Ludi

Gara karrosh, të paraqitura në një reliev të shek. II, ku ludi paraqitet në festivale fetare romake

Ludi (latinisht për "lojëra"; shumësi i ludus) ishin lojëra publike të zhvilluara për të mirën dhe zbavitjen e popullit romak (populus Romanus). Ludi zhvilloheshin në lidhje me, ose ndonjëherë si veçoria kryesore e festivaleve fetare romake dhe paraqiteshin edhe si pjesë e kultit të shtetit.

Ludi-t më të hershëm ishin garat me kuaj në cirk (ludi circenses).[a] Ekspozimi i kafshëve me gjueti të sajuar (venationes) dhe performanca teatrore (ludi scaenici) gjithashtu u bënë pjesë e festivaleve.[1] Prandaj disa nga këto zbavitje nuk janë "lojëra" garuese, ludi mund të përkthehet më përgjithësisht si "shfaqje".[2]

Ditët në të cilat zhvilloheshin ludi ishin festa publike dhe asnjë punë nuk mund të zhvillohej—në mënyrë të shquar është vërejtur se "'duke konsideruar se në Periudhën Perandorake më shumë se 135 ditë mund të kaloheshin në këto argëtime'" gjatë vitit.[3] Megjithëse vlera e tyre argëtuese mund ta ketë lënë në hije ndjenjën fetare në çdo kohë, madje edhe në antikitetin e vonë ludi kuptoheshin si pjesë e adhurimit të zotave tradicionalë dhe Etërit e Kishës, kështu, i paralajmëronin të krishterët e hershëm të mos mirnin pjesë në këto festivalve.[4]

Forma në njëjës ludus, "lojë, sport" ose "los" ka mjaft kuptime në latinisht.[5] Shumësi përdoret për "lojëra" në kuptim analog me lojërat e festivaleve greke, si Lojërat Panhelenike.[6] Studjuesi i antikitetit të vonë Isidori i Seviljes, sidoqoftë, i klasifikon format e ludus si gymnicus ("atletikë"), circensis ("të zhvilluara në cirk," kryesisht gara me karro), gladiatorius ("gladiatorike") dhe scaenicus ("teatrore").[7] Marrëdhënia e lojërave gladiatorike me ludi është e ndërlikuar.

Politika dhe feja

Pllakatë terrakote (shek. I) që paraqet një venatio, ose sport të përgjakshëm njeri-kafshë

Fillimisht, të gjitha ludi duket se kanë qenë oferta kushtimore (ludi votivi), të inskenuara për përmbushjen e një betimi ndaj një perëndie, favori i të cilës kërkohej dhe dëshmohej. Në vitin 366 p.e.s., lojërat e parë që u vendosën në kalendarin fetar qenë Ludi Romani si një ngjarje e përvitshme e sponsorizuar nga shteti si i tërë.[8] Lojërat në cirk parapriheshin nga një paradë (pompa circensis) që paraqiste garuesit, të rinjë të hipur në karro të fisnikërisë romake, kërcimtarë të armatosur, muzikantë, një kor satirësh dhe imazhe të perëndive. Si produkt i fitoresh ushtarake, ludi shpesh lidheshin me triumfet. Venatio i parë (inskenim i gjuetisë së bishave) i rregjistruar u paraqit në vitin 186 p.e.s. nga Mark Fulvius Nobiliori si pjesë e ludi votivi të tij, për të cilat ai pagoi me plaçkën e paraqitur në triumfin e tij.[9]

Si cerimoni fetare, ludi organizoheshin fillimisht nga kolegje të ndryshme priftërinjsh; gjatë Periudhës Republikane, më vonë ato paraqiteshin nga konsujt, por pasi shumica lidheshin me përgjegjësitë e aedilëve. Megjithëse alokoheshin para publike për inskenimin e ludi, zyrtari kryesues do ta rriste gjithmonë e më shumë shkëlqimin e këtyre lojërave nga fondet personale si një formë e marrëdhënieve publike.[10] Sponsori ishte i aftë të reklamonte pasurinë e tij, ndërsa deklaronte se ai synonte ti zhvillonte ato për të mirën publike. Megjithëse disa njerëz me synim konsullatën e tejkalonin postin e edilit pikërisht për arsyen se priteshin shpenzime masive, ata me burime të mjaftueshme shpenzonin pasurisht për të kultivuar mbështetjen e popullit. Festivalet fetare, në të cilat bashkangjiteshin ludi zhvillonin ndonjëherë gosti publike dhe shpesh vepra publike si rimodelimi ose ndërtimi i tempujve.[11]

Oktaviani i kurorëzuar si August

Duke pasuar vrasjen e Jul Çezarit gjatë ideve të marsit në vitin 44 p.e.s., Mark Bruti kuptoi se një segment domethënës i populus e konsideronte atë si një liberator, por si vrasës i një kampioni të dashur dhe mes gjesteve të tjera të vullnetit të mirë përkundrejtë popullit, ai pregatiti sponsorizimin e Ludi Apollinares, të zhvilluara përvit gjatë 6–13 korrikut. Trashëgimtari i Çezarit, Oktaviani menjëherë vuri në skenë atë me Ludi Victoriae Caesaris, "lojërat në nder të fitores së Çezarit," të cilat u zhvilluan gjatë 20–28 korrikut, në përkim me një festival për nder të Venus Genetrix, perëndia padrone e Çezarit dhe matriarka hyjnore e gens Iulia. Gjatë këtyre ludi, që shërbyen edhe si lojëra funerale, u shfaq një kometë e ndritshme, e cila u mor si shenjë e statusit të ri hyjnor të Çezarit. Oktaviani e njohur vlerën e festivaleve në bashkimin e popullit dhe si August themeloi ludi të reja brenda programit të tij të reformave fetare; spektaklet dhe argëtimet publike në këtë mënyrë rimorën nga kulti perandorak.[12]

Ludi compitalicii

Diptik në reliev që paraqet venatio të lojërave të cirkut, rr. 400 i e.s., Luvër

Ludi compitalicii ("lojërat e kryqëzimeve") ishte argëtime të inskenuara nga lagjet ose komitetet lagjare të Romës (vici)[b] në bashkëveprim me Compitalia, festivalin e vitit të ri të zhvilluar në data të zhvendosshme midis Saturnalias dhe 5 janarit[c] në nderim të Lares të kryqëzimeve. Në republikën e vonë, performancat zhvilloheshin në kryqëzimet kryesore të lagjeve përgjatë qytetit në të njëjtën ditë.[13] Gjatë luftërave civile të viteve 80, këto ludi do të bëheshin shkak për shprehjet e shpeshta politike kaotike plebeje nga organizatat lagjare. Skllevërit e liruar luanin një rol kryesor dhe madje edhe skllevërit mernin pjesë në festivale.

Në vitin 67 p.e.s., Compitalia u prish nga një revoltë në ludi,[14] të cilat qenë edhe skena e trazirave në vitet 66–65 p.e.s. Kjo trazirë me rastin e parë ishte një përgjigje ndaj gjyqit ndaj Gaius Maniliusit, i cili kishte mbështetur reformat që kishin të bënin me të drejtat e votimit të skllevërve të liruar dhe në rastin bashkalidheshin me ngjarjet e errëta më vonë të etikutara gabimisht si Komploti i Parë Katilinian.[15] Bashkë me forma gildash esnafesh (collegia) dhe komitete lagjare, ludi compitalicii rrjedhimisht u ndaluan nga senati në vitin 64 p.e.s.[16]

Një tribun e pa emërtuar i plebejve mbështeti përpjekjet për të vënë në skenë ludi për vitin 61 p.e.s., por konsulli i caktuar Metellus Celer e ndaloi përpjekjen.[17] Në vitin 58 p.e.s., Publius Klodius Pulçer, i cili kishte hequr dorë nga statusi i tij patric për tu bërë një nga tribunët e plebejve, riktheu të drejtën e organizimit, por edhe para se ky ligj të hynte në fuqi, ndihmësi i tij Sekst Kloelius, e kishte përgatitur mënyrën, duke organizuar ludi të vitit të ri. Konsulli Lucius Kalpurnius Piso Kesonini, vjehrri i Çezarit, i lejoi lojërat, megjithëse organizatat që i zhvillonin ato ishin akoma jashtë ligjit.[18] Çezari do t’i ndalonte prapë collegia dhe ludi në vitin 46 p.e.s.

Në vitin 7 p.e.s., Augusti e riorganizoi Romën me synime administrative në 265 distrikte, që zëvendësuan por që quheshin akoma vici.[19] Një imazh i Genius të Augustit tani qëndronte midis Lareve në faltoret e kryqëzimeve dhe ludi dikur të konsideroruara të rrezikshëm subversive u bënë shprehje e pietas perandorake.[20]

Mozaik garash me kuaj në cirk, Kartagjenë, mes shek. II dhe të III

Ludi circenses

Ludi circenses ishin lojëra të zhvilluara në cirqe. Circus Maximus ishte së pari një skenë për garat me karroca, por edhe ngjarje atletike, gara dhe mund të ofroheshin edhe gjueti bishash.[21] Lojërat parapriheshin nga një paradë hapëse, pompa circensis. Ludi circenses kremtonin rregullisht një triumf ose kushtimit të një ndërtimi madhor. Ato ishin pjesë e festave dhe festivaleve më të rëndësishme, siç ishin Floralia, Ludi Romani ("Lojërat Romake"), dhe Ludi Plebeii ("lojërat plebeje").[22][23] Gjatë Periudhës Perandorake, lojërat e cirkut shpesh i shtoheshin festivalet për të cilat tradicionalisht ato nuk kremtoheshin gjatë republikës.[24] Lojërat e Cirkut zhvilloheshin në provinca të ndryshme përgjatë perandorisë, siç tregojnë mbetjet arkeologjike të gjurmëve dhe strukturave mbështetëse, megjithëse shumë zonave do tu mungonin facilitetet e përhershme të kushtueshme dhe në vend të tyre ndërtoheshin vende të përkohshme përreth territoreve të përshtatshme.[25]

Lista e ludi-ve

Lista në vijim e ludi nuk është shteruese. Përveç kur shënohet ndryshe, burimet janë Matthew Bunson,[26] dhe Roland Auguet.[27]

Ludi të përvitshme

Të listuara në rend sipas muajit që ato shfaqeshin në Kalendarin Romak:

  • Ludi Gothici, 4 deri në 9 shkurt (zakonisht), të themeluara rreth vitit 332 dhe të kremtuara përvit në Kostandinopojë.
  • Ludi Genialici, 11 dhe 12 shkurt.
  • Ludi Votivi, 28 shkurt dhe 8 gusht.
  • Ludi Liberales, ose Liberalia 16 dhe 17 mars, të lidhura me kultin e Liber Pater dhe bashkëshortes së tij Libera; të lidhura me Bakanalet.
  • Ludi Troiae ose Lusus Troiae, ekzibicion i patricëve të rinj në kal që simulonin një luftim; ka origjinë shumë të lashtë dhe modeli mitiko-letrar është ai i Librit V të Eneidës (vargjet 546 e në vijim), ku përshkruhen lojërat mortore në nder të Ankizit. Zhvilloheshin me rastin e festivalit të Quinquatrus (19 mars) dhe Armilustrium (19 tetor). Dimë nga Svetoni se u kremtuan nga Augusti.
  • Ludi Megalenses, 4–10 prill, të themeluara në vitin 204 p.e.s. në nder të Magna Mater, në bashkëveprim me Megalensia.
  • Ludi Ceriales, 12–19 prill, të themeluara në vitin 202 p.e.s. në bashkëveprim me Cerealian e 12 prillit.
  • Ludi Florales, 28 prill–3 maj, të themeluara në vitin 173 p.e.s. në nder të Florës, në bashkëveprim me Floralian e 1 majit dhe "atmosferën e saj të shfrenimit primitiv dhe orgjisë baritore."[28]
  • Ludi Maximati, nga 4 deri në 9 maj.
  • Ludi Persici, të themeluara nga Maksimiani; nga 13 deri në 17 maj (me një ditë pushim në mes?)
  • Ludi Honoriarum et Virtus, 29, 30 dhe 31 maj.
  • Ludi in Minicia, 4 qershor.
  • Ludi Piscatorii, 7 qershor, në nder të Atë Tiberit.
  • Ludi Apollinares, 6–13 korrik, të kremtuara për herë të parë në vitin 211 p.e.s. në nder të Apolonit për të siguruar ndihmën e tij kundër Hanibalit dhe e kthyer në të përvitshme në vitin 208 p.e.s. nëpërmjet dekrektit senatorial.
  • Ludi Francici, 15 deri në 20 korrik.
  • Ludi Martiales, 1 gusht në nder të Marsit.
  • Ludi Romani, 4–19 shtator në vitin 44 p.e.s., 12–15 shtator në shekullin e IV, të themeluara sipas disa legjendave në shekullin e VI p.e.s. në nder të Jupiterit, ose ndoshta Atë Liberit dhe fillimisht të zhvilluara herë pas here, jo përvit.
  • Ludi Consualia, 21 gusht dhe 15 dhjetor në nder të perëndisë Consus.
  • Ludi Triumphales, 18–22 shtator për të përkujtuar fitoren e Kostandinit mbi Licinin në Kalçedoni, në vitin 324.
  • Ludi Fatali, nga 29 deri në 30 shtator.
  • Ludi Augustales, 3–12 tetor, të themeluara në vitin 14 të erës sonë, pas vdekjes së Augustit dhe të bazuara te Augustaliet.
  • Ludi Alemanici, nga 5 deri në 11 tetor.
  • Ludi Victoriae Sullanae, 26 deri në 31 tetor dhe në 1 nëntor.
  • Ludi Plebeii, fillimisht në 13 nëntor, gjatë ideve të Jupiterit dhe të zgjeruara për tu shtrirë gjatë 4–17 nëntorit; të themeluara në vitin 216 p.e.s. dhe të zhvilluara në cirk dhe të vijuara deri në shekullin e IV të epokës së krishterë.
  • Ludi Sarmatici, në nder të fitores së Kostandinit I ose Konstancit të II mbi sarmatët, zgjasnin gjashtë ditë, nga 25 deri në 30 nëntor dhe 1 dhjetor. U kremtuan deri në vitin 354
  • Ludi Lancionici, 12 deri në 18 dhjetor.
  • Ludi Saturnali, 17 deri në 23 dhjetor.
  • Ludi Solii, 19 deri në 22 dhjetor.

Ludi jo të përvitshme

  • Ludi Capitolini, të themeluara në vitin 388 p.e.s. në nder të ndihmës së Jupiterit në rimarjen e Kapitolit, pas rrethimit të galëve; të zhvilluara jo rregullisht dhe të ri-themeluara nga Domiciani në vitin 86 të e.s. mbi një bazë katër vjeçare.
  • Ludi Palatini, 17 deri në 22 janar.
  • Ludi Pontificales ose Ludi Actiaci, të themeluara nga Augusti në vitin 30 p.e.s., të zhvilluara çdo katër vjetë për të përkujtuar fitoren e Augustit në Aktium.
  • Ludi Decennales, një kremtim i 10 vjetorit të mbretërimit të një perandori, duke filluar nga Augusti.
  • Ludi Saeculares, të zhvilluara jo shpesh, por me gjasa të zhvilluara menjëherë pas dëbimit të mbretërve, mbi një agjendë të përcaktuar në mënyrë të larmishme nga Librat Sibilinë dhe të ndikuara nga Viti i Madh etrusk (një cikël 110-vjeçar, siç shpjegohet nga quindecimviri augustian); të shfaqura në vitin 17 p.e.s. nën Augustin, kur Carmen Saeculare korale e Horacit u performua; dhe për të shënuar raste të rëndësishme si 800 dhe 900 vjetori i Themelimit të Romës; i zhvilluar për herë të fundit në vitin 397 nën perandorin e krishter Honorius, i cili i lejoi ato për tu zhvilluar sipas traditës.
  • Ludi Taurii, lojëra që shfaqnin gara me kuaj në nder të zotave nëntokësorë.
  • Ludi Terentini

Ludi të një rasti

Ludi-t në vijim u zhvilluan vetëm një herë:

  • Ludi Victoriae Caesaris, e zhvilluar gjatë 20–30 korrikut të vitit 46 p.e.s. nga Jul Çezari për dedikimin e tempullit të tij ndaj Venus Genetrix, në përmbushje të betimit të kryer në vitin 48 në Betejën e Farsalës dhe e kthyr në të përvitshme nga Augusti.[29]
  • Ludi Vulcanalia, zhvilluar më 23 gusht të vitit 20 p.e.s., brenda rrethimit të Tempullit të Vullkanit, nga Augusti për të kremtuar traktatin me Parthia dhe kthimin e standardeve legjionare aquila që ishin humbur në Betejën e Karrhaes në vitin 53 p.e.s.
  • 'Ludi Iuvenales', në vitin 59
  • 'Ludi Adiabenici'
  • 'Ludi Funebres'
  • Ludi Nataliti
  • Ludi Novendiales, në ritin mortor romak ishin lojërat me zgjatje prej nëntë ditësh në nderim të të vdekurit.
  • Ludi Honoriarii
  • Ludi Parthici
  • Ludi Quaestorii, të themeluara nga Klaudi
  • Ludi Scaeneci

Shiko gjithashtu

Shënime

  1. Jo të gjitha garat me karro ishin pjesë e festivaleve fetare.
  2. Fjala latine vicus mund ti referohet ose lagjes në vetëvete, ose shoqërisë së lagjes. Për një barasvlerës modern, shiko komitetet lagjare.
  3. Në vitin 67 p.e.s., Compitalia u zhvillua në 31 dhjetor; në vitin 60 dhe 58, në 1 janar; dhe në vitin 50, në 2 janar (Ciceroni, Ad Atticum 2.3.4 dhe 7.7.3; In Pisonem 8). Kalendari i Filokalit (shekulli IV i e.s.) dhe ai i Polemius Silviusit (shekulli V) i vendosin ludi compitales gjatë 3–5 janarit.

Referime

  1. Mary Beard; J. A. North; S. R. F. Price (1998). Religions of Rome: A History (në anglisht). Cambridge University Press. fq. 66.
  2. Betty Rose Nagle (1995). Ovid's “Fasti”: Roman Holidays (në anglisht). Indiana University Press. fq. 25.
  3. Matthew Bunson (1995). A Dictionary of the Roman Empire (në anglisht). Oxford University Press. fq. 246. republikën e vonë romake, 57 ditë kaloheshin në ludi gjatë datave të caktuara, me shumë ditë shtesë lojërash të shtuara nga Augusti.
  4. Mary Beard; J. A. North; S. R. F. Price (1998). Religions of Rome: A History (në anglisht). Cambridge University Press. fq. 262.
  5. Ludus, për shembull, mund ti referohet lojës së fëmijëve, lojërave erotike, një shkolle fillore dhe një kampi trajnimi për gladiatorët: Alexander Souter; Cyril Bailey; J. M. Wyllie; P. G. W. Glare, red. (1985) [1982]. Oxford Latin Dictionary (në anglisht). Oksford: Clarendon Press. fq. 1048–1049.
  6. Helen Lovatt (2005). Statius and Epic Games: Sport, Politics, and Poetics in the Thebaid (në anglisht). Cambridge University Press. fq. 5–6.
  7. Isidori i Seviljes, Etymologiae 18.16.3.
  8. Alison Futrell (2006). The Roman Games: A Sourcebook (në anglisht). Blackwell. fq. 2.
  9. Ida Östenberg (2009). Staging the World: Spoils, Captives, and Representations in the Roman Triumphal Procession (në anglisht). Oxford University Press. fq. 169.
  10. Helen Lovatt (2005). Statius and Epic Games: Sport, Politics, and Poetics in the Thebaid (në anglisht). Cambridge University Press. fq. 10.
  11. Përmbledhje bazuar te Geoffrey S. Sumi (2005). Ceremony and Power: Performing Politics in Rome Between Republic and Empire (në anglisht). University of Michigan Press. ISBN 978-0-472-11517-4.. Për një shembull, shiko diskutimin e edilitetit të W. Jeffrey Tatum (1999). "7. Formidable Adversary". The Patrician Tribune: Publius Clodius Pulcher (në anglisht). University of North Carolina Press. fq. 198–199. ISBN 978-0-8078-2480-1.
  12. Geoffrey S. Sumi (2005). Ceremony and Power: Performing Politics in Rome between Republic and Empire (në anglisht). University of Michigan Press. fq. 15.. Ludi Apollinares të Brutit diskutohet gjerësisht, fq. 143–150, ndjekur nga diskutimi i kundër-përpjekjeve të Oktavianit. Shiko edhe John T. Ramsey; A. Lewis Licht (1997). The Comet of 44 B.C. and Caesar's Funeral Games (në anglisht). American Philological Association. dhe Ittai Gradel (2002). Emperor Worship and Roman Religion (në anglisht). Oxford University Press.
  13. T. P. Wiseman (1985). Catullus and His World: A Reappraisal (në anglisht). Cambridge University Press. fq. 46.
  14. Kuint Askonius Pedianui, 45C.
  15. Andrew Lintott (1968). Violence in Republican Rome (në anglisht). Oxford University Press. fq. 80.
  16. Nicholas Purcell (2003) [1994]. "The City of Rome and the "plebs urbana" in the late Republic". The Cambridge Ancient History (në anglisht). Vëll. 9 (bot. i 2-të). Cambridge University Press. fq. 674. për një diskutim të marrëdhënieve problematike të vici dhe collegia, shiko W. Jeffrey Tatum (1999). The Patrician Tribune: Publius Clodius Pulcher (në anglisht). University of North Carolina Press. fq. 117. John Bert Lott (2004). The Neighborhoods of Augustan Rome (në anglisht). Cambridge University Press. fq. 177. bën një dallim midis Compitalia e mirëfilltë, e cila ishte një festë shtetërore dhe kremtimet e lokalizuara që "shkurajoheshin në atë kohë."
  17. Ciceroni, In Pisonem 7.25–26; W. Jeffrey Tatum (1999). Patrician Tribune: Publius Clodius Pulcher (në anglisht). University of North Carolina. fq. 118.
  18. Cynthia Damon (1992). "Sex. Cloelius, "Scriba"". Harvard Studies in Classical Philology (në anglisht). 94: 228 dhe 232.
  19. Kuint Askonius Pediani, 6–7; Svetoni, Divus Julius 42.3 dhe Augustus 30.2 dhe 31.4; William Warde Fowler (1899). "Mensis Ianuarius". The Roman Festivals of the Period of the Republic: An Introduction to the Study of the Religion of the Romans (në anglisht). Londër: Macmillan. fq. 279–280 (277–297). ISBN 978-079055327-6. {{cite book}}: Mospërputhje ISBN / Datë (Ndihmë!). Costas Panayotakis (2010). Decimus Laberius: The Fragments (në anglisht). Cambridge University Press. fq. 208. nuk është i bindur se ludi scaenici, ose performancat teatrore, ishin pjesë e ngjarjeve të kryqëzimeve.
  20. Anthony James Boyle (2006). An Introduction to Roman Tragedy (në anglisht). Routledge. fq. 174.
  21. Lawrence Richardson (1992). A New Topographical Dictionary of Ancient Rome (në anglisht). Johns Hopkins University Press. fq. 82. ISBN 978-0-8018-4300-6.
  22. Lawrence Richardson (1992). A New Topographical Dictionary of Ancient Rome (në anglisht). Johns Hopkins University Press. fq. 82, 87. ISBN 978-0-8018-4300-6.
  23. Michele Renee Salzman (1990). On Roman Time: The Codex Calendar of 354 and the Rhythms of Urban Life in Late Antiquity (në anglisht). University of California Press. fq. 120.
  24. Michele Renee Salzman (1990). On Roman Time: The Codex Calendar of 354 and the Rhythms of Urban Life in Late Antiquity (në anglisht). University of California Press. fq. 126 "et passim".
  25. Duncan Fishwick (2004). The Imperial Cult in the Latin West: Studies in the Ruler Cult of the Western Provinces of the Roman Empire (në anglisht). Vëll. 3. Brill. fq. 337–343.; A.T. Fear (2002) [1996]. Rome and Baetica: Urbanization in Southern Spain c. 50 BC–AD 150 (në anglisht). Oksford: Clarendon Press. fq. 197.
  26. Matthew Bunson (1995). A Dictionary of the Roman Empire (në anglisht). Oxford University Press. fq. 246–247.
  27. Roland Auguet (1994) [1972]. Cruelty and Civilization: The Roman Games (në anglisht). Routledge. fq. 212–213.
  28. Roland Auguet (1994). Cruelty and Civilization: The Roman Games (në anglisht). Routledge. fq. 213.
  29. Richard Beacham (2005). "The Emperor as Impresario: Producing the Pageantry of Power". The Cambridge Companion To The Age Of Augustus (në anglisht). Cambridge University Press. fq. 160.

Bibliografia