Sali Bashota (Caravik, 31 gusht 1959) është shkrimtar, poet, studiues dhe profesor universitar.
Biografia
U lind më 31 gusht 1959 Kombësia shqiptar
Sali Bashota lindi më 31 gusht 1959 në Caravik të Klinës, Republika e Kosovës.[1] Shkollën fillore dhe gjimnazin i kreu në Kijevë. Më 1978 u regjistrua në Degën e Letërsisë dhe Gjuhës Shqipe në Fakultetin Filozofik të Universitetit të Prishtinës,[2]ku u diplomua më 1982. Pas mbarimit të studimeve ishte mësimdhënës në gjimnazin “Luigj Gurakuqi” në Klinë, paralelja e ndarë në Kijevë dhe në shkollën fillore “Motrat Qiriazi” në Klinë. Në vitet 1983-1984 i vijoi studimet pasuniversitare në drejtimin e Letërsisë. Në vitin 1988 magjistroi në shkencat filologjike me temën Proza e Mitrush Kutelit, ndërkaq në vitin 1998 doktoroi me temën Personazhi në prozën shqipe midis dy luftërave botërore. Në vitin 1984 u zgjodh asistent në Fakultetin Filozofik (tani Fakulteti i Filologjisë) dhe u avancua në titujt: ligjërues (1994), docent (2000), profesor i asociuar (2005) dhe profesor i rregullt (2010). Në Fakultetin e Filologjisë i ligjëron lëndët mësimore: Letërsi romantike arbëreshe, Letërsi romantike shqipe, Autor i zgjedhur, Publicistikë letrare, Letërsi aktuale shqipe, Publicistikë dhe eseistikë.
Më 2 gusht 1998, në vendlindjen e tij, ushtria dhe policia serbe ia dogjën shtëpinë, bibliotekën, dorëshkrimet. Në vitin 1997 e bashkëthemeloi Shtëpinë Botuese “Rozafa”, duke qenë redaktor i botimeve dhe drejtues i saj. Nga viti 2000-2003 ishte kryeredaktor i revistës letrare “Jeta e re”[3], ndërsa nga viti 2000-2004 ishte kryetar i Degës së Letërsisë Shqipe në Fakultetin e Filologjisë. Nga janari i vitit 2003 deri në tetor të vitit 2013 ishte drejtor i Bibliotekës Kombëtare dhe Universitare të Kosovës[4]. Në vitin 2005, me propozimin e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, mori pjesë në projektin Administrimi i Bibliotekave në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe nga Departamenti i Shtetit Amerikan, u certifikua në programin ndërkombëtar për udhëheqës.
Nga viti 2009-2012 ishte kryetar i Këshillit Botues të Universitetit të Prishtinës dhe kryetar i Këshillit të Studimeve të Doktoratës në Fakultetin e Filologjisë. Nga viti 2009-2013 ishte nënkryetar i Unionit të Bibliotekave të Ballkanit (Balkan Libraries Union), me seli në Edirne të Turqisë. Nga viti 2013-2015 ishte kryetar i Këshillit Drejtues të Bibliotekës Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani”. Nga viti 2015-2018 ishte anëtar i Këshillit Drejtues të Institutit Albanologjik të Prishtinës. Në vitin 2017 ishte anëtar i Këshillit Shtetëror të Cilësisë, në Agjencinë e Kosovës për Akreditim. Nga viti 2017-2020 ishte kryeredaktor i revistës shkencore “Filologji”, e cila botohet nga Fakulteti i Filologjisë. Nga viti 2018-2021 ishte anëtar, pastaj kryetar i Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës (RTK).
Ka botuar libra me poezi, prozë poetike dhe studime letrare.[5] Është njëri ndër poetët më të përkthyer të Kosovës në gjuhë të ndryshme të botës dhe i përfaqësuar në shumë antologji brenda dhe jashtë vendit.[6]Poezia e tij është përkthyer në anglisht[7], frëngjisht, gjermanisht, rumanisht, polonisht, italisht, turqisht, suedisht, hungarisht, arabisht, bullgarisht, maqedonisht, finlandisht, në gjuhën esperanto dhe malazeze etj., ndërsa veprat e tij letrare janë promovuar në Paris, Sète, Bukuresht, Malmö, Sofie, Basel etj., si dhe në festivale të ndryshme ndërkombëtare të poezisë.
Nga viti 2004 është anëtar i PEN Qendrës së Kosovës, ndërsa nga viti 2020 është udhëheqës i veprimtarive letrare dhe botuese të këtij asociacioni.[8]
Për krijimtarinë letrare e shkencore është nderuar me çmime të larta kombëtare dhe ndërkombëtare.
Në vitin 2020 nga Presidenti i Republikës së Kosovës, u dekorua me Medaljen Presidenciale të Meritave për kontributin e dhënë në fushën e letërsisë dhe të kulturës shqiptare.
Allume la lumière magique, L’Harmattan, Paris, 2012
Il gioco delle foglio, Editon Xanthippe, Zürich, 2015
Ηάλλη όψη του, Janinë, 2016
Albán éjzaska, Napút, Budapest, 2017
La ŝtono de la amo, elektitaj poeziajoj, Kava Pech, Prago-Dobrichovice, 2017
Whispering Agony (a quarantine book), Kosova PEN Center, Prishtinë, 2020
Prezantime në antologji dhe në botime të tjera
Burim drite e dashurie, Shpresa, Prishtinë, 1999
Dritaren lëre hapur, Rozafa, Prishtinë, 2002
E frikshme dhe e bukur, Rozafa, Prishtinë, 2003
Eni vjen p’ej Çamërie, DÇJ & Rozafa, Prishtinë, 2004
Një gur i çarë, DÇJ & Rozafa, 2005; Toena, Tiranë, 2005
Insula nemuririi, Editura Muzeul Literaturii Romane, București, 2005
Nie jest za pozno na milosc, Pogranicze, Sejny, 2005
A Split Stone, DÇJ & Rozafa, Prishtinë, 2006
Dann sagte der Dichter, Das Internationale Literaturfestival, Basel, 2007
Poesie premiere, Revue poetique et litterature, Paris, 2007
Antologji e poezisë bashkëkohore të Kosovës, Azminah, Jordani, 2009
Punti de cuvinte (Urat e fjalëve), Editura Fundaţiei Culturale Poezia, Iași, 2009 Balcanica, Editura Proilavia, Braila, 2010
Antologji poeziei albaneze de azi, Editura Privirea, București, 2012
Voix Vives, Festival de méditerranée en méditerranée, Anthologie Sete, Paris, 2013
Fjala poetike, Antologji e poezisë shqipe në Kosovë, Balkans free Press/Jalifat Publishing Houston/Edmonton, New York/Prishtinë, 2013
Napút, Budapest, 2014
Çagdas Kosova Arnavut Siiri Antolojisi, Imza, 2015
Zemra e Qiellit, antologji e poezisë shqipe të shekullit XX, Kosova PEN Center, Prishtinë, 2015
Dritë mbi plagë, Qendra Gjenocidi në Kosovë-Plagë e Hapur, Prishtinë, 2020
Urë në ëndërr (poezi, prozë, ese), Kosova PEN Center, Prishtinë, 2022
Anologia poeziei albaneze de la inceputuri pana azi, (Antologjia e poezisë shqipe nga zanafilla e deri më sot), Shtëpia Botuese A, Bukuresht, 2023
Çmimet për krijimtarinë letrare dhe shkencore
Çmimi Pena e Artë për vitin 1990, revista për letërsi, art dhe kulturë, Fjala, Prishtinë, 1990
Çmimi Pjetër Bogdani, për librin Kuteli prozator, poet, kritik, libri më i mirë i vitit, Shoqata e Shkrimtarëve të Kosovës, Prishtinë, 1999
Çmimi Pena e Artë për vitin 2000, revista për letërsi, art dhe kulturë, Fjala, Prishtinë, 2000
Çmimi ndërkombëtar Menada, për krijimtari të veçantë, Manifestimi Letrar Ndërkombëtar, Ditët e Naimit, Tetovë, Maqedoni, 2004
Çmimi i Mitingut të Poezisë, për librin më të mirë të vitit me poezi Bukuri e nëmur, Gjakovë, 2006
Çmimi Serembe, për krijimtari letrare dhe shkencore, Klubi i Artistëve Laçjanë dhe Fondacioni Pedrollo, Shqipëri/Itali, 2010
Medaljoni 90 vjet Bibliotekë Kombëtare, Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë, Tiranë, 2011
Çmimi vjetor për letërsi për veprën më të mirë me poezi, të botuar brenda vitit 2011, me titullin Dorëshkrimi i ngjallur, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Prishtinë, 2012[14]
Çmimi i Mitingut të Poezisë, për librin më të mirë të vitit me poezi për vitin 2011, me titullin Dorëshkrimi i ngjallur, Gjakovë, 2012
Çmimi vjetor për letërsi Ibrahim Rugova, për veprën më të mirë në kritikë letrare, të botuar brenda vitit 2018, me titullin Enigma e shkrimit, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Prishtinë, 2019[15]
Libra me studime për Sali Bashotën
Grup autorësh, Sali Bashota preţuit de scriitorii români/Sali Bashota i vlerësuar nga shkrimtarët rumunë, Editura Limes, Bukuresht, 2012
Flamur Maloku, Polisemia e veprës (Lexime empirike mbi poezinë e Sali Bashotës), Olymp, Prishtinë, 2013
Gëzim Arifi, Palimpsesti i ideve (Intervistë me Sali Bashotën, poezia e tij dhe shkrime kritike për të), Parnas, Prishtinë, 2013
Xhemail Ali Peci, Sali Bashota-Poet i Shpirtit, Artini, Prishtinë, 2019