Festivali i 6-të i Filmit Shqiptar

Festivali i 6-të i Filmit Shqiptar[1] u mbajt në Tiranë, më 1 - 5 tetor 1985.
Emërtimi zyrtar: FESTIVALI I GJASHTË I FILMIT ARTISTIK SHQIPTAR.
Në këtë festival, për herë të parë, filmi artistik konkurron i vetëm. Filmi i animuar, i cili që prej Festivalit të 1-rë të Filmit konkurronte, si gjini, i pandarë nga filmi artistik, do t'i bashkangjitet në konkurrim filmit dokumentar, i cili, prej Festivalit të 4-t të Filmit Shqiptar, konkurron më vete nga filmi artistik dhe i animuar. Kështu, Festivali i 6-të i Filmit Dokumentar dhe të Animuar Shqiptar do të mbahej një vit më vonë, më 1986.
Festivali i 6-të i planifikuar të zhvillohej, sipas traditës, në prill, për arsye të vdekjes së Enver Hoxhës, më 11 prill 1985, u shty dhe u mbajt më 1 – 5 tetor 1985.
Në këtë festival konkurruan 13 filma artistikë, prej të cilëve 2 filma artistikë televizivë.
| Festivali i 6-të i filmit shqiptar | |
|---|---|
| Data: | 1 - 5 tetor |
| Viti: | 1985 |
| Vendi: | Tiranë |
| Filma në konkurrim: | |
| Artistikë: | 13 |
Filmat konkurrues në festival
| Nr. | Titulli i filmit: | Regjia: | Viti: |
|---|---|---|---|
| 1 | Militanti | Piro Milkani | 1984 |
| 2 | Nata e parë e lirisë | Esat Musliu | 1984 |
| 3 | Koha nuk pret (TV) | Kujtim Meçaj | 1984 |
| 4 | I paharruari (TV) | Mevlan Shanaj | 1984 |
| 5 | Një emër midis njerëzve | Muharrem Fejzo | 1983 |
| 6 | Kush vdes në këmbë | Vladimir Prifti | 1984 |
| 7 | Dora e ngrohtë | Kujtim Çashku | 1983 |
| 8 | Ëndërr për një karrige | Fehmi Hoshafi | 1984 |
| 9 | Vendimi | Kristaq Dhamo | 1984 |
| 10 | Shirat e vjeshtës | Spartak Pecani | 1985 |
| 11 | Taulanti kërkon një motër | Xhanfise Keko | 1984 |
| 12 | Apasionata | Ibrahim Muçaj & Kristaq Mitro | 1983 |
| 13 | Duaje emrin tënd | Ibrahim Muçaj & Kristaq Mitro | 1984 |
Fituesit dhe çmime të tjera

| Kupa e Festivalit të 6-të: | |
|---|---|
| Filmi artistik më i mirë: | |
| Titulli: | Autorët (skenari & regjia): |
| Dora e ngrohtë | Neshat Tozaj - skenari |
| Kujtim Çashku - regjia | |
| Çmimi i Dytë: | |
|---|---|
| Filmat artistikë: | |
| Titulli: | Autorët (skenari & regjia): |
| Shirat e vjeshtës | Nexhati Tafa - skenari |
| Spartak Pecani - regjia | |
| Vendimi | Spiro Dede & Neshat Tozaj - skenari |
| Kristaq Dhamo - regjia | |
| Çmimi i Tretë: | |
|---|---|
| Filmat artistikë: | |
| Titulli: | Autorët (skenari & regjia): |
| Duaje emrin tënd | Nasi Lera - skenari |
| Ibrahim Muçaj & Kristaq Mitro - regjia | |
| Kush vdes në këmbë | Naum Prifti & Vladimir Prifti - skenari |
| Vladimir Prifti - regjia | |
| Kupa për aktorin më të mirë: | ||
|---|---|---|
| Emri: | Roli: | Filmi: |
| Sandër Prosi | profesori | Dora e ngrohtë |
| Timo Flloko | Visar Shundo | Militanti |
| Çeçemi | Nata e parë e lirisë | |
| Raimonda Bulku | Jona | Duaje emrin tënd |
| Medalion për aktorët: | ||
|---|---|---|
| Emri: | Roli: | Filmi: |
| Agim Qirjaqi | Jani (pedagogu) | Apasionata |
| Matilda Makoçi | Mira | Apasionata |
| Reshat Arbana | Dajlan Beu | Kush vdes në këmbë |
| Guljelm Radoja | Petro Nini Luarasi | Kush vdes në këmbë |
| Anastas Kristofori | Sotiraqi | Kush vdes në këmbë |
| Yllka Mujo | Zana | Taulanti kërkon një motër |
| Vangjush Furxhi | Thanasi | Dora e ngrohtë |
| Artur Gorishti | Besimi | Dora e ngrohtë |
| Bujar Lako | Spahiu | Dora e ngrohtë |
| Bujar Asqeri | Avni Rustemi | Një emër midis njerëzve |
| Frederik Fistani | Shkëlqesia e tij | Një emër midis njerëzve |
| Hajrie Rondo | nëna e A. Rustemit | Një emër midis njerëzve |
| Minella Borova | z. Leone | Koha nuk pret (TV) |
| Eva Alikaj | Linda | Shirat e vjeshtës |
| Kastriot Çaushi | Iliri | Shirat e vjeshtës |
| Ndriçim Xhepa | Arseni | Duaje emrin tënd |
| Medalje për komponentë të veçantë të filmit: | ||
|---|---|---|
| Emri: | Medalion për: | Filmi: |
| Pali Kuke | operator | I paharruari (TV) |
| Bardhyl Xhani | operator zëri | I paharruari (TV) |
| Ilia Xhokaxhi | piktor | Një emër midis njerëzve |
| Atalanta Pasko | regji montazhi | Apasionata |
| Bujar Luca | piktor kostumesh | Kush vdes në këmbë |