Lori Caffe
Emri tregtar | Valtelina SH.P.K |
|---|---|
| Lloji i kompanisë | Kompani Private SH.P.K |
| Industria | Përpunim dhe tregti kafeje |
| Themeluar | 1995 |
| Themeluesi | Dritan Hoxha |
| Selia | , |
Njerëzit kyç | Vjollca Hoxha (Administratore) |
| Produktet | Kafe, produkte të lidhura me kafen |
| Owner | Familja Hoxha |
| Parent | Top Media |
| Website | loricaffe.com |
Lori Caffe është kompani shqiptare e specializuar në tregtimin dhe prodhimin e kafes. Ajo u krijua në vitin 1995 dhe operon si pjesë e Top Medias.[1]
Historia
Kompania u themelua në vitin 1995 nga Dritan Hoxha, me synim ofrimin e produkteve të kafes për tregun shqiptar. Ai e zgjeroi më tej aktivitetin e biznesit, duke futur në treg edhe një markë tjetër të kafes së importuar italiane “Illy Cafe”. Lori Caffe është bërë pjesë e strukturës së Top Medias, duke u zhvilluar paralelisht me nismat e tjera të grupit mediatik.[2]
Aktiviteti
Kompania operon në tregun vendas dhe ndërkombëtar përmes prodhimit dhe shpërndarjes së kafes. Produktet e saj përfshijnë kafen e pjekur dhe të bluar, si dhe zgjidhje të tjera të lidhura me industrinë e kafes, duke qenë prezente në mjedise të ndryshme, përfshirë hotelet, restorantet, baret dhe kanalet e shpërndarjes me pakicë.[3]
Marketingu
Në vite, Lori Caffe ka përdorur figura të njohura të showbizit shqiptar në fushatat e saj reklamuese, përfshirë ish konkurrenten e Big Brother VIP, Rike Roci.[4]
Produktet
Lori Caffe ofron disa linja kryesore të kafes, të destinuara për tregje të ndryshme:
- Espresso – përgatitur në formën e përzierjeve klasike italiane.
- Crema – me trup të plotë dhe shije të ekuilibruar.
- Classico – një linjë e përshtatur për konsum ditor.
- Decaffeinato – kafe pa kafeinë.
- Turke - kafe turke
- Capsule - për makina kafeje që suportojné kapsulat
- Machiato & Capuchino - versionet në formën e kanaçeve
- Përzierje të tjera të personalizuara për konsum shtëpiak dhe profesional.[3]
Shiko edhe
Referime
- ↑ "Lori Caffe – Faqja zyrtare". Lori Caffe. Marrë më 4 shtator 2025.
- ↑ "Nga Lori Caffee, "Top Albania Radio", "Top Channel" e deri te DigitAlb/ Kush ishte "Tani i Topit", gjeniu i medias në Shqipëri". CNA.al. 8 shkurt 2023. Marrë më 4 shtator 2025.
- 1 2 Karabeci, Marisa (28 shkurt 2024). "Përfaqësuesit e "Lori Caffe" zbulojnë versionin më të kërkuar të kafes pas pandemisë". Top Albania Radio. Marrë më 5 shtator 2025.
- ↑ "Provokuese dhe plot energji, Rike Roçi bëhet imazhi i ri i "Lori Caffe"". Telegrafi. 1 mars 2024. Marrë më 5 shtator 2025.