Faruk Myrtaj

Faruk Myrtaj
Born(1955-03-04)4 mars 1955
OccupationGazetar, Novelist, Poet, Eseist, Inxhinier
NationalityShqipëtar
EducationUniversiteti i Tiranës
GenreTregime, Novela, Poezi, Eseistikë
Notable awardsLibri më i mirë me tregime për vitin 1996

Faruk Myrtaj (4 mars 1955 Selenicë, Vlorë) është një shkrimtar novelist, poet përkthyes dhe inxhinier nga Shqipëria,[1][2][3] që veçohet për frymën e re që solli, sidomos në prozën e viteve pas nëntëdhjetës.[2][4]

Myrtaj u lind në Selenicë, një qytezë minatorësh në rrethin e Vlorës. Edukimin fillestar e kreu në vendlindje. Më tej iu mohua e drejta për studime universitare për shkak të regjimit komunist në fuqi.[2] Vetëm pas 9 vitesh mundi të vazhdonte studimet universitare, në Fakultetin e Inxhinierisë së Minierave në Universitetin e Tiranës, nga ku u dilomua në vitin 1988.[2]

Në vitin 1989 filloi punën si gazetar pranë "Zëri i Rinisë", dhe më vonë ka punuar në gazeta të ndryshme si "Rilindja Demokratike", "Republika" dhe "Albania".[5] Gjatë viteve 1992-1993 mbajti postin e zëvendësdrejtorit të Agjencisë Telegrafike Shqiptare.[5]

Nga viti 1995 në 1997 Myrtaj ishte zëdhënës dhe shef kabineti në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve.[5]

Që prej botimit të parë në vitin 1985, ka botuar në mënyrë konstante poezi, tregime të shkurtra, novela dhe ese,[2][3][6] dhe ka punuar edhe si gazetar dhe përkthyes profesionist,[7] duke përkthyer autorë të ndryshëm prej anglishtes.[2][8][9]

Libri i tij "Nudo zyrtare" është vlerësuar me  Çmimin “Libri më i mirë me tregime për vitin 1996”, dhënë nga Ministria e Kulturës dhe Sporteve, në vitin 1997.[1][2]

Që prej vitit 2003 ai jeton në Kanada me gruan dhe dy fëmijët e vet.[2][5]

Faruk Myrtaj është anëtar i The Writers’ Union of Canada (Shoqata e Shkrimtarëve Kanadezë).[2][6] Eseja e tij "How I Discovered Canada through Translation" ("Si e zbulova Kanadanë përmes përkthimit") është përfshirë në antologjinë Speaking in Tongue, e botuar nga PEN Canada dhe BANFF Center në vitin 2005.[5] Ai është gjithashtu pjesë e antologjisë me tregime të përgatitur nga PEN Canada me titull Lost in Translation.[5]

Veprat e botuara

Poezi:

  • Dielli i nëntokës (Shtëpia botuese "Naim Frashëri", 1985, Tiranë, Shqipëri)
  • Rroba e fjalëve gjithnjë ngushtë më rri (Shtëpia botuese "Naim Frashëri", 1991, Tiranë, Shqipëri)

Tregime:

  • Njerëz që kam njohur (1987, Shtëpia botuese "Naim Frashëri", Tiranë, Shqipëri)
  • Marrëveshje për të jetuar (tregime & novela) (1989, Shtëpia botuese "Naim Frashëri", Tiranë, Shqipëri)
  • Nudo Zyrtare (1996, Tiranë, Shqipëri) - (Ribotim 2006 nga Shtëpia botuese Vatra, Shkup, Maqedoni)
  • Njerëzit janë tepër (2000, Shtëpia botuese Vatra, Shkup, Maqedoni)
  • Luftëtarët vriten në paqe (2003, Shtëpia botuese "Rozafa", Prishtinë, Kosovë)
  • Hijet e Virgjëreshave (tregime) (2006, Arbëria, Tiranë)
  • Ndershmëria vetëm (tregime) (2016, Botimet Milosao)[10]
  • Këpucë për gjyqin e fundit (2018, Botimet Uegen )
  • Përkthyesi i klasikëve (2021, Botimet Uegen, Tiranë)
  • Për shkak të Heminguejit (2024, Botimet Uegen, Tiranë)

Novela & romane:

Esse:

Përkthime nga anglishtja:

  • Toleranca, pragu i paqes (Tolerance, the threshold of peace) nga Betty Reardon (UNESCO)
  • Pushteti i G.G. Markez (The power of G.G.Marquez) nga Jon Lee Anderson
  • William Saroyan, tregime e novela (The best stories of William Saroyan) nga William Saroyan
  • Stina e mallit (No Great Mischief) nga Alistair MacLeod
  • Harpa e barit (The Grass Harp) nga Truman Capote
  • Pushteti i Mitit (The Power of Myth), nga Joseph Campbell, Bill Moyers, Botime "Milosao", 2017
  • Fuqia e Mitit (The Power of Myth), nga Joseph Campbell, ri-printim nga Botimet Koliqi, 2022, Prishtinë.

Çmime:

  • “Nudo Zyrtare”, ka fituar Çmimin “Libri më i mirë me tregime për vitin 1996”, dhene nga Ministria e Kultures dhe Sporteve, ne vitin 1997.[2]

Të tjera

Nga Faruk Myrtaj

Artikuj

Intervistë

Mbi Faruk Myrtajn

Referime

  1. 1 2 Member Profile (Faruk Myrtaj) Arkivuar 10 mars 2015 tek Archive.today at the Banff Centre
  2. 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 Terziu, Fatmir (2010). Eagle's Voices: Anthology with Poetry. fq. 30–31. ISBN 978-1-4461-7452-4.
  3. 1 2 "A shkruhen më tregime? | Gazeta Shqip". gazeta-shqip.com. Marrë më 2026-03-24.
  4. "Faruk Myrtaj: [autobiografi, tregim]" (përgatiti Hiqmet Meçaj), Gazeta e Athinës. Nr. 309,11 mars, 2005, f. 11-13.
  5. 1 2 3 4 5 6 "Faruk Myrtaj". Albanian Book Festiv (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 26 mars 2025. Marrë më 2026-03-24.
  6. 1 2 "Letërsia është veti e mrekulli individuale". Bota Sot. Marrë më 2026-03-24.
  7. Myrtaj, Faruk. "Temporary and Permamnent Organised Crime Arkivuar 2 prill 2015 tek Wayback Machine," AIM dossier
  8. "Fiction/Stories and poems Arkivuar 19 prill 2015 tek Wayback Machine,". michaelbryson.com. Kontrolluar 2015-04-19.
  9. Tregim nga Michael Bryson  (shqipërim nga Faruk Myrtaj). 20 korrik 2009, dritapelegrin.com
  10. 1 2 ""Ndershmëria vetëm" eshte libri i fundit i Faruk Myrtaj". Gazeta Tema. 11 nëntor 2016. Marrë më 2026-03-24.