Top Channel Films

Top Channel Films
Lloji i kompanisëPrivate
IndustriaKinematografia
Themeluar2023
SeliaTiranë, Shqipëri, ,
Njerëzit kyç
Ledion Liço (Drejtor ekzekutiv)
ProduktetFilma dhe distribuim titujsh ndërkombëtarë
Services
  • Prodhimi i filmave
  • Shpërndarja e filmave
OwnerTop Media
ParentTop Channel
Websitefilms.top-channel.tv

Top Channel Films është një kompani shqiptare e prodhimit dhe shpërndarjes së filmave, që vepron si dega filmike e Top Channel. Ajo operon si pjesë e Top Medias dhe u formua në 2023.[1] Kompania bëri nam me filmin e vet të parë, Në Kuadër të Dashurisë, që korri sukses të madh financiar.[2][3] Drejtor ekzekutiv i kompanisë është Ledion Liço, gjithashtu dhe drejtori i artit dhe i inovacionit i Top Channel.

Historia

Top Channel Films është krijuar në vitin 2023 si një hap i ri i Top Channel në fushën e kinemasë.[4] Disa prej filmave të shfaqur dhe të shpërndarë përmes platformës përfshijnë Reality, Në Kuadër të Dashurisë, Legjenda e Bastunit, Guxim dhe 5 Herë Jo.[1] Këto filma janë vënë në dispozicion të publikut në kinema, në platformat e transmetimit digjital si Digitalb, Amazon, Apple TV, Google Play, si dhe në kanalin zyrtar të YouTube të Top Channel.

Platforma dhe shpërndarja

Top Channel Films vepron në dy drejtime kryesore:

  • prodhimin dhe shpërndarjen e filmave shqiptarë,
  • promovimin dhe distribuimin e titujve ndërkombëtarë.

Filmat e saj janë të aksesueshëm përmes kinemave vendase, platformave të transmetimit online dhe rrjeteve të mediave sociale të Top Channel.[1]

Filmografia

Prodhime origjinale

Prodhime të jashtme

Shiko edhe

Referime

  1. 1 2 3 Top Channel Films – faqja zyrtare
  2. ↑ K.C. (9 tetor 2023). "Nuk është në Holliwood, por Pallati i Kongreseve. Premiera e filmit "Në kuadër të dashurisë"!". dritare.net. Marrë më 18 gusht 2025.
  3. ↑ "Filmi ku luan Luiz Ejlli në Netflix, ia çfarë thotë producenti". Gazeta Express. 10 tetor 2023. Marrë më 18 gusht 2025.
  4. ↑ Top Channel – seksioni Kinema

Lidhje të jashtme