Top News
| Shteti | Shqipëri |
|---|---|
| Rrjeti | DigitAlb |
| Selitë | Tiranë, Shqipëri |
| Programimi | |
| Gjuha/ët | Shqip |
| Përmasa e figurës | 1080i (HDTV 16:9) 576i (SDTV 4:3) |
| Pronësia | |
| Pronari | Top Media Group |
| Historia | |
| Themeluesi | Dritan Hoxha |
| Lidhjet | |
| Faqja zyrtare | Top News Live |
Top News është një kanal lajmesh shqiptar që transmeton lajme 24 orë në ditë. Është pjesë e grupit mediatik Top Media Group, i cili përfshin gjithashtu kanalin kryesor Top Channel. Top News është i disponueshëm përmes platformës DigitAlb dhe ofron mbulim të gjerë të ngjarjeve kombëtare dhe ndërkombëtare.
Historia
Kanalin e lajmeve, i cili fillimisht kishte emrin DigiNews, e themeloi Dritan Hoxha, themeluesi i Top Channel dhe DigitAlb. Pas një periudhe transmetimesh eksperimentale që filluan më 18 dhjetor 2006, Top News nisi transmetimin publik më 12 shkurt 2007. Ky kanal u krijua për të ofruar një mbulim të vazhdueshëm të lajmeve, duke pasur si qëllim të mbulojë ngjarjet më të rëndësishme në Shqipëri dhe rajon.
Programet
Top News transmeton një gamë të gjerë programesh lajmesh dhe analiza, përfshirë:
- Ora e Tiranës: Program javor që fokusohet në zhvillimet në kryeqytetin shqiptar.
- Breaking: Program informativ që ofron lajme të shpejta dhe analiza të ngjarjeve aktuale.