Aco Stojkov

Aco Stojkov
Informacioni personal
Data e lindjes 29 prill 1983 (43 vjeç)
Vendi i lindjes Strumica, Maqedonia
Gjatësia 1.77 m (5 ft 10 in)
Pozicioni(et) Sulmues
Informacioni i ekipit
Ekipi aktual
I lirë
Karriera me të rinjtë
–1999 FK Belasica
2001–2002 Internazionale
Karriera si profesionist*
Vitet Ekipi Ndsh (Gola)
2000–2001 FK Belasica 15 (7)
2001–2005 Internazionale 0 (0)
2002–2003 → Spezia (huazim) 13 (0)
2003–2004 → Górnik Zabrze (huazim) 6 (1)
2004 → Castel di Sangro (huazim) 8 (1)
2004–2005 → Andria (huazim) 20 (2)
2005–2006 Louviéroise 14 (7)
2006 Partizan Beogradi 0 (0)
2006–2008 Debreceni VSC 20 (6)
2008–2009 → Nyíregyháza (huazim) 25 (6)
2009–2012 FC Aarau 68 (22)
2012–2013 Zob Ahan 5 (1)
2013 FK Vardar 27 (17)
2014 FC Botoșani 13 (2)
2014 FK Rabotnički 11 (9)
2015 Skënderbeu 13 (3)
Karriera ndërkombëtare‡
1999 Maqedonia U–17 5 (2)
Maqedonia U–18 2 (1)
2000–2002 Maqedonia U–19 2 (0)
2002–2005 Maqedonia U–21 13 (4)
2002–2014 Maqedonia 43 (5)
* Ndeshjet dhe golat në ligën vendase të klubeve të sakta prej datës 2 Mars 2015
‡ Ndeshjet dhe golat me kombëtaren, të sakta prej datës 2 Mars 2015

Aco Stojkov (Maqedonisht: Ацо Стојков, lindur më 29 Prill 1983 në Strumica) është një futbollistë maqedonas i cili luan me klubin shqiptar Skënderbeu Korçë në Kategorinë Superiore dhe me kombëtaren maqedonase si sulmues.

Karriera me klube

Stojkov më parë ka luajtur me shokun e kombëtares së tij Goran Pandev te F.C. Internazionale Milano Primavera gjatë sezonit 2001–02 ku fitoi titullin e të rinjëve. Ai më pas u huazua në skuadra të niveleve të ulta në Itali për të marrë më shumë eksperiencë por dështoi të impresionojë Interin që e largoi pasi kontrata skadoi. Që nga ajo kohë ai ka luajtur në Poloni, Belgjikë, Serbi, Hungari, Zvicër, Iran dhe Shqipëri. Ai u bashkua me Partizanin Beogradit në verën e vitit 2006 duke luajtur me ta në pjesën e parë të sezonit 2006–07. Pavarësisht se nuk luajti asnjë ndeshje në ligë, ai luajti një ndeshje në Kupën Serbe.[1]

Skënderbeu

Më 12 janar 2015, Stojkov u transferua te klubi shqiptar Skënderbeu duke firmosur një kontratë një vjeçare.[2] Ai mori fanellën me numrin 77 dhe deklaroi se arsyeja se pse firmosi me Skënderbeun ishte për shkak se klubi ishte "kampion i Shqipërisë, ishte i "organizuar" dhe "i mirë".[3]

Stojkov bëri debutimin e tij me klubin më 31 janar 2015 duke luajtur në nëntë minutat e fundit si zëvëndësuesi i Dhiego Martinsit në barazimin pa gola kundër Laçit në shtëpi.[4] Dy javë më vonë ai zhvilloi ndeshjen e parë si titullar duke luajtur 75 minuta në fitoren 1–0 kundër Apolonisë, ku ishte ai që shënoi golin e fitores në minutën e 27të me një gjuajtje brënda zonës.[5] Sulmuesi lavdëroi mesfushorin Gerhard Progni që dhuroi asistin e golit, duke thënë se ishte meritë e tij.[6]

Më 8 mars, ai u tregua sërisht vendimtar për skuadrën duke shënuar golin e vetëm të fitores 0–1 kundër Flamurtarit; maqedonasi realizoi në minutën e 51të duke mposhtur portierin Klodian Xhelilaj me një parabël.[7] Kjo ishte fitorja e parë e Skënderbeut në Vlorë pas 39 vitesh.[8] Një muaj më vonë, në ndeshjen e rëndësishme kundër Partizanit, një prej rivalëve për titull, Stojkov e nisi si titullar dhe shënoi golin e katërt të skuadrës në fitoren 5–2 në shtëpi.[9]

Stojkov e mbylli sezonin me 13 paraqitje në Kategorinë Superiore dhe me tre gola, me Skënderbeun e cila u kurorëzua kampione për të pestën herë rresht, duke vendosur një rekord në futbollin shqiptar. Ai gjithashtu zhvilloi edhe katër paraqitje në Kupën e Shqipërisë, duke mos shënuar gol, me Skënderbeun që u eleminua në gjysmë-finale. Pas mbarimit të sezonit, ai dhe drejtuesit e klubit prishën kontratën.[10]

Karriera ndërkombëtare

Ai ka përfaqsuar Maqedoninë në të gjitha nivelet e moshave përpara se të debutonte me kombëtaren e parë në vitin 2002.[11]

Golat me kombëtaren

Aco Stojkov: Golat Ndërkombar
#DataVendiKubdërshtariGoliRezultatiKompedicioni
17 Qershor 2003Shkup, MaqedoniFlamuri Lihtenshtajni3–1FitoreKualifikueset e Euro 2004
211 Qershor 2003Stamboll, TurqiFlamuri Turqia2–3HumbjeKualifikueset e Euro 2004
39 Tetor 2004Shkup, MaqedoniFlamuri Hollanda2–2BarazimKualifikueset e Kupës së Botës 2006
42 Qershor 2007Shkup, MaqedoniFlamuri Izraeli1–2HumbjeKualifikueset e Euro 2008
510 Qershor 2009Shkup, MaqedoniFlamuri Islanda1–0FitoreKualifikueset e Kupës së Botës 2010

Trofe

Skënderbeu

Referime

  1. ↑ "All-time FK Partizan players, Aco Stojkov #984" (në maqedonisht). Marrë më 15 mars 2015.{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Shërbim arkivimi i vjetruar (lidhja)
  2. ↑ "Aco Stojkov zyrtarisht te korçarët, Skënderbeu, merr bomberin e Maqedonisë". Panorama Sport. 12 janar 2015. Marrë më 28 maj 2015.
  3. ↑ "Stojkov: Ja pse zgjodha Korçën". Panorama Sport. 15 janar 2015. Marrë më 28 maj 2015.
  4. ↑ "S'ka fitues, Laçi 'ngrin' Skënderbeun në shtëpi, anulohet një gol i "çuditshëm"". Panorama Sport. 1 shkurt 2015. Marrë më 28 maj 2015.
  5. ↑ "Skënderbeu, triumf me… dhimbje, fitojnë ndaj Apolonisë me gol të Stojkov". Panorama Sport. 15 shkurt 2015. Marrë më 28 maj 2015.
  6. ↑ "Goli i parë, Stojkov: Ishte meritë e Prognit". Panorama Sport. 15 shkurt 2015. Marrë më 28 maj 2015.
  7. ↑ "Java 26 – Flamurtari-Skenderbeu 0-1 (Stojkov) 08-03-2015". 8 mars 2015. Marrë më 28 maj 2015.
  8. ↑ "Korçarët thyejnë një tabu 39 vjeçare në Vlorë, fitojnë dhe marrin kreun, vendos Stojkov". Panorama Sport. 8 mars 2015. Marrë më 28 maj 2015.
  9. ↑ "Goleadë në Korçë, Skënderbeu mposht 5-2 Partizanin, merr kryesimin". Gazeta Shqip. 13 prill 2015. Marrë më 28 maj 2015.
  10. ↑ "Stojkov, largimi i radhës nga Skënderbeu". Panorama Sport. 27 maj 2015. Marrë më 28 maj 2015.
  11. ↑ "Aco Stojkov" (në anglisht). Soccerway. Marrë më 5 qershor 2020.

Lidhje të jashtme