkencën e Informacionit, një ontologji përfaqëson formalisht njohurinë si një grup konceptesh brenda një fushe dhe marrëdhëniet midis atyre koncepteve. Ajo mund të përdoret për të arsyetuar rreth entiteteve brenda asaj fushe dhe mund të shërbejë për të përshkruar fushën.

Më konkretisht, një ontologji është një model për përshkrimin e botës që përbëhet nga një grup llojesh, vetish dhe llojesh marrëdhëniesh. Ajo që ofrohet rreth tyre ndryshon, por ato janë elemente thelbësore të një ontologjie. Gjithashtu, në përgjithësi ekziston një pritshmëri që të ketë një ngjashmëri të ngushtë midis botës reale dhe karakteristikave të modelit në një ontologji.[14]

Në teori, një ontologji është një "specifikim formal dhe i qartë (eksplicit) i një konceptualizimi të përbashkët".[15] Një ontologji paraqet një fjalor dhe një taksonomi të përbashkët që modelon një fushë me përkufizimin e objekteve dhe/ose koncepteve, si dhe vetitë e marrëdhëniet e tyre.[16]

Ontologjitë janë korniza strukturore për organizimin e informacionit dhe përdoren në inteligjencën artificiale, Uebin Semantik, inxhinierinë e sistemeve, inxhinierinë e softuerit, informatikën biomjekësore, shkencën e bibliotekave, shënjimin e ndërmarrjeve(enterprise bookmarking) dhe arkitekturën e informacionit si një formë e përfaqësimit të njohurive rreth botës ose një pjese të saj. Krijimi i ontologjive të domenit është gjithashtu thelbësor për përcaktimin dhe përdorimin e një kuadri arkitekturor të ndërmarrjes .

Shkencë apo disiplinë?

Autorë të tillë si Ingwersen argumentojnë se informatologjia ka probleme në përcaktimin e kufijve të saj me disiplinat e tjera. Sipas Popper-it, "Shkenca e informacionit vepron me zell në një oqean aplikimesh praktike të arsyeshme, të cilat përfshijnë gjithnjë e më shumë kompjuterin... dhe sipas pikëpamjeve të arsyeshme të gjuhës, të komunikimit, të njohurive dhe të Informacionit, shkenca kompjuterike është në një gjendje pak më të mirë". Autorë të tjerë, të tillë si Furner, mohojnë se shkenca e informacionit është një shkencë e vërtetë.[17]

Karriera

Shkencëtar informacioni

Një shkencëtar informacioni është një individ, zakonisht me një diplomë përkatëse në lëndë ose një nivel të lartë njohurish në lëndë, i cili ofron informacion të fokusuar për stafin e kërkimit shkencor dhe teknik në industri ose për fakultetin, stafin akademik dhe studentët e lëndës në akademi. *Specialisti/shkencëtari* i informacionit në industri dhe specialisti/bibliotekari akademik i informacionit kanë, në përgjithësi, një trajnim të ngjashëm në lëndë, por mbajtësi i pozicionit akademik do të duhet të ketë një diplomë të dytë të avancuar - p.sh. Master i Shkencave të Bibliotekave (MLS), Inteligjencë Ushtarake (MI), Master i Arteve (MA) - në studimet e informacionit dhe bibliotekarisë, përveç një masteri lëndor. Titulli vlen edhe për një individ që kryen kërkime në Shkencën e Informacionit.

Analist sistemesh

Një analist sistemesh punon në krijimin, projektimin dhe përmirësimin e sistemeve të informacionit për një nevojë specifike. Shpesh analistët e sistemeve punojnë me një ose më shumë biznese për të vlerësuar dhe zbatuar proceset dhe teknikat organizative për qasjen në informacion me qëllim të përmirësimit të efikasitetit dhe produktivitetit brenda organizatës/organizatave. === Profesionist i informacionit === Një profesionist i informacionit është një individ që ruan, organizon dhe shpërndan informacione. Profesionistët e informacionit janë të aftë në organizimin dhe rikthimin e njohurive të regjistruara. Tradicionalisht, puna e tyre ka qenë me materiale të shtypura, por këto aftësi po përdoren gjithnjë e më shumë me materiale elektronike, vizuale, audio dhe dixhitale. Profesionistët e informacionit punojnë në një sërë institucionesh publike, private, jofitimprurëse dhe akademike. Profesionistët e informacionit mund të gjenden gjithashtu brenda konteksteve organizative dhe industriale,[18] dhe kryejnë role që përfshijnë projektimin dhe zhvillimin e sistemeve dhe analizën e sistemeve.

Histori

Fillimet e hershme

Gottfried Wilhelm Leibniz, një polimat gjerman që shkroi kryesisht në latinisht dhe frëngjisht. Fushat e tij të studimit ishin Metafizika, Matematika, Teodicia .

Shkenca e informacionit, duke studiuar mbledhjen, klasifikimin, manipulimin, ruajtjen, rikthimin dhe shpërndarjen e informacionit, ka origjinën në fondin e përbashkët të njohurive njerëzore. Analiza e informacionit është kryer nga studiues të paktën që në kohën e Perandorisë Asiriane me shfaqjen e depozitave kulturore, ato që sot njihen si biblioteka dhe arkiva. Institucionalisht, Shkenca e Informacionit u shfaq në shekullin e 19-të së bashku me shumë disiplina të tjera të shkencave shoqërore. Si shkencë, megjithatë, ajo gjen rrënjët e saj institucionale në historinë e shkencës, duke filluar me botimin e numrave të parë të Philosophical Transactions , që përgjithësisht konsiderohet revista e parë shkencore, në vitin 1665 nga Shoqëria Mbretërore.

Institucionalizimi i shkencës ndodhi gjatë gjithë shekullit të 18-të. Në vitin 1731, Benjamin Franklin themeloi Kompaninë e Bibliotekave të Filadelfias, bibliotekën e parë në pronësi të një grupi qytetarësh publikë, e cila shpejt u zgjerua përtej fushës së librave dhe u bë një qendër eksperimentimi shkencor, dhe që priti ekspozita publike të eksperimenteve shkencore. Benjamin Franklin i dhuroi një qyteti në Massachusetts një koleksion librash që qyteti votoi ta bënte të disponueshëm për të gjithë falas, duke formuar bibliotekën e parë publike të Shteteve të Bashkuara .[19] Academie de Chirurgia ( Paris ) botoi Memoires pour les Chirurgiens, që përgjithësisht konsiderohet si revista e parë mjekësore, në vitin 1736. Shoqëria Amerikane Filozofike, e modeluar sipas Shoqërisë Mbretërore ( Londër ), u themelua në Filadelfia në vitin 1743. Ndërsa u themeluan shumë revista dhe shoqëri të tjera shkencore, Alois Senefelder zhvilloi konceptin e litografisë për përdorim në shtypjen masive në Gjermani në vitin 1796.

Shekulli i 19-të

Joseph Marie Jacquard

Deri në shekullin e 19-të, shenjat e para të Shkencës së Informacionit dolën si të ndara dhe të dallueshme nga shkencat e tjera dhe shkencat shoqërore, por në lidhje me komunikimin dhe llogaritjen. Në vitin 1801, Joseph Marie Jacquard shpiku një sistem kartash të shpuara për të kontrolluar operacionet e tezgjahut të endjes së pëlhurave në Francë. Ishte përdorimi i parë i sistemit të "ruajtjes së modeleve në kujtesë". Ndërsa revistat e kimisë dolën gjatë viteve 1820 dhe 1830,[20] Charles Babbage zhvilloi "motorin e tij të ndryshimit", hapi i parë drejt kompjuterit modern, në vitin 1822 dhe "motorin e tij analitik" deri në vitin 1834. Deri në vitin 1843, Richard Hoe zhvilloi makinën rrotulluese të shtypit, dhe në vitin 1844, Samuel Morse dërgoi mesazhin e parë publik telegrafik. Deri në vitin 1848, William F. Poole filloi Indeksin e Letërsisë Periodike, indeksin e parë të përgjithshëm të letërsisë periodike në SHBA.

Në vitin 1854, George Boole botoi veprën "Një Hetim mbi Ligjet e Mendimit..." , e cila hedh themelet për algjebrën e Boole-it, e cila më vonë përdoret në kërkimin e informacionit .[21] Në vitin 1860, në Shkollën e Lartë Teknike të Karlsruhe u mbajt një kongres për të diskutuar mundësinë e vendosjes të një nomenklature sistematike dhe racionale për kiminë. Kongresi nuk arriti ndonjë rezultat përfundimtar, por disa pjesëmarrës kyç u kthyen në shtëpi me skicën e Stanislao Cannizzaro -s (1858), e cila në fund i bindi ata për vlefshmërinë e skemës së tij për llogaritjen e peshave atomike.[22]

Deri në vitin 1865, Instituti Smithsonian filloi një katalog të punimeve shkencore aktuale, i cili u bë Katalogu Ndërkombëtar i Punimeve Shkencore në vitin 1902.[23] Vitin pasardhës, Shoqëria Mbretërore filloi botimin e Katalogut të saj të Punimeve në Londër. Në vitin 1868, Christopher Sholes, Carlos Glidden dhe SW Soule prodhuan makinën e parë praktike të shkrimit . Deri në vitin 1872, Lord Kelvin shpiku një kompjuter analog për të parashikuar baticat dhe, deri në vitin 1875, Frank Stephen Baldwin iu dha patenta e parë amerikane për një makinë praktike llogaritëse që kryen katër funksione aritmetike.[24] Alexander Graham Bell dhe Thomas Edison shpikën telefonin dhe fonografin përkatësisht në vitet 1876 dhe 1877, dhe Shoqata Amerikane e Bibliotekave u themelua në Filadelfia. Në vitin 1879, Index Medicus u botua për herë të parë nga Biblioteka e Kirurgut të Përgjithshëm, Ushtria Amerikane, me John Shaw Billings si bibliotekar, dhe më vonë biblioteka botoi Index Catalog, i cili arriti një reputacion ndërkombëtar si katalogu më i plotë i literaturës mjekësore.

Dokumentacioni evropian

Disiplina e Shkencës së Dokumentimit, e cila shënon themelet më të hershme teorike të Shkencës moderne të Informacionit, u shfaq në fund të shekullit të 19-të në Evropë së bashku me disa indekse të tjera shkencore, qëllimi i të cilave ishte organizimi i literaturës shkencore. Shumë historianë të Shkencës së Informacionit citojnë Paul Otlet dhe Henri La Fontaine si etërit e Shkencës së Informacionit me themelimin e Institutit Ndërkombëtar të Bibliografisë (IIB) në 1895. Një brez i dytë dokumentalistësh evropianë u shfaq pas Luftës së Dytë Botërore, më e shquara prej të cilëve Suzanne Briet . Megjithatë, "shkenca e informacionit" si term nuk përdoret popullarisht në akademi deri diku në pjesën e dytë të shekullit të 20-të.

Dokumentalistët theksuan integrimin utilitar të teknologjisë dhe teknikës drejt qëllimeve specifike shoqërore. Sipas Ronald Day-t, "Si një sistem i organizuar teknikash dhe teknologjish, dokumentimi kuptohej si një aktor në zhvillimin historik të organizimit global në modernitet - në të vërtetë, një aktor i madh për aq sa ai organizim varej nga organizimi dhe transmetimi i informacionit." [25] Otlet dhe Lafontaine (të cilët fituan Çmimin Nobel në vitin 1913) jo vetëm që parashikuan risitë teknike të mëvonshme, por gjithashtu projektuan një vizion global për informacionin dhe teknologjitë e informacionit që flet drejtpërdrejt me vizionet e pasluftës për një "shoqëri informacioni" globale. Otlet dhe Lafontaine themeluan organizata të shumta të dedikuara për standardizimit, bibliografisë, shoqatave ndërkombëtare dhe rrjedhimisht, bashkëpunimit ndërkombëtar. Këto organizata ishin themelore për të siguruar prodhimin ndërkombëtar në tregti, informacion, komunikim dhe zhvillim ekonomik modern, dhe më vonë gjetën formën e tyre globale në institucione të tilla si Lidhja e Kombeve dhe Kombet e Bashkuara . Otlet hartoi Klasifikimin Universal Decimal, bazuar në sistemin e klasifikimit decimal të Melville Dewey-t . [25]

Edhe pse ai jetoi dekada para se të shfaqeshin kompjuterët dhe rrjetet, ajo që ai diskutoi paralajmëroi atë që në fund u bë World Wide Web . Vizioni i tij për një rrjet të madh njohurish fokusohej te dokumentet dhe përfshinte nocionet e hiperlidhjeve, motorëve të kërkimit, aksesit në distancë dhe rrjeteve sociale .

Otlet-i jo vetëm që imagjinonte se e gjithë njohuria e botës duhet të ishte e ndërlidhur dhe e disponueshme nga distanca për këdo, por ai gjithashtu vazhdoi të ndërtonte një koleksion të strukturuar dokumentesh. Ky koleksion përfshinte fleta letre dhe karta të standardizuara të arkivuara në kabinete të dizenjuara me porosi sipas një indeksi hierarkik (i cili mblidhte informacione nga burime të ndryshme në mbarë botën ) dhe një shërbim komercial të rikthimit të informacionit (i cili u përgjigjej kërkesave me shkrim duke kopjuar informacionin përkatës nga kartat e indeksit). Përdoruesit e këtij shërbimi madje paralajmëroheshin nëse pyetja e tyre kishte të ngjarë të prodhonte më shumë se 50 rezultate për kërkim. Deri në vitin 1937, dokumentacioni ishte institucionalizuar zyrtarisht, siç dëshmohet nga themelimi i Institutit Amerikan të Dokumentacionit (ADI), i quajtur më vonë Shoqëria Amerikane për Shkencën dhe Teknologjinë e Informacionit .

Kalimi në shkencën moderne të informacionit

Vannevar Bush, një shkencëtar i famshëm i informacionit, rr.1940 –1944

Me vitet 1950, u rrit ndërgjegjësimi për potencialin e pajisjeve automatike për kërkimin e literaturës dhe ruajtjen dhe rikthimin e informacionit. Ndërsa këto koncepte u rritën në madhësi dhe potencial, u rrit edhe shumëllojshmëria e interesave të Shkencës së Informacionit. Deri në vitet 1960 dhe 1970, pati një lëvizje nga përpunimi në grupe në mënyrat online, nga mainframe në mini dhe mikrokompjuterë. Përveç kësaj, kufijtë tradicionalë midis disiplinave filluan të zbeheshin dhe shumë studiues të shkencës së informacionit iu bashkuan programeve të tjera. Ata e bënë veten më tej multi(ndër)disiplinorë duke përfshirë në kurrikulën e tyre disiplina në shkenca, shkenca humane dhe shoqërore, si dhe programe të tjera profesionale, të tilla si drejtësia dhe mjekësia.

Ndër individët që kishin mundësi të dalluara për të lehtësuar aktivitetin ndërdisiplinor të synuar drejt komunikimit shkencor ishte Foster E. Mohrhardt, drejtor i Bibliotekës Kombëtare Bujqësore nga viti 1954 deri në vitin 1968.

Deri në vitet 1980, bazat e të dhënave të mëdha, të tilla si Grateful Med në Bibliotekën Kombëtare të Mjekësisë, dhe shërbimet e orientuara drejt përdoruesit, si Dialog dhe Compuserve, ishin për herë të parë të aksesueshme nga individët përmes kompjuterëve të tyre personalë. Vitet 1980 panë gjithashtu shfaqjen e grupeve të shumta të interesit të veçantë për t'iu përgjigjur ndryshimeve. Deri në fund të dekadës, grupet me interes të veçantë ishin të disponueshme që përfshinin median jo të shtypur, shkencat sociale, energjinë dhe mjedisin, si dhe sistemet e informacionit të komunitetit. Sot, Shkenca e Informacionit shqyrton kryesisht bazat teknike, pasojat sociale dhe kuptimin teorik të bazave të të dhënave online, përdorimin e gjerë të bazave të të dhënave në qeveri, industri dhe arsim, si dhe zhvillimin e internetit dhe World Wide Web.[26]

Përhapja e informacionit në shekullin e 21-të

Ndryshimi i përkufizimit

Përhapja historikisht është interpretuar si komunikim i njëanshëm i informacionit. Me ardhjen e internetit dhe shpërthimin në popullaritet të komuniteteve online, mediat sociale kanë ndryshuar peizazhin e informacionit në shumë aspekte dhe kanë krijuar si mënyra të reja komunikimi ashtu edhe lloje të reja informacioni",[27] duke ndryshuar interpretimin e përkufizimit të përhapjes. Natyra e rrjeteve sociale lejon përhapje më të shpejtë të informacionit sesa përmes burimeve organizative. Interneti ka ndryshuar mënyrën se si e shohim, e përdorim, e krijojmë dhe e ruajmë informacionin; tani është koha për të rivlerësuar mënyrën se si e ndajmë dhe e përhapim atë.

Ndikimi i mediave sociale tek njerëzit dhe industria

Rrjetet e mediave sociale ofrojnë një mjedis të hapur informacioni për masën e njerëzve që kanë kohë të kufizuar ose qasje në kanalet tradicionale të përhapjes së informacionit, kjo është një "botë gjithnjë e më mobile dhe sociale [që] kërkon... lloje të reja aftësish informacioni".[27]Miller, R (2012). "Social media, authentic learning and embedded librarianship: a case study of dietetics students". Journal of Information Literacy (në anglisht). 6 (2): 97–109. doi:10.11645/6.2.1718.</ref> Integrimi i mediave sociale si një pikë aksesi është një mjet shumë i dobishëm dhe reciprokisht i favorshëm për përdoruesit dhe ofruesit. Të gjithë ofruesit kryesorë të lajmeve kanë dukshmëri dhe një pikë aksesi përmes rrjeteve të tilla si Facebook dhe X, duke maksimizuar shtrirjen e audiencës së tyre. Përmes mediave sociale, njerëzit drejtohen ose u ofrohet informacion nga njerëz që ata njohin. Aftësia për të "ndarë, pëlqyer dhe komentuar... përmbajtjen" rrit shtrirjen më tej dhe më gjerë se metodat tradicionale. Njerëzve u pëlqen të bashkëveprojnë me informacionin, ata kënaqen duke përfshirë njerëzit që njohin në rrethin e tyre të njohurive. Ndarja përmes mediave sociale është bërë aq ndikuese sa botuesit duhet të "sillen mirë" nëse dëshirojnë të kenë sukses. Megjithatë, shpesh është reciprokisht e dobishme për botuesit dhe Facebook-un të "ndajnë, promovojnë dhe zbulojnë përmbajtje të re" për të përmirësuar përvojat e bazës së përdoruesve. Ndikimi i opinionit popullor mund të përhapet në mënyra të paimagjinueshme. Mediat sociale lejojnë ndërveprimin përmes mjeteve të thjeshta për t’u mësuar dhe për t’u aksesuar; The Wall Street Journal ofron një aplikacion përmes Facebook-ut, dhe The Washington Post shkon një hap më tej dhe ofron një aplikacion të pavarur social që u shkarkua nga 19.5 milionë përdorues në gjashtë muaj, duke vërtetuar se sa të interesuar janë njerëzit në mënyrën e re të ofrimit të informacionit.

Fuqia e mediave sociale për të lehtësuar temat

Lidhjet dhe rrjetet e mirëmbajtura përmes mediave sociale i ndihmojnë ofruesit e informacionit të mësojnë se çfarë është e rëndësishme për njerëzit. Lidhjet që njerëzit kanë në mbarë botën mundësojnë shkëmbimin e informacionit me një shpejtësi të paparë. Është për këtë arsye që këto rrjete janë realizuar për potencialin që ofrojnë. "Shumica e mediave të lajmeve monitorojnë X-in për lajme të fundit", si dhe prezantuesit e lajmeve shpesh i kërkojnë audiencës të postojë fotografi të ngjarjeve. Përdoruesit dhe shikuesit e informacionit të ndarë kanë fituar "fuqi në krijimin e opinioneve dhe përcaktimin e axhendës". Ky kanal është njohur për dobinë e ofrimit të informacionit të synuar, bazuar në kërkesën publike.

Sektorët dhe aplikimet e kërkimit

Ky grafik tregon lidhjet midis artikujve të Wikipedia-s . Shkenca e informacionit përfshin studimin se si temat lidhen me njëra-tjetrën dhe se si lexuesit i lidhin konceptet me njëra-tjetrën.

Fushat e mëposhtme janë disa nga ato që Shkenca e Informacionit heton dhe zhvillon.

Qasja në informacion

Qasja në informacion është një fushë kërkimi në kryqëzimin e Informatikës, Shkencës së Informacionit, Sigurisë së Informacionit, Teknologjisë Gjuhësore dhe Shkencës Kompjuterike . Objektivat e kërkimit të qasjes në informacion janë automatizimi i përpunimit të sasive të mëdha dhe të vështira për t'u menaxhuar, të informacionit dhe thjeshtimi i qasjes së përdoruesve në të. Po në lidhje me caktimin e privilegjeve dhe kufizimin e qasjes për përdoruesit e paautorizuar? Shkalla e qasjes duhet të përcaktohet në nivelin e autorizimit të dhënë për informacionin. Teknologjitë e zbatueshme përfshijnë rikthimin e informacionit, nxjerrjen e tekstit, redaktimin e tekstit, përkthimin automatik dhe kategorizimin e tekstit . Në diskutime, qasja në informacion shpesh përkufizohet si çështje e sigurimit të qasjes së lirë dhe të kufizuar ose publike në informacion dhe ngrihet në diskutimet mbi të drejtën e autorit, ligjin e patentave dhe domenin publik . Bibliotekat publike kanë nevojë për burime për të ofruar njohuri mbi sigurimin e informacionit.

Arkitektura e informacionit

Arkitektura e informacionit (AI) është arti dhe shkenca e organizimit dhe etiketimit të faqeve të internetit, intraneteve, komuniteteve online dhe softuerëve për të mbështetur përdorshmërinë.[28] Është një disiplinë dhe komunitet praktik në zhvillim e fokusuar në bashkimin e parimeve të dizajnit dhe arkitekturëspeizazhin dixhital .[29] Zakonisht përfshin një model ose koncept informacioni i cili përdoret dhe zbatohet në aktivitete që kërkojnë detaje të qarta(eksplicite) të sistemeve komplekse të informacionit . Këto aktivitete përfshijnë sistemet e bibliotekave dhe zhvillimin e bazave të të dhënave .

Menaxhimi i informacionit

Menaxhimi i informacionit (MI) është mbledhja dhe menaxhimi i informacionit nga një ose më shumë burime dhe shpërndarja e atij informacioni te një ose më shumë audienca. Kjo ndonjëherë përfshin ata që kanë një interes osenjë të drejtë mbi atë informacion. Menaxhimi nënkupton organizimin dhe kontrollin mbi strukturën, përpunimin dhe shpërndarjen e informacionit. Gjatë viteve 1970 kjo ishte kryesisht e kufizuar në dosje, mirëmbajtjen e dosjeve dhe menaxhimin e ciklit jetësor të dosjeve në letër, mediave dhe të regjistrave të tjerë. Me përhapjen e teknologjisë së informacionit që filloi në vitet 1970, puna e menaxhimit të informacionit mori një dritë të re dhe filloi të përfshinte edhe fushën e mirëmbajtjes së të dhënave.

Rikthimi i informacionit

Rikthimi i informacionit (RI) është fusha e studimit që merret me kërkimin e dokumenteve, të informacionit brenda dokumenteve dhe të meta datave rreth dokumenteve, si dhe atë të kërkimit në ruajtjen e strukturuar, bazat e të dhënave relacionale dhe në Rrjetin Botëror(World Wide Web). Sistemet e automatizuara të rikthimit të informacionit përdoren për të zvogëluar atë që është quajtur " mbingarkesë informacioni ". Shumë universitete dhe biblioteka publike përdorin sisteme RI për të siguruar qasje në libra, revista dhe dokumente të tjera. Motorët e kërkimit në internet janë aplikacionet më të dukshme të RI .

Një proces i rikthimit të informacionit (RI) fillon kur një përdorues fut një kërkesë në sistem. Kërkesat janë deklarata formale të nevojave për informacion, për shembull vargje kërkimi në motorët e kërkimit në ueb. Në rikthimin e informacionit, një kërkesë nuk identifikon në mënyrë unike një objekt të vetëm në koleksion. Në vend të kësaj, disa objekte mund të përputhen me kërkesën, ndoshta me shkallë të ndryshme të rëndësisë .

Një objekt është një entitet që përfaqësohet nga informacioni në një bazë të dhënash .Kërkesat e përdoruesit përputhen me informacionin e bazës së të dhënave. Në varësi të aplikacionit, objektet e të dhënave mund të jenë, për shembull, dokumente tekstuale, imazhe,[30] audio,[31] harta mendore ose video. Shpesh vetë dokumentet nuk mbahen ose ruhen direkt në sistemin RI, por në vend të kësaj përfaqësohen në sistem nga zëvendësues dokumentesh ose meta data.

Shumica e sistemeve RI-së llogarisin një vlerë numerike se sa mirë përputhet secili objekt në bazën e të dhënave me kërkesën, dhe i rendisin objektet sipas kësaj vlere. Objektet me renditjen më të lartë i shfaqen më pas përdoruesit. Procesi mund të përsëritet nëse përdoruesi dëshiron ta përsosë kërkesën.[32]

Kërkimi i informacionit

Kërkimi i informacionit është procesi ose aktiviteti i përpjekjes për të marrë informacion si në kontekstin njerëzor, ashtu edhe në atë teknologjik. Kërkimi i informacionit lidhet me (por është i ndryshëm nga), kërkimi i informacionit (RI).

Shumë kërkime në shkencën e bibliotekave dhe informacionit (LIS) janë përqendruar në praktikat e kërkimit të informacionit nga praktikuesit brenda fushave të ndryshme të punës profesionale. Janë kryer studime mbi sjelljet e kërkimit të informacionit nga bibliotekarët,[33] akademikët,[34] profesionistët mjekësorë,[35] inxhinierët[36] dhe avokatët[37] (ndër të tjerë). Pjesa më e madhe e këtij kërkimi është mbështetur në punën e bërë nga Leckie, Pettigrew (tani Fisher) dhe Sylvain, të cilët në vitin 1996 kryen një rishikim të gjerë të literaturës së LIS (si dhe të literaturës së fushave të tjera akademike) mbi kërkimin e informacionit nga profesionistët. Autorët propozuan një model analitik të sjelljes së kërkimit të informacionit nga profesionistët, i cili synonte të ishte i përgjithësueshëm në të gjitha profesionet, duke siguruar kështu një platformë për kërkime të ardhshme në këtë fushë. Modeli kishte për qëllim të "nxisë njohuri të reja... dhe të sjellë teori më të rafinuara dhe të zbatueshme të kërkimit të informacionit" (Leckie, Pettigrew & Sylvain 1996) . Modeli është përshtatur nga Wilkinson (2001) i cili propozon një model të kërkimit të informacionit nga avokatët. Studimet e fundit në këtë temë trajtojnë konceptin e mbledhjes së informacionit që "ofron një perspektivë më të gjerë që i përmbahet më mirë realitetit të punës së profesionistëve dhe aftësive të dëshiruara".[38] (Solomon & Bronstein 2021) .

Shoqëria e informacionit

Një shoqëri informacioni është një shoqëri ku krijimi, shpërndarja, përhapja, përdorimi, integrimi dhe manipulimi i informacionit është një aktivitet domethënës ekonomik, politik dhe kulturor. Qëllimi i një shoqërie informacioni është të fitojë avantazh konkurrues në nivel ndërkombëtar, përmes përdorimit të TI-së në një mënyrë krijuese dhe produktive. Ekonomia e njohurive është homologu i saj ekonomik, ku pasuria krijohet përmes shfrytëzimit ekonomik të të kuptuarit. Njerëzit që kanë mjetet për të marrë pjesë në këtë formë të shoqërisë nganjëherë quhen qytetarë dixhitalë .

Përfaqësimi i njohurive dhe arsyetimi

Hulumtimi në Përfaqësimin ë Njohurive (PN) përfshin analizën e mënyrës së arsyetimit të saktë dhe efektiv dhe se si të përdoret më së miri një grup simbolesh për të përfaqësuar një grup faktesh brenda një fushe njohurish. Një fjalor simbolesh dhe një sistem logjik kombinohen për të mundësuar nxjerrjen e përfundimeve(inferenca) rreth elementeve në PN, me qëllim që të krijohen fjali të reja PN. Logjika përdoret për të siguruar semantikë formale se si funksionet e arsyetimit duhet të zbatohen te simbolet në sistemin PN. Logjika përdoret gjithashtu për të përcaktuar se si operatorët mund të përpunojnë dhe riformësojnë njohuritë. Shembuj të operatorëve dhe operacioneve përfshijnë mohimin, lidhëzën, ndajfoljet, mbiemrat, kuantifikatorët dhe operatorët modalë. Logjika është teoria e interpretimit. Këta elementë - simbolet, operatorët dhe teoria e interpretimit - janë ato që u japin kuptim sekuencave të simboleve brenda një PN.

Referime

  1. Ibekwe, Fidelia; Aparac-Jelusic, Tatjana; Abadal, Ernest (2019). "The quest for umbrella terms in information science. Tracking the origins of informatology and informatics". HAL Open Science (në anglisht). 10?: 1–17.
  2. Otten, Klaus; Debons, Anthony (1970). "Towards a metascience of information: Informatology". Journal of the American Society for Information Science (në anglisht). 21: 89–94. doi:10.1002/asi.4630210115.
  3. Stock, W.G., & Stock, M. (2013). Handbook of Information Science Arkivuar 2023-05-10 tek Wayback Machine. Berlin, Boston, MA: De Gruyter Saur.
  4. Yan, Xue-Shan (2011-07-23). "Information Science: Its Past, Present and Future". Information (në anglisht). 2 (3): 510–527. doi:10.3390/info2030510.
  5. Fallis, Don (2007). "Social Epistemology and Information Science". Annual Review of Information Science and Technology (në anglisht). 40 (1): 475–519. doi:10.1002/aris.1440400119.
  6. "Web Dictionary of Cybernetics and Systems: Technological Determinism". english (në anglisht). Principia Cibernetica Web. Arkivuar nga origjinali më 2011-11-12. Marrë më 2011-11-28.
  7. "Definition of INFORMATION SCIENCE". www.merriam-webster.com (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 2017-09-25. Marrë më 2017-09-25.
  8. Mikhailov, A.I.; Chernyl, A.I.; Gilyarevskii, R.S. (1966). "Informatika – novoe nazvanie teorii naučnoj informacii". Naučno Tehničeskaja Informacija (në anglisht). 12: 35–39.
  9. Texas Woman's University (2015). "Informatics" (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 2016-02-24. Marrë më 2016-02-17.
  10. Vickery; B. C. (1973). Information Systems. London: Butterworth.
  11. Ellis, D.; Allen, D.; Wilson, T. (1999), "Information Science and Information Systems: Conjunct Subjects Disjunct Disciplines" (PDF), JASIS, vëll. 50 no. 12, fq. 1095–1107, arkivuar nga [url=https://proftomwilson.wordpress.com/wp-content/uploads/2018/07/1999jasist.pdf origjinali] (PDF) më 2018-07 {{citation}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!); Mungon vija ndarëse te: |url= (Ndihmë!); Shiko vlerat e datave në: |archive-date= (Ndihmë!); Shiko vlerën e |url= (Ndihmë!)
  12. Luciano Floridi, "What is the Philosophy of Information?" Arkivuar 2012-03-16 tek Wayback Machine, Metaphilosophy, 2002, (33), 1/2.
  13. Robert Hammarberg. The cooked and the raw. Journal of Information Science, 3(6):261–267, 1981.
  14. Garshol, L. M. (2004). "Metadata? Thesauri? Taxonomies? Topic Maps! Making sense of it all" (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 17 tetor 2008. Marrë më 13 tetor 2008.
  15. Gruber, Thomas R. (qershor 1993). "A translation approach to portable ontology specifications". Knowledge Acquisition (në anglisht). 5 (2): 199–220. doi:10.1006/knac.1993.1008.
  16. Arvidsson, F.; Flycht-Eriksson, A. "Ontologies I" (PDF) (në anglisht). Arkivuar nga origjinali (PDF) më 17 dhjetor 2008. Marrë më 26 nëntor 2008.
  17. {{Cite journal |last=Furner |first=Jonathan |date=2015 |title=Information Science Is Neither |url=https://archive.org/details/sim_library-trends_winter-2015_63_3/page/362 |journal=Library Trends |language=en |volume=63 |issue=3 |pages=362–377 |doi=10.1353/lib.2015.0009 |id=Stampa:Project MUSE
  18. Windsor, Donald A. (1999). "Industrial roots of information science". Journal of the American Society for Information Science (në anglisht). 50 (12): 1064–1065. doi:10.1002/(SICI)1097-4571(1999)50:12<1064::AID-ASI4>3.0.CO;2-J.
  19. "Town of Franklin – History of the Franklin Public Library" (në anglisht). Franklinma.virtualtownhall.net. 2010-06-29. Arkivuar nga origjinali më 2011-07-24. Marrë më 2011-05-28.
  20. Emard, J. P. (1976). "An information science chronology in perspective". Bulletin of the American Society for Information Science (në anglisht). 2 (8): 51–56.
  21. Smith, E. S. (1993). "On the shoulders of giants: From Boole to Shannon to Taube: The origins and development of computerized information from the mid-19th century to the present". Information Technology and Libraries (në anglisht). 12 (2): 217–226.
  22. Skolnik, H (1976). "Milestones in chemical information science: Award symposium on contributions of the Division of Chemical Literature (Information) to the Chemical Society". Journal of Chemical Information and Computer Sciences (në anglisht). 16 (4): 187–193. doi:10.1021/ci60008a001.
  23. Adkinson, B. W. (1976). "Federal government's support of information activities: A historical sketch". Bulletin of the American Society for Information Science. 2 (8): 24–26.
  24. Emard, J. P. (1976). "An information science chronology in perspective". Bulletin of the American Society for Information Science (në anglisht). 2 (8): 51–56.
  25. 1 2 Gabim citimi: Etiketë <ref> e pavlefshme; asnjë tekst nuk u dha për refs e quajtura "Day 2001, p7"
  26. "ASIST History" (në anglisht). Asis.org. 1968-01-01. Arkivuar nga origjinali më 2012-10-18. Marrë më 2011-05-28.
  27. 1 2 Miller, R (2012). "Social media, authentic learning and embedded librarianship: a case study of dietetics students". Journal of Information Literacy (në anglisht). 6 (2): 97–109. doi:10.11645/6.2.1718.
  28. 'What is IA?' Information Architecture Institute. IAinstitute.org Arkivuar 2007-07-26 tek Wayback Machine
  29. Morville, Peter; Rosenfeld, Louis (2006). Information Architecture for the World Wide Web (në anglisht). O'Reilly Media, Inc. ISBN 978-0-596-52734-1.
  30. Goodrum, Abby A. (2000). "Image Information Retrieval: An Overview of Current Research". Informing Science. 3 (2).
  31. Foote, Jonathan (1999). "An overview of audio information retrieval". Multimedia Systems. 7: 2–10. doi:10.1007/s005300050106.
  32. Frakes, William B. (1992). Information Retrieval Data Structures & Algorithms (në anglisht). Prentice-Hall, Inc. ISBN 978-0-13-463837-9. Arkivuar nga origjinali më 2013-09-28.
  33. Brown, C. M.; Ortega, L. (2007). "Information seeking behaviour of physical science librarians: Does research inform practice". College & Research Libraries (në anglisht). 66 (3): 231–247. doi:10.5860/crl.66.3.231. Arkivuar nga origjinali më 2014-06-12. Marrë më 2012-04-29.
  34. Hemminger, B. M.; Lu, D.; Vaughan, K. T. L.; Adams, S. J. (2007). "Information seeking behaviour of academic scientists". Journal of the American Society for Information Science and Technology (në anglisht). 58 (14): 2205–2225. doi:10.1002/asi.20686.
  35. Davies, K.; Harrison, J. (2007). "The information-seeking behaviour of doctors: A review of the evidence". Health Information & Libraries Journal (në anglisht). 24 (2): 78–94. doi:10.1111/j.1471-1842.2007.00713.x. PMID 17584211.
  36. Robinson, M. A. (2010). "An empirical analysis of engineers' information behaviors". Journal of the American Society for Information Science and Technology (në anglisht). 61 (4): 640–658. doi:10.1002/asi.21290.
  37. Kuhlthau, C. C.; Tama, S. L. (2001). "Information search process of lawyers: A call for 'just for me' information services". Journal of Documentation (në anglisht). 57 (1): 25–43. doi:10.1108/EUM0000000007076.
  38. Solomon, Yosef; Bronstein, Jenny (18 shkurt 2021). "The information-gathering practice of liberal professionals in a workplace setting: More than just seeking information". Journal of Librarianship and Information Science (në anglisht). 54 (1). SAGE: 54–68. doi:10.1177/0961000621992810. ISSN 0961-0006.

Referime

Lidhje të jashtme