Mirko Gashi
Mirko Gashi | |
|---|---|
![]() | |
| Born | 2 janar 1939 |
| Died | 6 qershor 1995 |
| Nationality | shqiptar |
| Genre | Poezi, Teater, Drama, Film |
Mirko Gashi i biri i atdhetarit Mark Gashi, u lind më 2 shkurt 1939 në Kralevë, Serbi, vdiq në Prishtinë më 6 qershor 1995[1]. Shkollën fillore e kreu në Preshevë ndërsa Gjimnazin në Gjilan. Ka kryer edhe një shkollë për gazetarë. Ka punuar si mësues në fshatin Caravajkë të Preshevës, pastaj gazetar në Radio Prishtinë, Në Teatrin e Kombësive në Shkup, në Teatrin Popullor të Prishtinës e së fundit ka redaktuar gazetën “Kosova” të një ndërmarrje ndërtimore në Prishtinë. Me krijime letrare ka filluar të merret qysh herët. Është marr edhe me përkthime nga gjuha shqipe në atë serbe dhe anasjelltas. Punimet e Mirko Gashit janë përkthyer në gjuhët frënge, italiane, gjermane, arabe, sllovene, angleze, turke dhe maqedone. Është prezantuar në shumë vepra të autorëve që kanë shkruara për shkrimtarët shqiptarë. Ka kaluar një jetë prej bohemi, gjatë kohës sa ishte pensionist. Vdiq në vitin 1995, në Prishtinë.
Tituj të veprave
Përkthime
- Poezitë e Ali Podrimjes
- Poezitë e Din Mehmetit
- Poezitë e Qerim Ujkanit
- Poezitë e Sabri Hamitit
- Poezitë e Ibrahim Kadriut
- Drama “Gof” të Anton Pashkut
- “Anija e vjetër” të Resul Shabanit
- “Bregu i pikëllimit” të Teki Dërvishit
- “Memoaret” të Ismet Shaqirit etj.
References
- ↑ "Parmbrëmë, në Prishtinë: Vdiq poeti Mirko Gashi". Bujku. SHSHK. 8 qershor 1995. fq. 1. Marrë më 17 gusht 2026.
- Shkrimtarë shqiptarë
- Njerëz nga Kraleva
- Njerëz nga Gjilani
- Lindje 1939
- Vdekje 1995
- Shqiptarë të Serbisë
- Njerëz nga Karadaku
- Absolventë të Universitetit të Beogradit
