Lufta e Nuseve

Lufta e Nuseve
ZhanriReality show
Krijuar ngaLorena Basha
Regjia ngaLorena Basha
FolësEni Shehu
Shteti i origjinësShqipëri
Gjuha origjinaleShqip
Nr. i sezoneve7
Nr. i episodeve33 (TV Klan)
5 (Top Channel)
Prodhimi
Producenti/jaErmal Mulosmani
Kohëzgjatja60 minuta
Publikimi origjinal
RrjetiTV Klan
Publikimi14 shkurt 2015 (2015-02-14) 
1 shkurt 2020 (2020-02-01)
RrjetiTop Channel
Publikimi10 janar 2025 (2025-01-10) 
aktualisht

Lufta e Nuseve është një reality show shqiptar, i cili ka në fokus dasmat, i krijuar nga Lorena Basha.[1] Programi filloi transmetimin më 14 shkurt 2015[2]TV Klan dhe vijoi për gjashtë sezone rradhazi deri më 1 shkurt 2020.[3] Pas një mungese prej pesë vitesh, ai vijoi transmetimin për sezonin e shtatë më 10 janar 2025 në Top Channel.[4][5] Sezoni i tetë filloi transmetimin më 11 janar 2026 në Top Channel çdo të dielë.[6] Gjatë sezonit të tetë Lufta e Nuseve u transmetua në cilësinë 4K, duke u bërë kështu një ndër të parët “reality shows” shqiptar të xhiruar në këtë cilësi.

Formati

Tre nuse marrin pjesë në dasmat e gjithësecilës. Programi fillon me historitë e dashurive të secilit çift. Më pas shfaqet takimi i parë i tre nuseve me njëra-tjetrën. Pjesa e dytë e programit është njëkohësisht dhe pjesa kryesore e programit, në të nuset shkojnë në dasmat e njëra-tjetrës.[4] Ato votojnë njëra-tjetrën për:

  • Atmosferën (20 pikë maksimumi)
  • Dekorin (10 pikë maksimumi)
  • Fustanin (10 pikë maksimumi)
  • Ushqimin (10 pikë maksimumi)

Në pjesën e tretë ka dhe një votim të fundit, tek i cili pyetja është: "Cila ishte dasma juaj e parapëlqyer nga të dyja?". Dasma e parapëlqyer merr 20 pikë, ndërsa tjetra 10. Më pas nuset shohin komentet e njëra-tjetrës duke i kthyer përgjigje. Programi përfundon me përballjen e vajzave me njëra-tjetrën dhe pritjen e dhëndrit fitues nga limuzina.[7]

Lidhje të jashtme

Referime

  1. RTV KLAN (2015-03-22), Takimi i pasdites - "Lufta e Nuseve", reality i dasmave ne televizionin Klan! (20 mars 2015), marrë më 2025-12-15
  2. ""Lufta e Nuseve" starton në Tv Klan". TV Klan. 15 shkurt 2015. Marrë më 2025-12-14.
  3. "Lufta e nuseve". TV Klan. Marrë më 2025-12-01.
  4. 1 2 "Pse "Lufta e Nuseve" është kaq interesante për t'u parë?". Anabel Magazine. 22 janar 2025. Marrë më 2025-12-14.
  5. "Sonte në mbrëmje duke filluar nga ora 21.00, në ekranin e Top Channel fillon transmetimin një nga programet më të dashura të shqiptarëve, "Lufta e Nuseve"". Gazeta Express. 10 janar 2025. Marrë më 2025-12-14.
  6. Top Channel Albania (2026-01-04), Promo | "Lufta e Nuseve", nga 11 Janari, cdo të diel ora 21:00 në Top Channel! (në |language=sq), marrë më 2026-01-04{{citation}}: Mirëmbajtja CS1: Gjuhë e panjohur (lidhja)
  7. "'Lufta e Nuseve' një reality show ndryshe në Klan". Anabel Magazine. Marrë më 2025-12-14.