Galeoni

Galeoni spanjoll El Callao, vizatuar nga Albreht Dyrer.

Galeoni ishte një luftanije e madhe velike, me shumë kuverta, e projektuar për lundrime të gjata oqeanike, zhvilluar më së pari në Gadishullin Iberik.[1][2][3][4] U përdorën si transportues të armatosur ngarkesash, dhe shoqësues i konvojeve europiane nga shekulli XVI deri në të XVIII,[5] gjatë Periudhës Velike dhe ishin gjithashtu luftanijet kryesore të projektuara deri në Luftërat Anglo-Holandeze të mesit të shekullit të XVII.[6]

Teknologjikisht, trashëgimtar i përparimit detar që kishte nisur me karavelën në fillim, dhe me karrakën pastaj, galeoni u zhvillua me shumë gjasa nga spanjollët, por është akoma edhe tani objekt diskutimi se cili vend e krijoi i pari. Konsistonte në një anije të madhe, me bord të lartë dhe shtytje eolike. Galeonët, përgjithësisht bartnin tre ose më shumë direkë, me një velaturë latine në direkët e pasëm dhe vela katrore në direkët e përparëm dhe ata kryesorë. Ndërtoheshin sipas mënyrës së mbivendosjes së dërrasave me një pupë të ngritur në mënyrë të theksuar katërkëndore.

Ato ishin anije të fuqishme të përdorura për transport ose luftim. Këto anije luajtën një rol të rëndësishëm në tregtinë e shekujve të XVI dhe të XVII dhe shpesh projektoheshin për tu përdorur si luftanije shoqëruese—në fakt, ata ishin shtyllat kryesore të flotave ndërluftuese përgjatë shumicës së 150 vjetëve të epokës së eksplorimeve—para se luftanijet e ndërtuara qëllimisht gjatë Luftërave Anglo-Holandeze, të mbizotëronin në det gjatë pjesës së mbetur të Epokës Velike. U shndërruan në anijet kryesore tregtare të shteteve evropiane, dhe në dizajnin e tyre u bazuan llojet e mëvonshme të luftanijeve me përmasa të vogla.

Terminologjia

Fjala "galeone" shfaqet për herë të parë në italisht te "Annali del Caffaro" (shekulli XII) me domethënien e galerës së përdorur në pararojë të flotës. Midis shekullit të XIV dhe shekullit të XV, në Italinë veriore galeoni ishte një luftanije me rrema në përdorim nëpër lumenj[7] dhe liqene dhe e gjatë mesatarisht midis 35 dhe 40 metrave.[8]

Termi galeon në fomën e tij fillestare, shfaqet në frëngjishten e vjetër galie (1272, lidhur me galerat[9]), italisht galeone, spanjisht galeón, portugalisht galeao, greqishtja bizantine galea (γαλέα) me sufiksin augmentativ -on[10] (Luftanije e Marinës Bizantine[11]), ose nga greqishtja e lashtë galeos (γαλεός): peshk qen (me gjasa duke iu referuar pupës së dhëmbëzuar, që ishte një tipar i ri për kohën).[12]

Termi galeon shfaqet në dokumente të një periudhe shumë të hershme. Njëlloj si për fregatën dhe brigantinën, galeoni duket se është krijuar si një variant me përmasa më të vogla se galera, siç kuptohet nga Annali Genovesi që përmendin galeonë me 80, 64 dhe 60 rrema, që përdoreshin për shpejtësinë dhe manovrueshmërinë e tyre në misione zbulimi në shekujt e XII dhe të XIII. Ka shumë të ngjarë që në kohët e kryqëzatave galeonët dhe galeotat ishin i njëjti lloj anijeje.

Një galeon spanjoll (majtas) duke shkrepur topat e tij ndaj një luftanije holandeze (djathtas). Cornelis Verbeeck, rr. 1618–1620

Nëse karavela qe një shpikje portugeze, galeoni konsiderohet një anije tipike spanjolle, që u krijua për të mbuluar nevojën e kurorësë spanjolle për një anije që të kishte kapacitetin e ngarkesës së karrakës me shpejtësinë dhe manovrueshmërinë e karavelës, me synimin për të eksploruar dhe tregtuar me Inditë e pushtuara së fundmi. Përmendja e parë e termit është e pasigurtë, pasi në atë periudhë që përmendet nuk kishte një nomenklaturë të përcaktuar saktë për përcaktimin e llojeve të veçanta të anijeve. Galeoni përdorej si për peshkim, ashtu dhe për qëllime ushtarake. Në vitin 1567 diferencohet si term ushtarak galeon nga nau, të quajtur "Galeones del Rey” dhe që nga viti 1607 galeoni përdoret ekskluzivisht për galeonin e luftës.

Më pas termi u përdor për të emërtuar anije vetëm me vela. Megjithëse është dokumentuar se venecianët përdornin luftanije pa rrema në kohët e largëta si Beteja e Durrësit në vitin 1081, flotat luftarake europiane qenë gjithmonë me rrema deri në epokën e zbulimeve dhe rrugëve të reja të shekullit të XV kërkonin anije të reja për të përshkuar largësi të mëdha. Në kronikat e Betejës së Prevezës në vitin 1538 përmendet një anije e quajtur galeon që luftoi kundër galerave të ndryshme osmane, gjë që tregon se në këtë mënyrë termi përcaktonte anije të armatosura me kapacitet të konsiderueshëm.

Fjala galeon kishte kuptime të ndryshme në rajone dhe periudha të ndryshme të historisë. Termi mendohet se rrjedh nga gallioni (në mënyrë alternative galeanni[13]:faqe 16), anijet veneciane me rrema që përdoreshin përgjatë lumenjve në shekullin e XV. Galeonët e shekullit të XVI dhe të XVII ishin anije plotësisht të zhvilluara veliere.[14]:faqet 98-99 Ky emërtim përshkrues përdorej veçanërisht në Spanjë, Portugali dhe Venecie. Megjithatë, mund të hasen inkonsistenca, për shembull, në përdorimin e fjalës "galleon" nga noterët, që punonin në ndërtimtarinë navaleRajonit Bask të Spanjës veriore. Megjithëse shumica e anijeve nga ky rajon ishin naos, disa ishin galeones, por dy termat mund të hasen të përdorur sikur të ishin të shkëmbyeshëm nga disa shkrimtarë në arkivat bashkëkohës.[13]:faqet 14-16

Mendohet se detarët e Rajonit Bask të Spanjës veriore ishin të qartë mbi diferencën midis një nao dhe një galeón-i, por se cilat ishin ato veçori dalluese nuk është e dukshme për historianët modernë. Është ngritur hipoteza se dallimet janë më shumë në formën e trupit nën ujë të anijes, diçka që nuk mund të dallohet në ilustrimet bashkëkohore.[13]:faqet 14-16

Inkonsistenca terminologjike e anijeve të ndërtuara në Rajonin Bask vijon edhe në ditët e sotme. Kërkimi arkivor ka identifikuar anijen 24M të mbytur në Gjirin e Kuq, me besueshmëri të arsyeshme, kjo anije ka qenë San Juan e Pasajes. Ajo përshkruhet 26 herën në 6 dokumente të ndryshme bashkëkohëse, me të paktën tre autorë të ndryshëm si një nao dhe asnjëherë si një galeón. Megjithatë, publikimet arkeologjike i referohen në mënyrë të përsëritur kësaj anijeje si një galeon.[13]:faqet 15,114,216[15]:faqe 83

Karraka, galeonë (qendër/djathtas), karavelë vela-katrore (poshtë), galerë dhe fusta (galiot) të pikturuara nga D. João de Castro mbi Ekspeditën e Suezit (pjesë e Armadës Portugeze me 72 anije të dërguar kundër flotës osmane të ankoruar në Suez, në përgjigje të hyrjes së saj në Oqeanin Indian dhe rrethimit të Diut në v. 1538) — Tábuas da India te libri i João de Castro-s Roteiro do Mar Roxo i v. 1540–1541.[Shpjegimi 1][16]

Megjithëse konsiderohet një shpikje kryesisht spanjolle, duket se në fillim të shekullit të XVI Françesku I i Francës kishte porositur ndërtimin e një numri nefs-galères ose galions. Në të njëjtën mënyrë midis anijeve të flotave të Urdhërit të Maltës figuronte një galeon që do të merrte pjesë në Rrethimin e La Rochela-s në vitin 1628, në kohën e Luigji XIII të Francës, me emrin Galeoni i Religjionit. Në veprën e tij Testament Politique Kardinali Richelieu, krijuesi i Marinës Franceze, shkruan nëse Franca është e fortë me galera dhe galeonë, në këtë mënyrë spanjollët nuk mund të lundrojnë pa rrezikuar nga ndonjë palë. Pa dyshim, duke nisur nga viti 1671 në Francë nuk përmendet asjnë galeon në listat navale, pasi kjo lloj anijeje do emërtohej thjeshtë vaisseaux (anije).

Gjithësesi, jashtë Gadishullit Iberik, termi galeon nuk përdorej shpesh. Për shembull, megjithëse ndërtuesit anglez të anijeve me siguri ndërtuan anije të tipit të galeonit, ata u referoheshin atyre thjeshtë si anije. Në përdorimin e tanishëm, ky tip përmendet si galeon, me termin galeon korsarie që u aplikohet atyre me vepra të ulta të sipërme.[14]:faqe 106Holandë, një pinnas ishte një lloj galeoni dhe në Balltik, kravel përdorej (një term i lidhur me mënyrën e tyre të ndërtimit me mbivendosje dërrasash).[15]:faqet 114-115

Historia

Termi galeon përcaktonte dy lloje anijesh tërësisht të ndryshme. Dokumentacioni ekzistues tregon, për më tepër një periudhë kalimtare të tyre. Leximi i drejtpërdrejtë i disa referencave mund të lejojë kuptimin më të mirë të temës dhe të ndihmojë në përcaktimin e dy llojeve të galeonëve të paraqitur.

Galeonët e vjetër

Galeonët e parë të dokumentuar ishin anije relativisht të vogla,[17] të ngjashme me galerat dhe galeotat, që mund të lëviznin si me vela ashtu dhe me rrema.

  • 1273: Galeon me 55 rrema.[17]
  • 1284: "... një galeon katalan i armatës së Siçilisë mori Margam-ibn-Sabir, kepi i tribusë arabe të Gevarës, ndërsa lundronte drejtë Tunisit dhe u rikthye në Mesinë...".[18]
  • 1284: "...dy galeonë me 72 rrema..."[19]
  • 1286: "... grumbulloi 6 galera dhe 3 galeonë...".[20]
  • 1287: Galeoni gjenovez i Francesco Porcelli-t.[21][22]
  • 1288: "...aty armatosi galeonin, fustën e tij, dhe çdo gjë që nisi".[23][24]
    • Shprehja galeoni, fusta e tij nënkupton se galeoni konsiderohej i barasvlefshëm me fustën (anije me rrema e mesjetës, e ngjashme me galeotën).
  • 1299: Galeoni i Barcelonës.[25]
  • 1306: Përmendja e një galeoni, në frëngjisht, të lidhur me ushtarët e Athinës.[26][27]
  • Përpara vitit 1408(?): "... për të shkuar në Salou ku thuhej se kishte mbërritur një galeon i ngarkuar me drith për të ardhur për ta shkarkuar në atë qytet...".[28]
  • 1410: " ...dogji galiotën e madhe të Skocisë...".[29]
  • 1427: Betejë midis dy flotave me galeonë.[30]
  • 1430: Flota veneciane me 37 galeonë dhe anije të tjera.[31]
  • 1457: Referenca e parë zyrtarekastiljanisht e galeones: "… është shumë e fortë përleshja, që venecianët u mundën dhe humbën shtatëmbëdhjetë galeones...".[32]
  • 1492: Gushti i vitit 1492. "E enjte, dy marinarë. Në këtë ditë hynë dhe u shfaqën në bregdetin e Barcelonës një nau i madh nga Rodosi me dy mijë fuçi dhe një galeasë e madhe e Francës, dhe 8 midis navetave dhe galeonëve, të gjitha të ngarkuara nga hebrej, që dolën nga Aragona, Valencia dhe Katalonja, dhe ishin nisur në Tortosa dhe u nisën në Tarragona, të ardhura nga këto vende me urdhër të madhërisë së zotit mbret. Qëndruan në Barcelonë rreth 20, të cilat qëndruan të krishterë; të tjerët, në këto fusta, shkuan në itinerarin e levantit, dhe mes të gjithëve kishin kaluar dhjetë mijë judej mes burrave, grave dhe fëmijve".

Periudha kalimtare

Gjithashtu mund të përmenden anijet e dizenjuara me emrin galeon që lëviznin vetëm nëpërmjet velave, por që nuk kishin evoluar akoma në dizajnin përfundimtar.[33] Periudha korrespondon afërsisht me vitet 1492-1528.

Ndryshe nga galeonët, galeasat ishin anije të mëdha me vela dhe rrema njëkohësisht, që bashkekzistuan në kohët e herëshme dhe që ishin një përzierje midis një galeoni dhe një galere të madhe me një velaturë latine.

  • 1493: Galeoni i Joan Bussot në Sevilje.[34]
  • 1494: Përmendja e një galeó në Valencia.[33]
  • 1505: Akti notarial i kapjes së një galeoni katalan nga korsarët.[35]

Proto-galeonë ?

  • 1523: Sipas rregjistrave të portit të Barcelonës, në qytet mbërritën katër galeonë në një tërësi prej 43 anijesh tregtare. Kapacitetet përkatëse ishin 4.000, 3,500, 2.000 dhe 2.500 kuintalë.[36]

Galeonët e mirëfilltë

Galeoni i mirëfilltë lindi përgjatë shekullit të XVI si evoluim i karrakës dhe jo i galerës siç duket se sugjeron emri, me qëllimin e bashkimit të manovrueshmërisë së madhe të kësaj të fundit me cilësitë e bëshmërisë të nevojshme për lundrimin oqeanik. Me shumë gjasa ka një origjinë iberike, duke qenë një mushkëllim midis traditave ndërtimtare mesdhetare dhe atyre atlantike. Në vitet e para të Pesëqintës, të gjitha fuqitë kryesore evropiane (duke përfshirë Perandorinë Osmane) u pajisën me luftanije me vela. Këto lloj njësie (paraprirëse e galeonit të mirëfilltë) megjithatë qenë në krizë nga galerat në raste të shumta, se ishin pak të manovrueshme për ta përdorur në mënyrë korrekte artilerinë. Ky fakt (i mirë-dokumentuar nga Luftërat Turko-Veneciane të fillimit të shekullit) i shpuri fuqitë mesdhetare të përqëndroheshin te galerat, ndërsa ato atlantike dhe balltike (përveç ndërtimit të ndonjë galere) të kërkonin një velierë të aftë të lundronte në mënyrë më të zhdërvjelltë sesa karrakat, por duke bartur një armatim superior nga vetë ato.

Disa autorë e përcaktojnë fillimin e galeonëve me dymbëdhjetë galeonët që do të ndërtonte në Kubë Pedro Menéndez de Avilés sipas udhëzimeve të Filipit të II. Autorë të tjerë mbrojnë idenë sipas së cilës përmendin proto-galeonët. Anijet tregtare (naut) që, të ndërtuara dikur, kërkoheshin dhe modifikoheshin për të mundur tu rezistonin sulmeve korsarëve dhe piratëve. Modifikimet përfshinin shtimin e artilerisë dhe përforcimin e trupit të anijes.[37]

Galeoni lindi në fakt nga nevoja për të krijuar një anije më të madhe sesa karraka, por më të zhdërvjelltë dhe të shpejtë. Gjithashtu u zvogëlua numri i këmbësorisë së marinës në bord, duke pakësuar për rrjedhojë superstrukturat e përshtatura për ti bujtur. Këto struktura, masive dhe të rënda, përbënin një pengesë ndaj shtytjes eolike. Admirali britanik Lord William Monson pohonte: "flotat mbretërore të asaj epoke", duke iu referuar karrakaveHenrit të VIII, "nuk kishin për kryer kurrë një udhëtim të mirëfilltë, pasi anijet nuk gjendeshin kurrë aq lartë nga toka sa të mos mund të ktheheshin me erë të favorshme, në harkun e një dite, aty ku galeonët nuk prisnin, sigurisht ta shikonin bregun anglez para katër, pesë apo gjashtë muajsh, dhe shumë herë edhe më shumë". Në fillim Anglia nuk qe në pararojë, për cilësitë teknike dhe nautike, e paraprirë nga aftësia e holndezëve në fillim dhe francezëve pastaj. Mbi të gjitha duhet vrejtur se Spanja dhe Portugalia dispononin galeonë (në rastin spanjoll jo në pronësi të marinës) të afta ti përshkonin oqeanet dhe të luftonin në mbërritje që në dekadat e para të Pesëqintës, kur flota angleze ishte kryesisht një forcë bregdetare, në veçanti anijet portugezë e shndërruan Oqeanin Indian në një liqen luzitan.

Në fund të viteve 1550 galeonët me dizajn të konsoliduar ishin nau relativisht të mëdha, që zhvendoseshin ekskluzivisht nëpërmjet velave dhe që bartnin një numër të rëndësishëm topash.

Evoluimi përziente teknikat veriore të karrakave me anijet mesdhetare, te të cilat u futën veçori të karavelave portugeze, si pupa katrore që zëvendësoi karrakat e rrumbullakosura. Trupi u zgjat dhe u ngushtua, gjë që i bëri më të shpejta dhe duke ulur kështjellën e përparme e bëri atë më të qëndrueshme duke pakësuar peshën e superstrukurave.

«Galeoni u zhvillua në përgjigje të nevojës së Spanjës për anije ngarkese transoqeanike të afta të triumfonin ndaj sulmeve të korsarëve. Pedro de Menéndez dhe Álvaro de Bazán (heronj të Lepantos) konsiderohen zhvilluesit e prototipeve të galerave me trupa të zgjatura (dhe ndonjëherë me rrema) të pupave dhe prorëve të karrakave ose nauve. Galeonët kishin një, dy, ose tre kuverta dhe bartnin dy ose më shumë direkë me vela katrore (me përjashtim të velave latine të direkut të pasëm). Ato ishin një mijë tonëshe ose më shumë. San Pelayo de Menéndez (1565) ishte një galeon prej 900 tonësh, që më vonë përmendet në mënyrë indiferente si nau ose galeasë. Ajo imbarkoi 77 lundërtarë dhe 18 artilierë si dhe barti deri në 317 ushtarë dhe 26 familje, përveç furnizimeve dhe ngarkesës. Ai ishte i koracuar me hekur.» — Albert C. Manucy – Pedro Menéndez de Avilés, Captain General of the Ocean Sea (1992).[38]

Velatura e galeonëve të parë (në anglisht) rr. v. 1550. Nga e dj. në të majtë: Vela e bomresit (spritsail); direku i përparmë (fore mast), vela kryesore e përparme (fore course), vela e përparme e kreut (fore topsail), vela e përparme togalante (fore topgallant); direku kryesor (main mast), vela kryesore e dir. kr. (main course), vela e dir. kr. e kreut (main topsail), vela e dir. kr. topgalante (main topgallant); direku kryesor i prapëm ose i mexanës (main mizzen mast), vela kryesore e mexanës (main mizzen); direku i pasëm ose i bonaventurës (mizzen mast), vela e pasme (mizzen sail)

Në mesin e shekullit të XVI, karrakat evoluan: kështjellë e përparme u ul, duke u bërë më këndore, në vend të formës së tyre të mëpashme të rrumbullakosur dhe duke zgjatur trupin. Kjo u lejonte një përparim domethënës teknik në lundrim, duke çuar në një nivel të paparë qëndrueshmërie të anijeve oqeanike dhe pakësoi rezistencën e erës përballë, duke çuar në një anije më të shpejtë dhe më të manovrueshme. Galeoni ndryshonte nga karraka dhe llojet e vjetra kryesisht nga të qenit më i gjatë, më e ulët dhe më e ngushtë, me një fund pupe katror në vend të një fundi të rrumbullakosur, dhe duke pasur një turi të zgjatur përpara nga prori poshtë nivelit të kështjellës së përparme.

Ndërsa karrakat mund të ishin shumë të mëdha për kohën, me disa karraka portugeze mbi 1,000 tonë, galeonët përgjithësisht ishin më të vegjël, zakonisht nën 500 tonë, megjithëse disa Galeonë të Manilës do të arrisnin zhvendosje ujore prej 2,000 tonësh. Me futjen e galeonin në Armadat Portugeze të Indisë gjatë çerekut të parë të shekullit të XVI,[39][16] amatimi i karrakave u pakësua pasi ato u kthyen pothuajse përjashtimisht në anije ngarkese (gjë për të cilën karrakat portugeze u shtynë në përmasa të tilla të stërmëdha), duke lënë që çdo luftim të kryhej nga galeonët. Një nga galeonët më të mëdhenj dhe më të fashmëm portugezë ishte São João Baptista (i mbiquajtur Botafogo, "zjarrvjellësi"), një galeon 1,000-tonësh i ndërtuar në vitin 1534, që thuhej se bartëte 366 topa. Frati Manuel Homem thotë se ky galeon montoi 366 pjesë artilerie prej bronzi, duke përfshirë ata të vendosur në kështellat e larta të prorit dhe pupës.[37]

Karrakat zakonisht armatoseshin lehtë dhe përdoreshin për transportin e ngarkesave në të gjitha flotat e shteteve të tjera të Evropës Perëndimore, ndërsa galeonët ishin më të fortë, të armatosur më rëndë dhe gjithashtu me kosto më të ulët ndërtimi për të njëjtin nivel zhvendosjeje (pesë galeonë mund të kushtonin afërsisht sa tre karraka) dhe në këtë mënyrë ishin një investim më i mirë për tu përdorur si anije ngarkimi të armatosura rëndë ose si luftanije. Dizajni i galeonëve ndryshoi dhe u përmirësua nëpërmjet aplikimit të risive të ndryshme, duke qenë veçanërisht të lidhur me kapacitetet luftarake të fuqive Atlantike. Trupin e gjatë dhe të ngushtë të galeonëve e dizenjuan përfundimisht kapitenët Armadës Spanjolle, Pedro Menéndez de Avilés dhe Álvaro de Bazán në vitet 1550.[40]

Galeonët përgjithësisht janë më të vegjël se karrakat: në Portugali, për shembull, karrakat zakonisht ishin anije shumë të mëdha për kohën e tyre (shpesh mbi 1,000 tonë), ndërsa galeonët ishin kryesisht më pak se 500 tonë. Megjithëse Galeonët e Manilës mund të arrinin deri në 2,000 tonë ose ngjashmërisht galeoni prej 1,200 tonësh i komanduar admirali osman Zemis Aga, kapja e të cilit nga galerat e Urdhëri i Shën Gjonit të Jeruzalemit pranë Rodosit më 28 shtator 1644, në bordin e të cilës ishte sulltana dhe trashëgimtari, shkaktoi Luftën e Kretës (1645-1669).

Me futjen e galeonit përgjatë Itinerarit të Indive gjatë çerekut të parë të shekullit të XVI,[41][42] karrakat gradualisht filluan të armatosen më pak duke u bërë pothuajse përjashtimisht anije ngarkese (që shpjegon përmasat e tyre të mëdha), duke u lënë galeonëve rolin parësor luftarak.

Ashtu si karrakat, galeonët përdoreshin si për qëllime tregtare ashtu dhe për qëllime luftimi. Ata mund të armatoseshin ose jo gjatë karrierës së tyre. Megjithatë, ata prireshin ti zëvendësonin karrakat për luftim si rrjedhojë e performancës së tyre superiore. Shumicën e kohës ata armatoseshin me gjysmë-kulverina, megjithëse barteshin edhe armë të kalibrit më të madh, si gjysmë-topat.

Galeoni Adler von Lübeck, i qytetit hanseatikLübeck-ut në v. 1565, një nga më të mëdhenjtë e kohës së tij.

Përfundimtar për galeonin spanjoll dhe Armadën Spanjolle, megjithë rëndësinë e tij të madhe historike dhe ndikimin në marinat dhe anijet e huaja të mëvonshme. Anglezët francezët etj. u frymëzuan nga tipet iberike, duke përdorur spiuanët e tyre për të marrë informacione navale, duke zhvilluar dizajnet e tyre, veçanërisht Anglia. Dhe Portugalia zhvilloi besnikërisht ndërtimin e vetë të paktën deri në vitet 1590 ose më tej.[43]

Galeoni kishte shtytje tërësisht eolike, duke përdorur vela të bartura nga tre ose katër direkë, me një velë latine që vijonte të përdorej në të paktën direkët e pasëm (zakonisht i treti dhe i katërti). Ata përdoreshin si në luftim ashtu dhe në tregti, në mënyrë të famshme në Flotën Spanjolle të Thesarit dhe Galeonët e Manilës. Ndërsa karrakat luajtën një rol drejtues në eksplorimet e hershme globale, galeonët luajtën një rol në shekujt e XVI dhe të XVII. Në fakt, galeonët ishin aq versatil sa një anije mund të ripërshtatej për role të kohës së luftës apo të kohës së paqes mjaft herë gjatë kohëzgjatjes së saj. Galeoni ishte prototipi i të gjitha anijeve me velaturë katrore me tre ose më shumë direkë për mbi dy shekuj e gjysmë, duke përfshirë anijet e mëvonshme me velaturë të plotë.

Luftanijet kryesore të rivale të Flotave Angleze dhe Spanjolle në konfrontimin e vitit 1588Armadës Spanjolle dhe në konfrontimin e vitit 1589 të Kundër-Armadës Angleze ishin galeonë, me galeonët e modifikuar anglezë të garave të zhvilluar nga John Hawkins duke provuar dobishmërinë e tyre të madhe në luftim, ndërsa galeonët e me kapacitet të madh spanjollë, të dizenjuar së pari për transport, treguan rezistencë të madhe në beteja dhe në kthimin e gjatë dhe të stuhishëm në atdhe.

Spanja qe vendi që e përgjithësoi dhe e ruajti më shumë kohë emërtimin duke e kthyer këtë klasë anijesh të zgjedhur për tregtinë me zotërimet e saj të përtejdetit, si rrjedhojë e kombinimit të përmasave, velaturës dhe mundësisë së bartjes së armatimeve dhe trupave duke e bërë të përshtatshëm lundrime të gjata oqeanike, duke e pajisur kurorën spanjolle me një flotë anijesh, më të mëdhenj se karavelat dhe me më shumë marinarë se karrakat dhe naut, duke kombinuar kështu kapacitetin transportues të anijeve të ngarkimit me fuqinë e zjarrit që kërkonin teknikat e reja të luftimit në det, duke i mundësuar anijeve transporti të armatosura rëndë.

Megjithëse fillimisht një anije spanjolle, galeoni më vonë do të ishte luftanija kryesore e flotave të tjera (britanike, holandeze, etj.), para zhvillimit të brigëve, fregatave dhe anijeve të linjës me tre direkë me vela katrore nga shekulli XVIII. Megjithatë, ata zgjatën deri në fillim të shekullit të XIX.

Galeoni i parë që shkoi në Amerikë

  • 1524: Anija e parë e përmendur si një "galeón" që udhëton për në Amerikë qe Santa Elena, e Lluís de Mataró. Kishte një kapacitet prej 180 fuçish.[44]
  • 1527: "... dhe ai galeon apo karavelon para së gjithash nuk mjaftonte".[45]

Periudha e artë e galeonëve

Galeoni Neptune në Gjenovë

Karrakat luajtën një rol kryesor gjatë eksplorimeve të para botërore, ndërsa galeonët e vazhduan këtë rol në shekullin e XVI dhe të XVII. Në fakt, galeonët ishin aq versatilë, sa një anije mund të shërbente në mënyrë alternative si një luftanije dhe në kohë paqeje të zhvillonte një funksion transportimi ngarkese ose eksplorimi.

Galeonët ndërtoheshin me dru lisi (për kallumën), pishe (për direkët) dhe drurë të tjerë të fortë për trupin dhe kuvertat. Ndërtimi i një galeoni ishte tepër i kushtueshëm. Qindra artizanë ekspertë (thadërtarë, farkëtarë, bakërxhinj, etj.) punonin ditë e natë për muaj para se anija të ishte gati për lundrim. Galeonët në këtë mënyrë shpesh financoheshin nga grupe tregtarësh të pasur. Prandaj shumica e galeonëve caktoheshin për tregti. Kur një anije kapej nga një fuqi rivale, armatosej për luftë.

Si pasojë e zgjatjes së kohës së kaluar në det dhe kushteve të këqija të jetesës në bord, sistemet e ndërlikuara të menaxhimit të velaturës u zhvilluan në mënyrë që anija të mund të drejtohej vetëm me një pjesë të ekuipazhit.

Dokumentimi më i vjetër në Angli është një dorëshkrim i quajtur "Fragments of Ancient Shipërightry" i hartuar rreth vitit 1586 nga Mathew Baker, një mjeshtër ndërtues. Ky dorëshkrim, i mbajtur në Pepysian Library, Magdalene College të Kembrixhit, ofron një referencë autentike për përmasat dhe formën e galeonëve tipikë anglezë, të ndërtuar gjatë kësaj periudhe. Bazuar te këto plane, Science Museum i Londrës, ndërtoi një anije në shkallë të madhe që është një shembull i galeonëve nga ajo kohë.[46]

Beteja e Gjibraltarit, e Hendrick Cornelisz Vroom, pikturë që tregon naun me kapiten Juan Álvarez në flakë pas shpërthimit të depos së barutit (Rijksmuseum, Amsterdam).

Evoluimi dhe fundi i llojit

Galeoni ishte një anije polivalente e krijuar për të përmbushur nevojat e një periudhe në të cilën flotat ishin pak të zhvilluara dhe nevojitej një anije e fuqishme me kapacitet ngarkimi dhe që luftonte në lundrimet e gjata. Me kalimin e kohës funksionet e galeonit do të mereshin nga lloje të tjera anijesh, më të specializuara. Galeonët e luftës përkufizohen si një lloj specifik gjatë shekullit të XVII, më të qëndrueshëm dhe të armatosur se më parë, që do të përfundonte në zhvillimin e anijeve të linjës të shekullit të XVIII. Në funksionet e tij si anije ngarkese u zëvendësua nga anije si flujti ose flujti holandez, i armatosur lehtë, por më i lirë dhe efiçent.

Anije të tjera më të vogla si brigantinat zëvendësuan galeonët më të vegjël. Në tërësi këto superstruktura u thjeshtëzuan dhe u zvogëluan në lartësi dhe velatura dhe direkët u racionalizuan, duke u fragmentarizuar velat dhe duke e lehtësuar strukturën. Nga mesi i shekullit të XVIII velat latine do të zëvendësoheshin në këtë tip anijeje me velat aurike. Gjithashtu do të zhdukeshin në fillim tormentinat dhe pastaj torbat. Gjatë gjysmës së dytë të shekullit të XVIII do të përgjithësohej përdorimi i velës kuçilo.

Galeoni dhe llojet e tjera të vjetëruara vijuan të përdoreshin në Spanjë për disa funksione edhe për disa kohë, që në shtetet e tjera evropiane do të evoluonin më shpejtë drejtë dizajneve të reja, ngecja e administratës spanjolle masat si ndalimi nga ana e inkuizicionit të librave të ardhur nga vendet e tjera protestante, ndër të tjera manualet e ndërtimtarisë navale, patën një ndikim negativ që motivoi marrjen graduale të përparësisë nga marinat e Anglisë dhe Francës.

Nga shekulli XVIII, galeonët ishin bërë të vjetëruar në marinat luftarake, si rrjedhojë e evoluimit të luftimit naval dhe anijeve më moderne: brigëve, fregatave dhe anijeve të linjës tre-direkëshe vela-katrore me një kapacitet shumë të madh zjarri. Megjithatë, ata vijuan të përdoreshin përkrahë anijeve moderne dhe si anije tregtare deri në fillim të shekullit të XIX, kur kliperët dhe anijet e linjës i bënë të vjetëruar edhe për tregtinë. Gjithësesi galeoni mbeti pararendësi i të gjitha anijeve me vela katrore që u përhapën gjerësisht duke nisur nga shekulli XVIII.

Përdorimi në marinat e ndryshme

Miniaturë me një galeon osman

Supremacia teknologjike e fuqive Iberike do të përkthehej edhe në një lloj konservatorizmi ndërtimtar, ndërsa fuqitë balltike dhe të Detit të Veriut u përpoqën ta modifikonin modelin. Në veçanti përgjatë Luftë Nëntë Vjeçare dhe konflikteve të tjera që përfshinë Norvego-Danimarkën dhe Suedinë, kështu që shumë kohë pas zhdukjes së galeonëve të mirëfilltë, qenë vendosur themelet për zhvillimin e një anijeje të re, jo më si anije oqeanike tregtare dhe luftarake në të njëjtën kohë, dhe të aftë të operonte me artilerinë, të menduar për abordazhin, por si luftanije të menduar për luftime artilerie. Në veçanti anijet admirale të Suedisë dhe Danimarkës (dhe të Lybekut) në fund të atij konflikti, në vitin 1570, ishin anije prej më shumë se 2.000 tonë, dhe shoqëroheshin nga galeonë të lehtë të destinuar eksplorimit, prej 350 tonësh, si dhe anije të linjës midis 500 dhe 1.500 tonëve.

Flota angleze, franceze dhe spanjolle, por edhe e Suedisë, Danimarkës dhe të Provincave të Bashkuara Holandeze, përveç qytetit hanseatikLybekut, e përdorën galeonin si luftanijen kryesore. Në atë kohë duket se anijet angleze ishin më të mirat (më të shpejtat dhe të manovrueshmet). Kështjella e prorit kishte në përgjithësi vetëm një urë, ndërsa trupi kishte zakonisht një linjë më të ulët dhe të gjatë. Holandezët, pasi arritën bashkimin kombit në vitin 1648, në perëndim të periudhës së galeonëve të mirëfilltë, ndërtuan anije linje në të cilat direku i përparmë (trinketi) ishte i vendosur para kështjellës së prorit, ndërsa superstrukturat ishin më të ulta.

Galeonët qëndruan si lloje anijesh kryesore deri në fillim të shekullit të XVII, kur u zëvendësuan nga anijet e linjës (dhe nga fregata për galeonët më të lehtë) dhe, në fushën tregtare, nga anije më të lehta dhe të shpejta (të armatosura, si brigantina, apo të pa armatosura si flujti) deri në mbërritjen, në shekullin e XIX, të kliperit. Emri galeon megjithatë u përdor akoma në disa gjuhë: për shembull në gjermisht tregonte vetëm sqepin e prorit, në turqisht anijen e linjës, dhe në spanjisht (gjatë gjithë Gjashtëqintës, deri në Luftën e Trashëgimisë Spanjolle), Anija tregtare me tre direkë e destinur për tregtinë me Amerikën.

Luftanijet kryesore të flotave të Royal Navy angleze dhe Armada Invencible spanjolle që u përplasën duke nisur nga viti 1588 gjatë Luftës Anglo-Spanjolle ishin galeonë. I ndërtuar në vitin 1534, një nga galeonët më të mëdhenj dhe më të fuqishëm portugezë ishte São João Baptista (i etiketuar si Botafogo): një galeon 1,000 tonësh me 366 topa (të kalibrave të ndryshëm).

Shpenzimet e përdorura në ndërtimin e galeonëve ishin domethënëse. Për të mbuluar kostot, grupe të pasura ose sipërmarrës lidheshin për ndërtimin e një anijeje të re, fillimisht të përdorur për tregti në mënyrë që ta bënin ndërtimin e saj fitimprurës. Anijet e kapura nga shtetet rivale zakonisht vendoseshin në shërbimin ushtarak.

Anglia, në çerekun e fundit të shekullit të XVI, filloi të fabrikonte galeonë më efiçentë për luftimin me topa. Kështjellat e pasme të ulta (razi) dhe zmadhimi i sipërfaqes së velaturës u dhanë atyre një shpejtësi më të madhe krahasuar me modelet spanjolle. Gjithashtu, artileria e kalibrit të madh kishte rreze më të madhe. Ishin këto anije që do ta smbrapsnin Armadën Invencible. Në fillim të shekullit pasues, përmasat e tyre u rritën dhe velat u amplifikuan për të krijuar anijet e linjës.

Galeonët Iberikë

Kapitenët e Marinës Spanjolle, Pedro Menéndez de Avilés dhe Álvaro de Bazán, konsiderohen si krijuesit e sukseshëm dhe përfundimtarë të dizanjit të galeonëve në Spanjë në vitet 1550.[47]

Galeonët spanjollë morën misionin e rëndësishëm të formimit të shtyllës kurrizore të Flota e thesarit spanjoll që çdo vit ushqente arkat e kurorës spanjolle me mallra të çmuara nga HavanaSevilje dhe që ishte e organizuar nga Casa de Contratación e qytetit andaluzian. Ato ishin të kushtëzuara nga korsarët anglezë, francezë dhe holandezë. Për mbrojtjen e tyre, flota organizohej në konvojë nga viti 1520, me shumë sukses, pasi flota u kap vetëm në pak raste në gati tre shekuj që qe në funksionim.

Origjina e sistemit të flotës vjen nga një lutje mbretit nga ana e pronarëve të anijeve të Seviljes në vitin 1522 që kërkonin mbrojtje për anijet e tyre, të cilat zakonisht kryenin përshkimin e Atlantikut të vetme. Kjo i detyrohet rastit të një viti më parë, kur filluan sulmet e korsarëve francezë të komanduar nga Jean Fleury dhe të financuar nga pronari i anijeve Jean Ango. Për këtë nisi të mblidhte një taksë ose të drejtën e avarisë mbi ngarkesën e transportuar. Në fillim e shoqëronin vetëm nëse kryente drejtë Ishujve Azore, por në vitin 1526 Karli I i Spanjës vendosi konvoje të rregullta nga Sevilja drejtë Tierra Firme (veriu i Amerikës Jugore) në gusht dhe Spanjës së Re (Meksika dhe Amerika Qendrore) në prill, duke i shoqëruar nga vetëm me një nau të armatosur. Anija kapitene drejtonte konvojin. Gjatë natës ndizte një fener të madh që shërbente si orientues i flotës.

Flota kryente një ndalesë në Ishujt Kanarie, përgjithësisht në La Gomera, ku furnizoheshin me ujë. Shpejtësia e përshkimit varej nga anijet më të ngadalta. Kryenin ndalesa në ishullin e Domenikës ose në Martinikë. Flota e Tierra Firme drejtohej për në Cartagena de Indias, Nombre de Dios dhe Portobelo, ndërsa ajo e Spanjës së Re për në Veracruz. Zakonisht ktheheshin përkatësisht rreth tetorit dhe nëntorit. Duke nisur nga viti 1555 rritja e veprimtarisë së korsarëve i detyroi të rrisnin numrin e luftanijeve (nau ose galeonë) në katër për konvoj. Kjo eskortë e quajtur Flota de la Guardia i shtyti drejtë shkëputjes anijet tregtare për të shkuar në Karaibe dhe të drejtoheshin në Havana për tu kthyer me flotën e vitit të mëparshëm. Eskorta e flotës së Tierra Firme zakonisht ishte më e madhja pasi përfshinte galeones de la plata që bartnin ngarkesa me argjend mbretëror që vinte nga minierat e Perusë. Flota e Spanjës së Re nga ana e saj, bartëte mallra të ardhura nga Filipinet, një ngarkesë e çmuar me erëza, mëndafsh, porcelan dhe mallra të tjera luksi. Këto transportoheshin nga Manila drejtë Akapulkos dhe nga aty nëpër tokë drejtë Verakruzit. Të dyja flotat kryenin ndalesa ngjatë kthimit në Azore dhe pastaj drejtoheshin për në Sevilje.

Në rast nevoje Flota de la Guardia mbështetej nga Armada de la Mar Océana, flota gadishullore spanjolle kryesisht nga galeonët e Escuadra de Portugal. Përveç këtyre llogariteshin tre ose më shumë skuadra me baza në Cádiz, La Coruña, Sevilje, Santander dhe Lisbonë. Flota përbëhej si nga anije të kurorës ashtu dhe nga anije të kontraktuara dhe vetëm një pjesë e vogël ishin galeonë, ndërsa pjesa tjetër ishin luftanije me kapacitete të ndryshme.

Ndonjëherë një Galiflota ose flota de galeones shkëputej për misione specifike të Indive, si, për shembull, në vitin 1625 dhe atë në vitin 1629.

Model galeoni i Republikës VenecianeMuseo Storico NavaleVenecies

Galeoni venecian

Galeonët e përdorur në Mesdhe i përkasin një tipologjie më të vjetër të kësaj lloj anijeje, me tipare të veta të traditës nautike të këtij deti, si përdorimi i direkëve me një trung, një pjesë e vetme. Dobësimi i rrugëve tregtare veneciane pas zbulimit të Amerikës, e detyroi flotën e këtyre shteteve të mbrohej kundër osmanëve dhe piratëve berberë dhe të tregtonin me vendet e tjera bregdetare.

Galeoni anglez

Vizatimet më të vjetra në Angli ndodhen në një dorëshkrim të quajtur "Fragments of Ancient Shipwrightry" të hartuar rreth vitit 1586 nga Mathew Baker, një mjeshtër anijendërtues. Ky dorëshkrim, i mbajtur në Pepysian Library, Magdalene CollegeKembrixhit, ofron një referenca autentike për përmasat dhe formën e galeonëve tipikë anglezë, të ndërtuar gjatë kësaj periudhe.

Dallohen sqepë të ulët dhe elegantë të mbështetur nga një lakore e vogël e gdhendur dhe duke formuar ujëraçarësin, një kështjellë prori dhe vetëm një kuvertë, më poshtë se zakonisht. Mungesa e balustradave midis kuvertës së pasme dhe kështjellës e zbulon ekuipazhin ndaj zjarrit armik. Për ta kompensuar këtë, përgjatë bordurave vendoseshin dërrasa dhe barrikada bordurash, duke përfshirë, në disa raste, ekuipazhi fshihej duke dekoruar kuvertën përgjatë bordurave në bazë të grupimit të veshjeve që vendoseshin dukshmërisht ose mbi të cilat pikturoheshin mburoja, ndonjëherë për të shmangur dallimin e konsistencës së vogël të materialit. Këto struktura më të ulta bashkë me një përmasë dhe gjerësi më të vogël bënin që më shumë marinarë dhe të përshtateshin për të lundruar në linjën e prorit, pasi erë ballore duke mos hasur pengesa te superstrukturat nuk e ndalte përparimin e saj. Pesha që ishin më të vogla imbarkonin përpjestimisht më shumë artileri se galeonët mesdhetarë. Në përiudhën e Elizabetës I, grykat e zjarrit të shkurtra si topi i mesëm (me kalibër 165 mm, 3,05 m depërtim) u zëvendësuan nga kulverinat e reja prej 18 ose 19 librash (133 mm, 3,50 m) me goditje të shpejtë dhe preçizion deri në 90 m.

Pupa e riprodhimit të galeonit Golden Hind të v. 1577, të komanduar nga Francis Drakeudhëtimin e tij përqark botës.

Në nga galeonët e Bakerit qe Ark Royal me zhvendosje ujore prej 880 tonësh, rreth 30 pjesë artilerie, 190 marinarë dhe 70 ushtarë. Ai mori pjesë, nën komandën e Charles Howard de Effingam nga 31 korriku deri në 8 gushtin e vitit 1588 në betejën që u përballën flota angleze dhe Armada Invencible spanjolle në Kanalin e la Manshit. Grande y Felicísima Armada spanjolle llogariste 64 anije me bord të lartë, mes të cilave 20 galeonë të përshkruar si me përmasa të stërmëdha dhe ndërtim madhështor, dërrasa dhe veshje të forta dhe struktura rezistente ndaj pushkëve. Anija admirale e dukës së Medina Sidonias ishte San Martín, prej një mijë tonësh zhvendosje ujore dhe 50 pjesë artilerie. Ekuipazhi i saj përbëhej nga 177 lundërtarë dhe 300 ushtarë. Në tërësi flota angleze llogariste vetëm 16,000 veta kundër 27,000 spanjollëve.

Këta imbarkonin numra të mëdhenj ushtarësh të prirur për luftim trup më trup, me synim të abordonin në anijet armike që betejat navale gjithësesi të përfundonin duke vendosur me sulm, si në Betejën e Ishullit Terceira. Francis Drake, në komandën e anijes Revenge dhe për më tepër kapitenët anglezë hoqën dorë nga përpjekja për ta mundur Armadën Spanjolle me sulme ballore, kundër të cilës nuk kishin mundësi fitoreje.[48]

Ata parapëlqyen të shfrytëzonin zhdërvjelltësinë dhe artilerinë më të madhe të anijeve të tyre, duke pritur kohën e duhur për të sulmuar, gjë që ndodhi në Betejën e Gravelinas më 7 gusht, me rezultatin përfundimtar të fitores së flotës angleze, duke e detyruar flotën spanjolle të vazhdonte udhëtimin e saj dhe të largohej nga Kanali i la Manshit, gjë që rezultoi katastrofike kur Armada e Madhe synoi tu rrotullohej Ishujve Britanikë. Gjatë betejës shumë anije mbetën pa municion, si rrjedhojë, pjesërisht e shumësisë së artilerisë së vogël dhe larmisë së kalibrave.

Apoteoza e galeonit anglez erdhi me Sovereign of the Seas të Çarlit I, të projektuar nga Phineas Pett dhe të vënë në punë në vitin 1637. Kishte 38,7 m gjatësi të kallumës, 51,8 m midis perpendikulareve dhe 14,7 m gjerësi. Bartëte 100 topa dhe ishte e dekoruar në mënyrë të pasur me skulptura të praruara nga Gerard Christmas mbi dizajne të Van Dyck. Kostoja e tij e stërmadhe prej 65 586 libra shkaktoi një krizë buxhetore që kontribuoi në Revolucionin e më vonshëm Anglez të vitit 1642.

Galeon holnadez, nga Hendrick Cornelisz Vroom, Rijksmuseum, Amsterdam.

Galeoni i Vendeve të Ulta

Vendet e Ulëtashekullit të XVII punonin disa nga zdrukthëtarët navalë më të mirë të periudhës që për territorin e vogël të Provincat e Bashkuara të Holandës ndërtuan disa nga galeonët më të shquar dhe të përparuar të kohës së tyre. Pas Paqes së Vestfalisë dhe pavarësisë pasuese nga Spanja, dominimi i detit kishte rëndësi absolute për shtetin e ri. Mjafton të thuhet se një e katërta e 4 milonë banorëve të saj vareshin nga puna në det. Portet flamande përthithnin 90% të trafikut anglez, prandaj përplasja me Anglinë qe e pashmangshme.

Museo Naval de Madrid ruhet një model galeoni flamand të vitit 1593 që ilustron përparimet ndërtimtare që zhvilluan holandezët: direku i përparmë është i vendosur shumë afër kështjellës së prorit dhe poshtë tij është i dukshëm një spar krikoje për spirancën në lartësinë e kuvertës kryesore. Në qendër, në të dy krahët, vendosej një rrjetë abordazhi dhe kështjella bashkohej me kuvertën e pasme me një korridor.

Armatimi i tij përbëhej nga tetë topa në lartësinë e kuvertës kryesore dhe shtatë të tjerë në atë të sipërme. Bordi mbi nivelin e ujit të galeonëve holandezë ishte më i ulët dhe i ngushtë se ai i galeonëve bashkëkohorë të vendeve të tjera; duke parë se duhet të manovronin shpesh në cektinat e brigjeve të Flandrës kishin nevojë për anije me pak kalatë dhe manovrueshmëri maksimale për të shmangur ngecjen në cektinë. Fundi i karenës zakonisht ishte më i sheshtë se anijet e vendeve të tjera.

Vende të tjera

Pupa e galeonit Vasa në Vasamuseet të Stokolmit.

Zhvillimi rrugëve detare të shteteve të ndryshme vunë në dukje rëndësinë e zhvillimit të një flote domethënëse. Në këtë mënyrë Franca, Perandoria Osmane, dhe vendet e Evropës Veriore nisën përpjekjet për të reduktuar diferencën me vendet me flota më të rëndësishme. Shpesh u morën marangoz navalë të huaj për të plotësuar mungesën e përvojës në ndërtimin naval të kohës. Kur Kardinali Richelieu u ngjit në pushtet në Francë në vitin 1624, vendosi të riorganizonte armatën franceze, shumë inferiore nga ajo e britanikëve dhe spanjollëve. Për këtë ngarkoi inxhinierë navalë holandezë për ndërtimin e pesë galeonëve të mëdhenj. Këta do të shërbenin si modele për anijet e mëvonshme të ndërtuara në Francë, i pari ndër të cilët do të ishte galeoni La Couronne, prej 1087 tonësh dhe 72 topash.

Galeonë të tjerë të rëndësishëm të ndërtuar gjithashtu me ndihmën holandeze është Vasa suedez. I vënë në lundrim më 10 gusht 1628, pati fatin e keq të fundosej në lundrimin e tij përurues. Vasa qe një nga anijet më të mëdha dhe të armatosura më fuqishëm të kohës së saj. Kushtet e veçanta të shtratit detar suedez lejuan ruajtjen e jashtëzakonshme të strukturës së saj dhe dekorimin e saj madhështor që tashëm mund të admirohet në muzeun që mban emrin e saj në Stokolm, duke qenë një shembull unik galeoni të ruajtur gati tërësisht.

Përmendje të veçantë meritojnë galeonët e ndërtuar në Japoni gjatë shekullit të XVII. Galeoni San Juan Bautista (fillimisht i quajtur Date Maru, 伊達丸) u ndërtua me ndihmën spanjoolle dhe përshkoi Paqësorin në dy raste drejtë Spanjës së Re. Herën e parë me mision diplomatik të drejtuar nga Hasekura Tsunenaga dhe që vazhdoi (me anije spanjolle) drejtë Romës, ku u takua me papën Pali V. Qe e para nga anijet e ndryshme të ndërtuara në Japoni, duke përzier teknikat perëndimore me ato vendore, të ashtuquajturit shuinsenë.

Një anije me tre direkë, vela katrore te direku i përparmë dhe kryesor, dhe vela latine në direkun e pasëm.

Përshkrimi

Veçoria më dalluese e galeonit përfshinte sqepin e gjatë të theksuar para prorit, të ndjekur nga një direk të përparëm dhe kryesor, të dy dallueshëm më të lartë sesa direkët e vetëm ose direkët e pasëm me vela të dyfishta latine, me lidhjet e tyre të pjerrta latine dhe poshtë galerisë katrore pasme të pupës. Mesatarisht me tre direkë, në galeonët e mëdhenj, shtohej një direk i katërt, zakonisht një tjetër direk i pasëm me vela latine, i quajtur direku i pasëm i bonaventurës.

Është një anije e rrjedhur nga karraka kombinuar me shpejtësinë e karavelës. Galeonët ishin anije me performancë të lartë, përmasa të mëdha dhe kapacitet të lartë zjarri. Ata mund të ishin si lufte ashtu dhe ngarkese, duke u përdorur në lundrimet transatlantike për të mbrojtur dhe bartur pasuritë e Amerikës. Këtyre anijeve piratët u druheshin shumë, për shkak të shpejtësisë dhe fuqisë së tyre të zjarrit.

Përkundrejtë karrakës, galeoni kishte gjatësi më të madhe, në përgjithësi gjatësi sa trefishi i gjerësisë, e cila ishte sa dyfishit i lartësisë. Sqepi i prori, pranë bompresit, e humbiste funksionin sulmues si te galera, duke u kthyer në mbështetje të direkut të bompresit, direku i prorit, diagonal përkundrejtë linjës së bordit të anijes dhe që bujtëte vetëm një velë, të quajtur çivada (spritsail, ose cebadera).

Skicë e një galeoni të shek. të XVI. Shihen nivelet e ndryshme të urave: nga poshtë-lartë renditen sentina, ku normalisht pozicionohej zavorra apo balasta drejtpeshuese me rërë dhe gurë; urat e depos, në të cilat ngarkoheshin mallrat dhe pjesët e këmbimit; Ura e parë e baterisë, ura e kuvertës dhe kështjellat. Për tu dalluar pompat e sentinës, që shërbenin për të zbrazur anijen nga depërtimi i ujit.

Ndryshe nga karrakat, me kështjellë prori më të lartë dhe më të madhe, te galeonët qenë superstrukturat e pupës që u bënë më të larta. Te galeonët e parë ishin më të larta se ato të mëvonshme, duke përfshirë më shumë nivele urash. Kështjella e pupës ishte e zbukuruar në mënyrë të kursyer me motive gjeometrike polikrome; shpërthimi i luksit dekorues u shfaq vetëm një shekull më vonë me evoluimin e anijeve të linjës duke u bazuar te galeonët. Kështjella e pupës, në lartësinë e urës së kuvertës, mund të pajisej me një rresht prej tetë ose dhjetë pjesë artilerie të vogla; shtatë ose tetë pjesë të tjera artilerie mund të pozicionoheshin në kështjellat e pupës, urat e sipërme të saj. Ura më e rëndësishme e anijes ishte Ura e parë e Baterisë, e vendosur poshtë urës së kuvertës. Në këtë mënyrë kishte një shpërndarje më të mirë të peshave, ndërsa manovrat kryesoire për drejtimin e galeonit zhvilloheshin në urën e kuvertës.

Modifikimet kryesore përbëheshin nga një kështjellë prori më e ulët, një këhtjellë pupe në formë katrore dhe një trup i zgjatur. Kjo risi e fundit, i jepte më shumë stabilitet në ujë dhe pakësonte rezistencën në erë, me rezultatin e një anijeje më të shpejtë dhe të manovrueshme se llojet e mëparshme. Kështjellat nuk u eliminuan se, megjithëse duke e ndërlikuar lundrimin, shërbyen në mënyrë efikase në operacionet luftarake, duke bërë të mundur një mbrojtje më efiçente kundër abordazheve.

Duhet vërejtur se në mënyrë të jashtëzakonshme ka patur edhe disa galeonë me rrema. I tillë është rasti i përmendur i "Doce Apóstoles", që i përkiste flotës spanjolle , i ndërtuar për të bartur Filipin e II të Spanjës.

Një galeon, përgjithësisht ishte 40 m i gjatë dhe bartëte 40 topa, tre deri në pesë direkë, me vela, zakonisht katrore, megjithëse kishte edhe vela latine si galiasat dhe një ekuipazh prej 800 vetash. Marrëdhënia midis gjerësisë dhe gjatësisë së trupit ishte midis 1:3 dhe 1:4. Forma e tij, me kështjella në pror dhe në pupë ishte se, në rast abordazhi, goditësit të kishin pozicion më të mirë.

Model galeoni anglez me katër direkë: (nga e majta në të djathtë)
* Direku i bonaventurës, ose kundramexanës, direku më i pasëm, me vela latine dhe më i vogël se Direku i Mexanës.
* Direku i Mexanës, ose direku i pasëm kryesor, me vela latine dhe më i vogël se direku i përparëm.
* Direku kryesor, më i larti, i vendosur në qendër të kuvertës në modelet me 3 direkë.
* Direku i trinketit, ose i përparëm, direku i dytë sipas lartësisë.
* Bompresi.

Përpjestimet e anijeve të shekullit të XIV dhe të XV arriheshin duke u nisur nga formula murciane tres, dos y as; d.m.th.: gjatësia trefishi i gjerësisë dhe kjo dyfishi i lartësisë së brendshme. Për galeonin kalohet në formulën 4:2:1, disi më i shkurtër dhe e gjerë se një galerë; dhe më e gjatë dhe më e ulët se një anije e zakonshme. Megjithëse kjo lartësi ishte mjaft e madhe për praninë e një kështjellë të konsiderueshme (kuverta dhe struktura të ngritura të përdorura si platforma goditëse) në pror dhe në pupë, karakteristikë që e trashëguan nga galerat. Por elementi më tipik që ruajtën nga ato është sqepi i madh që zgjatet nga bompresi i madh, megjithëse tani pa funksion sulmues dhe pa përforcime hekuri, duke u shndërruar në mënyrë progresive në sqep: plataforma me ballkone nga të cilët manovroheshin litarët e prorit që bartnin sheshet ose banjot e ekuipazhit. Në një dorëshkrim venecianshekullit të XVI përshkruhen përmasat e një galeoni: gjatësia midis perpendikulareve 41,3 m, gjatësia e kallumës 30,5 m, gjerësia 10 m.

Një galeon i shekullit të XVI ishte i gjatë mesatarisht 40-42 m (ose më tepër) për një gjerësi në dhjetëshen e parë të metrave. Galeonët kishin nga tre deri në pesë direkë, dhe në përgjithësi direku i trinketit (i përparmi) zotëronte tre vela katrore, ku më e madhja ishte vela e përparme (e trinketit), e ndjekur nga vela e përparme e kreut (parroketa) dhe nga vela topgalante (velaço). Edhe direku kryesor bartëte tre vela katrore, vela kryeosre, vela e kreut (ose e gabias) dhe vela topgalante (ose velaçoja kryesore).

Galeoni, në versionin e tij përfundimtar qe një anije më e gjatë dhe e ngushtë se anija e zakonshme, dhe më i shkurtër dhe i gjerë në përpjestime sesa galera, përgjithësisht me më pak se 500 tonë, edhe pse disa (si të ashtuquajturit Galeonët e Manilës, që lidhnin Amerikën me Filipinet mund të të arrinin 2000 tonët). Zhvendosja ujore varioi me kohën, duke u rritur në mënyrë progresive deri në 334 tonë për mësën mesatare të galeonëve në inventarit mbretëror të vitit 1556. Më vonë, rregjistrat treogojnë një prirje të qartë të rritjes së përmasave duke përmendur anije gjithmonë e më të mëdha. Për shembull në Armada Invencible të vitit 1588 kundër Anglisë morën pjesë tre galeonë të mëdhenj portugezë prej 1000 tonësh dhe 8 prej rreth 800 tonësh.

Galeon i skematizuar: vela katrore në direktë e përparmë dhe vela latine (trekëndore) në direkun e pasëm

Galeonët karakterizohen nga veçori të ndryshme: Sqepi imponues në pror; kështjella e rëndësishme e pasme, shumë karakteristike, me formë katrore por më e ulët sesa karrakat; një trup i përforcuar, duke i hequr format e rrumbullakëta, më pak efiçente për lundrim, të hasura te karrakat dhe karavelat e fundit të Mesjetës; velat latine në direkët e pasëm, të lehta për tu manovruar në të gjitha drejtimet (këndet e erës), një velë për direk; velat katrore ose trapezoide në direkun kryesor dhe të përparëm që lejonin një sipërfaqe maksimale dhe shpejtësi me erën mbrapa, përgjithësisht tre vela për direk: vela kryesore ose vela e përparme, vela e kreut dhe vela topgalante; bompresi (horizontal ose direk diagonalë në prorin e anijes) që bartëte gjithashtu një velë të vogël katrore: çivada e fiksuar drejtpërdrejtë te bompresi, ndonjëherë ishte e pranishme ose/dhe një velë katrore e fiksuar në një direk të vogël në fund të bompresit.

Përveç lundrimeve transatlantike, për të cilat këto anije ishin të destinuara, duke përdorur për shembull pasatet me fryrje mbrapa. Velat katrore në këtë mënyrë mundësonin minimizimin e kohës së ushtëimit me disa ditë ose deri javë, gjatë udhëtimeve të gjata duke pakësuar ushqimin e nevojitur dhe rreziqet e lidhura me lundrimin. Ai e rriti edhe ngarkesën e bartur.

Galeoni spanjoll mund të arrinte 7 nyjet, që ishin të barabarta me 13 kilometra në orë.[49]

Galeonë spanjollë të Armada Invencible në vitin 1588, pikturë e Cornelis Claesz. van Wieringen (Rijksmuseum, Amsterdam).

Galeonët kishin tre deri në pesë direkë. Direku i përparmë, me vela katrore dhe direku i pasëm (ose dy direkët e pasëm për 4 dhe 5 direkëshet) kanë vela latine (trenkëndore). Direkët me vela katrore ishin sa dyfishi i madhësisë së direkëve që bartnin vela latine.

Ndërsa direku i mexanës (pas kryesorit) bartëte vetëm një velë latine, vela e mexanës. Në disa galeonë (përgjithësisht më të mëdhenjtë) ishte i pranishëm edhe një direk i katërt dhe ndonjëherë edhe një i pestë, të quajtur direku i kundramexanës ose bonaventurës, të pajisur edhe ata me një dy ose tre vela latine. Në këtë rast mexana pajisej me dy vela latine ose edhe me tre vela latine të mbivendosura. Në pupë dilte horizontalisht spar horizontal i quajtur butafuori, që shërbente për të ngulitur skotat e velave latine, d.m.th. litarët që shërbenin për të mbajtur këndin e pasëm të velës.

Për një anije me tre direkë, emrat përkatës të zakonshëm ishin: direku i përparmë, direku kryesor, direku i pasëm ose mexanës.

Në rastin e anijeve me katër direkë, nga përpara – mbrapa ishin:

  • Direku i përparmë me vela katrore.
  • Direku kryesor me vela katrore.
  • Direku i pasëm kryesor ose mexanës (vela latine)
  • Direku i pasëm ose kundramexana (vela latine) i quajtur edhe direku i bonaventurës.

Mes përparësive të galeonit ishte kursimi më i madh ekonomik i ndërtimit përkundrejtë anijeve të tjera. Me koston e 3 karrakave mund të ndërtoheshin 5 galeonë, një investim i mirë për flotat luftarake të periudhës.

Një tjetër përmirësim qe krijimi i një sistemi manovrash që mundësonte ta menaxhoje edhe me një ekuipazh të pakët: për shkak të periudhave të gjata të kaluara në det dhe kushteve të këqija të higjenës dhe sigurisë, shumë anëtarë të ekuipazhit vdisnin gjatë lundrimit.

Velatura

Lartësia e galeonit La Couronne, të ndërtuar nga marangozi Charles Morieur me ndihmën e holandezit Roache-Bernard.

Megjithëse disa galeonë të vjetër të ngjashëm me një nau, shfqen katër direkë, të përparëm, kryesor, mexane dhe kundramexane (apo buenaventura), me vela katrore në të përparmin dhe kryesorin, ndërsa vela latine në dy të tjerët, ky numër u fiksua përfundimisht në tre. Direkët e mexanës pjerrësoheshin drejtë pupës përgjatë shekullit të XVII. Nuk përdoreshin vela aurike, as vela thikë. Këtyre zakonisht u shtohej një velë torbë nën bompres dhe në anijet e mëdha edhe një direk tormentine mbi skajin e saj. Nga viti 1620 u përdor për të pajisur një velë gabbia (anglisht topsail) mbi velën latine të mexanës; këto anije në vende të ndryshme emërtoheshin fregata (që nuk duhen ngatërruar me fregatat, shumë të ndryshme, të shekullit të XVIII).

Direku i përparmë u zhvendos mbrapa duke nisur nga shekulli XVII. Në këtë mënyrë ngrihej para kështjellës së prorit dhe duke nisur nga kjo periudhë zhvendoset mbrapa duke u ngritur nga një fogonadurë në kuvertën e kështjellës.

Velatura fragmentohet në raport me anijet e mëparshme me të njëjtat përmasa, duke montuar më shumë vela dhe me përmasa më pak të ndryshme, si dhe duke përmirësuar lidhjet e velaturës. Gjithashtu fragmentohen më shumë direkët duke shtuar direkun e kreut dhe velat e kreut dhe velat topgalante, risi e futur nga flamandët në vitin 1570. Koshat e vrojtimit i zvogëluan përmasat.

Model i një galeoni portugez prej 500 tonësh te Livro de Traças de Carpintaria, të vizatuar nga mjeshtri marangoz Manuel Fernandes, në v. 1616

Trupi

Trupi pësoi gjithashtu modifikime përkundrejtë karrakës, duke e pakësuar lakimin dhe duke e zëvendësuar pupën e rrumbullakosur —që do të vijonte në shumë anije të mëdha— për pasqyrën e planit. Gjerësia ishte e madhe në linjën e plluskimit dhe prirej për tu ngushtuar, me murën e pjerrët nga brenda, duke i dhënë në këtë mënyrë qëndrueshmëri që i lejonte montimin e artilerisë më të rëndë. Për të ulur qendrën e rëndesës zvogëlohej me raste pjesa e pasme e kuvertës së poshtme për të kompensuar lakimin që do të pësonin topat e montuar në këtë pjesë. Gjithashtu u përgjithësua përdorimi i portëzave me vendosjen e topave në pozicion më të ulët, rreth qendrës së rëndesës. Nga ana tjetër, kështjella e prorit do të zhvendosej mbrapa lakores ujëraprerëse të, duke e pakësuar rrezikun që trysnia e ajrit të bënte të përmbysej anije dhe duke i lehtësuar mbështielljen e erës (duke lundruar me erën përpara).

Një përmirësim i rëndësishëm i galeonëve qe futja e aguliotos, një zgjatje vertikale e hurit të timonit. Para kësaj timoni shihej i detyruar të manovronte hurin në brendësi të sipërfaqes mbi ujë, pa i parë velat dhe duke i drejtuar me akrepa ose nëpërmjet të udhëzimeve të dhëna nga një oficer i kuvertës. Megjithatë pas përmirësimit timoni i kishte në pamje velat, gjë e rëndësishme në lundrim. Timoni i rrethor nuk do të shfaqej deri në kohën pas periudhës së galeonëve.

Një karakteristikë e galeonëve ishte galeria, një pasarelë që rrotullohej përreth pupës dhe që mbante banjat e oficerëve. Kjo rridhte nga një traditë e gjatë mesdhetare që arrinte te anijet e Romës së lashtë që zotëronin një platformë në pjesën e jashtme të trupit që mundësonte zhvendosjen nëpër anije pa u dashur të kalohej zona e ngarkesës. Kjo galeri mbulohej së pasmi duke u integruar me kabinat e oficerëve.

Dekorimi dhe zbukurimi

Riprodhim i galeonit BataviaLelystad.

Në Spanjë kanteieret detare ia dorëzonin anijen kurorës të zbrazët dhe pa pajisjen me velatura dhe direkë. Ishte përgjegjësi e shtetit ta pajiste anijen, një proçes i gjatë dhe i kushtueshëm që mund të zgjaste shumë muaj. Dora e fundit ishte dekkorimi dhe pagëzimi i anijes. Përpunimi i dekorimit varionte sipas rëndësisë së anijes dhe fondeve të disponueshme. Në flotën spanjolle të periudhës ishte e zakonshme ti emërtoje anijet e rëndësishme me emra shenjtësh, virgjëreshash apo figurash të tjera fetare. Zakonisht pikturohej pasqyra e pupës me një imazh të shenjtit apo ndonjë skenë aluzive të Spanjës. Pjesa më e dekoruar ishte kështjella e pupës, që zakonisht përbëhej nga përdredhje ose me kurora dhe figura të vogla që përsëriteshin duke ndjekur format e anijes. Pjesa mbi nivelin e ujit mbrohej me një lyerje me okër të errët, por shpesh pikturoheshin fasha me ngjyra të gjalla përgjatë bordeve dhe kështjellave. Pjesët e gdhendura shpesh praroheshin. Dekorimi i anijeve spanjolle zakonisht ishte më i kursyer sesa i atyre të vendeve të tjera evropiane.

Ngrihej një flamur në secilin direk, përveç stemave dhe penonëve në pjesët e tjera të anijes. Këta flamuj varionin sipas shteteve, flotat dhe misionet sipas sistemit kompleks heraldik që përfshinte përveç armatave mbretërore, stemën e komandantit të flotës në anijen admirale.

Artileri spanjolle e shek. XVI: a: kulverina; b: topi; c: arkibuzoni; d: mortaja; sipas vizatimit të inxhinierit militar Luis Collado de Lebrija (1592). Artileria navale nuk ndryshonte nga ajo tokësore në fillim të shek. të XVI, duke u montuar mbi karro të të njëjtit lloj, gjë që vështirësonte manovrimin në bord.

Armatimi

Me galeonin lufta detare hyri në një periudhë të re, marina u formua si një instrument themelor i fuqisë së shteteve evropiane dhe jo vetëm si një mjet transporti dhe dhe sulmi i këmbësorisë tokësore. Gjatë kësaj periudhe do të kryheshin betejat e para të mëdha në det të hapur, pasi deri atëherë përballjet zgjidheshin gati gjithmonë afër brigjeve.

Arma kryesore e galeonit ishte kulverina, e përsosur përgjatë viteve. Bateria e parë formohej nga nja njëzet pjesë prej 18 libra (kalibri 133 mm, gjatësi 3,50 m). Në urën e kuvertës një bateri e dytë bujtëte gjysmë-kulverina prej 10 ose 9 librash. Kështje e pupës dhe prorit mund të kishin pjesë më të vogla baterie, me gjasa të rrotullueshme.

Një fillim taktikat e luftimit të përdorura nga Spanja ndiqnin zakonet e marra në luftimet mesdhetare, me beteja në distanca të afërta me këmbësori të mëdha që synonin abordazhin në anijet armike. Taktikat përdornin gjithmonë e më intensivisht artilerinë. Topat klasifikoheshin në kategori dhe kalibra të shumta, por mund të ndahen në tre klasa:

  • Armë të vogla me goditje të dhunshme. Zakonisht ishin me mbushje nga pas, të cilët ishin të lehtë dhe të shpejtë për tu përdorur pasi karikoheshin nga foleja e pasme. Përdoreshin kundër këmbësorisë armike dhe artileria e vogël montoheshin furka të rrotullueshme mbi bordet ose struktura të tjera, por gjithmonë në kuvertë, pasi në të kundërt, tymi i shpërthyer nga arma do ta mbyste brendësinë e armës. Në fakt, ky ishte shkaku i një prej mangësive kryesore të këtij lloji armësh, pasi të metat dhe hapsira e armës si dhe nxjerrja pasuese e gazeve shkaktonte një humbje orientimit në të shtënë që bënte të humbej fuqia dhe saktësia përkundrejtë armëve me mbushje të përparme me kalibër të njëllojtë. Në këtë kategori armësh bënin pjesë versot (1/2 kulverine), sakret (1/4 kulverine), falkonetat (1/8), esmerilët, çervatanat, ribaldakinat (me mbushje të përparme), musketat, lagartijat dhe sakabutët ndër të tjera. Këto armë shtinin toptha hekuri, hobe hekuri të plumbosura dhe disa lloj mund të shtinin fishekë ose municion të thërrmuar.
  • Armë të mëdha me goditje të dhunshme. Armët më të vjetra të këtij lloji ishin bombardat ose lumbardhat, prej hekuri të farkëtuar dhe me mbushje nga mbrapa. Në kohën e galeonëve këto armë dhe variantet e tyre, bombardeta dhe pasavolante tashmë ishin të vjetëruara megjithëse duken në inventarët mbretërorë deri në vitet 1570. Më të zakonshmet e periudhës ishin kulverinat, disa prej të cilave, variante më të vogla hynin në kategorinë e mëparshme. Ndaheshin në kulverina, kulverina të mesme, kulverina të treta (sakre), etj. Këto karakterizoheshin nga pasja e një shfryrje shumë të madhne në raport me kalibrin e tyre, gjë që i jepte një rreze më të madhe se topi, meegjithëse në breg me një përmasë më të vogël municioni dhe një konsum më të madh baruti. Topat ishin armët më të mëdha në këtë kategori, me një kalibër më të madh në raport me përmasat e tij. Ata ndaheshin nga ana tjetër në topa, topa të mesëm dhe topa të tretë në varësi të përmasave të municionit të përdorur, ku topat me përmasat më të mëdha quheshin kanonë goditjeje. Pesha e municioneve të topave varionte midis 7 dhe 40 librave dhe midis 2 dhe 24 për kulverinat. Këto armë montoheshin për motive stabiliteti në kuvertat e poshtme, me më të fuqishmet në pror.
  • Armë të mëdha me goditje lakorre. Ishin armë të kalibrit të madh dhe shfryrje të vogël që shtinin predha nga kuverta me trajektore parabolike, gati vertikale. Më të zakonshmet ishin arkibuzonët dhe mortajat, që shtinin predha të mëdha guri veçanërisht të gdhendura (popla) dhe që nga mesi i shekullit të XVI bomba. Kjo lloj arme ishte e rëndë dhe pak efikase, prandaj, nga viti 1620, përdorimi i tyre pakësohet.

Pjesët e artilerisë më të vjetra formoheshin nga pjesë hekuri të farkëtuara nga unaza gjithashtu prej hekuri, të ndërtuara në formë varele druri. Më vonë u fabrikuan prej hekuri të shkrirë dhe më vonë prej bronzi. Bronzi ishte më i shtrenjtë, por topat prej bronzi zgjasnin më shumë dhe ishin më të lehtë. Para shekullit të XVI artileria montohej në maja të ngulitura pa rrotulla, por në periudhën e galeonëve artileria e rëndë zakonisht montohej mbi karro me dy rrota, në mënyrë të ngjashme me atë tokësore. Në fund të shekullit të XVI u përgjithësuan pozicionet e ngritura me katër rrota, më të përshtatshme për përdorimin naval. Në fund të shekullit të XV u shfaqën muñones, gjë që mundësonte rregullimin e pozicionimit të armës lehtësisht.

Larmia e madhe e topave dhe kalibrave supozonte një problem të madh për të cilin Karli V shpiku për herë të parë thjeshtëzimin e varietetit të shtatë topave midis 3 dhe 40 librave, gjashtë me goditje të dhunshme dhe një mortajë. Artileria ishte shumë e vlefshme për tu bërë pjesë e anijes, deri sa depozitohej në arsenalet mbretërore dhe pajisej në funksion të misionit që duhet të zhvillonte. Ky ishte një sistem i ndërlikuar, por që mundësonte një përdorim më të mirë të armatimit të disponueshëm.

Ekuipazhi

Piktura Wager's Action off Cartagena nga Samuel Scott, që paraqet fundosjen e galeonit spanjoll San José në v. 1708

Ekuipazhi ishte i përbërë nga 300 veta që hanin dhe flinin në urat e baterisë, ndërsa oficerët bujtnin në pupë. Gjatë periudhës së galeonëve Armada Spanjolle ndoqi normën për të pajisur një ekuipazh për çdo tonelatë ngarkesë, megjithatë këto shifra mund të varionin në mënyrë domethënëse sipas nevojave dhe rrethanave financiare. Kështu, në vitin 1550 sipas arsyes duhet të kishte një detar për çdo 5 tonelata e gjysmë dhe në vitin 1629 prej një 1 marineri për çdo 6 tonelata e 1/4. Kështu një galeon tipik në fillim të shekullit të XVII, prej rreth 500 tonësh, përmbante rreth 90 detarë, nga të cilët 15 do të ishin oficerë, 25 marinarë, 20 djelmosha anijeje ose aspirantë detarë, 10 pazhë ose shegertë dhe 20 artilierë. Përveç këtyre duhen shtuar ushtarët që formonin një grup prej rreth 125 vetash, një shifër zakonisht shumë më e lartë se çdo vend tjetër evropian, dhe që mund të rritej shumë më tepër në kohë lufte ose në misione të rrezikshme. Për shembull, anijet pirate të karaibeve të periudhës mund të bartnin një ekuipazh midis 20 dhe 30 detarësh, ndërsa një galeon numëronte, vetën në artileri, me 160 ushtarë duke përfshirë më shumë,[50] dyje qenë në këtë mënyrë, të mbrojtura kundër çdo kërcënimi të vogël nga anijet e tjera me të njëjtin kapacitet, vetëm në mundësinë e shteteve evropiane ose korsarëve të liçencuar nga ta.

Në flotat që kryenin Carrera de las Indias komandën e kishte një kapiten i përgjithshëm, përgjithësisht një person me prejardhje fisnike dhe me përvojë në det, që hipte në bordin e anijes kapitene bashkë me një shpurë që përfshinte oficerë mbretërorë. Kapiteni i përgjithshëm emëronte admiralin, në vijin person në linjën e komandës dhe që komandonte anijen e vetë, admiralen, që tradicionalisht vendosej në prapavijë të formacionit ose në skajin e kundërt të anijes kapitene. Kapiteni i një prej anijeve, të quajtur gobierno, ishte guvernator, ushtarak i rangut të lartë pas kapitenit të përgjithshëm. Çdo flotë kishte një piloto mayor që kishte në detyrën të e drejtimit të flotës dhe që vendosej në bordin e anijes kapitene. Për galeones de la plata që transportonin argjendin e Perusë Casa de la Contratación de Indias e Seviljes emëronte një maestre de plata që mbikëqyrte ngarkesën në pronësi të mbretit në bordin e anijes kapitene duke u ndihmuar nga fiadores në pjesën tjetër të flotës. Për më tepër, çdo flotë kishte një veedor, përfaqësues të interesave të mbretit dhe një escribano që rregjistronte të gjitha lëvizjet e ngarkesës në bord.

Në ndryshim nga shtetet e tjera evropiane gjatë shekujve të XVI dhe të XVII galeonët spanjollë kishin një komandë të dyfishtë: capitán de mar, me rang më të lartë dhe capitán de guerra, përgjithësisht një ushtarak që ishte në komandë të trupave. Të dy detyrat do të bashkoheshin në urdhëresat e vitit 1633capitán de mar y guerra. Menaxhimi i anijes, ashtu si furnizimi dhe mirëmbajtja e saj de facto ishin nën kontrollin e mjeshtrit, duke parë se kapiteni zakonisht i kushtohej kryesisht detyrave administrative. Një dallim me detyrat e tjera që emëroheshin për zgjatjen e udhëtimit ose misionit, mjeshtri zakonisht shërbente në të njëjtën anije gjatë të gjithë karrierës së tij. Ndihmësi dhe ndjekësi i tij në linjën e komandës ishte alférez de mar, pas tij piloti, në detyrën e drejtimit të çdo anijeje dhe pas pilotit kundërmjeshtri. Oficerë të tjerë të rangut më të ulët ishin gardiani (me detyrë ndër gjërat e tjera të sigurisë së bordit) dhe despensero. Për më tepër secila anije kishte një kirurg të emëruar nga kapiteni dhe një kapellan të emëruar nga kapiteni i përgjithshëm. Maestranza formohej nga detarë të specializuar duke përfshirë një marangoz, një kalafatierë, një farkëtar, një zhytës dhe një borizan. Artilierët komandoheshin nga një oficer i quajtur condestable.

Trupa ndiqte të njëjtën hierarki si në tokë. Kapitini i luftës (de guerra) ndihmohej nga një alférez de guerra dhe ky nga një rreshter. Kompania ndahej në skuadra prej 25 vetash seçila, të komanduara nga një komandant skuadre. Soldados aventajados kishin më shumë përvojë dhe një rrogë më të lartë. Midis tyre llogariteshin dy tamburxhinj, një bilbilier dhe flamurtar. Gjithashtu grumbullonin arkibuzierët dhe musketjerët. Pjesa tjetër e ushtarëve, afërsisht gjysma, ishte e armatosur me shtiza.

Jeta në bord rregullohej nga një sistem prej dy dhe ndonjëherë tre turne ditore. Kapiteni apo kapitenët vendoseshin në kabinën e pjesës së prapme të kështjellës së pupës, në nivelin e kuvertës. Më në pror ndodheshin kabinat e oficerëve dhe mbi këto, në skajin e sipërm të pupës vendosej dhoma ku strehohej piloti dhe në anën e saj streha e kapelanit dhe oficerëve të tjerë të rangut më të vogël. Ndonjëherë oficerët ua huazonin kabinat e tyre pasagjerëve që mund ti paguanin. Detarët strehoheshin nën kuvertë me artilierët në pupë, dhe në mënyrë progresive detarët sipas rangut, ku ata me më shumë përvojë vendoseshin në pupë. Hamakët nuk nisën të përdoreshin deri në fund të shekullit të XVI.

Timoni me mentesha bullon-dado i galeonit

Për shkak të periudhave të gjata të kaluara shpesh në det dhe kushtet e këqija në bord, shumë nga anëtarët e ekuipazhit vdisnin gjatë udhëtimeve; në këtë mënyrë u zhvilluan sisteme të përparuara velature që anija të lundronte për në atdhe vetëm me një pjesë të ekuipazhit aktiv të nisjes.

Ndërtimi

Gjatë fillimit të periudhës së galeonëve, zona e ndërtimit në Spanjë u përqëndrua në bregun atlantik, kryesisht në Kantabri, Biskajë dhe Cádiz dhe më pas edhe në Lisbonë. Brigjet mesdhetare, që kishin qenë kantieret kryesore të anijeve gjatë periudhës së galerave e humbën rëndësinë gradualisht dhe iu kushtuan ndërtimit të anijeve më të vogla. Ndonjëherë Kurora Spanjolle blinte anije në zotërimet e tjera evropiane, si Siçilia apo Flandra. Duke nisur nga viti 1610 nis ndërtimi në Karaibe, mbi të gjitha në Havana, kantjeret detare të së cilës do të dalloheshin për aksesin e drurëve tropikalë si mogani.

Ndërtimi i një galeoni ishte një ndërmarrje tepër e gjatë dhe e kushtueshme, për të cilën do të krijoheshin grupe apo shoqëri ekspertësh që bashkonin fondet e tyre. Në këtë rast, mbizotëronte veprimtaria tregtare, mbi atë ushtarake, por anija mund të përshtatej me lehtësi të madhe për përdorimin ushtarak. Deri në vitet '60Pesëqintës Spanja nuk dispononte një marinë ushtarake jashtë Mesdheut, por mbështetej në marinë tregtare të bazuar në njësi që, ose me lehtësime fiskale, ose nëpërmjet marrjes së privilegjeve për të tregtuar me disa porte, duhet të respektonin disa specifika që i bënin të lehta për tu shndërruar në njësi luftarake. Në po këta vite, në Angli (dhe pak më parë në Francë, mbi të gjitha në portet hygenote), fabrikuan galeonë të shumtë privatë, veçanërisht të menduar për luftën ndaj korsarisë (domethënë kundër trafiqeve, në përgjithësi spanjollë apo fuqive katolike), me superstruktura të reduktuara, armatim me topa te 8-9 libra (relativisht të shumtë), dhe të cilët ndërtoheshin me vëmendje te shpejtësia. Sigurisht që në vend të ndërtimit parapëlqehej kapja e anijeve kundërshtare.

Në fillim galeonët ndërtoheshin me drurë vendas evropianë, pasi drurët tropikalë me cilësi superiore, nuk ishin provuar akoma për ndërtimin navalEvropë. Përgjithësisht përdorej lisi për kallumën, kornizat dhe elementet e tjera strukturore, pisha për direkët dhe vergat (veçanërisht Pinus pinaster), dhe drurë të tjerë të fortë për trupin, kuvertën dh veshjen. Kjo zakonisht kryhej me mbulim fundor (me dërrasa të vendosura njëra pas tjetrës), megjithëse në disa vende të Evropës Veriore ndonjëherë përdorej sistemi i mbivendosjes, me dërrasat që mbivendoseshin ndaj njëra-tjetrës. Proçesi i ndërtimit dhe plotësimit të velaturës së një galeoni zgjatej afërsisht dy vjetë.

Shpenzimet e përfshira në ndërtimin e galeonit ishin të stërmëdha. Qindra tregtarë ekspertë (duke përfshirë marangozë, shkrirës zifti, farkëtarë, vozaxhinjë, inxhinierë navalë, etj.) punonin për muaj para se një galeon të ishte gati për të dalë në det. Për mbuluar shpenzimet, galeonët shpesh financoheshin nga grupe sipërmarrësish të pasur që depozitonin burime për një anije të re. Në këtë mënyrë, shumica e galeonëve porositeshin për tregti, megjithëse ata të kapur nga shtetet rivale zakonisht ishin vendosur në shërbimin ushtarak.

Topat më të zakonshëm të përdorur në bordin e një galeoni ishin demi-kulverinët, megjithëse përmasat e topave deri te demi-kanoni ishin të mundshëm.

Rikrijime moderne

Nuk ka mbijetuar asnjë galeon origjinal me përjashtim të trupit të galeonit Vasa, të nxjerrë në vitin 1961. Gjithçka që dihet rreth këtyre anijeve i detyrohet dokumenteve historike, paraqitjeve artistike, modeleve të ruajtura si blatime dhe dëshmitë arkeologjike.

Përgjatë shekullit të XX janë krijuar riprodhime të ndryshme pak a shumë besnikërisht të disa prej këtyre anijeve. Në këtë mënyrë në vitin 1973 në Appledore të Anglisë u ndërtua një riprodhim me teknikat origjinale Golden Hindi i Francis Drake, rikrijim që lundroi përqark botës dhe tashmë ekspozohet në Londër. Një riprodhim i dytë më pak i kujdeshëm u sendërtua në vitin 1963 në Briksam të Devonit.

Në Spanjë, në vitin 2010 u ndërtua në Punta Umbría El Galeón Andalucía, L'Andalucía, ose El Galeón, si paraqitje e një galeoni të përgjithshëm spanjoll të shekullit të XVII dhe që lundroi drejtë Shangait me synimin e pjesëmarrjes në Ekspozitën Universale të 2010-ës në këtë qytet.

Në vitin 1993 përfundoi riprodhimi i galeonit japonez San Juan Bautista, që ruhet në parkun tematik të Ishinomakit, në veri të Japonisë.

Për xhirimin e filmit Pirates të vitit 1986 me regji të Roman Polański ndërtoi një galeon të quajtur Neptune, me dizajn imagjinar dhe që tashmë është ankkorohet në portin e Gjenovës.

Riprodhimi i galeonit holandez Batavia, 1628, për xhirimi e filmit De Scheepsjongens van Bontekoe, 1995, Nieuw Hoorn.

Bazuar në planimetritë e Bakerit, Science MuseumLondër ka ndërtuar një model anijeje në shkallën 1:48 që është një ekzemplar i galeonëve të kësaj periudhe.[51]

  • MS Dragon, një riprodhim i stilizuar i galeonit me pesë direkë gjatë Tall Ships' RacesGdyniaPolonisë (2009).

Galeonë të famshëm

Nuk ka galeon origjinal akoma të dukshëm, me përjashtim të galeonit muzeal Vasa. Të gjithë galeonët e tanishëm, në gjenjde për të lundruar ose të ankoruar, janë riprodhime kryesisht për kinemanë ose si tërheqje turistike, si për përfytyrimin që këto anije nxisin, ashtu dhe për simbolizmin e lidhur me piratët e famshëm. Vasa, është galeoni i vetëm origjinal i ruajtur. Ai u fundos në vitin 1628 dhe u nxor nga deti në vitin 1961 për tu ruajtur si një anije-muze.

Spanjollë

  • 1540: San Salvador, anija kryesore e ekspeditës së Juan Rodríguez Cabrillo-s në vitin 1542Kalifornisë së tanishme në Shtetet e Bashkuara.
  • 1554: San Estebàn.
  • 1565: San Pelayo, galeon me madhësi 906 tonë, që shërbeu si anije flamurtare e Pedro Menéndez de Avilés, gjatë ekspeditës së tij për tu vendosur në Saint Augustine, Florida në vitin 1565. Anija qe aq e madhe sa nuk mund të hynte në limanin e Saint Augustin, kështu që Menendezi urdhëroi shkarkimin dhe kthimin e saj në Hispaniola. Në një kohë të mëvonshme, ekuipazhi i saj u rrebelua dhe lundroi drejtë Evropës, ku anija do të fundosej pranë brigjeve të Danimarkës.
  • 15651815: Galeonët e Manilës, anije tregtare spanjolle që lundronin një ose dy herë në vit përgjatë Oqeanit Paqësor midis ManilësFilipine dhe AkapulkosSpanjën e Re (tani në Meksikë), midis viteve 1565 dhe 1815. Galeoni San Diego u fundos në vitin 1600Manila, në një luftim të afërt me një flotë holandeze të komanduar nga Olivier van Noort.
  • 1567: Dymbëdhjetë "galeones agalerados" të Pedro Menéndez de Avilés.[52][53]
Shprehja galeones agalerados nënkupton "galeonë që bartnin dhe mund të zhvendoseshin me rrema". Në mënyrë indirekte tregon ekzistencën e galeonëve të tjerë (nga të zakonshmim) që nuk bartnin rrema.
Flota e Indive ishte një flotë anijesh tregtare që lundronin të mbrojtura nga 12 galeonë (të etiketuar si "Los doce apóstoles"). Konvoi përbëhej prej rreth 50 velierash.[54]
  • 1578: Nuestra Señora de la Concepción, galeon spanjoll i etiketuar nga ekuipazhi i saj si Cacafuego për topat e saj të fuqishëm.[55] Ajo u kap nga Sir Francis Drake në vitin 1579 dhe i gjithë thesari i saj u çua në Anli. Ajo bartëte thesare me monedha të prera në një vit nga spanjollët në Amerikë.
  • 1580: São Martinho, galeon portugez, flamurmbajtësja e Alonso de Guzmán y Sotomayor, duka i VII-të i Medina Sidonias, komandanti i përgjithshëm i Armadës Invencible.
  • 1582: San Mateo.
  • 1585: San Francisco II.
  • 1588: San Juan Bautista.
  • 1594 Galeoni Sant Joan i ndërtuar në Lloret de Mar për të tregtuar me Aleksandrinë.[56]
El Galeón, riprodhim i një galeoni spanjoll të shek. të XVII në qytetin e Kebekut në v. 2016.
  • 1622: Nuestra Señora de Atocha.
  • 1629: San Felipe.
  • 1698: Galeoni spanjoll San José i ndërtuar në vitin 1698 dhe i fundosur në vitin 1708.
  • 1731: Galeoni i gjerë Nuestra Señora del Pilar de Zaragoza në Kavite.[57]
  • 1732: "La Galga", galeon spanjoll me 50 topa. Ai u mbyt në vitin 1750 dhe, sipas legjendës, paraardhësit e ponëve, tashmë të famshëm, të Chincoteague-s notuan drejtë bregut nga kjo anije.[58][59]
  • 1743: Galeoni spanjoll Nuestra Señora de Covadonga, do të kapej nga admirali anglez George Anson.[60][61][62]
  • 1750: Galeoni spanjoll Santísima Trinidad, i destinuar për tregtinë midis Filipineve dhe Meksikës.
  • 1815: Galeoni i fundi i Manilës.[63]

Anglezë

Portugezë

  • 1534: São João Baptista, i mbiquajtur Botafogo, luftanija më e fuqishme në botë në kohën kur nisi lundrimin (1534) nga portugezët; u bë e famshme gjatë Pushtimit të Tunisit (1535), nën komandën e Luisit të Portugalisë, duka i Bejës.
  • 1637: Santa Teresa, galeon portugez, flamurtari i admiralit Lope de Hoces në Betejën e Downs, në vitin 1639.
  • 1650: Santa Luzia, një galeon portugez i njohur për mundjen dy herë i vetëm, të një skuadre holandeze në vitin 1650. Ajo ishte nën komandën e Bernardo Ramires Esquível.
  • 1663: Padre Eterno, galeon portugez i vënë në lundrim në vitin 1663. Konsiderohej si anija më e madhe e kohës së saj, duke bartur 144 pjesë artilerie me një zhvendosje ujore prej 2,000 tonësh.
Galeoni Adler von Lübeck (1566).

Të tjerë

  • 1528: Galeoni i Venecias.[65][66]
  • 1566: Galeoni Adler von Lübeck, anija më e madhe e kohës së saj, kur u vu në punë në vitin 1566.[67][68]
  • 1607: Përkufizimi i galeonit nga Bartolomeo Crescenzio që e konsideron njëlloj si një nau më të madh dhe më të gjatë, me më shumë shpejtësi. Ndonjëherë shfaqet me direkë mexane dhe kundërmexane me vela latine. Direku kryesor dhe i përparmi kishin vela katrore.[69]
  • 1613: San Juan Bautista (fillimisht i quajtur Date Maru, 伊達丸japonisht). Ajo e përshkoi Oqeanin Paqësor nga Japonia deri në Spanjën e Re në vitin 1614. Ishte një galeon i tipit spanjoll, të njohur në Japoni si nanban-sen (南蛮船).
  • 1614: Përkufizimi i galeonit në librin e Pantero Panteras.[70]
  • 1628: Galeoni holandez Batavia.[71]
  • 1628: Vasa, galeon i madh suedez. Galeoni i vetëm orgjinal që ruhet. Ai u fundos në vitin 1628, por u nxor nga deti në vitin 1961, për tu ruajtur si një anije muze.
  • 1632: Galeoni francez La Couronne.[72]

Shiko edhe

Shpjegime

  1. Megjithëse kjo llojë anijeje (ose vetëm një model i afërt artistik) tashmë ishte pikturuar në stemën Foral të Lisbonës (të D. Manuelit I) në vitin 1502, është në vitin 1510 (ashtu si dhe në disa nga vitet pas atij 1510) që do të shfaqej në dokumente galeoni oqeanik portugez. Megjithatë, nga viti 1519, numri i tyre do të të rritej në mënyrë thelbësore, por gradualisht. Ishte një evoluim dhe përmirësim gradual në dizajn, i kryer gjatë çerekut të para të shekullit – përmirësime teknike që vijuan deri në gjysmën e dytë të shekullit. Galeoni portugez evoluoi nga karavelat vela katrore dhe ishte një kompromis midis karrakave të mëdha dhe këtyre karavelave vela katrore ose karavelave të luftës (të quajtura man of war portugez ose në portugalisht caravela de armada) që evoluan në dizajnin e një anijeje të re, por duke ruajtur dizajnin e trupit të ngjashëm me galerën. Ishte gjithashtu më e manovrueshme, më e bëshme dhe e armatosur më rëndë.

Referime

  1. Black, Jeremy (1996). The Cambridge Illustrated Atlas of Warfare: Renaissance to Revolution, 1492-1792 (në anglisht). Cambridge University Press. fq. 16. ISBN 978-0-521-47033-9. Marrë më 18 shtator 2024.
  2. Timothy R. Walton (2002). The Spanish Treasure Fleets (në anglisht). Pineapple Press Inc. fq. 57. ISBN 1-56164-261-4.
  3. Mariano González Arnao (nëntor 2003). "A prueba de piratas". La aventura de la Historia (në anglisht) (61). Arlanza Ediciones.
  4. Carlos Gómez-Centurión (1990). La Armada Invencible (në spanjisht). Anaya. ISBN 978-84-2073-813-0.
  5. Dictionnaire de la marine à voiles (Pâris dhe de Bonnefoux, rishtypje e vitit 1999, fq. 342
  6. Kris E. Lane (1998). Pillaging the Empire: Piracy in the Americas 1500–1750 (në anglisht). M. E. Sharpe.
  7. Fabio Romanoni (2008). "Guerra e navi sui fiumi dell'Italia settentrionale (secoli XII-XIV)". Archivio Storico Lombardo (në italisht). 134. Marrë më 5 mars 2019.
  8. Fabio Romanoni (2023). La guerra d’acqua dolce. Navi e conflitti medievali nell’Italia settentrionale (në italisht). CLUEB. fq. 41–2. ISBN 978-88-31365-53-6.
  9. "galleon". Collins Concise Dictionary Englisht (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 23 nëntor 2023. Marrë më 13 maj 2025.
  10. "Origin and history of galleon". etymonline.com (në anglisht).
  11. Roger Charles Anderson (1962). Combat Ships Oars: From the Classical Era to the Advent of Steam (në anglisht). Angus Books. fq. 37–39. ISBN 0-85242-471-X. {{cite book}}: Mospërputhje ISBN / Datë (Ndihmë!)
  12. Lua error te Moduli:Citation/CS1 te rreshti 1763: attempt to index field '?' (a nil value).
  13. 1 2 3 4 Grenier, Robert (2007). Grenier, Robert; Bernier, Marc-Andre; Stevens, Willis (red.). The Underwater Archaeology of Red Bay (në anglisht). Vëll. 3. The 24M Hull. Parks Canada. ISBN 978-066019652-7.
  14. 1 2 Phillips, Carla Rahn (1994). "The Caravel and the Galleon". përmbledhur nga Gardiner, Robert; Unger, Richard W. (red.). Cogs, Caravels and Galleons: the sailing ship, 1000-1650 (në anglisht). Conway Maritime Press. ISBN 085177560-8.
  15. 1 2 Adams, Jonathan (2013). A maritime archaeology of ships: innovation and social change in medieval and early modern Europe (në anglisht). Oxbow Books. ISBN 978-184217297-1.
  16. 1 2 Francisco Contente Domingues. "Galeão – Navegações Portuguesas" (në portugalisht). Instituto Camões. Arkivuar nga origjinali më 18 shkurt 2017.
  17. 1 2 John France (2008). Mercenaries and Paid Men: The Mercenary Identity in the Middle Ages (në anglisht). BRILL. fq. 135–. ISBN 978-90-474-3261-6.
  18. Michele Amari (1938). Storia dei Musulmani di Sicilia (në italisht). R. Prampolini.
  19. Michele Amari (1843). La guerra del Vespro Siciliano (në italisht). Tipografia Elvetica. fq. 274–.
  20. Georg Heinrich Pertz (1862). Cafari et continuatorum annales Januenses (në latinisht). Hahn. fq. 316–.
  21. Juan Dameto (1841). Historia general del Reino de Mallorca (në spanjisht). Imprenta Nacional a cargo de D. Juan Guasp y Pascual. fq. 771–.
  22. Ceccardo Roccatagliata Ceccardi; Giovanni Monleone, red. (1930). Annali genovesi di Caffaro e dei suoi continuatori: Jacopo d'Oria (në italisht). Municipio di Genova.
  23. Antonio de Capmany y de Montpalau (1779). Memorias historicas sobre la marina comercio y artes de l'antigua ciudad de Barcelona (në spanjisht). Imprenta de D. Antonio de Sancha. fq. 56–.
  24. Joan Pau Martí; Joseph Llopis, red. (1704). Constitutions y altres drets de Cathalunya Compilats en Virtut del Capitol de Cort LXXXII... (në katalonisht). Collegi d'Advocats de Barcelona. fq. 1–.
  25. Ángeles Masiá de Ros (1994). Relación castellano-aragonesa desde Jaime II a Pedro el Ceremonioso (në spanjisht). Editorial CSIC - CSIC Press. fq. 9–. ISBN 978-84-00-07446-3.
  26. Antonio Rubió y Lluch; Maria Teresa Ferrer i Mallol (2001). Diplomatari de l'Orient català (1301-1409) (në katalonisht). Institut d'Estudis Catalans. fq. 54–. ISBN 978-84-7283-612-9.
  27. Charles Du Fresne Du Cange (1826). Histoire de l'empire de Constantinople zous les empereurs français jusqu'a la conquête des Turcs (në frëngjisht). Verdière. fq. 355–.
  28. Frederich Schwartz y Luna; Francesch Carreras y Candi, red. (1894). Manual de novells ardits: vulgarment apellat Dietari del antich consell barceloní ... (në katalonisht). Henrich y companyia.
  29. Adam Anderson; William Combe (1801). An Historical and Chronological Deduction of the Origin of Commerce ... (në anglisht). J. White. fq. 419–.
  30. Tommaso Locatelli (1837). L' appendice della Gazzetta di Venezia: Prose scelte (në italisht). Vëll. 1. Tipi del Gondoliere. fq. 81–.
  31. Giovan Pietro Cagnola (1842). Archivio storico italiano ossia raccolta di opere e documenti finora inediti o divenuti rarissimi riguardanti la storia d'Italia (në italisht). Gio. Pietro Vieusseux. fq. 40–.
  32. Pero Tafur (1874). Marco Jimenez de la Espada (red.). Andanças e viajes de Pero Tafur por diversas partes del mundo avidos (1435-1439) (në spanjisht). Imprenta de Miguel Ginesta.
  33. 1 2 Jacqueline Guiral-Hadziiossif (1986). Valence, port méditerranéen au XVe siècle: 1410-1525 (në frëngjisht). Publications de la Sorbonne. fq. 41–. ISBN 978-2-85944-125-8.
  34. Teresa Ferrer Mallol (1997). "El Comercio Catalan en Andalucía a Fines del Siglo XV". përmbledhur nga Manuel González; Isabel Montes; Antonio Claret (red.). La Península Ibérica en la era de los descubrimientos, 1391-1492 (PDF) (në spanjisht). Acta Historica et Archaeologica Mediaevalia. fq. 421–52.
  35. Nicolas Ghersi (2004). Le pays mentonnais à travers les actes notariés à la fin du Moyen âge (në katalonisht). Société d'art et d'histoire du Mentonnais.
  36. Antonio Capmany y de Montpalau; Antonio de Capmany Surís y de Montpalau (1792). Memorias históricas sobre la marina, comercio y artes de l'antigua ciudad de Barcelona ... (në spanjisht). En la Imprenta de Sancha. fq. 1–.
  37. 1 2 Quintela, Inácio da Costa (1839). Anais da Marinha Portuguesa (në portugalisht). Lisbon Academy of Sciences. fq. 410.
  38. Albert C. Manucy (1992). Pedro Menéndez de Avilés, Captain General of the Ocean Sea (në anglisht). Pinapple Press. fq. 100.
  39. Antonio Silva Ribeiro. "Os Navios e as Técnicas Náuticas Atlânticas nos Séculos XV e XVI: Os Pilares da Estratégia 3C". Revista Militar (në portugalisht). Arkivuar nga origjinali më 7 nëntor 2013. Marrë më 13 maj 2025.
  40. Timothy R. Walton (2002). The Spanish Treasure Fleets (në anglisht). Pineapple Press Inc. fq. 57. ISBN 1-56164-261-4.
  41. António Manuel Fernandes da Silva Ribeiro (gusht–shtator 2011). "Os Navios e as Técnicas Náuticas Atlânticas Nos Séculos XV e XVI: Os Pilares da Estratégia 3C". Revista Militar (në portugalisht): 995–1022. Arkivuar nga origjinali më 7 nëntor 2013. Marrë më 13 maj 2025.
  42. Francisco Contente Domingues. "Galeão". Navegações Portuguesas (në portugalisht). Instituto Camões. Arkivuar nga origjinali më 18 shkurt 2017. Marrë më 13 maj 2025.
  43. Joao da Gama Pimentel Barata (1970). O traçado das naus e galleões portugueses de 1550–80 a 1640 (në portugalisht). Junta de Investigações do Ultramar.
  44. Francisco Fernández González (janar 2000). "Los barcos de la conquista: Anatomía de un proto-galeón de Indias. Reconstitución conjetural del Exvoto de Utrera". Monte Buciero (në spanjisht) (4): 17-59. ISSN 1138-9680.
  45. Fray Bartolomé de las Casas (1875). Feliciano Ramírez de Arellano Fuensanta del Valle; José León Sancho Rayón (red.). Historia de las Indias (në spanjisht). Vëll. 3. Imprenta de Miguel Ginesta. fq. 175–.
  46. Mathew Baker (1985). Richard Barker (red.). Frangments From the Pepysian Library (në anglisht). UC Biblioteca Geral 1.
  47. Timothy R. Walton (2002). The Spanish Treasure Fleets (në anglisht). Pineapple Press. fq. 57. ISBN 978-1-56164-261-8.
  48. Carlos Gómez-Centurión (1990). La Armada Invencible (në spanjisht). Editorial Anaya. ISBN 978-84-2073-813-0.
  49. "La velocidad en el mar". costadamorteba.wordpressw.com (në spanjisht). 18 shkurt 2015.
  50. Mariano González Arnao (2003). "A prueba de piratas". La aventura de la Historia (në spanjisht) (61). Arlanza Ediciones.
  51. "Fragments of Ancient English Shipwrightry". nautarch.tamu.edu (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 9 korrik 2011. Marrë më 13 maj 2025.
  52. "Consejo Real de las Indias". Libro ... de provisiones, cedulas, capitulos, de ordenanças, instruciones, y cartas, libradas y despachadas ... (në anglisht). Imprenta Real. 1596. fq. 96–.
  53. Joseph de Veitia Linage (1672). Norte de la contratacion de las Indias Occidentales (në spanjisht). Blas. fq. 73–.
  54. Pierre Margry (1867). Relations et mémoires inédits pour servir à l'histoire de la France dans les pays d'outre-mer (në frëngjisht). Challamel aîné. fq. 217–.
  55. Little, Benerson (2010). "Spanish Galleons and Portuguese Carracks". Pirate Hunting: The Fight Against Pirates, Privateers, and Sea Raiders from Antiquity to the Present (në anglisht). Potomac. fq. 145. ISBN 978-1-59797-291-8. I quajtur nga ekuipazhi i saj Cacafuego... zjarr-dhjerësja
  56. Antonio de Capmany y de Montpalau (1792). Memorias historicas sobre la marina: comercio y artes de l'antigua ciudad de Barcelona (në spanjisht). A. de Sancha. fq. 337–.
  57. Jesús García; Jesús García-del-Valle Y Gómez (2012). Retrato de un Navío (në spanjisht). Bubok. fq. 57–. ISBN 978-84-686-0824-2.
  58. Roberta Garabello; Tullio Scovazzi, red. (2003). The Protection of the Underwater Cultural Heritage: Before and After the 2001 UNESCO Convention (në anglisht). Martinus Nijhoff Publishers. fq. 55–56. ISBN 978-90-411-2203-2.
  59. Donald G. Shomette (2007). Shipwrecks, Sea Raiders, and Maritime Disasters along the Delmarva Coast, 1632–2004 (në anglisht). JHU Press. fq. 6. ISBN 978-0-8018-8670-6.
  60. W. H. Dilworth (1760). Lord Anson's voyage round the world; performed in the years 1740, 41, 42, 43, and 44, etc (në anglisht). B. Mecom. fq. 95–.
  61. Ignacio Cumplido, red. (1844). El museo mexicano o miscelánea de amenidades curiosas e instructivas (në spanjisht). Vëll. 4. Ignacio Cumplido. fq. 510–.
  62. Étienne Marchand (1797). Voyage autour du monde, pendant les années 1790, 1791 et 1792 (në frëngjisht). Imprimerie de la Republique. fq. 4–.
  63. Keat Gin Ooi (2004). Southeast Asia: A Historical Encyclopedia, from Angkor Wat to East Timor (në anglisht). ABC-CLIO. fq. 537–. ISBN 978-1-57607-770-2.
  64. William W. Lace (2013). Sir Francis Drake (në anglisht). Infobase Learning. fq. 36–. ISBN 978-1-4381-4867-0.
  65. Richard A. Gould (2011). Archaeology and the Social History of Ships (në anglisht). Cambridge University Press. fq. 216–. ISBN 978-1-139-49816-6.
  66. Frederic Chapin Lane (1992). Venetian Ships and Shipbuilders of the Renaissance (në anglisht). JHU Press. fq. 63–. ISBN 978-0-8018-4514-7.
  67. Jenny Bennett (2009). Sailing into the Past: Learning from Replica Ships (në anglisht). Seaforth Publishing. fq. 92–. ISBN 978-1-84832-013-0.
  68. Hans Agost Cremer (2014). 5000 Jahre Segelschiffe: Eine Entwicklungsgeschichte des Segelschiffes (në gjermanisht). BoD. fq. 148–. ISBN 978-3-95427-411-6.
  69. Bartolomeo Crescenzio (1607). Nautica Mediterranea... (në italisht). Bartolomeo Bonfadino. fq. 77–.
  70. Pantero Pantera (1614). L'armata nauale, del capitan Pantero Pantera ... (në italisht). Egidio Spada. fq. 41–.
  71. Alan Sharpe; Vivien Encel (1997). Murder!: 25 True Australian Crimes (në anglisht). Kingsclear Books Pty Ltd. fq. 1–. ISBN 978-0-908272-47-1.
  72. Auguste Jal (1848). Glossaire nautique: répertoire polyglotte de termes de marine anciens et modernes (në frëngjisht). Firmin Didot. fq. 399–.
  73. Stanley Lane-Poole (1890). The Story of the Barbary Corsairs (në anglisht). G. P. Putnam's Sons.

Bibliografia

Lidhje të jashtme

  • Galleon - World History Encyclopedia
  • the wreck of the San José, 1708. Royal Geographical Society of South Australia
  • The Development of the Full-Rigged Ship From the Carrack to the Full-Rigger
  • Los galeones, características y vida