Festivali i 10-të i Filmit Shqiptar
Festivali i 10-të i Filmit Shqiptar[1] u mbajt në Tiranë, më 10 - 13 maj 1995.
Emërtimi zyrtar: FESTIVALI I DHJETË I FILMIT ARTISTIK & TË ANIMUAR SHQIPTAR.
Festivali u organizua në Pallatin e Kongreseve (salla e madhe dhe e vogël) dhe Qendra Ndërkombëtare e Kulturës (Piramida). Festivali u hap me një ekspozitë të filmit shqiptar. Në këtë festival konkurruan 9 filma artistikë, prej të cilëve 1 film artistik televiziv shqiptar dhe 1 film televiziv malazez, dhe 9 filma të animuar. U shfaqën edhe filma artistikë, artistikë televizivë dhe të animuar të retrospektivës.
Në Festival ishin të ftuar personalitete të kinematografisë botërore nga Belgjika, Kroacia, Gjermania, Franca, Rusia dhe Greqia.
| Festivali i 10-të i filmit shqiptar | |
|---|---|
| Data: | 10 - 13 maj |
| Viti: | 1995 |
| Vendi: | Tiranë |
| Filma në konkurrim: | |
| Artistikë: | 9 |
| Të animuar: | 9 |
| Organizimi i shfaqjeve: | |
| Pallatin e Kongreseve, QNK | |
Pas Festivalit të 9-të të Filmit Artistik Shqiptar i mbajtur para katër vjetësh, më 1991, për shkak të rënies së menjëhershme të prodhimit kinematografik si pasojë e ndryshimit të sistemit nga i centralizuar në ekonomi tregu, organizimi i përvitshëm i festivaleve, të alternuar sipas gjinive të filmit në çdo dy vjet, u ndërpre. Festivali i 10-të, ndryshe nga të mëparshmit, nuk arriti që të bëjë seleksionimin e filmave të prodhuar, përkundrazi, për efekt të mungesës së tyre, i përfshiu që të gjithë; gjinia e filmit dokumentar nuk u paraqit me asnjë produkt në këtë festival. U organizua edhe një seksion i Retrospektivës, me 12 filmat artistikë të përzgjedhur në vitet 1957-1989 me synim përfaqësimin e tre brezave të regjisorëve shqiptarë. Nga forma institucionale festivali shëmbëlleu me modelet perëndimore, duke vepruar përputhur një statusi të posaçëm, me një president dhe një buxhet të caktuar. E veçanta që duhet shënuar për filmat e këtij festivali ishte liria krijuese, mungesa e censurës dhe autocensurës së dikurshme, trajtimi realist i temave duke e parë të vërtetën e jetës jashtë ideve dhe subjekteve të paracaktuara.[2]
Ditët e organizimit u publikua gazeta Film 95, si gazetë speciale e Festivalit .
Seksioni i Retrospektivës
Shfaqja e filmave të seksionit të Retrospektivës u organizua sipas këtyre kategorive: filmi artistik kinematografik; filmi artistik televiziv dhe filmi i animuar, mbajtur në sallën e vogël të Pallatit të Kongreseve dhe QNK.
- Filma artistikë kinematografikë të retrospektivës:
Fëmijët e saj (regj. Hysen Hakani, v. 1957); Tana (regj. Kristaq Dhamo, v. 1958); Kapedani (regj. Fehmi Hoshafi, v. 1972); Beni ecën vetë (regj. Xhanfise Keko, v. 1975); Dimri i fundit (regj. Ibrahim Muçaj & Kristaq Mitro, v. 1976); Gjeneral Gramafoni (regj. Viktor Gjika, v. 1978); Koncert në vitin 1936 (regj. Saimir Kumbaro, v. 1978); Një natë pa dritë (regj. Gëzim Erebara, v. 1981); Hije që mbeten pas (regj. Esat Musliu, v. 1985); Përrallë nga e kaluara (regj. Dhimitër Anagnosti, v. 1987); Pranvera s'erdhi vetëm (regj. Piro Milkani, v. 1988); Balada e Kurbinit (regj. Kujtim Çashku, v. 1989).
- Filma artistikë televizivë të retrospektivës:
Udha e Shkronjave (regj. Vladimir Prifti, v. 1988); Unë e dua Erën (regj. Albert Minga, v. 1990-1991).
- Shfaqje filmash të animuar të retrospektivës:
Zana dhe Miri (regj. Vlash Droboniku, v. 1975); Zhgarravinat (regj. Bujar Kapexhiu, v. 1978); Ilira (regj. Boris Ikonomi, v. 1982); Variacione mbi temën (regj. Sokol Xhahysa, v. 1986); Mundi që shkon kot (regj. Majlinda Agolli, v. 1988); Pipiruku në hambar (regj. Gëzim Qendro, v. 1988); Lëkura e luanit (regj. Gjin Varfi, v. 1989); Talenti i babit (regj. Esperanca Ikonomi, v. 1989); Kush e meriton (regj. Xhovalin Delia, v.1 989); Lufta për jetën (regj. Vlash Droboniku, v. 1981); Bishti (regj. Tonin Vuksani, v. 1982); Dy gosti (regj. Gazmend Leka, v. 1982); Fantazisti (regj. Stefan Taçi, v. 1990); Ëndrra që nuk vritet (regj. Robert Qafzezi, v. 1990); Vajza dhe mjellma (regj. Artur Muharremi, v. 1990).
Filmat konkurrues në festival
Filmat artistikë në konkurrim:
| Nr. | Titulli i filmit: | Regjia: | Viti: |
|---|---|---|---|
| 1 | Plumbi prej plasteline | Artan Minarolli & Petrit Ruka | 1994-1995 |
| 2 | Vdekja e kalit | Saimir Kumbaro | 1992 |
| 3 | Vazhdojmë me Beethoven | Spartak Pecani | 1994-1995 |
| 4 | Përdhunuesit | Spartak Pecani | 1994 |
| 5 | Nekrologji | Fatmir Koçi | 1993-1994 |
| 6 | Dashuria e fundit | Gjergj Xhuvani | 1994-1995 |
| 7 | Zemra e nënës | Besnik Bisha | 1995 |
| 8 | Pak freskët sonte (TV) | Arian Çuliqi | 1994 |
| 9 | Era e mollës (TV, Ulqin, Mali i Zi) | Emin Halili | 1994 |
Filmat e animuar në konkurrim:
| Nr. | Titulli i filmit: | Regjia: | Viti: |
|---|---|---|---|
| 1 | Ujku, ujku | Artur Dauti | 1992 |
| 2 | Trëndafili magjik | Gjergj Kallmeti | 1993 |
| 3 | Gjigandi i vetmuar | Artur Dauti | 1993 |
| 4 | Djali dhe Ofi | Gjin Varfi | 1993 |
| 5 | Kumbar vdekja | Gjergj Kallmeti | 1994 |
| 6 | I vdekuri dhe i gjalli | Albert Malltezi | 1994 |
| 7 | Biba | Shaqir Veseli | 1994 |
| 8 | Gjëra që nuk ndryshojnë | Stefan Taçi | 1993 |
| 9 | Maratona e lavdisë | Sokol Xhahysa & Boris Ikonomi | 1992 |
Fituesit dhe çmime të tjera
Filmi artistik - çmimet:
| Kupa e Festivalit të 10-të: | |
|---|---|
| Filmi artistik më i mirë: | |
| Titulli: | Autor (regjia): |
| Zemra e nënës | Besnik Bisha |
| Çmim për aktorin më të mirë: | ||
|---|---|---|
| Aktori: | Roli: | Filmi: |
| Timo Flloko | Agroni | Vdekja e kalit |
| Çmim për aktorja më e mirë: | ||
|---|---|---|
| Aktori: | Roli: | Filmi: |
| Luiza Xhuvani | prostituta | Dashuria e fundit |
| Medalion për komponentë të veçantë të filmit: | ||
|---|---|---|
| Emri: | Medalion për: | Filmi: |
| Saimir Kumbaro | regji | Vdekja e kalit |
| Mihal Rama | drejtor i fotografisë | Plumbi prej plasteline |
| Arben Basha | skenografi | Vdekja e kalit |
| Gjergj Xhuvani | bashkëskenarist | Dashuria e fundit |
| Dhimitër Theodhori | piktor kostumesh | Nekrologji |
| Ilir Gjata | kolonën zanore | Plumbi prej plasteline |
| Neriman Furxhi | montazh | Vdekja e kalit |
| Arben Basha | piktor i dekorit | Dashuria e fundit |
| Ardit Gjebrea | muzikë filmi | Vazhdojmë me Beethoven |
| Dashamir Turku | grimieri më i mirë | |
Filmi i animuar - çmimet:
| Kupa e Festivalit të 10-të: | |
|---|---|
| Filmi i animuar më i mirë: | |
| Titulli: | Autorë: |
| Gjigandi i vetmuar | Valter File - skenar |
| Artur Dauti - regjia | |
| Çmime për komponentë të veçantë të filmit të animuar: | ||
|---|---|---|
| Emri: | Çmim për: | Filmi: |
| Petrit Ruka | skenari më i mirë | I vdekuri dhe i gjalli |
| Artur Dauti | regjia më e mirë | Gjigandi i vetmuar; Ujku, ujku |
Çmimet e karrierës në kinema
Kupa për personalitete të kinemasë.[1]
Për herë të parë në historinë e festivaleve të filmit, përveç çmimeve të mëparshme (kupat për filmin dhe aktorët më të mirë, çmimet e veçanta për përbërësit kryesorë filmikë etj), në festivalin e 10-të, të vitit 1995, u dha edhe Kupa për karrierën (për regjisor dhe aktor).[2]
Kupa e karrierës:
- Dhimitër Anagnosti - Regjisori i karrierës së filmit artistik;
- Vlash Droboniku - Regjisori i karrierës së filmit të animuar;
- Kadri Roshi - Aktori / aktorja e karrierës.