Festivali i 9-të i Filmit Shqiptar
Festivali i 9-të i Filmit Shqiptar[1] u mbajt në Tiranë, më 12 - 17 nëntor 1991.
Emërtimi zyrtar: FESTIVALI I NËNTË I FILMIT ARTISTIK SHQIPTAR.
Në këtë festival konkurruan 16 filma artistikë, prej të cilëve 4 filma artistikë televizivë. Festivali u organizua te Piramida. Veçantia e këtij festivali ishte se ai bashkoi dy epoka: monizmin dhe pluralizmin; filmat e tij u krijuan në epokën e parë dhe u vlerësuan festivalisht në të dytën.[1]
(Kalendari i organizimit të përvitshëm të festivaleve, të alternuar sipas gjinive të filmit në çdo dy vjet, u ndërpre. Festivali i radhës, që duhet të ishte i 9-ti i filmit dokumentar dhe të animuar, nuk u zhvillua në 1992, sipas traditës së krijuar që me Festivalin e 4-t të Filmit, që konkurrimi i kategorisë së filmit dokumentar dhe të animuar zhvillohej një vit pas festivaleve të filmit artistik. Shkak ishte rënia e menjëhershme e prodhimit kinematografik si pasojë e ndryshimit të sistemit politiko-ekonomik në Shqipëri.)
Festivali i 9-të, ndryshe nga të mëparshmit që mbaheshin në pranverë, gjatë muajit prill, për herë të parë mbahet në vjeshtë, në nëntor. (Përjashtim bën Festivali i 6-të i Filmit Artistik Shqiptar, i planifikuar të zhvillohej, sipas traditës, në prill, por për arsye të vdekjes së Enver Hoxhës, më 11 prill 1985, u shty dhe u mbajt më 1–5 tetor 1985).
| Festivali i 9-të i filmit shqiptar | |
|---|---|
| Data: | 12 - 17 nëntor |
| Viti: | 1991 |
| Vendi: | Tiranë |
| Filma në konkurrim: | |
| Artistikë: | 16 |
Filmat konkurrues në festival
| Nr. | Titulli i filmit: | Regjia: | Viti: |
|---|---|---|---|
| 1 | Balada e Kurbinit | Kujtim Çashku | 1990 |
| 2 | Kthimi i ushtrisë së vdekur | Dhimitër Anagnosti | 1989 |
| 3 | Vetmi | Spartak Pecani | 1990 |
| 4 | Vdekja e burrit | Lisenko Malaj | 1990 |
| 5 | Historiani dhe kameleonët | Saimir Kumbaro | 1988 |
| 6 | Edhe kështu, edhe ashtu | Bujar Kapexhiu | 1990 |
| 7 | Fletë të bardha (TV) | Mevlan Shanaj | 1990 |
| 8 | Shpella e piratëve | Eduart Makri | 1990 |
| 9 | Vitet e pritjes | Esat Musliu | 1989 |
| 10 | Unë e dua Erën (TV) | Albert Minga | 1990-91 |
| 11 | Muri i gjallë | Muharrem Fejzo | 1989 |
| 12 | Jeta në duart e tjetrit | Albert Xholi | 1990 |
| 13 | Një djalë dhe një vajzë | Ibrahim Muçaj & Kristaq Mitro | 1990 |
| 14 | Ngjyrat e moshës | Piro Milkani | 1990 |
| 15 | Prindër të vegjël (TV) | Jani Tane | 1991 |
| 16 | Enigma (TV) | Spartak Pecani | 1991 |
Fituesit dhe çmime të tjera
| Kupa e Festivalit të 9-të: | |
|---|---|
| Filmi artistik më i mirë: | |
| Titulli: | Autor (regjia): |
| Balada e Kurbinit | Kujtim Çashku |
| Çmimet për skenarë filmi: | ||
|---|---|---|
| Rendi: | Autori i skenarit: | Filmi: |
| Çmimi I | Dhimitër Anagnosti | Kthimi i ushtrisë së vdekur |
| Çmimi II | Vath Koreshi | Balada e Kurbinit |
| Çmimi III | Teodor Laço & Esat Musliu | Vitet e pritjes |
| Çmimet për regji: | ||
|---|---|---|
| Rendi: | Regjisor: | Filmi: |
| Çmimi I | Dhimitër Anagnosti | Kthimi i ushtrisë së vdekur |
| Çmimi II | Kujtim Çashku | Balada e Kurbinit |
| Çmimi III | Esat Musliu | Vitet e pritjes |
| Çmimet për operatorë: | ||
|---|---|---|
| Rendi: | Operator filmi: | Filmi: |
| Çmimi I | Spartak Papadhimitri & Leonard Qëndro | Balada e Kurbinit |
| Çmimi II | Bardhyl Martiniani | Kthimi i ushtrisë së vdekur |
| Çmimi III | Ilia Tërpini & Vangjush Leka | Muri i gjallë |
| Çmimet për piktorë: | ||
|---|---|---|
| Rendi: | Piktor filmi: | Filmi: |
| Çmimi I | Namik Prizreni | Balada e Kurbinit |
| Çmimi II | Ilia Xhokaxhi | Vitet e pritjes |
| Çmimi III | Kleo Nini | Kthimi i ushtrisë së vdekur |
| Çmimet për muzikë filmi: | ||
|---|---|---|
| Rendi: | Kompozitor: | Filmi: |
| Çmimi I | Fehim Ibrahimi | Balada e Kurbinit |
| Çmimi II | Zef Çoba | Muri i gjallë |
| Çmimi III | Kujtim Prodani | Ngjyrat e moshës |
Çmimet për aktorët:
| Çmimet për aktorë meshkuj: | |||
|---|---|---|---|
| Rendi: | Aktori: | Roli: | Filmi: |
| Çmimi I | Bujar Lako | gjenerali | Kthimi i ushtrisë së vdekur |
| Çmimi II | Sulejman Pitarka | Zenel Beu | Historiani dhe kameleonët |
| Çmimi III | Timo Flloko | Gurgen Dreni | Balada e Kurbinit |
| Çmimet për aktore femra: | |||
|---|---|---|---|
| Rendi: | Aktorja: | Roli: | Filmi: |
| Çmimi I | Raimonda Bulku | Magda | Vitet e pritjes |
| Çmimi II | Eva Alikaj | Ana Bani | Jeta në duart e tjetrit |
| Çmimi III | Marjeta Ljarja | Nerënza | Vitet e pritjes |
| Çmimet për role episodikë meshkuj: | |||
|---|---|---|---|
| Rendi: | Aktori: | Roli: | Filmi: |
| Çmimi I | Ferdinand Radi | Sejmen Pashai | Balada e Kurbinit |
| Çmimi II | Niko Kanxheri | shefi i redaksisë | Ngjyrat e moshës |
| Çmimi III | Birçe Hasko | Nëntoger Muharremi | Historiani dhe kameleonët |
| Çmimet për episodikë femra: | |||
|---|---|---|---|
| Çmimi: | Aktorja: | Roli: | Filmi: |
| Çmimi I | Justina Aliaj | Mara | Vdekja e burrit |
| Çmimi II | Margarita Xhepa | nëna e Helenës | Vitet e pritjes |
| Çmimi III | Evis Nallbani | (për dy role, në:) | Ngjyrat e moshës & Një djalë dhe një vajzë |
| Çmim për debutantët: | |
|---|---|
| Aktori: | Filmi: |
| Ina Gjika | Vetmi |
| Çmime për komponentë të veçantë të filmit: | |
|---|---|
| Emri: | Çmim për: |
| Spiro Konduri | operator zëri |
| Shazije Kapoli | regjisore montazhi |
| Ylli Beqiri | piktor i kostumeve |
| Rakip Lamaj | piktor-grimior |
Shiko edhe
Lidhje të jashtme
Fotografi nga aktivitetet e zhvilluara gjatë Festivalit të 9-të të Filmit