FA Premier League 2006–07

FA Premier League
Sezoni 2006–07
Datat 19 gusht 2006 – 13 maj 2007
Kampionët Manchester United
Largohen Sheffield United
Charlton Athletic
Watford
Liga e Kampionëve Manchester United
Chelsea
Liverpool
Arsenal
UEFA Kupa Tottenham Hotspur
Everton
Bolton Wanderers
Kupa Intertoto Blackburn Rovers
Ndeshje të luajtura 380
Gola të shënuar 931 (2.45 për ndeshje)
Golashënuesi kryesor Didier Drogba
(20 gola)
‹‹ 2005–06 2007–08 ››

FA Premier League 2006–07 (e njohur si FA Barclays Premiership për arsye sponsorizimi) ishte sezoni i 15-të i FA Premier League që nga themelimi i saj në vitin 1992. Sezoni filloi më 19 gusht 2006 dhe përfundoi më 13 maj 2007. Chelsea ishin dy herë kampionët në fuqi.

Më 12 shkurt 2007, FA Premier League u riemërua thjesht në Premier League. Ndryshimi prezantoi një logo të re, copa në mëngë dhe shkronja të reja. Emri i sponsorizuar mbetet Barclays Premier League.

Sezoni 2006–07 ishte sezoni me më pak gola të shënuar në historinë e Premier League, me vetëm 931 gola (me një raport prej 2.45 golash për ndeshje, më i dobëti në historinë e Premier League).

Manchester United fitoi titullin e parë të Premier League që nga sezoni 2002–03, pas barazimit 1–1 të Chelsea me Arsenal më 6 maj 2007. Rezultati i la kampionët në fuqi shtatë pikë pas United me dy ndeshje të mbetura. Ishte titulli i tyre i nëntë në pesëmbëdhjetë sezone.

Tre vendet që rrëzoheshin nga kategoria u zunë nga Watford dhe Sheffield United, të cilët zgjatën nga një sezon në ligë secili, së bashku me Charlton Athletic, të cilët ranë nga kategoria pas shtatë sezonesh.

Tabela e ligës

Rendi Skuadra N F B H G.SH G.P Pikë
1Manchester United382855832789
2Chelsea3824113642483
3Liverpool3820810572768
4Arsenal3819118633568
5Tottenham Hotspur3817912575460
6Everton38151310523658
7Bolton Wanderers3816814475256
8Reading3816715524755
9Portsmouth38141212454254
10Blackburn Rovers3815716525452
11Aston Villa38111710434150
12Middlesbrough38121016444946
13Newcastle United38111017384743
14Manchester City3811918294442
15West Ham United3812521355941
16Fulham3881515386039
17Wigan Athletic3810820375938
18Sheffield United3810820325538
19Charlton Athletic3881020346034
20Watford3851320295928
  Kampionët anglezë dhe pjesëmarrja në Ligën e Kampionëve
  Kualifikimi për në fazën e tretë kualifikuese të Ligës së Kampionëve
  Pjesëmarrja në raundin e parë të Kupës UEFA

Golashënuesit më të mirë

Rënditja Lojtari Skuadra Gola
1 Bregu i Fildishtë Didier Drogba Chelsea 20
2 Afrika Jugore Benni McCarthy Blackburn Rovers 18
3 Portugalia Cristiano Ronaldo Manchester United 17
4 Anglia Wayne Rooney Manchester United 14
Australia Mark Viduka Middlesbrough
6 Anglia Darren Bent Charlton Athletic 13
Republika e Irlandës Kevin Doyle Reading
8 Bullgaria Dimitar Berbatov Tottenham Hotspur 12
Holanda Dirk Kuyt Liverpool
Nigeria Yakubu Middlesbrough

Referime