Braccae

Ilustrim i një luftëtari gal, që mban braka

Braccae (ose bracae) është termi latin për "pantallonat", dhe në këtë këndvështrim përdoret sot për t'iu referuar një stili pantallonash të bëra prej leshi. Sipas romakëve, ky stil veshjeje e kishte prejardhjen nga galët.[1]

Braccae bëheshin zakonisht me rripa dhe prireshin të arrinin nga pak mbi gjunjë në gjatësinë më të shkurtër, deri te kyçet e këmbëve në gjatësinë më të madhe, me gjatësi që përgjithësisht rritej në tributë që jetonin më në veri.

Për romakët, ti mbështillje këmbët dhe kofshët me fasciae, fasha, në kohën e Pompeut dhe Horacit, nënkuptohej si provë e një shëndeti të keq dhe feminizimi.[2] Burrat romakë vishin zakonisht tunika, të cilat ishin veshje një copëshe që përfundonte te gjunjtë ose mbi ta.

Etimologjia

Fjala vjen nga galishtja bhrāg-ikā, pasi përgjatë një procesi të sinkopimi, ajo do të krijonte fjalën latine braca "pantallona, brekushe".[3]

Fjala është konjate me anglishten breeches. Ajo duket se rrjedh nga rrënja indo-evropiane *bhrg- "thyej", këtu e përdorur dukshëm në kuptimin "ndaj", "veçaojë", si në galikja skoceze briogais ("pantallona"), në bretonisht bragoù ("brekë"), në irlandisht bríste[4] ("pantallona"), brycan/brogau në uellsisht dhe në holandisht broek ("pantallona"). Forma kelte mund të ketë kaluar fillimisht në gjuhën etruske, e cila nuk dallon midis tingujve [k] dhe [ɡ].[5]

Veshje e galëve dhe gjermanikëve

Braccae janë një lloj pantallonash të veshura nga galët dhe gjermanikët, të lidhur në kyçe me një rrip.[6] Në Perandorinë Romake, pjesa e galëve midis Ronës, Garonës dhe Pirenejve quhej Gallia braccata, pasi banorët e saj mbanin pantallona, në dallim me galët me toga, e cila quhej Gallia Cisalpina. Gjeografi Straboni te Gjeografia e tij,[7] shkruan se galët vishen me sagum, ata e lënë flokun e tyre të rritet dhe veshin veshje të gjera, valëzuese ose pantallona. Svetoni te Jetët e Dymbëdhjetë Çezarëve[8] shkruan: Galët i linin pantallonat e tyre për të marë latiklavin.[9]

Veshjet gale të ilustruara në librin e Adolf Rosenberg Geschichte des Kostüms, 1905

Veshje romake

Këto pantallona gale u adoptuan nga galo-romakët dhe u eksportuan, edhe përpara pushtimit romak, në Romë, ku përdoreshin në ushtrinë romake.[10][11]

Përdorime nga të tjerë dhe më vonë

Luftëtar gal me braka

Para vitit 1340, veshjet e gjata nuk i tregonin braccae, por këto veshje pastaj u bënë aq të shkurtëra sa Kur ata ndaluan për ti shërbyer zotërisë, (shumë) tregonin braccae e tyre dhe ato që kishin veshur të gjithë atyre që ishin pas tyre. Dhe (braccae) ishin aq të ngushta sa kishin nevojë për ndimë për ti veshur apo zhveshur.[12]

Léon Le Berre e përshkruan një fermer të vjetër nga Mahaloni në vitin 1937 si vijon: Në tokë […] ndodhet një plak nga Mahaloni, bartës i brakave dhe chupens të nyjëzuara. Ai përkulet me një dorë te pen-baz (një lloj bastuni) dhe mban litarin e një lope bretone me tjetrën.[13]

Braccae janë të ngjashme me shallvaret perse të Azisë Qendrore, që nëpërmjet skithëve do të përhapeshin edhe në Evropën Lindore,[14] dhe nëpërmjet osmanëve në Ballkan.[15]

Shiko edhe

Referime

  1. ↑ Diodor Sikuli, Bibliotheca Historica
  2. ↑ Gibbon 1837, f. 175
  3. ↑ Delamarre 2008
  4. ↑ "Bríste". Teanglann (në anglisht). Foras na Gaeilge.
  5. ↑ Për shembuj të tjerë të mundshëm kalimtarë nëpërmjet etruskishtes krahaso: greqishten ἀμόργη (amorge) e cila kthehet si fjala latine amurca, greqisht κυβερνᾶν (kubernân) në latinisht si gubernare.
  6. ↑ Eugène-Emmanuel Viollet-le-Duc 1874
  7. ↑ Straboni, Geographia, Libri IV, kapitulli IV
  8. ↑ Svetoni, Jetët e Dymbëdhjetë Çezarëve, Libri I, kapitulli 80
  9. ↑ François-Just-Marie M. Raynouard 1836
  10. ↑ Roland Jussiau, Louis Montméas & Jean-Claude Parot 1999, f. 142
  11. ↑ Jean-Louis Brunaux 2018, f. 101
  12. ↑ Paulin Paris 1837, f. 463
  13. ↑ Léon Le Berre 1935
  14. ↑ Edward Strachan 2009, f. 150
  15. ↑ Jusofi Golam-Hosajn. "Clothing, XXVI. Historical Lexicon of Persian Clothing". Encyclopædia Iranica (në anglisht). Vëll. V. fq. 856–865. ISSN 2330-4804.

Bibliografia